|
5
gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Bota ėshtė e sheshtė, nė fund tė fundit. Dhe vetėm duke pranuar e
mbrojtur kėtė fakt, a mundet qė dikush tė ketė sukses? Kjo ėshtė ajo
qė thotė shkrimtari dhe gazetari, fitues i ēmimit Pulitzer, Thomas
Friedman, autor i librit tė ri Bota ėshtė e Sheshtė: njė Histori e
Shkurtėr e Shekullit tė 21-tė.
Historia e shekullit tė 21-tė, qė ėshtė vetėm 5 vjeēare, natyrshėm
duhet tė jetė e shkurtėr. Por nė librin Bota Ėshtė e Sheshtė,
autori Thomas Friedman, thekson se ndryshimet qė kanė ndodhur gjatė
viteve tė fundit janė afat-gjata dhe tė thella. Njė platformė e re
globale, thotė ai, po e sheshon botėn. Pasuria do tė shkojė tek
ato vende, kompani dhe individė qė e kuptojnė platformėn e re
globale, qė e zhvillojnė atė, lidhen me tė dhe e pasurojnė atė mė
tej.
Platforma pėr tė cilėn e ka fjalėn zoti Friedman, pėrbėhet nga tri
elementė: interneti, qė lidh mė shumė njerėz dhe mė lirė se sa ēdo
mjet telekomunikacioni nė histori. Sė dyti, bumi i biznesit tė
motivuar nga teknologjia nė vitet 90, kur miliarda dollarė u
shpenzuan pėr tė shtruar kabllo me fibra optike nė mbarė botėn dhe
sė treti, programet e pėrparuara kompjuterike, qė bėjnė tė mundur
lundrimin nė kėtė rrjet tė pafund kompjuterash. Nė se i bashkon
kėto sė bashku, ēfarė del? Njė platformė globale me bazė interneti
pėr tė shkėmbyer njohuritė, punėn, argėtimin dhe zbulimet.
Zoti Friedman thotė se firma Walmart, kompania mė e madhe nė botė e
shitjeve me pakicė, ėshtė shembulli primar i mėnyrės sė tė operuarit
nė kėtė platformė globale. Mendoni pėr njė moment: Walmarti
ėshtė kompania mė e madhe sot nė Amerikė dhe ajo nuk prodhon asnjė
mall. Ajo ka formuar kėtė rrjet gjigand furnzimi me artikuj nga
gjithė bota, shumė tė lira, me shumė polemika se si i siguron kaq
lirė dhe le mos ta harrojmė kėtė fakt, por arrin ti qarkullojė
mallrat nga gjitha bota nė njė mėnyrė qė ne nuk e kemi parė kurrė mė
parė. Si njė linjė montimi globale.
Zoti Friedman thotė se individėt kanė nevojė pėr dy gjera pėr tė
qėnė tė suksesshėm nė platformėn globale: arsimin dhe
infrastrukturė. Qindra mijėra njerėz nė Indi po bashkėpunojnė
sot me amerikanė pėr projekte nga mė tė ndryshmet. Ata arrijnė ta
bėjnė kėtė pėr dy arsye kryesore: e para se qeveria e tyre ka
krijuar infrastrukturėn e duhur dhe e dyta se kanė aftėsinė pėr njė
gjė tė tillė.
Zoti Friedman e pranon nga ana tjetėr se miliona njerėz nė mbarė
botėn nuk kanė kushte as pėr arsimim dhe as pėr infrastrukturėn
bazė. Megjithatė platforma globale, shton ai, ofron mundėsi pėr tė
gjithė. Zbulimi tjetėr i madh nė bioshkencė mund tė vijė nga njė
15 vjeēar nė Rumani qė shkarkon nė telefonin e tij celular prej 12
dollarėsh hartėn e genomit njerėzor, bėn paralelisht njė kėrkim nė
internet pėr genomin njerėzor, e ēon gjithė informacionin nė
kompjuterin e shtėpisė prej vetėm 200 dollarėsh dhe fillon punon nė
tė.
Zoti Friedman
beson se kjo botė e sheshtė, siē e quan ai, do tė ndihmojė si pėr
arritje pozitive, ashtu edhe pėr qėllime shkatėrrimtare.
Bota e sheshtė funksionon si pėr IBM-in edhe pėr Bin
Ladenin. Al-Kaida ėshtė njė rrjet furnizimi global i hapur, vetėm se
ndryshe nga Wallmarti, qė shet veshje, kėpucė e pastrues, al-Kaida
ėshtė njė furnizues vetė-vrasėsish. Por ajo vepron pak a shumė nė tė
njėjtėn mėnyrė dhe pėrdor tė njėjtėn botė tė sheshtė.
Por
ka edhe shqetėsime tė tjera pėr kėtė globalizim tė shpejtė, ose
sheshim tė botės. Shumė njerėz besojnė se po u shkatėrrohet kultura.
Por zoti Friedman beson se e kundėrta ėshtė e vėrtetė. 20 vjet
mė parė, njė njeri nė Indi ose Kinė, sado i aftė tė ishte, duhet tė
largohej prej andej pėr tė pėrfituar nga aftėsitė e tij. Duhej tė
shkoje pėr shembull nė Minesotėn me dėborė, andej nga jam unė, dhe
tė hiqje dorė nga veshjet tradicionale, ushqimi tradicional dhe tė
shkėputeshe nga miqtė e familja. Sot bota ka ndryshuar, ėshtė bėrė e
sheshtė, dhe mund tė shpikėsh pa qenė nevoja tė emigrosh. Kjo ėshtė
shumė pozitive pėr kulturėn.
Thomas Friedman ėshtė autor i librit Bota Ėshtė e Sheshtė, Njė
Histori e Shkurtėr e Shekullit tė 21-tė. Ai ėshtė gazetar, fitues i
ēmimit Pulitzer, nė gazetėn Nju Jork Tajms.
|
|