|
4
gusht 2005 / TN / Zėri i Amerikės
Kėtė muaj, 60 vjet mė parė, Shtetet e Bashkuara hodhėn bombat
atomike nė qytetet japoneze tė Hiroshimės mė 6 gusht 1945 dhe
Nagasaki mė 9 gusht tė vitit 1945. Shumė besojnė se vendimi pėr
pėrdorimin e bombave i dha fund Luftės sė Dytė Botėrore, duke
shpėrtuar mijėra jetė amerikanėsh dhe duke i detyruar japonezėt tė
dorėzoheshin. Por disa historianė shtrojnė tani pyetjen a ishte
vėrtetė i nevojshėm pėrdorimi i armėve aq shkatėrrimtare mbi dy
qytete aq shumė tė populluara?
Nė vitin 1945
kur lufta kishte pėrfshirė Paqėsorin, presidenti amerikan Harry
Truman po shqyrtonte mundėsinė e pushtimit tė Japonisė.
"Parashikimet ishin se kjo do tė ishte njė betejė
shumė e pėrgjakshme pasi japonezėt po grumbullonin trupa, ata kishin
miliona, vėrtetė miliona trupa.
Pra
llogariteshin jetėt e 500 mijė apo mė tepėr amerikanėve nė se do tė
ndėrmerrnin njė sulm tė tillė".
Robert James Maddox ėshtė profesor historie nė pension dhe autori i
librit Armėt pėr Fitore:Vendimi pėr Hiroshimėn. Ai thotė se vendimi
i Trumanit pėr tė hedhur bombėn atomike nuk ishte vėnė asnjėherė nė
pikėpyetje. "Nuk kishte mėdyshje pėr pėrdorimin e bombės, siē u
shpreh njė zyrtari i asaj kohe, sesa kur do tė ishte bomba gati".
Kur
bomba atomike e pėrdorur pėr herė tė parė nė luftė shpėrtheu mbi
qytetin e Hiroshimės, 70 deri nė 90 mijė njerėz u shkrumbuan nė
sekondė. Bomba e dytė shkatėrroi edhe 40 deri nė 60 mijė japonezė tė
tjerė, shumica civilė nė Nagasaki.
Nė
vitet qė pasuan dhjetra mijėra tė tjerė vdiqėn nga efektet e
shpėrthimeve. Japonia kapitulloi, ndoshta pėr arsye tė presionit
psikologjik tė bombave. Lufta me Japoninė pėrfundoi dhe Shtetet e
Bashkuara fituan.
Nė
atė kohė mendohej se mėnjanimi i pushtimit tė Japonisė u shpėtoi
jetėn mijėra amerikanėve. Por autorit Kai Bird qė shkroi biografinė
e Robert Oppenheimerit, njė nga shpikėsit e bombės, thotė se edhe
vetė Oppenheimeri vuri nė pikėpyetje moralitetin e vendimit pėr
pėrdorimin e bombės. "Ai tha se kjo ishte armė terrori qė ishte
pėrdorur mbi njė armik thuajse tė humbur. Kjo ishte diēka e
jashtėzakonshme qė thuhej vetėm disa muaj pas pėrdorimit tė bombės,
nga njeriu qė e shpiku atė".
Disa kritikė sot besojnė se Japonia ishte nė prak tė kapitullimit
dhe se synimi i vėrtetė i administratės Truman ishte tė provonte
fuqinė ushtarake tė sapo krijuar. ... "kjo do tė dėrgonte
mesazhin e duhur nė periudhėn e pas luftės se Amerika kishte kėtė
armė tė fuqishme qė presidenti i referohej si arma e fundit, qė do
tė dėrgonte njė mesazh diplomatik tek sovjetikėt".
Historianėt mė tradicionalė e debatojnė njė analizė tė tillė.
"Njė pjesė mendojnė se hedhja e bombės nuk ishte kapitulli i fundit
i Luftės sė Dytė Botėrore por hapja e kapitullit tė Luftės sė
Ftohtė, se ne hodhėm bombat edhe pse e dinim se Japonia ishte nė
prak tė kapitullimit. Pra bombat i hodhėm pėr tė impresionuar
sovietikėt. Kjo nuk ka kuptim".
Kjo
ėshtė ende njė temė e diskutueshme. Historianėt ende vazhdojnė
debatin rreth vendimit pėr hedhjen e bombės atomike 60 vjet mė parė.
|