5
gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Nė
Shqipėri, njė shtyllė e tensionit tė lartė e linjės sė
interkoneksionit me Kosovėn, ėshtė hedhur nė erė mbrėmė pas njė
shpėrthimi eksplozivi tė vendosur nė katėr kėmbėt e saj. Sipas
njoftimit tė korporatės energjitike shqiptare, bėhet fjalė pėr njė
dėmtim shumė tė rėndė qė do tė kėrkojė tė paktėn 2 muaj kohė pėr tu
riparuar.
Linja e interkoneksionit me Kosovėn cilėsohet si ndėr mė tė
rėndėsishmet pėr tė siguruar furnizimin me energji nga importi.
Korporata energjitike ka paralajmėruar se dėmtimi i rėndė do te
shkaktoje anomali ne furnizimin e rregullt me energji elektrike ne
pothuaj gjithe sistemin elektro-energjetik te vendit.
Ende nuk ka asnjė tė dhėnė mbi motivet dhe autorėt e kėsaj
ngjarjeje, e cila pason njė seri ngjarjesh tė rėnda kriminale qė
kanė ndodhur nė Shqipėri dy javėt e fundit, ku janė regjistruar tė
paktėn 13 vrasje, njė pjesė e mirė e tė cilave ekzekutime tė tipit
mafioz.
Pėr
situatėn e krijuar mbrėmė presidenti Alfred Moisiu u takua me
drejtuesit e strukturave tė sigurisė nė vend. Ngjarjet kriminale tė
kohėve tė fundit ka theksuar presidenti dėmtojnė imazhin e vendit po
dhe sezonin turistik tė verės nga i cili vendit i sigurohen tė
ardhura tė konsiderueshme.
Presidenti Moisiu u kėrkoi drejtuesve tė organeve pėrkatėse tė
marrin masat dhe tė veprojnė me vendosmėri pėr tė parandaluar ēdo
akt kriminal si dhe tė bėjnė maksimumin pėr venien para drejtėsisė
tė autorėve.
|