|
-
4
korrik 2005 / TN
-
-
Marcie RIES (ambasadorja e
Sh.B.A. nė Tiranė)
-
Amerikanėt janė tė
pėrkushtuar qė tė punojnė me kombet vullnetmira dhe Shqipėria
ėshtė sigurisht njė nga kėto vende, pėr tė lehtėsuar ata qė
vuajnė nė kohėn tonė dhe pėr tė pėrhapur bekimin e lirisė dhe
demokracisė. Veprat vetėmohuese tė mirėsisė dhe kurajės sė
shqiptarėve qė ndihmuan nė mbrojtjen dhe strehimin e refugjatėve
hebrenj nė arrati, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nuk duhen
harruar kurrė.
-
-
Pasardhėsit e atyre
qė u shpėtuan do tė jenė pėrjetė mirėnjohės. Shqipėria ndihet me
tė drejtė krenare pėr tė shkuarėn e saj nė mbrojtje tė hebrenjve
tė kėtij vendi. E ardhur vetė nga njė familje hebrenj, unė ndiej
njė mirėnjohje tė veēantė pėr ata qė morėn mbi vete rreziqe dhe
qė ishin tė gatshėm tė rrezikonin jetėt e tyre pėr tė tjerėt.
Askush tė mos gabohet: rritja e ekstremizmit kudo ėshtė njė
kėrcėnim pėr kėdo, kudo.
-
-
Ne nuk mund dhe nuk
duhet tė lėkundemi nė luftėn kundėr ekstremizmit dhe
intolerancės nė tė kėtushmen dhe tė tashmen. Qofshin
paragjykimet fetare tė ēdo lloji, racizmi apo
ultra-nacionalizmi, sido qė intoleranca tė manifestohet, ėshtė e
rėndėsishme qė tė qėndrojmė tė bashkuar pėr ta mposhtur atė dhe
sėmundjen qė ajo pėrhap.
-
-
Duke u bashkuar nė
kėtė pėrpjekje, ne forcojmė lidhjet qė na bashkojnė dhe u japim
njė goditje atyre qė dėshirojnė tė na ndajnė duke mbjellė
urrejtje, injorancė dhe mosbesim.
-
-
Detyra ėshtė e
qartė: tė mbrojmė ata, dinjiteti dhe liria, apo edhe jeta e tė
cilėve mund tė kėrcėnohen, jo pėr shkak tė asaj qė kanė bėrė,
por pėr shkak tė asaj qė janė.
-
-
Ne duhet tė jemi vigjilentė dhe
duke mbrojtur dokumentet e sė shkuarės ne mund tė sigurojmė qė
brezat e sė ardhmes tė jenė mė mirė tė armatosur kundėr
ideologjive qė mbėshteten nė urrejtje dhe pėrjashtim.
-
-
Njė ndėr mėsimet qė
mund tė nxjerrim nga holokausti ėshtė qė ndonjėherė ėshtė e
nevojshme pėr tė gjithė ata qė janė kundėr tiranisė dhe qė
ndajnė sė bashku njė respekt tė pėrbashkėt pėr tė drejtat e ēdo
individi, tė bashkohen nė tė njėjtėn kauzė pėr tė mbrojtur ata
individė kushdo dhe kudo qė tė jenė.
-
-
Pėrpara se tė
mbaroj, dėshiroj tė ndaj me ju diēka tė veēantė qė mora sot nė
mėngjes. Ėshtė njė letėr nga Eliot Engel, anėtar i Kongresit tė
Shteteve tė Bashkuara, i cili tregon interes shumė tė veēantė nė
ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
-
-
Ai vetė ėshtė nga
shteti i Nju- Jorkut, dhe besoj se disa prej jush e dinė qė ai
na bėri njė vizitė kėtu pak kohė mė parė. Do t'ju lexoj pak nga
letra e tij:
-
-
-
E dashur
ambasadorja Ries!
-
-
Dėshiroj tė shpreh
mbėshtetjen time tė fortė pėr marrėveshjen qė nėnshkruhet sot
midis Muzeut tė Shteteve tė Bashkuara nė Kujtim tė Holokaustit
dhe Arkivit Qendror tė Shtetit tė Shqipėrisė.
-
-
Synimi i Muzeut tė
Shteteve tė Bashkuara nė Kujtim tė Holokaustit ėshtė tė ēojė
pėrpara dhe tė pėrhapė njohuri pėr holokaustin, tė ruajė
kujtimin e atyre qė kanė vuajtur, si dhe tė nxisė reflektimin
mbi ēėshtjet morale dhe shpirtėrore qė dalin nga ngjarjet e
holokaustit, si dhe pėr pėrgjegjėsinė e vetė njerėzve kur
ndodhin tė tilla tragjedi.
-
-
Unė e kam vizituar
muzeun dhe mund tė dėshmoj qė fuqia e mesazhit tė tij shprehet
nėpėrmjet koleksionit tė tij mbresėlėnės, programeve
shumėplanėshe, edukuese dhe ekipit tė ekspertėve qė ka. Edhe
njėherė, dėshiroj tė ndaj me ju mbėshtetjen time tė plotė pėr
marrėveshjen qė firmoset sot.
-
-
Me njė
shkėmbim tė tillė informacioni, tė kuptuarit ndėrkombėtar mbi
holokaustin vetėm do tė rritet dhe nėpėrmjet kėsaj njohurie, ne
mund tė rikonfirmojmė se tmerre tė tilla nuk duhet tė ndodhin
kurrė mė."
-
-
Nėnshkruar, Eliot
Engel, anėtar i Kongresit.
-
-
Unė dėshiroj t'ju
falėnderoj personalisht tė gjithėve ju, pėr t'u bashkuar me ne
nė kėtė nėnshkrim qė ka njė rėndėsi kaq tė madhe pėr njerėzit nė
Shqipėri, nė Shtetet e Bashkuara dhe pėr tė gjithė njerėzit nga
e gjithė bota qė do tė vizitojnė muzeun dhe qė do tė kenė akses
nė disa prej informacioneve qė ruhen atje.
-
-
(Nga
fjala e ambasadores Marcie B. Ries, nė ceremoninė
e nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Bashkėpunimit mes DPA-sė dhe
Drejtorisė sė Memorialėve nė SHBA)
|
|