|
-
4
gusht 2005 / TN
Ēerēiz
LOLOĒI
-
-
Pėr njė kohė tė gjatė dokumentet arkivore pėr
fatin e hebrenjve nė Shqipėri para dhe gjatė Luftės sė Dytė
Botėrore kanė qenė jashtė interesit shkencor tė studimeve
vendėse e tė huaja. Kjo ka ndodhur kryesisht pėr shkak tė
karakterit anti-izraelit tė politikės zyrtare gjatė periudhės
totalitare. Veē kėtij fakti, pėr periudhėn e mėvonshme, njė
kufizim i dukshėm qė mund tė shpjegojė vonesėn mbetet kuptimi
tradicional i luftės vetėm si antifashizėm.
-
-
-
Disa studime monografike qė janė botuar nė SHBA
nga Dr. Bernd Fischer dhe Dr. Harvey Sarner kanė plotėsuar
mungesėn e studimeve vendėse, por ato janė mbėshtetur kryesisht
kryesisht nė burimet perėndimore dhe nė kujtime tė hebrenjve tė
mbijetuar. Burimet e arkivave shqiptare nuk janė kėshilluar prej
tyre.
-
-
Pėrpjekjet e para qė janė bėrė nė dy dekadat e
fundme pėr tė prekur diēka nė kėtė pasuri dokumentare nga
studiuesit vendės kanė qenė kryesisht nė formėn e nismave
individuale, disa herė tė nxitura prej qėllimesh dashamirėse,
por jo me thellėsi tė mjaftueshme shkencore.
-
-
-
Pesė vjet mė parė, gjatė punimeve tė Forumit
Ndėrkombėtar tė Holokaustit nė Stokholm, Drejtoria e
Pėrgjithshme e Arkivave paraqiti njė kumtesė informuese mbi
burimet arkivore rreth shpėtimit tė hebrenjve nė Shqipėri.
Kėshtu nisi angazhimi institucional i Arkivave tė Shqipėrisė pėr
promovimin ndėrkombėtar tė pasurive dokumentare qė ruajnė pėr
fatin e hebrenjve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Gjatė viteve nė vijim nga njė grup specialistėsh
arkivistė u punua pėr hartimin e njė udhėrrėfyesi pėr dokumentet
arkivore tė Shqipėrisė pėr hebrenjtė. Ky udhėrrėfyes tashmė ėshtė
pėrfunduar, ėshtė pėrgatitur botimi i tij shqip e italisht dhe
shumė shpejt, brenda vitit 2005, do tė realizohet botimin e tij,
nė bashkėpunim me Fondacionin Gramshi dhe Arkivat Shtetėrore tė
Italisė.
-
-
Nė kėtė udhėrrėfyes janė pėrzgjedhur dhe koleksionuar
pėrshkrimet e pjesės mė tė madhe tė dokumenteve pėr hebrenjtė nė
arkivat shqiptare, duke filluar nga fundi i shekullit tė 17-tė e
kėndej. Udhėrrėfyesi, sido qė nuk mund tė pretendohet tė
pasqyrojė nė tėrėsi dokumentacionin me kėtė temė, do tė jetė njė
lehtėsi e ēmuar pėr kėrkime pėr tė huajt dhe vendėsit.
-
-
Nė fillim tė vitit 2004 Arkivat e Shqipėrisė
pėrgatitėn dhe zhvilluan, nė bashkėpunim me Qendrėn Hebraike tė
Dokumentimit Bashkėkohor tė Milanos, me Universitetin e Barit
dhe me Ambasadėn e Izraelit nė Romė, njė konferencė shkencore
ndėrkombėtare kushtuar argumentit tė shpėtimit tė hebrenjve nė
Shqipėri.
-
-
Viti 2004 ishte gjithashtu viti i pėrgatitjes sė
paraprojektit tė Ligjit Pėr shpalljen e Ditės sė Kujtesės dhe
i mbrojtjes sė tij nė Kuvendin e Shqipėrisė. Ky ligj, pas
diskutimeve nė seancė plenare, u miratua me konsensusin e tė
gjithė pėrfaqėsuesve politikė. Drejtoria e Pėrgjithshme e
Arkivave dhe Akademia e Shkencave tė Shqipėrisė bashkėpunuan me
njė varg institucionesh ndėrkombėtare pėr hartimin e
para-projektit tė kėtij ligji, pėr promovimin e tij, si dhe pėr
organizimin e veprimtarive tė edicionit tė parė. Me kėtė rast u
hap edhe ekspozita Kjo mund tė tė ndodhė edhe ty, qė u
konceptua si njė thirrje pėr reflektim dhe parandalim tė
katastrofave qė shkaktojnė krimet kolektive.
-
-
Arkivat vazhduan tė punojnė pėr tė mundėsuar
dokumentimin e rolit tė Shqipėrisė pėr shpėtimin e hebrenjve nė
periudhėn e Luftės sė Dytė Botėrore edhe gjatė vitit 2005. Njė
grup kineastėsh amerikanė, midis tė cilėve znj. Laura Shapiro
dhe znj. Myriam Abramovitz, punuan me specialistė shqiptarė tė
arkivistikės pėr pėrgatitjen e njė dokumentari me kėtė temė.
Vizita e Ambasadores sė Izraelit nė Shqipėri znj. Irit Ben-Abba
nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Arkivave nė muajin prill 2005
nxiti vendosjen e kontakteve tė bashkėpunimit me institucione tė
tilla si Muzeu Yad Vashem, Akademia e Shkencave dhe Arkivat e
Izraelit.
-
-
Marrėveshja qė u nėnshkrua sot nga Drejtori i
Pėrgjithshėm i Arkivave tė Shqipėrisė Shaban Sinani dhe Drejtori
i Programeve Ndėrkombėtare Arkivistike tė Muzeut tė Memorialit
tė Holokaustit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pėrfaqėson
njė nismė qė finalizon pėrpjekjet shumėvjeēare tė arkivave tė
Shqipėrisė pėr njė angazhim strategjik nė kėtė fushė. Kjo nuk
ėshtė njė marrėveshje pragmatiste, nė kuptimin qė nuk ėshtė nė
qėllimin e saj fitimi financiar.
-
-
Arkivat e Shqipėrisė kanė
ofruar akses tė shkallės maksimale pėr partnerėt amerikanė pėr
dokumentet qė kanė tė bėjnė me fatin e hebrenjve nė Shqipėri dhe
mė gjerėsisht pėr historinė e rreshtimit antifashist tė popullit
shqiptar pėrkrah aleancės sė madhe botėrore; pėr problemet dhe
specifikėn qė ka pasur kjo luftė nė Shqipėri.
-
-
Objekt i marrėveshjes janė rreth 5000 fletė
dokumente, qė i takojnė periudhės 1933-1945, nė tė cilat
dėshmohet fati i rreth 3000 hebrenjve tė ardhur nė Shqipėri nga
shumė vende europiane nė gjendje pushtimi. Marrėveshja pėrmban
angazhime tė palėve edhe pėr shkėmbim riprodhimesh tė
dokumenteve tė fondeve tė luftės nė njė kuptim tė gjerė.
-
-
Sipas drejtuesve tė Arkivave tė Shqipėrisė, ėshtė
nė nderin e popullit shqiptar, qė i fshehu dhe i shmangu nga
rreziku nazist hebrenjtė e ardhur nė Shqipėri nga thuajse tė
gjitha vendet e rajonit tė Ballkanit, dhe nuk dorėzoi asnjė prej
tyre. Por ėshtė detyra e institucioneve tė kujtesės tu japin
mundėsi studiuesve, brenda e jashtė vendit, pėr tė shpjeguar
shkencėrisht dhe duke bashkuar argumente kombėtare e
ndėrkombėtare pse dhe si ndodhi kjo.
-
-
Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave shprehu
besimin e saj se bashkėpunimi me Muzeun e Memorialit tė
Holokaustit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, njė
institucion i specializuar dhe me admirim ndėrkombėtar, do ti
shėrbejė promovimit tė dokumenteve arkivore pėr hebrenjtė nė
Shqipėri, duke shėrbyer si njė medium i rėndėsishėm pėr
studiuesit e huaj.
-
-
Bashkėpunimi midis dy institucioneve mbėshtetet
nė filozofinė se institucionet e kujtesės duhet ti shėrbejnė
ndriēimit tė historisė sė lidhjeve tė pėrbashkėta
shqiptaro-hebraike, veēanėrisht atyre tė periudhės sė Luftės sė
Dytė Botėrore. Por kėshtu do tė shlyhet dhe njė detyrim
njerėzor, duke ofruar burimet vendėse pėr tė rindėrtuar
historinė individuale tė ēdonjėrit qė u rrezikua nė vitet e
tmerrit nazist. Historia e kombeve dhe e bashkėsive bėhet nga
historia e individėve pjesėtarė tė tyre.
-
-
Bashkėpunimi me Muzeun
e Memorialit tė Holokaustit tė ShBA do tė jetė nė dobi tė
njohjes sė njė Shqipėrie tjetėr nė botė, tė njė Shqipėrie qė,
si rrallėkush tjetėr, problemin e hebrenjve e deklaroi
politikisht, nė rrugė diplomatike dhe nė korrespondencėn e saj
zyrtare njė ēėshtje tė brendshme tė saj.
-
-
Arkivat e Shqipėrisė janė njė dritare e vogėl pėr
tė parė njė cilėsi tė lartė njerėzore, pėr tė kuptuar se
holokausti nuk ka qenė njė gjė e pashmangshme, pėr tė kuptuar se
rezistenca antifashiste mund tė ishte njėherėsh edhe njė
rezistencė kundėr holokaustit dhe e pandarė prej saj. Nga kjo
dritare shihet se njė popull i vogėl bėri njė sfidė qė bėnė
sikur nuk e panė seli e qendra tė larta tė botės sė madhe,
pėrpara syve e dyerve tė tė cilave u masakruan mijėra hebrenj.
Sot ėshtė e lehtė tė ėmbėlsosh historinė dhe ti kthesh episodet
nė qėndrim tė pėrgjithshėm politik, por dikur nuk ka ndodhur
kėshtu.
-
-
Katastrofa e njohur me emrin Shoah, zbatim i
doktrinės naziste tė demoracės dhe tė zhdukjes pėrfundimtare,
ėshtė njė plagė e pambyllur e Luftės sė Dytė Botėrore, ėshtė njė
kujtim rrėnqethės pėr tė gjithė ata qė e jetuan dhe e
pėrballuan. Por ky ėshtė njė tmerr qė duhet njohur, pėr tė mos u
pėrsėritur mė.
-
-
-
HEBRENJTĖ, SHQIPTARĖT DHE ARKIVAT
-
-
Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet
historike-kulturore midis shqiptarėve dhe hebrenjve ekzistojnė
qysh prej antikitetit. Gjurmėt e kėtyre lidhjeve janė ruajtur nė
arkeologji, nė etnologji, nė besim e rite, nė histori e kronika,
dhe mbi tė gjitha nė arkiva. Ky ėshtė mendimi qė u shpreh nė
bisedime dhe nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjes midis
arkivave tė Shqipėrisė dhe Museut Memorial tė Holokaustit tė
SHBA. Sipas drejtorit tė pėrgjithshėm tė arkivave Shaban Sinani
katėr janė ardhjet mė tė mėdha tė hebrenjve nė hapėsirėn
shqiptare dhe tė katra lidhen me periudhat mė rė njohura tė
rrezikimit tė shpeshtė kolektiv tė hebrenjve:
-
-
- Nė shekujt e parė tė erės sė re, kur
hebrenjtė depėrtoheshin si skllevėr nė ish-perandorinė romake
(hebrenjtė romaniotė);
-
- Nė periudhėn e inkuizicionizmit perėndimor,
sidomos tė atij spanjoll, nė fund tė mesjetės (hebrenjtė
safardikė);
-
- Nė periudhėn e pėrndjekjes masive prej
ish-perandorisė osmane pas dėshtimit tė kryengritjes sė
udhėhequr prej mystical Messiah Sabetha Zevi;
-
- Nė periudhėn e shpalljes sė doktrinės
naziste tė demoraza-s (final solution).
-
-
Fakti qė populli shqiptar u ėshtė gjendur nė krah
hebrenjve nė kohėra shumė tė rrezikshme ėshtė nė nderin e tij,
por njėherėsh dėshmon njė lidhje tė fortė kulturore dhe
shpirtėrore. Nė asnjė fazė tė historisė sė popullit shqiptar,
madje nė atė mė tė afėrt, pavarėsisht se cili ka qenė qėndrimi
politik zyrtar i autoriteteve shtetėrore, nuk ka dėshmohen
psikoza antisemite.
-
-
Ėshtė pėr tu shėnuar fakti qė dėshmohet nė
dokumente se nė vitet 1960 autoritetet komuniste tė Tiranės,
megjithėse nuk mbanin asnjė marrėdhėnie diplomatike me Izraelin,
lejuan lėnien e shtetėsisė shqiptare pėr afro 200 hebrenj qė
kėrkuan tė shkojnė vullnetarė nė mbrojtje tė vendit tė tyre
(periudha e njohur e luftės 5-ditore).
-
-
Ėshtė e ditur botėrisht se Shqipėria ėshtė njė
prej vendeve tė rralla nė botė ku gjatė Luftės sė Dytė Botėrore
gjetėn shpėtim jo vetėm hebrenjtė e vet, por edhe disa mijėra
hebrenj tė vendeve tė Ballkanit dhe tė Europės Qendrore.
-
-
Para luftės Shqipėria kishte vetėm 200 hebrenj qė
e kishin deklaruar etnicitetin e tyre. Nė fund tė luftės
Shqipėria kishte 2500-3000 hebrenj tė ardhur nga Dalmacia, Mali i
Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia.
-
-
Asnjė hebre nuk iu dorėzua autoriteteve pushtuese
nga populli shqiptar dhe nga organizatat politike tė asaj kohe.
Populli shqiptar dhe autoritetet e tij i fshehėn hebrenjtė nė
familjet vendėse, i veshėn me kostume tradicionale shqiptare.
-
-
Nazistėt i kėrkuan Tiranės tė dorėzonte
urgjentisht arin bankar dhe listat e hebrenjve. Ėshtė e ditur se
nazistėt e morėn jo vetėm arin bankar, por edhe rezervėn nė
kartėmonedhė tė parasė sė vendit. Kurse listat e hebrenjve nuk i
morėn kurrė, sepse shqiptarėt, me njė konsensus tė pėrgjithshėm
dhe tė padeklaruar, pavarėsisht nga bindjet dhe rreshtimi
politik i tyre, e quajtėn ēėshtjen hebraike ēėshtje tė
brendshme tė tyre.
-
-
Shqipėria ėshtė ndoshta vendi i vetėm i pushtuar
prej nazifashistėve qė nuk miratoi asnjė ligj antihebraik gjatė
luftės.
-
-
Hebrenjtė erdhėn nė Shqipėri nga vendet e
Ballkanit nė formė grupimi kolektiv dhe nė formė individuale.
-
-
Tri grupimet mė tė mėdha tė hebrenjve tė ardhur
nga ky rajon pėr tė gjetur shpėtim kėtu janė:
-
- 192 hebrenj tė Kotorrit (1942, Mali i Zi);
-
- 350 hebrenj tė Dalmacisė (Splitit, 1942);
-
- 500 hebrenj tė Serbisė, pėrqendruar nė Kosovė
(1942).
-
-
Ardhja e hebrenjve nė Shqipėri u pėrgatit qysh
gjatė viteve tė para tė shpalljes sė doktrinės naziste final
solution. Njė rol tė dorės sė parė luajti ish-ambasadori i ShBA
nė Tiranė dhe njė prej miqve mė tė sinqertė tė Shqipėrisė Herman
Bernstein, i cili ishte edhe vetė hebre. Vitet 1930 nė gjithė
Perėndimin njihen si golden age e hebrenjve nė Shqipėri. Ėshtė
pikėrisht kjo koha kur shtypi pronazist botonte vazhdimisht
artikuj ku flitej me alarm pėr kolonizimin izraelit tė
Shqipėrisė dhe pėr shndėrrimin e Shqipėrisė nė njė Palestinė
tė dytė.
-
-
Por po ashtu kjo ėshtė koha kur Komisariati i
Lartė i Refugjatėve pranė Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė dhe
organizatat ndėrkombėtare qė u krijuan pėr tė parandaluar
katastrofėn globale ndaj hebrenjve Shoah zhvilluan bisedime me
autoritetet shqiptare pėr tė krijuar mundėsi tė zhvendosjes
masive tė hebrenjve tė vendeve tė Europės Qendrore, qė e kishin
mė afėr rrezikun e likuidimit. Intelektualėt shqiptarė bėnė
maksimumin pėr tė shpėtuar kolegėt e vet hebrenj, sidomos
albanologun e mirėnjohur Norbert Jokl, i cili u dėbua nga
Universiteti i Vjenės dhe u ekzekutua nė Minsk vetėm pse ishte
hebre.
-
-
Nuk ėshtė e rastit qė nė Shqipėri erdhėn dhe gjetėn
strehė emra tė njohur tė botės hebraike, intelektualė tė shquar,
si prof. Stanislav Zuber, dr. Weitzman, dr. Ovrinofski, dr.
Josef Levi (Pepe Levi), dr. Leo Thur dhe shumė tė tjerė, sepse
pikėrisht intelektualėt hebrenj ishin tė parėt qė viheshin nė
shenjėn e nazistėve.
-
-
Pėr tė gjitha kėto dhe pėr shumė ēėshtje tė tjera
ėshtė shkruar fare pak dhe kur ėshtė shkruar gjėrat janė
trajtuar nė mėnyrė tė sipėrfaqshme. Prandaj nuk ka qenė e mundur
qė tė njihet kjo faqe e ndritur e historisė sė popullit
shqiptar. Njė popull qė nuk ka marrė pjesė nė holokaustin e
pėrbindshėm nazist ka dhėnė njė provė se nuk ka cilėsinė pėr tė
ushtruar krime kolektive.
-
-
Janė rreth 5000 fletė dokumente tė
cilat dėshmojnė ekzistencėn si komunitet tė hebrenjve nė
Shqipėri prej sė paku tre shekujsh; rolin e tyre pėr orientimin
e lidhjeve ekonomike tė Shqipėrisė drejt Perėndimit qysh nga
mesjeta, shkėmbimin e vlerave kulturore dhe fetare me vendėsit,
deri tek shpėtimi historik i tyre nė vitet e epidemisė
nazifashiste. Prandaj nuk ėshtė aspak e rastit qė pikėrisht
arkivave iu besua hartimi i projektit tė Ligjit Pėr shpalljen e
Ditės sė Kujtesės, qė u miratua vjet nga Kuvendi i Shqipėrisė,
duke e bashkuar kėtė vend me njė tjetėr standard ligjor
euro-atlantik.
-
-
Marrėveshja qė u nėnshkrua, pohon z. Sinani,
krijon tė gjitha kushtet qė kjo pjesė e historisė sė pėrbashkėt
shqiptaro-hebraike tė zėrė vendin e merituar nė njė mjedis
ndėrkombėtar, nė njė institucion tė specializuar, siē ėshtė
Memorial Museum of Holocaust i Nju Jork-ut.
-
-
Kjo marrėveshje do
tė bėjė qė roli i Shqipėrisė nė mbrojtje tė hebrenjve tė mos
jetė thjesht njė gojėdhėnė dhe as njė faqe e bardhė, pa burime
dhe dėshmi. Institucionet qė nėnshkruan marrėveshjen do tė
mundėsojnė qė burimet pėr lidhjet shqiptaro-hebraike, pėr vendin
e Shqipėrisė nė aleancėn botėrore antifashiste dhe rolin e saj,
pėr vetė historinė e rezistencės vendėse dhe tė bashkėpunimit me
aleatėt perėndimorė, tė promovohen nė shkallė tė gjerė dhe tė
disponohen lirisht, siē ėshtė nė kulturėn e shoqėrive tė hapura
demokratike.
-
-
-
FJALA E HAPJES E ZOTIT SHABAN SINANI NĖ CEREMONINĖ E NĖNSHKRIMIT
TĖ MARRĖVESHJES ME MEMORIAL MUSEUM OF HOLOCAUST TĖ SHBA
-
-
Nga Shaban SINANI
-
-
Shkėlqesia Juaj znj. Marcie Ries, Ambasadore e
SHBA nė Tiranė;
-
Tė nderuar miq, pėrfaqėsues tė Muzeut Memorial tė
Holokaustit tė SHBA;
-
Zonja dhe zotėrinj tė pranishėm, pėrfaqėsues tė
institucioneve shkencore-akademike tė Shqipėrisė dhe tė
organizatave joqeveritare,
-
Tė dashur kolegė,
-
-
Drejtoria e Pėrgjithshme e Arkivave tė Shqipėrisė
dhe Muzeu Memorial i Holokaustit i Shteteve tė Bashkuara tė
Amerikės janė gati tė nėnshkruajnė njė marrėveshje bashkėpunimi
afatgjatė pėr kėrkime dhe shkėmbime nė fushė tė dokumentacionit.
-
-
Unė ju falėnderoj qė e keni vlerėsuar kėtė
ngjarje dhe sot jeni bashkė me ne pėr tė nderuar kėtė ceremoni.
-
Arkivat e Shqipėrisė kanė vite qė po punojnė pėr
tė bėrė tė njohura brenda vendit dhe ndėrkombėtarisht pasurinė
dokumentare qė ruajnė nė lidhje me holokaustin, katastrofa mė e
madhe njerėzore e shekullit tė 20-tė dhe ndoshta e tė gjitha
kohėrave.
-
60 vjet pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė
Botėrore, holokausti mbetet ende njė plagė e hapur pėr
njerėzimin.
-
-
Nė gjuhėn e burimit holocaust do tė thotė
sakrifikim me zjarr pėr nder tė hyjnive. Ajo qė ndodhi me
hebrenjtė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore qe vėrtet njė sakrifikim
me zjarr, por ky flijim nuk iu kushtua asgjėje hyjnore, asgjėje
sublime. Fati i afro 7 milionė hebrenjve u pėrcaktua nga teoria
ēnjerėzore e demoracės, nga doktrina naziste e zhdukjes
pėrfundimtare. Pėr herė tė parė shfarosja masive u kthye nė
industri. Fitimtarėt e Luftės sė Dytė Botėrore, me tė drejtė,
nga njėri jubile nė tjetrin, shpallin numrin e dėshmorėve qė
kanė dhėnė pėr ēlirimin e njerėzimit prej epidemisė
nazifashiste. Por 7 milionė hebrenj tė shfarosur mbeten edhe sot
e kėsaj dite thjesht viktima.
-
-
Holokausti ėshtė njė prej taksave mė tė mėdha qė
pagoi njerėzimi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Arkivat e Shqipėrisė janė njė dritare e vogėl pėr
tė parė pėrmasat e llahtarshme tė holokaustit nazist. Por nga
kjo dritare e vogėl mund tė shihet njė prej pamjeve mė tė
veēanta tė kėsaj katastrofe. Nga kjo dritare mund tė shihet se
holokausti nuk ka qenė aspak njė dukuri e pashmangshme. Kujtesa
e shkruar e popullit shqiptar dėshmon se, ashtu sikurse
rezistenca antifashiste, qė mori pėrhapje botėrore, ashtu dhe
rezistenca kundėr katastrofės sė quajtur Shoah mund tė merrte
tė njėjtėn pėrmasė.
-
-
Shqipėria njihet nė botė si vendi ku jo vetėm nuk
u dorėzua asnjė hebre, por fundi i luftės e gjeti me 15-fishin e
numrit tė hebrenjve rezidentė tė regjistruar nė fillimin e viteve
1930. Kjo ndodhi nė njė kohė kur qendra tė mėdha me influencė nė
botė gati-gati bėnin sikur nuk e shihnin tmerrin qė po ndodhte
para syve tė tyre dhe tek portat e selive tė tyre. Shqipėria
ėshtė njė prej vendeve tė rralla nė botė ku nuk u vunė nė veprim
ligje antihebraike. Shqipėria ėshtė njė prej vendeve tė rralla
nė botė ku mbrojtja e hebrenjve u quajt zyrtarisht ēėshtje e
brendshme e saj. Lufta e Dytė Botėrore shkaktoi rigrupime
politike cilėsore edhe nė Shqipėri, konflikte dhe acarime tė
brendshme, por, pėr sa u takon hebrenjve, u shfaq njė konsensus
mbipolitik i pashkruar.
-
-
Shpėtimi i hebrenjve nė Shqipėri ėshtė pjesė e
kontributit tė saj nė aleancėn antifashiste botėrore. Pėr fat tė
keq, ky kontribut ėshtė gati i panjohur nė terma shkencorė. Ne
do tė punojmė pėr shumė kohė, me frymė hapjeje, mirėkuptim e
kolegjialitet, me Muzeun Memorial tė Holokaustit, pėr tė ofruar
burimet tona dhe njohjen tonė pėr tė mundėsuar qė kėrkuesit tė
shohin jo vetėm me pasion, por mė shumė me reflektim tė thellė,
pėrmes kėsaj dritareje qė po hapim, ēfarė ndodhi nė kėtė vend tė
vogėl tė tė papriturave tė mėdha me hebrenjtė e ardhur nga shumica
e vendeve tė Ballkanit dhe tė Europės.
-
-
Marrėveshja qė kemi gati pėr tė nėnshkruar ėshtė
shprehje e njė pėrgjegjėsie tė pėrbashkėt qė kanė dy
institucionet tona. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e dyfishtė: me
karakter njohės dhe me karakter human. Ne do tė bėjmė gjithēka
pėr ti pėrmbushur kėto pėrgjegjėsi. Pėr arkivat e Shqipėrisė
dhe pėr imazhin e kėtij vendi ėshtė nder dhe shans qė dokumentet
tona pėr fatin e hebrenjve tė jenė tė komunikueshme nė Muzeun
Memorial tė Holokaustit, nė njė mjedis ndėrkombėtar qė admirohet
kudo nė botė pėr filozofinė e shėrbimit tė vet; nė njė prej
institucioneve mė tė specializuara nė shkallė globale.
-
-
Nė emėr
tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Arkivave dhe me tė drejtat qė e
njohura prej ligjit vendės pėr shėrbimin arkivor, unė e kam
siguruar z. Radu Ioanid, Drejtor i Programeve Ndėrkombėtare
Arkivistike tė kėtij institucioni, se Arkivat e Shqipėrisė do tė
ofrojnė komunikim tė shkallės mė tė lartė. Kemi humbur mjaft
kohė duke i trajtuar disa nyje etnotipike tė popullit shqiptar
jashtė kronologjisė dhe burimeve.
-
-
Arkivat do tė ofrohen pėr bashkėpunim ndaj
partnerėve amerikanė edhe pėr tė mundėsuar njė kuptim tė
pėrgjithshėm tė historisė sė luftės nė Shqipėri. Mungesa e njė
kontekst tė tillė njohjeje dhe burimesh do tė linte pa njė
pėrgjigje vetė pyetjen pse nė Shqipėri spati holokaust.
-
-
Para se tė ti lė fjalėn kolegut tim tė nderuar,
Dr. Radu Ioanid, dėshiroj tu shpreh falėnderimet e mia:
delegacionit tė Muzeut Memorial tė Holokaustit, Shkėlqesisė sė
Saj znj. Marcie Ries, ambasadore ShBA nė Tiranė; kėshilltarėve
tė saj, veēmas znj. Bernadette Roberts, si dhe bashkėpunėtorėve
tė mi, tė cilėt kanė investuar nė kėtė marrėveshje dijet,
shpirtin dhe zemrėn e tyre.
-
-
Ju faleminderit pėr durimin.
|
|