|
-
6 gusht 2005 / TN /
-
Nga Kabil BUSHATI (Editoriali
i gazetės "Shkodra")
-
-
Tirana, kryeqyteti ynė, tashmė i ngjan njė Troje. Njė qeveri qė
po ikėn ngadalė, e certifikuar dhe njė qė pret tė vijė me
nxitim, e refrenuar. Nė sheshin e luftės beteja ka mbaruar, pa
heshta e shigjeta, pa shpata e ēomanga, vetėm me fletė votime.
-
-
Kali i Trojės, tashmė prej betoni, qėndron si ogur gri pranė
ndėrtesės pozante tė KQZ-sė. Ushtarėt e partive, janė mė
qesharakėt, njė pjesė qė u pėrket humbėsve po limerjasin
plazheve, ndėrsa pjesa tjetėr qė i pėrket fitimtarėve janė tepėr
tė zėnė pėr tė futė emrat nė listat e humbellave tė qeverisė.
-
-
Nėpėr rrugėt e nxehta, plot pluhur e smog tė Trojės shqiptare,
kanė mbet vetėm prostitutat dhe posterat madhoshė tė deputetėve
nėpėr fasada muresh. Opozita e djeshme po negocion nėn-stop me
aleatėt. Ka filluar shpėrndarja e karrigeve tė kadifenjta.
-
-
Qejfmbetje, gėrthitje, qaravitje, projektmarrėveshje,
ngėrdheshje, rrahje shpatullash. Nė selinė blu vlon kazani. Po
ndahen portofolat. Tė gjitha fėrkojnė duart. . .
-
-
Nė
selinė rozė heshtje varri. Ka humbė kryetari. Pa nam e pa
nishan. Dikush thotė ka shkuar nė Sharm El Shejk, dikush thotė
ka shkuar nė Tenerife tė Kanarive, dikush i bie lapsit mė
larg-ka shkuar nė Majami tė Amerikės.
-
-
Askush nuk tregon tė vėrtetėn, tė gjithė rozalinjt gėnjejnė.
Asnjėri nuk thotė se kryeministri humbės ka shkuar tė fshehė
portofolin e tij e tė bashkėshortes. Askush nuk tė thotė se
mund tė ketė shkuar nė Bankėn e Frankfurtit apo tė Bernės qė tė
ēelė llogari tė sofistikuara.
-
-
Tė
gjithė kanė frikė tė denoncojnė kryeministrin. Edhe mediat. Tė
varurat e tė pa varurat. Tė gjithė thonė se ēifti kryeministror
ka shkuar pėr pushime private rekreative. Pėrse ky konformizėm
mediatik. Pėrse nuk thuhet se ēifti ynė kryeministror ka shkuar
tė fshehė paratė nėpėr bankat e botės ashtu si Imelda me
Markosin e Filipineve.
-
-
Gjithsesi Nano kthehet nė Tiranė incognito, pėr tė u shfaqė atė
natė nė qytetin e Durrėsit sė bashku me Xhoin, nė dasmėn i
ministrit tė rendit Iglli Toska.
-
-
I
veshur me kostum tė zi, sikur nuk ka ndodhė asgjė, kryeministri
ynė humbės, por i pa certifikuar parakaloi para dasmorėve me
tėrė galancėn e tij moskokėēarėse. Si gjithnjė nė darkė nėpėr
televizionet kryeqytetase u shfaq pėr tė kryer ritualin e
zakonshėm tė qaravitjes, Nikollė Lesi, i cili vijon tė ankohet
se partia e tij nuk po pėrfshihet nė qeverinė e re, pėr t'i
dhėnė kėtij kabineti filozofinė kristjane.
-
-
A
thua se Nikolla ka mbet tė na mėsojė filozofinė kristjane, a
thua se nuk ka PD-ja pėrēues tė kėsaj filozofie dhe ka mbet tė
ju a mėsojė Nikolla?! Mė pas, Nano me bashkėshorten u zhdukėn
pėrsėri nga kryeqyteti, i hypėn karterit dhe sėrish do tė
vėrehen nėpėr sportelet e bankave tė Europės. Ndoshta fshehin
parat e drogės, ndoshta arturinat apo bizhutė e thesarit
shtetėror tė vjedhur vite mė parė.
-
-
Pra Nano pėrsėri ka braktisė netėt e Trojės shqiptare. Ndokush
mund tė thotė me skepticizėm:vallė nuk ka pas kohė tė bollshme
qė ai tė fshehė paratė nėpėr bankat e huaja, vallė ka mbet qė
gjatė kėtyre netėve tė fundit tė fshehė devizėn. Mos u ngut
zotėri, ėshtė pėrgjigja e jonė.
-
-
Nano nuk e ka besuar se do tė humbasė zgjedhjet, bile nuk e
beson edhe sot e kėsaj dite qė ti i dashur lexues i gazetės tona
po lexon kėto rreshta. Nano ka besuar dhe beson edhe nė kėtė
moment se vetėm ai ka lindur qė tė drejtojė shqiptarėt.
-
-
Ai
ka kujtuar se do tė luajė pafundėsisht me votat tona. Po
gjithēka nė kėtė botė ka njė limit, ka njė sosje. Edhe Nanos
tani i ėshtė sosė uji i gamiles, i ėshtė sosė vaji i kandilit.
Dhe pėr tė kjo ėshtė njė surprizė e frikshme. Ai ka frikėn e
Makbethit dhe arrogancėn e Hitlerit. Organizmat ndėrkombėtarė
nuk e lejuan Nanon qė tė futė nė veprim policinė pėr tė vjedhur
votat ashtu siē veproi nė 2001-shin. . .
-
-
Gjithsesi Troja-Tiranė po pėrjeton orėt e ankthit. Humbėsit nuk
i besohet se ka humbė dhe ka frikė tė fillojė gjėmėn pėr
pushtetin e humbur, ndėrsa fituesit nuk i besohet se ka fituar
dhe ka frikė t'i bjerė daulles sė fitores. . .
-
-
Kali i Trojės qnėdron i heshtur nė betonin e tij, nė ndėrtesėn e
KQZ-sė, mu nė mes tė kryeqytetit. . .
-
-
Priami ka ikė, ndoshta nė Bankėn e Frankfurtit tė inkasojė
devizėn, ndėrsa Agamenoni qėndron i heshtur nė Selinė blu, nė
katin e tretė.
|
|