|
10 gusht 2005 / TN /
Sadik PELINKU
Thuhet se lojėn e shahut mė sė miri e
sheh ai qė e shikon nga ana. Autori i librit "Kosova- prejardhja e
njė lufte", Stephen Schwartz, mė sė miri e analizon "Shahun
ballkanik", si nga aspekti historik, ashtu edhe nga ai politik,
sociologjik
Mirėpo ky vlerėsim ėshtė i gabuar. Pse? Autorėt
zakonisht mbledhin informata tė ndryshme pėr ngjarjet qė tentojnė
t`i pasqyrojnė me libėr, film, pikturė, apo duke krijuar njė mozaik
tė kuptueshėm dhe tė konsumueshėm pėr ato gjėra tė cilave u
dedikohen.
Stephen Schwartz, kėshtu,
duke shkruar pėr luftėn medjale nė Bosnje dhe Hercegovinė nė veprėn
"Komedia e pandershme e shekullit njėzet", ku problematika e Kosovės
nuk ishte thjesht njė analizė. Autori e
shijoi kėtė gjedhė tė hidhur dhe me vite jetoi me tė, duke iu futur
"nėn lėkurė", duke mos kursyer askėnd, as shtrembėrimet historike,
autarkinė dhe shpesh fatalizmin shqiptar, as gėnjeshtrat e serbėve
gjatė shekujve, por as materializmin dhe interesat divergjente tė
ndėrkombėtarėve nė Kosovė pas vitit 1999.
Kėtė privilegj autori a mundi t`ia
siguroi vetes, si njohės i shkėlqyeshėm i ambientit ballkanik nga
shumė aspekte, shpesh edhe i disa dukurive tė cilat na duken
irelevante, pa u ndriēuar nga tjetėrkush, qofshin ato gjėra pozitive
apo tė meta.
Historia nė kėtė vepėr ėshtė uvertyrė
dhe garnirė e esencės bashkėkohore, e arritjes sė zbėrthimit tė njė
rrokjeje qindvjeēare "dashuri" (dhunė) tė njė anė.
Kjo "gjedhė intelektuale" pėr tė gjithė
popujt nė Ballkan, e jo veē pėr kosovarėt, pėr tė patur shije
universale u krip me erėzat e shumė autorėve si Ovidil, Noel Mallkom,
Milan Shufllai, Durhan Ivo Banac, Dimitrije Tucoviq, Trocki etj.
Libri pėrbėhet nga 10 kapituj dhe dy
shtojca:
1. Shqiptarėt dhe sllavėt,
2. Betejat e Kosovės,
1389 e 1689: rrjedhojat dhe mitet nė historinė serbe,
3. Ripushtimi serb i
Kosovės, 1912-13,
4. Kosova dhe
monarkėt modernė serbė, 1914-1943
5. Kosova dhe
komunizmi nė Shqipėri e Jugosllavi, 1944-1985,
6. Kriza e
Jugosllavisė, 1985-1986
7. Rezistenca
paqėsore dhe shoqėria civile paralele, 1989-1998
8. 1999: ndėrhyrja
dhe rrjedhojat e menjėhershme tė saj
9. Kosova hyn nė
shekullin XXI
10. Pėrmshelje
Shtojca I. "UN GO
HOME"
Shtojca II. Letėr e
haptė Dardan Gushit
Nga pėrmbajtja shihet se ngjarjet nuk
janė njė rastėsi, por kanė zanafillėn historike, arsyet ekonomike,
politike dhe shoqėrore - janė pasojė e forcės ushtarake tė Serbisė,
por edhe"hizmetet" qė kosovarėt ia bėnin vetvetes.
Ndoshta asnjėherė nuk u hedh dritė mbi arsyet kryesore tė
pėrplasjeve ballkanike nė fund tė shekullit, pėrfshirė dhe ato
shqiptaro-serbe, mė thjeshtė dhe mė thellė seē e bėri z. Shcwarz.
Serbia, krejt ndryshe nga pjesėt tjera
tė ish - Jugosllavisė nuk kishte ēka tė sjellė nė tryezen qė mė vonė
do tė quhej "rend i ri botėror". Sllovenia do tė zhvillohej pa
ndihmėn nga Washingtoni ose Moska, udhėheqėsia e saj e kishte
braktisur ekonominė marksiste dhe e kishte ndėrlidhur shtetin
slloven me ekonomitė europiane.
As Kroacia nuk pati probleme nga mungesa
e ndihmės sė huaj. Ajo kishte mundėsi madhėshtore turistike.
Transformimi i saj mund tė pritej me njė zhvillim tė ngjajshėm tė
turizmit siē u ndėrtua Spanja (nga turizmi) nė vitin 1950
Edhe Bosnja e Hercegovina ishte mjaft e
pėrgatitur pėr tė hyrė nė rendin e ri botėror, falė modernizimit tė
bujqėsisė dhe lidhjeve tė saj me vendet islamike.
Kurse Serbia pos rafinimit tė pėrciptė
kulturor tė Beogradit, s`kishte pėr t`iu ofruar botės sė re, falė
synimit tė kuadrove serbe pėr karrierė shtetėrore administrative dhe
kulturore.
Ironia mė e madhe ėshtė se dr.
Vaso Ēubrilloviq, armik i
pėrbetuar i shqiptarėve, duke tentuar nė kohė tė komunizmit t`i
nėnvlerėsojė ato, jep definicionin mė tė mirė tė synimeve shqiptare:
"shqiptarėt, fatkeqėsisht, janė mėsuar me nocionin europiano -
pėrendimor tė pronės private"; ēka mund tė kuptohet si porosia mė
frytdhanėse.
Kjo analizė mė kujtoi thėnien e
shkrimtarit Paullo Kuelo: "formula e alkimisė ėshtė aq e thjeshtė sa
qė mund tė shkruhet nė thėnien e njeriut".
Alkimia e kėsaj analize ėshtė zhveshja e
kauzave tė luftrave nė fund tė shekullit XX, me pak fjalė por mė
thellė se Gjyqi i Hagės vite me radhė.
Si islamolog i famshėm, por dhe njohės i
kaballės, krishterizmit etj., autori komunikon me shumė klerikė pėr
tė "kulluar" ngjarjet nga kėndvėshtrimet e ndryshme, por edhe duke
fokusuar kur situatat kishin adresėn konfesionale - nė shumė raste
tė Kishės Ortodokse Serbe, kur flitet pėr Ballkanin, por dhe
radikalėve islamikė nė njė rrafsh mė tė gjerė.
Autori ėshtė pasqyra e veseve tona.
Shqiptarėt nė kėtė pasqyrė do ta shohin
veten si viktimė, por do t`i shohin "Kuajtė e Trojės" jo si veē
persona, por si vese, kurse serbėt, tė cilėt duhet ta lexojnė kėtė
vepėr pėr t`u zgjuar nga gjumi i mllefit i imperializmit pa bazė
drejt denacifikimit, duke kėrkuar falje nga viktimat, pėrndryshe -
do tė mbesin tumori i Evropės
|