|
12 gusht 2005 /
TN / Zėri i Amerikės
Jela JEVREMOVIC
Shqiptarėt e
Kosovės shpresojnė se ky do tė jetė viti kur komuniteti ndėrkombėtar
do tu hapė dritėn e gjelbėr negociatave pėr statusin pėrfundimtar
tė Kosovės, duke pėrmbushur aspiratat e tyre shekullore pėr pavarėsi
dhe vetėvendosje. Por njė analist amerikan e shikon hapjen e
negociatave si njė domosdoshmėri pėr tė shmangur shkallėzimin e
tensioneve dhe si njė garanci pėr njė tė ardhme mė tė begatė dhe mė
tė sigurt edhe pėr pakicat e tjera etnike nė Kosovė. Analisti Xhejms
Dobins, i institutit Rand, i bėri kėto komente nė njė intervistė pėr
korrespondenten e Zėrit tė Amerikės Jela Jevremovic duke theksuar
edhe nevojėn pėr fillimin pa vonesė tė kėtyre negociatave.
Xhejms Dobins, i cili ka qenė zyrtar i Departamentit amerikan tė
Shtetit, thekson se negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės
duhet tė bazohen nė angazhimet e komunitetit ndėrkombėtar ndaj
Marrėveshjes sė Rambujesė. Komuniteti ndėrkombėtar, thotė analisti,
ua bėri tė qartė pėrfaqėsuesve tė Kosovės se, nėse ishin tė gatshėm
tė nėnshkruanin marrėveshjen, atėherė angazhimet e saj kryesore do
tė viheshin nė zbatim nga Natoja, qoftė edhe me konflikt. Kjo
ndodhi: shqiptarėt e Kosovės e nėnshkruan marrėveshjen, serbėt nuk e
nėnshkruan atė dhe Natoja ndėrhyri nė mėnyrė qė tė sprapseshin
forcat serbe nga Kosova.
Nė
vetė Marrėveshjen e Rambujesė ėshtė e qartė se vullneti i popullit
tė Kosovės do tė ishte njė faktor i rėndėsishėm nė pėrcaktimin e
statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ky nuk ėshtė faktori i vetėm, por
ėshtė njė faktor i rėndėsishėm dhe delegacioni amerikan e bėri tė
qartė se Shtetet e Bashkuara nuk do tė pranonin njė status
pėrfundimtar pėr Kosovėn, i cili nuk pranohej nga vetė populli i
Kosovės, thotė analisti. Zoti Dobins nuk sheh ndonjė pėrplasje
ndėrmjet Marrėveshjes sė Rambujesė dhe Rezolutės 1244 tė Kėshillit
tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara. Vetė rezoluta, thotė ai, i
referohet Marrėveshjes sė Rambujesė dhe e pėrfshiu atė si njė ndėr
faktorėt qė duhej marrė parasysh kur tė merrej nė shqyrtim statusi
pėrfundimtar nga komuniteti ndėrkombėtar.
Analisti vė nė dukje se Grupi i Kontaktit ndjehet i zhgėnjyer me
nivelin e pėrmbushjes sė standarteve. Pėrparimi i pakėnaqshėm, thotė
ai, nuk ėshtė krejtėsisht faji i shqiptarėve tė Kosovės, por edhe i
serbėve nė Kosovė dhe jashtė saj, tė cilėt nuk kanė pranuar tė
bashkėpunojnė pėr zbatimin e standardeve dhe me qeverinė e krijuar
nė pėrputhje me rezolutėn 1244. Por kjo paralajmėron zoti Dobins nuk
duhet pėrdorur si justifikim pėr tė penguar fillimin e negociatave
pėr statusin:
"Mendoj se do tė ishte gabim tė shtyhej pėr mė vonė zgjidhja e
ēėshtjes sė statusit tė Kosovės. Nuk mendoj se ka shumė tė ngjarė qė
ndonjėra nga palėt tė tregohet shumė e angazhuar pėr tė ndėrtuar njė
shoqėri shumetnike, pėr sa kohė qė nuk ėshtė zgjidhur ēėshtja e
statusit pėrfundimtar. Mendoj se statusi i papėrcaktuar e acaron mė
tej marrėdhėniet ndėrmjet dy komuniteteve kryesore etnike, thotė
zoti Dobbins.
Analisti pėrshėndet pėrpjekjet pėr decentralizimin e pushtetit, duke
i cilėsuar ato si njė masė pėr tė garantuar tė drejtat e pakicave,
por paralajmėron se ky ėshtė njė proces delikat qė mund tė minojė
ekzistencėn e Kosovės si njėsi politike: Procesi i decentralizimit
ėshtė pozitiv nė varėsi tė pėrkufizimit qė i jep kėtij procesi.
Duhet tė ketė garanci pėr komunitetin serb se do tė jenė nė gjendje
tė jetojnė nė paqe dhe dinjitet nė njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane
dhe tu jepet mundėsia tė marrin disa vendime autonome lidhur me
arsimimin apo ēėshtje tė tjera kulturore.
Kjo
mund tė zgjidhet pėrmes organizimit territorial qoftė me kantone apo
komuna, tė cilat tė kenė njė shumicė serbe. Por kėto komuna duhet tė
jenė pjesė e njė njėsie funksionale politike. Shtetet e Bashkuara e
kanė kundėrshtuar idenė e ndarjes sė Kosovės. Nėse ka ndarje tė
Kosovės, vazhdon zoti Dobbins, duhet qė tė ketė edhe ndarje tė
Serbisė, pasi edhe vetė Serbia ka pjesė territoriale qė nuk banohen
me shumicė serbe.
Pra
nė mėnyrė qė tė shmangim ndarjen e njėsive territoriale nė Ballkan,
ideja e ndarjes sė Kosovės do tė ishte ide e keqe. Pėrveē kėsaj,
ndarja do tė nxiste njė valė tė re spastrimi etnik. Tė mos harrojmė
se pjesa mė e madhe e serbėve nė Kosovė nuk jetojnė nė veri tė
Kosovės, por janė tė pėrhapur kudo nė territorin e saj, thekson
analisti i Institutit Rand.
Analisti Xhejms Dobbins pohon se angazhimi i serbėve tė Kosovės dhe
i Beogradit nė negociatat pėr statusin e Kosovės do tė ishte pozitiv
dhe i detyrueshėm por nuk duhet tė bėhet faktor kushtėzues pėr
fillimin e kėtyre negociatave: Ka rėndėsi qė serbėve tė Kosovės tu
jepet mundėsia tė thonė fjalėn e tyre dhe tė lejohen tė marrin pjesė
nė procesin pėr pėrcaktimin e strukturės sė njė Kosove tė pavarur.
Ėshtė e rėndėsishme qė edhe Beogradit ti jepet kjo mundėsi.
Por
nga ana tjetėr, ka rėndėsi qė ky proces tė realizohet edhe nėse
serbėt nuk e shfrytėzojnė njė mundėsi tė tillė. Pra nuk mund tė
lejojmė qė mosangazhimi i tyre tė bėhet pengesė pėr pėrmbushjes sė
procesit tė pėrcaktimit tė statusit. Pra duhet tu bėhet e qartė se
ata do tė kenė njė zė nė kėtė proces, por jo tė drejtėn e vetos,
thotė zoti Dobbins.
Megjithėse analisti thekson nevojėn e fillimit pa vonesė tė
negociatave pėr statusin, ai nėnvizon rėndėsinė e vazhdimit tė
angazhimit ndėrkombėtar nė Kosovė: Sovraniteti i Kosovės mund tė
jetė i kufizuar. Mendoj se njė Kosovė e pavarur pas 2-3 vjetėsh mund
ti ngjajė shumė Bosnjes: pra do tė vazhdojė tė ketė njė prani
ndėrkombėtare, siguria do tė vazhdojė tė ofrohet nga paqeruajtės tė
Bashkimit Evropian apo Natos, dhe komuniteti ndėrkombėtar do tė
vazhdojė tė ketė veton dhe njė farė kontrolli mbi masa qė mund tė
mos pėrputhen me marrėveshjen qė arrihet.
Pra
sovraniteti do tė jetė i kufizuar, por megjithatė Kosova do tė jetė
njė vend sovran i cili do tė ketė vendin e tij nė Kombet e Bashkuara
dhe e njohur si vend sovran nga Banka Botėrore dhe institucione tė
tjera dhe tė gėzojė tė drejtėn pėr tė kėrkuar anėtarėsim nė
Bashkimin Evropian, thotė zoti Dobbins.
Zgjidhja e ēėshtjes sė statusit, thekson analisti, pėrmbush jo vetėm
aspiratat e popullit shqiptar tė Kosovės, por i shėrben edhe
sigurisė dhe mirėqėnies sė pakicave tė tjera etnike nė Kosovė, pasi
do tė rrisė stabilitetin dhe mirėqėnien ekonomike: Zgjidhja e
ēėshtjes sė statusit, pikėsėpari, eliminon pasiguritė qė mendoj se
ndjejnė si komuniteti shqiptar ashtu edhe ai serb nė Kosovė.
Pėr
sa kohė qė shqiptarėt shqetėsohen sa ka gjasa qė serbėt tė rimarrin
nėn kontroll Kosovėn, ata e shohim praninė serbe nė Kosovė si njė
kėrcėnim pėr kthimin e kontrollit serb. Po ashtu edhe serbėt nė
Kosovė, nėse ushqejnė shpresa se mund tė pėrfshihen pėrsėri nė
territorin e Serbisė dhe tė jenė pjesė e shumicės serbe, ata nuk do
tė jenė tė gatshėm tė bėjnė kompromiset e nevojshme pėr tė jetuar nė
paqe dhe dinjitet nė njė Kosovė tė pavarur. Pra mendoj se me
vendosjen e njė farė sigurie mbi tė ardhmen e Kosovės do tė
pakėsohen tensionet enike. Statusi do tė ofrojė edhe kornizėn
intelektuale brenda sė cilės tė dyja palėt tė arrijnė njė
mirėkuptim.
Nga
pikėpamja ekonomike zgjidhja e statusit do tė lejojė zgjidhjen e
ēėshtjeve tė pronave si dhe ēėshtje tė tjera qė kanė penguar
investimet dhe zhvillimin ekonomik. Pėrfitimi kryesor pėr Serbinė
ėshtė se me zgjidhjen e statusit tė Kosovės hiqet njė barrė e madhe
politike dhe ekonomike. Kosova ėshtė njė temė qė largon vėmendjen
nga pėrparėsitė kryesore. Nė Serbi nuk ka politikanė qė mendojnė
seriozisht se policia dhe trupat serbe mund tė kthehen njė ditė nė
Kosovė, thotė zoti Dobins.
Duke qenė njė analist i pavarur, zoti Dobbins nuk pranon tė flasė nė
emėr tė qeverisė amerikane lidhur me statusin e ardhshėm Kosovės,
por thekson se politikat tė cilave u ėshtė pėrmbajtur Uashingtoni
mbėshtesin njė zgjidhje qė pranohet nga shumica e popullsisė sė
Kosovės, por qė merr nė konsideratė tė drejtat e pakicave etnike
atje: Unė nuk jam zėdhėnės i qeverisė amerikane.
Por
mendoj se politika amerikane ėshtė se duan qė kjo ēėshtje tė
zgjidhet nė njė mėnyrė qė ėshtė e pranueshme nga populli i Kosovės
dhe gėzon mbėshtetjen e shumicės, por nga ana tjetėr siguron qė
pakicat nė Kosovė do tė mund tė jetojnė nė paqe dhe me dinjitet.
Kjo
nėnkupton njė zgjidhje qė do tė ēojė nė pavarėsinė e Kosovės brenda
kufijve aktualė, por njė Kosovė qė tė ketė dhėnė garanci dhe ka
pranuar kushte qė u sigurojnė pakicave ekzistencėn nė paqe dhe
dinjitet. Unė mendoj se komuniteti ndėrkombėtar do tė vazhdojė tė
jetė i angazhuar qė tė sigurohet se kėto angazhime do tė
plotėsohen, thotė analisti i Institutit Rand, Xhejms Dobbins.
|