|
5
gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Barry WOOD
10
vjetori i vrasjes masive tė 8 mijė boshnjakėve tė paarmatosur nga
ana e serbėve nė Srebrenicė dhe rrethinat e saj, u pasqyrua
gjerėsisht nga mediat nė Serbi. Korrespondenti i Zėrit tė Amerikės,
Barry Wood i cili ishte kohėt e fundit nė Beograd njofton se kjo
kthesė e qėndrimit tė shtypit, ishte disi befasuese.
Media serbe nuk e anashkaloi ngjarjen e Srebrenicės. Televizionet e
mbuluan drejtpėrdrejt. Dhe gjatė veprimtarive pėrkujtimore, ministri
i jashtėm serb ishte nė studion e televizionit tė pavarur B92, ku
mori pjesė nė njė bisedė tė drejtpėrdrejtė me myslimanėt e Bosnjės
nė Sarajevė.
Vėmendja u pėrqendrua tek presidenti serb Boris Tadic, prania e tė
cilit nė ceremoni u konsiderua si njė ndjesė publike.
Por
pėrsa i takon ndikimit qė pati, drama e Srebrenicės kishte filluar
qė njė muaj para ceremonive pėrkujtimore kur televizioni serb shfaqi
pamje tė paraushtarakėve serbė pranė Srebrenicės nė vitin 1995 duke
vrarė tė rinj myslimanė boshnjakė. Dusan Radulovic, redaktor nė
Radion shtetėrore Beogradi thotė se efekti nė opinionin publik ishte
i jashtėzakonshėm.
Pėr herė tė parė serbėt e pranuan se atje kishte ndodhur diēka e
tmerrshme, qė ishin kryer krime lufte. Pėr herė tė parė, ata panė
njerėz nė uniformė me flamurin serb nė mėngėn e xhaketės, nė spaleta,
tė kryenin akte absolutisht tė pabesueshme, tė vrisnin gjashtė djem
tė rinj.
Dhjetė gazetat e pėrditshme tė Beogradit i mbuluan gjerėsisht
ceremonitė pėrkujtimore dhe rivarrimin e eshtrave nė Srebrenicė, me
njė larmi pikėpamjesh. Botuesi dhe analisti Bratislav Grubacic thotė
se botimet senacionaliste mbizotėrojnė tani nė tregun serb. Njė prej
tyre, Kurir ėshtė gazeta mė popullore nė Serbi dhe pasqyrimi i saj
ishte i ndryshėm nga konkurrenca.
Pėr shembull, e gjithė pjesa tjetėr e shtypit u pėrpoq tė bėnte
komente modeste dhe tė pėrdorte njė formulim si tė thuash
diplomatik. Ndėrsa nė faqen e parė tė Kuririt shkruhej: Presidenti
serb Boris Tadic ishte nė Srebrenicė pėr ceremoninė pėrkujtimore.
Por kur ai mbėrriti atje, njerėzit po e mallkonin, po e ofendonin
dhe po e kėrcėnonin. Kėshtu qė ėshtė e qartė se ata ishin kundėr
pranisė sė tij.
Zoti Grubacic thotė se ndėrsa disa organe tė medias serbe e kanė
lėnė pas nacionalizmin dhe pasqyrimin e serbėve si viktima, disa tė
tjerė nuk e kanė bėrė njė gjė tė tillė. Por pavarėsisht nga
pasqyrimi shpesh i pabalancuar, serbėt, thotė ai, po fillojnė tė
besojnė se vendi i tyre kishte pėrgjegjėsi pėr masakrėn e
Srebrenicės.
Vėmė re se edhe udhėheqėsit politikė nacionalistė nuk mohojnė se nė
Srebrenicė ishin kryer krime. Tani ata thjesht po thonė se ka patur
krime edhe kundėr serbėve. Tani ne po kalojmė nga faza e mohimit tek
ajo ku thuhet se pati mizori nga tė dyja palėt.
Si
shembull, Dusan Radulovic i Radio Beogradit pėrmend njė artikull nė
gazetėn Novosti qė e krahason Srebrenicėn me vrasjen e serbėve nė
Bosnje, qė ishin tė pėrmasave shumė mė tė vogla.
"Ata pėrpiqen ti vėnė nė barazpeshė vrasjen me njė operacion tė
vetėm tė 7-8 mijė vetėve nė Srebrenicė me vrasjet gjatė njė viti tė
tėrė kundėr serbėve. Kėshtu qė ata pėrmendin tė vrarėt gjatė 4-5
vjetėsh luftė nė atė pjesė tė Bosnjės, duke i vėnė pėrballė njė
ngjarjeje qė ndodhi brenda 5-6 ditėve.
Njė
organizatė amerikane qė vėzhgon median, Irex, vė nė dukje se gazetat
e reja sensacionaliste politike nė Serbi kanė standarde tė ulėta
gazetareske dhe pasqyrimi i ngjarjeve nga ana e tyre ėshtė i
njėanshėm dhe jokorrekt. Megjithatė IREX thotė se pavarėsisht nga
defektet, media serbe ėshtė mė e pėrgjegjshme nga ēishte para pesė
vjetėsh. Nė gjithė rajonin e Ballkanit, sipas kėsaj organizate,
media ka bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr tu bėrė mė objektive, e
balancuar dhe profesionale.
|