|
-
11
gusht 2005 / TN
-
-
Skėnder LIMANI
-
-
Tė
gjithė e dimė se institucionet kosovare pėrkatėsisht shoqėria
kosovare, pra, ne, po kalojmė nėpėr faza tė tranzicionit. Nėse
pėrcaktohemi pėr ndonjė vėshtrim/qasje mė pėrshkruese/praktike
pėr tė definuar mė mirė se ēka i bjen faza e tranzicionit kjo
pėrafėrsisht i bjen kėshtu: kalimi nėpėr pėrvoja tė caktuara,
pra, mėsimi nga pėrvoja vetanake, nė mėnyrė qė tė zgjidhen
ēėshtje, probleme ose situata tė ndryshme ekonomike, shoqėrore,
politike, etj. etj.
-
-
Bashkėsia ndėrkombėtare, si duket nuk ėshtė mė
shumė sesa njė term/shprehje mediale. Sido qė tė jetė, kjo po
shkakton mjaft konfuzion dhe kokėqarje sepse nuk ekziston diēka
si bashkėsi ndėrkombėtare.
-
-
Sė paku, ende jo natyrisht,
shtete tė ndryshme bėjnė mjaft pėrpjekje pėr tė vėnė kėtė
shprehje nė realitet, nė praktikė, psh. pėrmes Kushetutės
Evropiane, por deri mė tash, viti 2005, asgjė nuk garanton qė
kjo bashkėsi do tė jetė edhe bashkėsi nė realitet.
-
-
Gjithsesi shkaktar i kėsaj janė interesat e
ndryshme kombėtare tė shteteve qė janė pjesė e kėsaj
bashkėsie. Askush nuk dėshiron qė tė flijoj asgjė pėr
askė/asgjė. Tė gjithė dėshirojnė tė jenė tė mėdhenjė. Shtete
tė ndryshme luftojnė pėr pozicione sa mė tė mira nė aspektin
ndėrkombėtar dhe kombėtar.
-
-
E
tash, kur kjo bashkėsi ndėrkombėtare zbret nė Kosovė, e mban tė
njėjtin qėndrim. Pėrafėrsisht. Ata flasin pėr tolerancė
ndėretnike, demokraci, kulturė ndėrnjerėzore, luftė kundėr
korrupsionit, zhvillim ekonomik, konzensus ndėrpolitik, etj,
etj. Pra, japin deklarata qė ne, opinioni ynė, i pėrbijmė
menjėherė, shumė lehtė, sepse tė gjitha kėto deklarata janė tė
vėrteta. Pra, nė Kosovė ka korrupsion, e kjo nuk ėshtė ndonjė
zbulim i madh.
-
-
Nė
Kosovė shumė shpesh nuk zbatohet demokracia. Shumė shpesh
shumica e politikanėve nė Kosovė lėnė pėrshtypje tė tillė pėrmes
veprimeve tė tyre, nėse e dinė se ēka ėshtė Demokracia.. Tė
vazhdojmė: Kosova ka nevojė pėr zhvillim ekonimik, edhe kjo
ėshtė e vėrtetė. E tash mėnyra se si do tė duhej tė zhvillohej
Kosova nė pikėpamje ekonomike kėtė askush nga ndėrkombėtarėt nuk
e thotė, nuk e di. Mė tutje: raportet ndėrnjerėzore nė Kosovė
janė shumė nėn nivelin zero. Fatkeqėsisht, as kjo nuk ėshtė
ndonjė zbulim.
-
- Pra, nė
pėrgjithėsi, ndėrkombėtarėt nė Kosovė japin deklarata tė tilla
qė tingėllojnė mirė pėr vesh. Por, ēka ndodhė praktikisht?
-
-
Kriza nė Universitetin e Prishtinės si duket kaloi. Tė gjithė
dėgjuan pėr kėtė. E kjo ėshtė mirė. Sė paku tė gjithė ata qė
deshėn tė inoformohen pėr atė se ēka po ndodhė nė arsimin
kosovar tashmė e dinė. E tjetėr ėshtė nėse, thjeshtė, jemi tė
painteresuar. Sistemi arsimor, pra, edhe UP-ja, ka nevojė pėr
reformim. As kjo nuk ėshtė ndonjė zbulim. Reformimi kėtu lirshėm
mund tė nėnkuptojė edhe pėrdorimin e ekskavatorit/bagerit.
-
-
Shumica e objekteve/hapėsirave tė UP-sė janė ndėrtim i vjetėr.
Kur hyn nė to menjėherė trupi tė rrėnqethet nga tė ftohtit. Nuk
ndihesh i rehatshėm. Thuajse je nė njė nga ato korridoret e
ndonjė ndėrtese nė Rusinė e viteve tė 50-ta, ku as xhaketa e
dimrit nuk kryen punė. Vėshtirė se mund tė ketė mėsim/arsimim tė
tillė nė kėto kushte, sidomos kur kihen parasyshė zhvillimet
teknike e teknologjike.
-
-
Mė
tutje, fytyrat e profesorėve janė ato pjesė tė UP-sė qė mė sė
shumti rrezatojė kėtė ftohtėsi sa qė tė bėn tė ndihesh viktimė,
tė bėjnė tė ndihesh se edhe vetė jeta jote varet nga grimasat e
profesorit. E nėsė nuk arrinė qė tė bėhesh pjesė e mirė e
grimasave tė tij/saj, atėherė ti nuk do tė pėrfundosh asnjėherė
fakultetin. Shumica e fytyrave tė tyre janė nervoze, tė
parruara, me njė tė folme/komunikim qė as nė fshatin mė tė
largėt nė kėtė glob nuk pėrdoret sot, etj etj.
-
-
Nėse hyn mė thellė, nė analizimin e mėsimdhmėnies, nuk do tė
gjeshė/vėresh asgjė tė ndryshme sesa pamja fizike e UP-sė. Mund
tė hasėsh nė ndonjė profesor tė gjuhės angleze duke folė me njė
theks aq tė rėndė tė anglishtes saqė edhe fėmijėt e moshės 7
vjeēe do tė ankoheshin sepse nuk do tė kuptonin asgjė. Nėn
sqetull duke mbajtur ndonjė libėr tė Sheksipirit ose tė ndonjė
autori tjetėr anglez.
-
-
Nuk mendoj qė Shekspiri do tė ishte i rehatshėm po tė dinte se
si po pėrdoren librat e tij. Metodat, nėse mund tė quhen
aktualisht metoda, e mėsimdhėnies janė tė papėrballueshme sot
pėr gjeneratat e reja tė studentėve. Mundėsia e pėrdorimit tė
internetit, pra, tė kompjuterit, ka bėrė qė metodat e
mėsimdhėnies tė ndryshojnė, nė kuptimin pozitiv, si pėr
mėsimdhėnėsin ashtu edhe pėr studentin.
-
-
Ėshtė shumė vėshtirė tė mėsosh dikė, tė japėsh mėsim nė
mėnyra/metoda tė kaluara, nė kushte tė internetit. Veē tjerash,
interneti ėshtė burim i zhvillimeve tė reja shkencore,
shoqėrore, politike, etj. etj. Pėrmes internetit shumė lehtė
mund tė informohesh pėr risitė nė fushėn biologjike, kimike,
mjekėsore, teknike/teknologjike, gjuhėsore, etj. Tashmė libri
ėshtė pjesė pėrbėrėse e burimit informativ. Pra, nuk ėshtė mė i
vetmi burim i informacionit. E kjo me automatizėm ka bėrė qė
mėnyra se si mėsojnė studentėt, jo vetėm studentėt universitar
por edhe nxėnėsit e shkollave fillore e tė mesme, tė mėsojnė
kudo dhe kurdo, e jo vetėm nė shtėpi.
-
-
Duhet pasur parasyshė se me reformimin e arsimit nuk nėnkuptohet
vetėm reformimi i arsimit tė lartė, por njė reformim qė nga
fillimi, pra, nga arsimi parashkollor, fillor, i mesėm dhe
universitar. Tė gjitha institucionet private arsimore, pa marr
parasyshė tė cilit nivel, janė pjesė e reformimit arsimor. Kėtu
nuk nėnkuptohet cilėsia e tyre arsimore. Nėse Ministria e
Arsimit, Shkencės dhe e Teknologjisė (tash e tutje, MASHT) nuk
ėshtė e kujdeshshme ndaj cilėsisė arsimore tė kėtyre
institucioneve, lirshėm mund tė ndodhė qė ndonjė institucion
privat arsimor tė shndėrrohet nė njė UP tjetėr, private.
-
-
E
tash, a ėshtė MASHT nė gjendje tė reformojė sistemin arsimor
kosovar tė tė gjitha niveleve? A ėshtė MASHT nė gjendje tė
administrojė kėtė reformim? A ėshtė MASHT nė gjendje tė
pėrcjellė kėtė reformim, tė pėrvetėsoj dhe tė pėrcjellė zbatimin
e planprogrameve tė reja, zbatimin e metodave tė reja tė
mėsimdhėnies, pėrcjellė cilėsinė e mėsimdhėnies, mėsimnxėnies,
pra, tė marr mėsim nga i gjithė ai udhėtim ndėrkombėtar qė e bėn
jashtė Kosovės? Cfarė lloj mėnyrash veprimi (politikash) ka
krijuar MASHT nė mėnyrė qė tė arrijė tė gjitha kėto? A ka
krijuar MASHT politika (mėnyra tė veprimit) pėr reformimin e
arsimit kosovar? Me njė fjalė, a ėshtė MASHT-i i gatshėm pėr
kėtė punė?
-
-
Njė numėr i madh i punėtorėve nė MASHT punojnė mė shumė se njė
punė, edhe janė zyrtarė (tė llojit dhe nivelit tė ndryshėm nė
MASHT), edhe janė profesor nė UP ose mėsimdhėnės nė ndonjė
shkollė fillore, tė mesme, ose nė ndonjė institucion privat
arsimor. Shikuar nga aspekti financiar kjo mund tė arsyetohet.
-
-
Rrogat e vogla tė buxhetit tė Kosovės kanė shkaktuar kėtė lloj
strukturimi/organizimi natyror, tė paplanifikuar, tė punėtorėve
dhe tė punėve, si nė MASHT ashtu edhe nė organet/ministritė
tjera tė Kosovės. Shumica e punėtorėve nė Qeverinė e Kosovės
janė profesor lėndor. Kėtu kemi kundėrshtim/mospėrputhje
profesionale, ose, siē thuhet ndryshe, konflikt interesash.
-
-
Nė
kėtė rast, si mund tė reformohet sistemi arsimor kosovar, nė
pėrgjithėsi, kur njerėzit e njėjtė qė flasin pėr reformim
arsimor dhe nė tė njėjtėn kohė kanė akuzuar UP pėr shkelje
ligjesh, punojnė nė po ato institucione arsimore tė cilat edhe i
kritikojnė dhe kanė dėshirė ti reformojnė? Si do tė ndodhė
reformimi i arsimimit nė Kosovė nė kėto kushte? Ose, si mund qė
Kosova tė pėrjetojė njė zhvillim ekonomik kur po ata njerėz qė
flasin pėr kėtė reformim/zhvillim ekonomik janė profesor nė UP
ku ligjėrojnė metoda tė kaluara tė zhvillimit ekonomik?
-
-
Ka
shumė hollėsira tė tilla pėr tu analizuar, rishikuar e
shqyrtuar. Pėr tė mos hyrė nė tė gjitha kėto veē e veē, sistemi
i punėsimit nė Qeverinė e Kosovės duhet tė rishikohet,
shqyrtohet e analizohet. Natyrisht, sė pari duhet qė njerėzit qė
udhėheqin Qeverinė e Kosovės, njerėzit qė udhėheqin qeverisjen
nė Kosovė, pra, ministritė, tė informohen se pse ekziston
Qeveria, ēka ėshtė qeverisja, pėr kė shėrben dhe kush pėrfiton
nga qeverisja?
-
-
Nėse kthehemi prap tek bashkėsia ndėrkombėtare, duhet lirshėm tė
themi se ajo nuk ka pasur sukses nė jetėsimin e disa praktikave
perėndimore nė Kosovė. E kjo nuk ėshtė pėr faj tė vendorėve.
Bashkėsia ndėrkomėbtare nuk ka arritur tė krijoj qeverisje nė
Kosovė.
-
-
Fatkeqėsisht, as SHBA-tė nuk kanė arritur tė bėjnė gjė, pėrveē
fjalimeve e deklaratave qė tingėllojnė mirė pėr vesh e me ēka
janė impresionuar gazetarėt dhe ajo pjesė e popullatės e cila
nuk punon nė Qeverinė e Kosovės, ajo pjesė e popullatės sė
Kosovės e cila ka votuar pėr njė jetė normale dhe mirėqenie nė
Kosovė dhe pėr asgjė mė shumė. E kjo popullatė nuk ėshtė marrur
me qeverisjen nė Kosovė. Sė paku ende jo.
-
-
Nuk ėshtė lehtė tė menaxhosh situata tė ndryshme. As kėtu nė
Kosovė. Por tė jesh profesor nuk do tė thotė qė i di tė gjitha,
se je i shkathėt e i aftė pėr tė gjitha. Aftėsia menaxheriale
ėshtė krejt diēka tjetėr. Profesori e ka vendin para
studentėve/nxėnėsve. Nuk e di se kush ka menduar se profesorėt
do tė zhvillojnė Kosovėn, si nė aspektin arsimor, ekonomik, ose
edhe politik.
-
-
Kjo ėshtė plotėsisht gabim nė hapa, siē do tė thoshin
baskebollistėt. Kosovės i duhen njerėz qė dinė tė menaxhojė,
pra, tė ofrojnė zgjidhje. Profesorėt nuk dinė tė bėjnė kėtė
punė, nuk kanė aftėsi pėr ofrimin e zgjidhjeve, nuk kanė aftėsi
menaxhuese, pa marr parasyshė nėse ata janė edhe ndėrkombėtar
dhe kanė diploma doktorature (PhD). Ka ardhur koha tė rishikohen
kėta hapa.
|
|