|
6
gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Linda
Karadaku-Ndou
Qeveria e Kosovės do tė dalė sė shpejti me njė plan tė ri pėr
decentralizimin, i cili do tė shqyrtohet nė mbledhjen e ardhshme tė
qeverisė tė martėn. Zėdhėnėsi i qeverisė Daut Dauti, u tha
gazetarėve sot nė Prishtinė, se qeveria do tė vazhdojė diskutimet me
pėrfaqėsuesit politikė tė serbėve tė Kosovės lidhur me kėtė ēėshtje.
Zoti Dauti pohoi se kjo ēėshtje ėshtė diskutuar sot nė takimin midis
zv.kryeadministratorit ndėrkombėtar Lari Rosin dhe kryeministrit
Bajram Kosumi. "Mund tė thuhet qė ėshtė njė qasje e re qė po
krijon qeveria pėr procesin. Nuk parashihet shtim i komunave, ato
pesė projekte do tė jenė ato qė janė".
Plani i ri pėr decentralizimin, do tė fillojė tė zbatohet menjėherė.
Zėdhėnėsi i qeverisė Daut Dauti konfirmoi gjithashtu se tė hėnėn, do
tė vihet gurthemeli pėr njė ndėrtesė tė re pėr romėt qė kanė jetuar
deri tani nė njė kamp nė Plemetin. 36 familje rome do tė gjejnė
strehė nė kėtė ndėrtesė. "
Nga ana e qeverisė do tė kushtojė afro 200 mijė euro qė janė ndarė
para disa ditėsh dhe po ashtu, zoti Rosin, ka premtuar se do tė japė
pjesėn e tij qė ėshtė rreth 200 mijė euro. Por ka shqyrtuar
mundėsinė qė kjo shifėr tė rritet, mundėsisht deri nė 300 mijė, nė
mėnyrė qė tė fillojė edhe ndėrtimi i njė vendbanimi tjetėr nė
Lipjan, pėr 19 familje tė tjera qė do tė vendosen pas kryerjes sė
ndėrtesės".
Kampi i Plemetinit nė tė cilin kanė banuar romėt e zhvendosur nga
pjesė tė ndryshme tė Kosovės, ėshtė konsideruar njė problem shumė i
madh, i cili ėshtė trajtuar nė mėnyrė tė veēantė nga qeveria e
Kosovės nė fillim tė kėtij viti.
|