|
-
12 gusht 2005 / TN
Prof. Dr. Mehdi HYSENI
-
-
* Nuk ėshtė e fare e vėrtetė se "Kosova ėshtė ēėshtje
jashtėzakonisht komplekse", siē ka deklaruar nė njė intervistė
ambasadori gjerman nė Beograd, Dr. Andreas Cobel, por
kolonializmi serbomadh dhe grekomadh shekullor ende ėshtė
kompleks i pazgjidhshėm, edhe pėr Evropėn e integruar
demokratike, edhe pėr OKB-nė e reformuar nė frymėn e rendit tė
ri botėror. Mirėpo, moralisht, as ligjėrisht dhe, as
demokratikisht nė kuptimin e sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė
rendit juridik pozitiv ndėrkombėtar, as OKB-ja, as BE-ja e as
dialektika e diplomacisė antibashkim e Republikės sė sotme tė
Shqipėrisė nuk mund ta justifikojnė qėndrimin e tyre negativ
dhe shpėrfillės ndaj ēėshtjes sė pazgjidhur koloniale shqiptare
nė Ballkan.
-
-
-
1. Koncepti politiko-propagandistik antishqiptar
-
-
Nėse Kosovėn e shikojmė nė kontekstin e identitetit kosovar
(shqiptarė, serbė, malazezė, kroatė, turq etj. me gjithė
bagazhin e tyre historik, multietnik, kulturor, gjuhėsor,
politik dhe konfesional) nė kuptimin politko-propagandistik
serbomadh dhe nė atė kosmopolit evro-ndėrkombėtar, atėherė del
krejtėsisht e qartė se analistėt, politikanėt, diplomatėt dhe
shtetarėt e njėanshėm dhe tendenciozė tė huaj dhe tė brendshėm,
kanė tė drejtė qė Kosovėn ta konsiderojnė si problem
jashtėzakonisht kompleks, siē ka deklaruar edhe ambasadori
gjerman nė Beograd, Dr. Andreas Cobel, qė sipas kuptimit tė
gramatikės sė politikės dhe diplomacisė kolonialiste
serbomadhe-evropiane, thjesht, do tė thotė, se nuk mund tė ketė
zgjidhje tė drejtė politike dhe kombėtare pėr Kosovėn
shqiptare, edhe pse kjo historikisht i pėrket trungut
indigjen tė Shqipėrisė Etnike, e jo, nė asnjė mėnyrė
kolonizuesve tė saj tė dikurshėm dhe tė sotshėm serbomėdhenj
(Serbia dhe Mali i Zi=SMZ-ja).
-
-
2.
Kosova ėshtė problem kolonial e jo minoritar ndėretnik
-
-
Pėr tė gjithė ata, qė e njohin, ( por qė janė tendenciozė,duke
mos e parė kolonializimin shekullor serbomalazez mbi
Kosovėn-Shqipėrinė Etnike dhe, tė njėanshėm me prirje
antishqiptare), si dhe pėr ata qė nuk e njohin historinė e
mirėfilltė tė Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike nė
Ballkan, s ka dilemė se, edhe nuk mund tė japin kurrfarė
projekti sugjerues objektiv apo vlerėsim meritor profesional, as
real pėr zgjidhjen e drejtė tė statusit politik tė Kosovės
ngase gjithanshmėrisht janė tė manipuluar (pa qėllim dhe me
qėllim pėr hir tė imponimit dhe tė diktatit tė interesave tė
ndryshme heterogjene a komplementare tė tradicionales sė
partnerizimit aleator tė amalgamės kolonialiste serbomalazeze
me: Rusinė, Francėn, Greqinė etj.) nga historiografia
falsifikatore shekullore, si dhe nga politika propagandistike
ditore e SMZ-sė, politikė dhe propagandė kjo, e cila
drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi drejtohet dhe komandohet nga Kisha
Ortodokse Serbe, e cila pėr detyrė parėsore dhe tė shenjtė
para historisė dhe para popullit tė saj gjithmonė ka pasur dhe
ka edhe sot sofistikimin dhe murkullimin e sė vėrtetės historike
mbi Kosovėn-Shqipėrinė Etnike.
-
-
Fatkeqėsisht, si rrjedhim i njė propagande tė tillė
antishqiptare tė qeverisė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, ndodhi
edhe tragjedia e Kosovės nė vitin 1999, tė cilėn SHBA-ja, NATO,
OKB, OSBE, BE etj., si dhe mbarė bota demokratike pėrparimtare e
gjykoi atė si akt ancivilizues dhe barbar tė Serbisė
ēetniko-fashiste dhe gjenocidale tė Slobodan Milosheviqit dhe
tė garniturės sė tij politike, militare, paramilitare, policore
dhe parapolicore, qė pėr hir tė nacionalshovinizmit serbomadh
dhe tė sundimit kolonial qindravjeēar tė Serbisė sė Madhe mbi
trojet etnike shqiptare, e dogjėn Kosovėn nė themel, si dhe me
dhunė dhe me terror gjenocidal, pėrzun nga Kosova nė shtetet
fqnije(Shqipėri, Maqedoni, Turqi, si dhe nė shtetet e tjera tė
Evropės, tė Amerikės, tė Australisė mbi 1 milion shqiptarė.
-
-
Nė
kuptimin e sė drejtės ndėrkombėtare janė tė papranueshme tezat
dhe standardet e propozuara nga BE-ja dhe nga OKB-ja, qė sė
pari, nė Kosovė tė zgjidhet problemi minoritar serb, kur ai as
de fakto,as de jure nuk ekziston si i tillė. Vėrtet, trillimi i
njė problemi tė tillė nė favor tė mbrojtjes sė minortetit
serb nga ana e politikės propagandistike antishqiptare e
Kishės Ortodokse Serbe nė bashkėpunim me agjenturat e
nėndheshme policore dhe ushtarake tė qeverisė sė Beogradit, ka
pėr qėllim tė fundit neglizhimin dhe problematizimin e sė
drejtės sė vetėvendosjes sė Kosovės nė relacionet ndėrkombėtare.
Mirėpo, kėtė profkė, tanimė tė njohur tė politikės kolonialiste
dhe gjenocidale tė SMZ-sė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe, nuk
kanė asnjė arsye qė ta mbėshtesin moralisht, juridikisht,
ekonomikisht, as ushtarakisht faktorėt relevantė tė bashkėsisė
ndėrkombėtare (BE, SHBA, OKB, NATO, OSBE etj.), sepse nė Kosovė,
mbi asnjė bazė nuk janė tė cenuara tė drejtat dhe liritė e
minoritetit serbomalazez dhe tė asnjė minoriteti, por (edhe pas
kryerjes sė gjenocidit tė fundit tė SMZ-sė nė Kosovė, mė 1999)
ende ėshtė e ceneuar dhe e kontestuar e drejta e vetėvendosjes
sė kombit shqiptar si nga ana e tė kompleksuarve patologjikė
kolonialistė serbomėdhenj, ashtu edhe nga ana e reformave
multietnike-integruese tė instancave tė caktuara tė Bashkimit
Evropian (BE).
-
-
3.
Ēėshtja koloniale e Kosovės kėrkon zgjidhje
antikoloniale, jo minoritare!
-
-
S
ka dyshim se, pėrderisa politika e jashtme dhe diplomacia e
Republikės sė Shqipėrisė (hesht dhe frikėsohet nga e vėrteta e
Kosovės, nė mėnyrė qė tė mos i humbas ndihmat e pėrjetsheme
humanitare nga bashkėsia ndėrkombėtare, si dhe tė mos i prejė
marrėdhėniet diplomatike tregtare dhe ekonomike me shtetet
kolonialiste serbosllave: Serbinė, Malin e Zi, Greqinė dhe
Maqedoninė), tė mos deklarohet botėrisht para Evropės dhe para
bashkėsisė ndėrkombėtare, se Kosova ėshtė pjesė integrale e
territorit etnik tė Shqipėrisė e jo as Serbisė, as e Malit tė
Zi, kolonialistėt e kompleksuar paranoidė serbomalazezė sė
bashku me shtetin dhe me kishėn e tyre ortodokse serbe ( e cila
ėshtė fajtore dhe pėrgjegjėsi kryesor nė shekuj pėr tė gjitha
krimet e gjenocidit dhe mizoritė e tjera, qė kanė rėnė mbi
kurrizin e shqiptarėve tė pafajshėm dhe tė Shqipėrisė Etnike),
do tė bėjnė ēmos, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, qė edhe nė
shekullin XXI, Kosovėn ta mbajnė si koloni tė tyre, tė pacenuar
nga e drejta e ligjshme dhe e pashmangshme e vetėvendosjes
(sikurse gjatė shekujve XIX dhe XX), qė Evropėn dhe botėn ta
bindin se Kosova, Bujanoci, Medvegja, Presheva, Ulqini,
Tuzi, Tivari, Plava,... etj. janė prona tė paluajtshme tė
territorit integral serbomalazez.
-
-
Pikėrisht, asimetria e kėtyre dy koncepteve amorale, tė
padrejta dhe absurde serbomalazeze-shqiptare, nė sy tė
diplomacisė dhe tė propagandės ndėrkombėtare e vė nė
pikėpyetje tė drejtėn historike tė ligjshme dhe tė drejtėn e
vetėvendosjes sė shqiptarėve mbi Kosovėn, edhe pse historikisht
dihet se me rrėnjė, me trung, me degė dhe me gjethe identiteti
kombėtar shqiptar i Kosovės gjeneron nga identiteti natyror
historik, gjeopolitik dhe tradicional shqiptar i Shqipėrisė
Etnike, e jo i mbeturinave dhe i gėrmadhave tė falsifikuara tė
kishave, tė manastireve dhe tė sakraleve tė tjera
ekonomiko-kolonilaiste serbomalazeze, qe edhe sot,
fatkeqėsisht, nė fillimshekullin XXI, nė mėnyrė tė improvizuar
dhe tė rreme, po orvaten tė dėshmojnė tė ashtuquajturin
identitet kosovar multietnik, e jo kursesi identitetin
kombėtar shqiptar tė Kosovės, identit ky, i cili, nė tė gjitha
dimensionet e tij, ėshtė i lidhur ngusht si mishi me kockėn
vetėm identitetin e Shqipėrisė Etnike.
-
-
Pėr mė tepėr, identitetin kosovar (si shtete) e njohin vetėm
Serbia dhe Mali i Zi, (sepse kjo sintagmė
politiko-propagandistike parqet armėn mė tė fuqishme pėr ta
luftuar identitetin kombėtar shqiptar tė Kosovės nė llogari tė
sendėrtimit tė interesave jetike tė politikės kolonialiste dhe
neokolonialiste tė SMZ-sė dhe tė Kishės Ortodokse Serbe), si
dhe klientėt e tyre, tė cilėt nė frymėn e dikurshme 50-vjeēare
tė bashkim-vėllazėrimit jugosllav-serbomadh kanė filluar ta
propagandojnė nė opinionin publik kombėtar shqiptar (me theks tė
posaēėm nė Kosovė) vetėm pėr vetėm, qė ta sfidojnė dhe
kontestojnė nocionin burimor autentik tė identitetit kombėtar
shqiptar tė Kosovės, duke tentuar ta shpėrfytyrojnė atė si nė
aspektin e sė drjetės historike dhe kombėtare, ashtu edhe nė atė
tė sė drejtės juridike ndėrkombėtare.
-
-
Pikėrisht, njė tendencė e kėtillė antishqiptare ėshtė e
rrezikshme pėr qenien kombėtare dhe shtetėrore tė Kosovės, sepse
sheshit synon mohimin e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shumicės
dėrrmuese (mbi 90%) tė kombit shqiptar, nė favor tė tė drejtave
tė minoriteteve tė ndryshme etnike nė Kosovė, tė cilat sė bashku
me serbėt dhe me malazezėt kolonialistė pėrbėjnė tiparet
thelbėsore tė nocionit identitet kosovar nė kuptimin
poliitko-propagandistik tė ruajtjes sė interesit hegjemonist dhe
kolonialist tė Serbisė sė Madhe.
-
-
Ky
variant shkencor verusus identitetit kombėtar shqiptar tė
Kosovės, i nxjerrė me prapavijė dhe me prapaskena tė caktuara tė
politikės propgandistike serbomalazeze, qė Kosova edhe mė tej,
tė mos e humbas statusin e saj kolonial serbo-malazez, vėrtet,
ashtu siē ka pohuar edhe ambasadori gjerman nė Beograd, dr.
Andreas Cobel: ēėshtja e Kosovės ėshtė jashtėzakonisht
komplekse, sepe nė kėtė sens, sė pari, dhe mbi tė gjitha, me
ngulmė po synohet njohja e sė drejtės sė shtetėsisė sė
minoritetit serbomalazez nė kuadrin e decentralizimit dhe tė
multietnikizimit tė pushtetit shtetėror kombėtar shqiptar tė
Kosovės,, nė vend se, sipas sė drejtės legjitime tė
vetėvendosjes (ashtu siē parashikojnė normat dhe rregullat e sė
drejtės ndėrkombėtare, si dhe dispozitat e Kartės sė OKB-sė),
dhe sipas standardeve mė tė reja universale demokratike tė
rendit tė ri juridike ndėrkombėtar, sė pari tė kėrkohej
zgjidhja e statusit politik tė Kososvės pėrmes sė institutit tė
sė drejtės sė vetėvendojes, qė garanton shkėputjen definitive
nga sovraniteti kolonial i SMZ-sė, si antitezė e ligjshme
juriko-ndėrkombėtare e sundimit kolonial shekullor serbomalazez
mbi Kosovėn-Shqipėrinė Etnike.
-
-
Pėrderisa zhvillimi i debatimeve dhe shqyrtimi i projketeve tė
ndryshme politko-diplomatike si nė sfondin e politikės sė
brendshme shqiptare, ashtu edhe nė atė tė politikės
ndėrkombėtare pėr ēėshtjen e Kosovės janė fokusuar kryesisht nė
avancimin dhe nė mbrojtjen e identitetit kosovar tė
minoritetit serbomalazez, e jo nė njohejn e cilėsisė sė
subjekivitetit juridik ndėrkombėtar tė identitetit kombėtar dhe
shtetėror tė Kosovės, ēėshtja e Kosovės konsiderohet si tejet e
ndėrlikuar dhe jashtėzakonisht komplekse, sepse mosbesimi,
urrejtja dhe armiqėsia atje kanė rrėnjė shekullore, ka
konkluduar ambaasadori gjerman dr.Andreas Cobel nė Beograd
(Shih: Koha Jonė, 10 gusht 2005).
-
-
Ky
konstatim, i shprehur nė frymėn diplomatike ka karakter
dihotomik, sepse nė njėrėn anė, ambasadori gjerman, Andreas
Colb ka pohuar tė vėrtetėn, se nė Kosovė me shkeuj mbretėron
urrejtja dhe armiqėsia shekullore ndėrmjet shqiptarėve dhe
serbėve, duke i vėnė nė dukje edhe zhvillimet e viteve 1998
1999 nė Kosovė, qė sipas vlerėsimit tė dioptrisė diplomatike
tė tij, kėto dy komponente e vėshtirėsojnė krijimin e njė
shoqėrie multietnike, ku minoritetet do tė gėzonin tė gjitha tė
drejtat e tyre, tė cilat janė edhe parakusht pėr krijimin e njė
Kosove demokratike shumetnike, e cila mė vonė do tė renditej nė
familjen evropiane, kurse nė anėn tjetėr, nuk ka pasqyruar nė
asnjė segment shkaqet dhe pasojat katastrofike shekullore tė
kolonializmit gjenocidal serbomadh ndaj shqiptarėve dhe
Kosovės, sepse zgjidhjen e statusit tė saj me bagazh kolonial
shekullor serbo-malazez (1919/1913-2005) e sheh vetėm nė njohjen
e tė drejtave dhe tė lirive tė minoriteteve, qė jetojnė nė
Kosovė, e jo nė zgjidhjen optimale dhe tė drejtė tė njohjes sė
drejtės sė vetėvendosjes sė kombit shqiptar (mbi 90%) nė Kosovė,
zgjidhje e vetme racionale dhe e ligjshme kjo, qė do garantonte
zhdukjen e urrjetjes dhe tė armiqėsive tė deritaashme ndėrmjet
shqiptarėve tė kolonizuar dhe serbomalazezėve kolonizues tė
Kosovės dhe tė territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike.
-
-
Njė qasje e tillė vizionale kosmopolite e ambasadorit gjerman
A.Cobel ndaj zgjidhjes sė statusit tė Kosovės sipas formulės
politiko-propagandistike serbomadhe tė identitetit kosovar ,
ėshtė e papranueshme si nė kuptimin e sė drejtės historike,
ashtu edhe tė sė drejtės juridike ndėrkombėtare, sepse Kosovėn e
trajton si problem minoritar nė kuptimin e gjerė dhe kompleks
tė sajimit tė njė shteti multietnik kosovar, e jo si problem
kolonial shekullor, pa zgjidhjen e tė cilit, sipas terapisė
urgjente tė sė drejtės sė vetėvendosjes nuk ka asnjė gjasė
reale, qė paraprakisht tė ndėrtohet ndonjė shtet multietnik nė
Kosovėn shqiptare, sipas kartės politiko-propagandistike
serbomadhe, tė quajtur identitet kosovar, i cili, nė mėnyrėn
mė iracionale dhe mė tendencioze diletnate paragjykon
asgjėsimin e konceptit burimor tė identitetit kombėtar shqiptar
tė Kosovės nė favor tė drejtave tė minoriteteve ekzistuese nė
Kosovė(nė veēanti tė minoritetit serbomalazez, qė nė esencė nuk
pėrbėn kurrfarė entiteti, sepse ėshtė vetėm fundėrrinė
derivative e ngulitjes dhe e sundimit kolonial serbomadh nė
Kosovėn shqiptare, dhe mė gjerė(Anamoravė dhe Mal tė Zi).
-
-
Ndėr tė jera, ambasadori gjerman A.Cobel, me qėllim tė arritjes
sa mė tė shpejtė tė tolerancės dhe tė miqėsisė, pėrkatėsisht tė
normalizimit tė marrėdhėnieve shqiptare-serbe, ka pasqyruar kėtė
paradigmė konkrete: Kur te paramendoni se Gjermania dhe Franca
jane pajtuar mes vete, edhe pse ishin ne lufte per me shume se
1000 vjet; Kur te paramendoni se gjermanet dhe polaket, te cilet
po ashtu kane luftuar me shume se 1000 vjet, jane pajtuar mes
vete dhe kur te shikoni se nderkohe eshte arritur nje
partneritet, e ne shume raste edhe miqesi mes gjermaneve dhe
izraliteve, perkunder akteve gjermane kunder hebrenjeve: atehere
mendoj se procesi i pajtimit ne Ballkan duhet te jete me i
lehte (Po aty, KJ, 10 gusht 2005).
-
-
Ky
vlerėsim ėshtė objektiv dhe i saktė i Z. Andreas Cobel, sepse
kėtė e ka provuar historia e deritashme e marrdhėnieve tė
Gjermanisė me shtetet e theksuara , mirėpo, marrėveshja
paqėsore, mirėkuptimi, bashkėpunimi dhe miqėsia recirpoke
ndėrmjet gjermanėve dhe francezėve nuk ėshtė arritur para se
Gjermania tė krijohej dhe tė njihej si shtet i pavarur, me
kufijė tė caktuar kombėtarė dhe shtetėrorė gjermanė. Po tė
veprohej ndryshe, sipas formulės abstrakte , antiligjore dhe
antihumane tė Bashkimit Evropian(BE) dhe tė OKB-sė, qė Kosova,
sė pari, tė krijohet si shtet multietnik minoritar (si
parakusht qė Kosova njė ditė, tė hynte nė BE), Gjermania kurrė
nuk do tė arrinte, qė tė pėrmbyllte konfliktin mijėravjeēar me
Francėn dhe, tė krijonte marrėdhėnie paqėsore dhe miqėsore me
tė.
-
-
Natyrisht, edhe unė pajtohem me konceptin e ambasadorit gjerman,
Andreas Cobel, se po qe se merret nė konisedartė shembulli i
tij i konkretizuar me zgjidhjen e konfliktit shekullor
gjermano-freng, atėherė, ska dyshim se edhe nė Ballkan mund
tė arrihet procesi i pajtimit mes popujve tė armiqėsuar, por jo
nė dėm tė njohjes sė drejtės sė vetėvendosjes, qė de facto dhe
de jure nėnkupton shkolonizimin e Kosovės, si dhe tė tė gjitha
trojeve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike nė Mal tė Zi, nė Maqedoni
dhe nė Greqi. Pa zgjidhjen e problemit kolonial tė shqiptarėve
nė tė gjitha hapėsirat e Shqipėrisė Etnike, (gjė qė sė fundi,
realizimi i kėtij procesi hitoriko-juridik, do tė nėnkuptonte
edhe ribashkimin e Shqipėrisė Etnike), ėshtė iluzore tė pritet
krjimi i ndonjė paqeje dhe bashkėpunimi tė qėndrueshėm nė
Ballkan, pavarėsisht nga dėshira qėllimmirė e ambasadorit
gjerman nė Beograd.
-
-
Si
konkluzion, duhet tia pėrkujtojmė njė fakt tė rėndėsishėm dhe
tė domosdoshėm Z. Ambasador, Andreas Cobel, se shqiptarėt nė
Kosovė, si dhe nė pjesėt e tjera tė Shqipėrisė Etnike, (qė nga
viti 1878 i shekullit XIX, dhe deri mė sot nė shekullin XXI,
dekada e parė e tij, viti 2005) nė mėnyrė ligjore dhe paqėsore,
si dhe me zhvillimin e luftėrave tė tyre tė deritashme pėr tė
dalė nga kthetrat e sundimeve tė huaja kolonialiste nuk kanė
pretenduar tė grabisin a tė kolonizojnė territore tė huaja tė
Serbisė, tė Malit tė Zi, tė Greqisė dhe Maqedonisė, por ti
rikthjenė territoret e veta nėn sovranittetin dhe pavarėsinė e
Shqipėrisė Etnike, tė cilat, edhe sot, sė bashku me Kosovėn
jashtėzakonisht komplekse tė ambasadorit gjerman, A. Cobel kanė
statusin kolonial nga ana e SMZ-sė, e Greqisė dhe e Maqedonisė.
-
-
Pra, statusi kolonial i Kosovės nuk mund tė zgjidhet me mjete
dhe me formula paliative tė diplomacisė tregtare, multietnike
dhe integruese tė interesave gjeostrategjike heterogjene tė
BE-sė, si kusht i domosdoshėm, qė tė arrihet procesi i
pajtimit mes shqiptarėve tė kolonizuar dhe serbomėdhnjve
kolonizues imperialistė, por duhet tė aplikohen tė njėjtat
kritere dhe standarde tė metodologjisė dhe tė praktikės
juridike kombėtare dhe ndėrkombėtare sipas tė cilave ėshtė
krijuar procesi i pajtimit mes gjermanėve dhe francezėve, tė
cilėt , ska dyshim se kanė marrėdhėnie tė mira fqinjėsore dhe
miqėsore, sepse tė dy kėta popuj kanė shtetet e tyre sovrane dhe
tė pavarura. Ndėrkaq, shqoptarėt pėr dallim nga Serbia, Mali i
Zi, Greqia dhe Maqedonia, nuk kanė shtetin e tyre tė plotė
kombėtar sovran dhe tė pavarur-Shqipėrinė Etnike, sepse 50% e
territorit tė saj ende ndodhet nėn ēizmen e hekurt tė sundimit
tė kolonializmit dhe tė imperilaizmit tė kėsaj amalgame serbo-slllave
biznatine.
-
-
Me
gjasė se ambasadori gjerman nė Beograd, Dr. Andreas Cobel e njeh
mirė historinė e Kosovės, pėrkatėsisht tė Shqipėrisė Etnike,
konsideroj se nuk ka pse tiu frikėsohet apo tė bėhet rob
sui generis i prirjeve tė dyshimta anitvetėvendosje tė Kosovės
shqiptare, e aq mė pak ti marrė nė konsideratė nė kuptimin
pozitiv tė zgjidhjes pėrfundimtare tė statjusit tė Kosovės
analizat dhe draftet spekulative
moralo-poltike-lligjore-historike, sidomos tė politikės
propgandistike nacionalshoviniste dhe kolonialiste tė SMZ-sė dhe
tė Kishės Ortodokse Serbe, tė cilat, edhe brenda kėtij
gjashtėvjeēari tė fundit (1999-2005), (kur Kosova de facto nuk
gjendet nėn jurisidiksionin e sovranitetit shtetėror tė Serbisė)
janė duke luajtur rolin negativ nė arenėn e marrėdhėnieve
ndėrkombėtare, qė Kosovės me ēdo kusht, ti mohohet njohja e sė
drejtės sė vetėvendosjes dhe e pavarėsisė nė cilėsinė e
subjektivitetit juridikj ndėrkombėtar.
-
-
Pa
marrė parasysh faktin se bashkėsia ndėrkombėtare deri tani nuk
e ka thėnė qartė se cila ėshtė perspektiva e Kosovės, por deri
tani dihet se ēfarė nuk duhet bėrė: nuk mund tė ketė Kosovė ta
pavarur, e cila do tė bashkohej me ndonjė vend tjetėr , si dhe
nuk mund tė ketė ndarje tė saj, Z. Ambasador Dr. Andreas Cobel,
nuk ka asnjė arsye, as argument valid, qė ta mbėshtetete njė
koncept tė kėtillė antipavarėsi Kosovės, sepse nuk ka kurrfarė
baze hitorike, as juridike ndėrkombėtare, kur dihet se Kosova
ėshtė njė krahinė e territorit integral tė Shqipėrisė Etnike, e
jo kursesi e territorit tė Serbisė kolonialiste, e cila,
pėrfundimisht qė nga shtatori i vjeshtės sė vitit 1912 e deri
mė 10 qershor 1999, e ka aneksuar dhe shffrytėzuar si koloni tė
vetėn, natyrisht, nė mėnyrėn mė tė turpshme dhe mė
falsifikatore, duke u thirrur nė trashigiminė religjoze tė
miteve dhe tė sakraleve ortodokse serbe, tė shpifura dhe tė
krijuara pėr realizimin e qėllimeve politike dhe ekonomike
kolonialiste dhe neokolonilaiste nė Kosovė, pėrkatėsisht nė
Shqipėrinė Etnike.
|
|