|
7
gusht 2005 / TN /
BBC
- Personalitete nga skena botėrore dhe ajo britanike kanė ofruar
ngushėllime dhe kanė shprehur nderim pėr figurėn e ish-sekretarit tė
jashtėm britanik, Robin Cook.
- Ai luajti njė rol kyē nė fushatėn e NATO-s pėr tė dėbuar forcat
serbe nga Kosova nė vitin 1999.
Z.
Cook, 59 vjeē, vdiq tė shtunėn pas njė shėtitje nė malet e
vendlindjes sė tij, Skoci.
Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Annan, ka
folur pėr "intelektin, elokuencėn, vizionin dhe pasionin" e z. Cook.
Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se z. Cook
ishte "mbrojtės i tė drejtave dhe dinjitetit njerėzor".
Kryeministri britanik, Tony Blair, tha se z. Cook ishte njė "talent
i jashtėzakonshėm".
Udhėheqėsi i Partisė Konservatore, Michael Howard tha se z. Cook
kishte dhėnė kontribut shumė tė madh nė politikėn britanike.
Ndėrsa udhėheqėsi i partisė sė tretė, asaj Liberaldemokrate, Charles
Kennedy shprehu "trishtim tė thellė".
Parlamentar i shquar
Zėvendėskryeministri britanik, John Prescott, ishte njėri prej
personaliteteve tė skenės britanike, tė pushtetit dhe opozitės, qė e
e pėrshkroi z. Cook si parlamentarin mė tė shquar tė brezit tė tij.
Z.
Cook dha dorėheqjen nga qeveria britanike nė shenjė proteste ndaj
vendimit pėr tė nisur luftėn nė Irak.
Ai
u bė njė nga zėrat kryesorė kundėrshtarė tė luftės nė Irak.
Atėherė ai tha se po largohej nga posti i udhėheqėsit tė Dhomės sė
Ulėt tė Parlamentit.
Z.
Cook argumentoi se nuk mund tė pranonte pėrgjegjėsi kolektive pėr
vendimin e Britanisė pėr tė ndėrmarrė veprime ushtarake nė Irak pa
arritjen e njė marrėveshjeje ndėrkombėtare dhe pa patur mbėshtetje
nga opinioni i brendshėm publik.
Nė
postin e ministrit tė Jashtėm tė Britanisė, Robin Cook ishte avokat
i njė politike tė jashtme "etike", e cila vė theksin tek tė drejtat
e njeriut.
Ai
luajti njė rol kyē nė fushatėn e NATO-s pėr tė dėbuar forcat serbe
nga Kosova nė vitin 1999.
|