|
10 gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Ish-zyrtari i OKB-sė, Aleksander Jakovlev pranoi akuzat pėr pastrim
parash dhe mashtrime lidhur me programin Naftė pėr Ushqim pėr
Irakun. Zoti Jakovlev e pohoi fajėsinė disa orė pasi Sekretari i
Pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan i hoqi atij imunitetin diplomatik.
Komisioni i pavarur qė po heton rreth korrupsionit nė programin
Naftė pėr Ushqim, e akuzoi zotin Jakovlev se ka marrė rreth 1
milionė dollarė rryshfete nga kompanitė qė fituan kontratat e
OKB-sė. Komisioni ka akuzuar pėr korrupsion edhe ish-drejtuesin e
programit, Benon Sevan.
Pėr
vite me radhė Benon Sevan kryesonte Programin Naftė pėr Ushqim tė
Kombeve tė Bashkuara nė Irak. Por tani ai po u fshihet autoriteteve.
Tė
hėnėn njė komision i pavarur qė heton korrupsionin nė Programin
Naftė pėr Ushqim akuzoi qipriotin 67-vjeēar se ka pranuar rryshfete,
dhe rekomandoi qė ti hiqej imuniteti diplomatik. Pol Volker kryeson
komisionin hetimor:
Komisioni rekomandon qė Sekretari i Pėrgjithshėm tė pranojė ēdo
kėrkesė nga njė autoritet i rregullt i rendit pėr ti hequr
imunitetin e Kombeve tė Bashkuara zotit Sevan.
Benon Sevan dha tė dielėn dorėheqjen nga Kombet e Bashkuara dhe
nxori njė deklaratė pėrmes avokatit tė tij, ku pretendon se hetuesit
po pėrpiqeshin tė gjenin dikė pėr tė fajėsuar, njė kokė turku, siē u
shpreh ai.
Kombet e Bashkuara e krijuan Programin Naftė pėr Ushqim pėr tė
ndihmuar popullin irakian tė pėrballonte sanksionet ekonomike tė
vendosura pas Luftės sė Parė tė Gjirit. Sadam Huseini mund tė shiste
njė sasi tė kufizuar nafte, me kusht qė fitimet e nxjerra nga kjo tė
pėrdoreshin pėr tė blerė ushqime dhe ilaēe.
Zoti Sevan, i cili drejtonte programin, akuzohet se ia ka kaluar
kontratat e naftės njė tregėtari egjiptian dhe si rezultat ka marrė
gjithėsej 150 mijė dollarė ryshfete.
Nė llogarinė e zotit Sevan nė Nju Jork depozitoheshin para tė
thata, tė gjitha tė shoqėruara nga njė numėr telefonatash, thotė
zoti Volker.
Raporti mbi korrupsionin nė Programin Naftė pėr Ushqim arriti nė
pėrfundimin se Aleksander Jakovlev, ish-zyrtar i akordimit tė
kontratave pėr Kombet e Bashkuara, u pėrpoq tė kėrkonte rryshfete
lidhur me programin dhe pranoi afro 1 milion dollarė rryshfete
jashtė programit. Zyra e Sekretarit tė Pėrgjithshėm thotė se zotit
Jakovlev iu hoq imuniteti diplomatik pas kėrkesės sė prokurorėve
amerikanė.
Por
Mark Mallok Braun, shefi i personelit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm,
mendon se hetimet kanė pasur njė objektiv tepėr tė ngushtė dhe janė
pėrqėndruar vetėm nė disa individė:
Hetimet nuk kanė hetuar mė gjerėsisht rrjetin e jashtėzakonshėm tė
kompanive nė mbarė botėn, tė cilat pėrfitonin ēdo ditė disa herė mė
shumė se ēdo zyrtar i Kombeve tė Bashkuara.
Raporti theksonte gjithashtu se mesazhet e reja elektronike ēojnė nė
pėrfundimin se Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė Kofi Anan dinte mė
shumė se pohoi fillimisht lidhur me pėrfshirjen nė korrupsion tė njė
kompanie ku ishte punėsuar i biri. Hetuesit thonė se roli i zotit
Anan do tė sqarohet nė raportin e tyre pėrfundimtar qė do tė
publikohet muajin e ardhshėm.
|