|
-
11 gusht 2005 / TN
-
-
Nga Kabil BUSHATI
-
-
Klasa politike shqiptare e periudhės
postkomuniste, nė rotativin e saj gjithnjė ka futė lastra tė
ricikluar tė cilėve me kalimin e kohės u ka dalė boja
fotokromatike nė sytė e opinionit publik brenda dhe jashtė
vendit.
-
-
Njė nga kėto lastra ėshtė edhe
Nikollė Lesi, njė fshatar nga Spiteni i Lezhės. Nė kėtė shkrim
nuk kam ndėrmend qė tė paragjykoj botuesin e KJ, pasi kėtė
"kėnaqėsi" ka vite qė po ja japin kolegėt dhe bashkėfshatarėt e
tij nė tė gjitha mediat shqiptare.
-
-
Por nė kėtė periudhė paszgjedhore,
Lesi ėshtė bėrė me tė vėrtetė i bezdisshėm pėr lexuesin dhe
teleshikuesin shqiptar. Le ta themi troē: Nikolla kėrkon vend nė
qeverinė e re demokratike, falė disa votave qė i fali PD-ja pėr
sadaka partisė sė tij demokristiane.
-
-
Nė emėr tė kėsaj partie Nikolla
kėrkon njė vend ministri, tre zėvendėsministrash, dy prefektėsh
dhe disa duzina me drejtorė tė pėrgjithshėm. Thes tė madh ke
vėnė mbi supe or Nikollė dhe na je bėrė si Plaku i Vitit tė Ri
duke na dalė pėrnatė duke u ēarravitė nė televizorėt e Tiranės.
-
-
Mirėpo ditėt e fundit, Lesi kėrkesėn
e tij e pėrforcoi, ai dėshiron qė pėrmes ministrave qė do tė
fusė nė qeveri t'i japė kėtij kabineti mė tepėr filozofi
kristiane. Pa u zgjatė duam tė sqarojmė Nikollėn se nėse ka
parti politike nė Shqipėri tė tejmbushur me filozofi dhe
koncepte kristiane, pa dyshim qė kjo ėshtė PD-ja, bile qė prej
ditės sė parė tė themelimit tė saj.
-
-
Ishte Sali Berisha ai qė porosiste
qė nė ditėt e para tė janarit '91 qė nė ēdo strukturė partie e
ekzekutivi tė kishte raporte tė drejta e baraspesha
konfesionesh, sidomos nė Shkodėr dhe nė tėrė veriun.
-
-
Biles nė fillimet e pluralizmit, kur
demokristianėt deshėn tė kandidojnė tė veēuar, por ishte
ndėrhyrja e Nuncit Apostolik Ivan Diaz, i cili erdhi nė Shkodėr
dhe rekomandoi demokristianėt qė tė mos kandidonin veēmas por
votat e katolikėve tė shkonin nė favor tė Partisė Demokratike, e
cila do tė kishte nė vėmendje tė pėrhershme tė saj kėtė
komunitet. Dhe gjatė 15 vjetėve, PD-ja asnjėherė nuk i shkėputi
nga vėmendja katolikėt e Shkodrės.
-
-
Berisha mund tė ketė qenė 10 herė nė
Kishėn e Madhe sė bashku me ne, por asnjėherė nuk ėshtė futė nė
Xhaminė Ebu Bekėr tė Shkodrės. Nė tė gjitha strukturat partiake
dhe qeverisėse nė Shkodėr raportet fetare anojnė mė shumė nga
ata tė besimit kristian, dhe ne asnjėherė nuk i kemi pa me
xhelozi, biles ju kemi lėshuar edhe vendet tona.
-
-
Pėr kėtė njė fakt sinjifikativ ėshtė
ajo se po t'i hedhėsh njė sy listės sė kryesisė sė PD-sė tė bjen
nė sy se asnjėherė nė atė kryesi nuk kanė bėrė pjesė mysliman
nga Shkodra e Lezha, por gjithnjė kanė qenė nga 5-6 katolikė nga
kėto rrethe.
-
-
Por kjo nuk do tė thotė se kjo parti
ėshtė demokristiane dhe po tenton tė shndėrrohet e tillė. Ne
myslimanėt qė jemi nė PD, ndonėse pėrbėjmė mazhorancėn,
asnjėherė nuk kemi qenė intolerantė, asnjėherė nuk kemi kėrkuar
qė tė ruhen pėrqindjet fetare nė parti, bile ne nuk bėmė zė as
atėherė kur ish zėvendės kryeministri i qverisė sė stabilitetit
Gramoz Pashkoi vuri nė zyrė pikturėn e madhe tė Shėn Mėrisė,
pėrkundrazi u gėzuam duke respektuar fenė e shokut tonė.
-
-
Ndėrsa ti o "Shėn" Lesi ke reaguar
me dhjetėra herė kur drejtori i pėrgjithshėm i policisė Bajram
Ibraj kishte vendosė nė njė raft tė zyrės Kur'anin e
Madhėrueshėm.
-
-
Pėrse?Sepse ti o Nikollė pranon ēdo
betim mbi Biblėn e Shejtė kudo, bile edhe nė Kinė, por nuk
pranon betimin mbi Kur'anin e Madhėrueshėm askuind, as nė vendin
tėnd. Po pėrse ndidh kjo me ty dhe me shokėt tuėj si Frrok Cupi,
Prec Zogaj apo Martin Leka? Sepse ju jeni fshatarė tė
mbrapambetur, pa mbiemėr, pa identitet, pa histori familjare. Ju
mundoheni tė hyni nė histori duke luftuar nė mėnyrėn mė tė pa
skrupull islamin.
-
-
Ndėrsa tek ne muslimanėt nuk ndodh
njė gjė e tillė. Ne jemi tolerantė, bashkėjetojmė me vėllezėrit
tanė katolikė, i respektojmė, shkėmbejmė vizita pėr festat e
Pashkėve e tė Bajramit, kemi kumbarina katėrqindvjeēare dhe
qyteti ynė qė ėshtė mė i lashtė se Troja, ėshtė shėmbull nė botė
pėr tolerancėn fetare.
-
-
Shkodrėn nuk do ta kthejė nė Belfast
askush, sepse po tė tentojė do tė thyejė kokėn karshi unitetit
fetar nė kėtė qytet. Ishin shkodranėt qė tė bashkuar si vėllezėr
katolik e myslimanė hapėn tė parėt nė Shqipėri kishat dhe
xhamijat pa e pyetur fare Ramiz Alinė. Meshėn e Dom Simon
Jubanit e dėgjuam tė gjithė tek Kapela e varrezave katolike.
-
-
Biles para hapjes sė meshės Dom
Simoni ishte fshehė nga policia tek muslimanėt e Kirasit tė
cilėt e sollėn aty me veturė. Sa keq qė ato ditė nuk ke qenė nė
Shkodėr o "Shėn" Les. Por le tė shkojmė mė tej, nė filozofinė
kristiane qė propozon Nikolla. A e di o Nikollė se disa qindra
kilometra larg kufirit shqiptar nė Bosnjė, jo para dhjetė
shekujsh, por para dhjetė vjetėsh u vranė mbi gjysėm milioni
muslimanė tė pa fajshėm, vetėm nė Srebrenicė u vranė pėr tre orė
8 000 tė tillė.
-
-
Ata nuk u vranė nga ushtarėt arabė,
irakian apo pakistanezė, por u vranė nga ushtarė tė qeverive me
filozofi kristiane, sikur tė ishin nė kryqzatat e dikurshme.
Edhe ne shqiptarėve, po tė mos ishte Klintoni nuk do tė na ishte
gjendur nami as nishani nė Ballkan nga "Shėn"Millosheviēi. Kujto
o Nikollė se sa kosovarė vėllezėr tonė tė njė gjaku u vranė nė
Kosovė gjatė dekadės sė fundit. Nė emėr tė cilės filozofi u
vranė kėta njerėz. . .
-
-
Mendoj se shteti shqiptar e ka gjetė
filozofinė e vet qeverisėse. Ajo ėshtė filozofia atlantike, nė
tė cilėn janė tė mishėruara tė gjitha filozofitė dhe
eksperiencat mė pozitive dhe progresiste tė botės. Cdo gjė
fillon e mbaron nė Shtėpinė e Bardhė. Kur i thanė Paulin Selimit
nė Pjacė tė Shkodrės qė tė u tregonte njė fjalė tė urtė me bisht
mbrapa ai njėherė tha: Duaje atdheun si shqiptari Amerikėn. Dhe
kjo fjalė vlen pėr tė gjithė popujt e botės.
|
|