|

7
gusht 2005 / TN
Zėri i Amerikės, mė 6.08.2005
Sot
Japonia pėrkujton 60 vjetorin e hedhjes sė bombės bėrthamore nė
Hiroshimė hera e parė qė njė bombė e tillė pėrdorej nė luftė.
Sulmi ajror amerikan i ndjekur tri ditė mė pas nga njė tjetėr bombė
me plutonium tė hedhur mbi Nagasaki, i bėri japonezėt tė
kapitullonin dhe i dha fund Luftės sė Dytė Botėrore.
Pėr
Japoninė, viktima e vetme e luftės bėrthamore, sulmet lanė njė plagė
nė psikologjinė e kombit, duke krijuar atė qė shumė e njerėz e
quajnė alergji bėrthamore.
Por
tani pas 6 dekadash, Japonia ėshtė bėrė njė vend qė pėrdor energjinė
bėrthamore dhe tabutė lidhur me armėt e mundshme bėrthamore, po
zbehen pak nga pak.
Ēdo vit mė 6 gusht, nė Parkun e Paqes nė Hiroshimė fiks nė orėn 8:15
tė mėngjesit, fillon njė lutje nė heshtje e shoqėruar pastaj nga
rėnia e kambanės, e cila shėnon momentin e saktė kur arma atomike u
hodh me avion mbi kėtė qytet industrial tė Japonisė.
Nė
Hiroshimė dhe Nagasaki, mė shumė se 100 mijė civilė u vranė
menjėherė nga bombat atomike. Qindra mijėra u prekėn nga rrezatimi
radioaktiv shumė prej tyre vdiqėn gjatė javėve, muajve dhe viteve
qė pasuan.
Hiroshima dhe Nagasaki vazhdojnė tė jenė dėshmi tė tmerreve tė
luftės bėrthamore dhe e bėnė Japoninė e shkatėrruar tė shndėrrohet
nė Zvicrėn e Azisė njė vend pacifist dhe me qėndrime tė forta anti-bėrthamore.
Qė nga viti 1956, politika kombėtare e Japonisė ka qenė qė vendi tė
mos zotėrojė ose tė prodhojė armė bėrthamore.
Nė
atė kohė, megjithatė, Japonia ishte nėn ombrellėn amerikane tė
mbrojtjes bėrthamore si aleate e re e Uashingtonit.
Mė pas Japonia u kthye nė njė fuqi qė pėrdorte energjinė bėrthamore,
duke ndėrtuar dhjetėra uzina qė prodhonin energji elektrike pėr kėtė
vend me burime tė pakta natyrore.
Nga fundi i
viteve 70, Japonia filloi tė analizonte nė fshehtėsi mundėsinė qė tė
zotėronte armėt e saj bėrthamore. Studiuesi James Przystup nė
Universitetin Kombėtar tė Mbrojtjes kėtu nė Shtetet e Bashkuara,
shpjegon:
"Ēdo herė, ata arrinin nė pėrfundimin se
kjo nuk do tė ishte njė zgjidhje e mirė pėr Japoninė. Japonia ėshtė
njė vend shumė i vogėl, i cili nuk ka peshė nga pikėpamja
strategjike. Dhe nėse ndodh njė shkėmbim bėrthamor, pozita e saj do
tė ishte mjaft e rrezikuar."
Por
kohėt e fundit, kjo mėnyrė tė menduari po ndryshon. Politikanėt e
Tokios janė tė shqetėsuar rreth kėrcėnimeve tė reja tė mundshme nga
raketat balistike dhe armėt bėrthamore tė Koresė sė Veriut si dhe
nga fuqia nė rritje e Kinės.
Prandaj tani, ideja e krijimit tė njė mbrojtjeje bėrthamore, e cila
ishte tabu para disa dekadash, po debatohet nė qarqet kryesore
politike, akademike dhe tė medias. Kazuhiro Haraguchi ėshtė deputet
i Partisė Demokratike tė opozitės.
"Nėse ndodh mė e keqja dhe Koreja e Veriut fillon provat bėrthamore,
nė Japoni do tė dėgjohen thirrje akoma mė tė forta pėr tu armatosur
me armė bėrthamore si mjet frenues. Kjo nuk mund tė mos pėrfillet."
Pėr
shumė analistė tė Azisė, si Balbina Hwang nė Fondacionin konservator
Heritage nė Uashington, ēėshtja koreanoveriore do tė jetė ndoshta
katalizatori pėr njė garė tė mundshme armatimi bėrthamor nė Azi.
"Nėse kriza nuk trajtohet me menēuri nga Shtetet e Bashkuara,
atėherė mendoj se e ardhmja do tė jetė shumė e rrezikshme. Unė
shikoj njė mundėsi tė madhe pėr njė garė armatimesh, thotė zonja
Hwang."
Por
disa analistė mendojnė se qė Japonia tė fillonte tė kėrkojė armė
bėrthamore, do tė duhej mė shumė se njė provė bėrthamore e Koresė sė
Veriut. Ja ēthotė Weston Konishi i grupit tė studimeve politike
Mansfield Foundation, nė Uashington.
"Nuk mendoj se njė provė bėrthamore e Koresė sė Veriut do tė
shėrbente si shtysė pėr Japoninė qė ajo tė kėrkonte armė bėrthamore.
Mė tepėr do tė ishte fjala pėr njė skenar nė tė cilin aleanca
amerikano-japoneze do tė fillonte tė shpėrbėhej. Me fjalė tė tjera,
nėse ombrella bėrthamore amerikane do tė zhdukej njė ditė, atėherė
Japonia do tė zgjidhte rrugėn e armėve bėrthamore."
Analistėt mendojnė se kjo nuk do tė ndodhė sė shpejti, nė kushtet
kur aleanca midis Tokios dhe Uashingtonit ėshtė mė e fortė se kurrė.
|