|
2 gusht 2005 /
TN
/ Zėri i Amerikės
Raimond KOLA
Policia e Vlorės tha sot se gjeti trupin pa jetė tė njė vajze
njėzetvjeēare e cila pak kohė mė parė kishte denoncuar njė varg
oficerėsh tė policisė sė kėtij qyteti tė pėrfshirė nė korrupsion dhe
trafiqe.
Sipas burimeve policore Joana Dudushi, nėnė e njė foshnje disa
muajshe, ėshtė qėlluar me thikė nė zemėr dhe mė pas ėshtė hedhur
nė det. Policia tha se kishte nisur hetimet pėr vrasėsit.
Partia Demokratike e opozitės pėrmes nėnkryetares sė saj Jozefina
Topalli kėrkoi angazhimin e Prokurorit tė Pėrgjthshėm pėr tė hetuar
rrethanat qė kanė ēuar nė kėtė krim. Partia Demokratike tha se
vrasja dėshmonte situatėn e boshllėkut shtetėror dhe kaosit qė ka
pėrfshirė sipas Partisė Demokratike strukturat e shtetit.
Viktima e sotme nė Vlorė, Joana Dudushi, ishte bėrė e njohur pėr
publikun shqiptar pėrmes denoncimeve nė njė emision televiziv
investigativ tė njė vargu oficerėsh tė policisė sė Vlorės.
Vajza kishte denoncuar oficerė tė njė njėsie tė anti-trafikut se
ishin tė implikuar vetė nė trafiqe dhe u vinin gjoba qytetarėve nėn
akuza tė rreme. Prokuria e Vlorės kishte nisur hetimet pėr
dėshmitė e 20 vjeēares tė bėra nė emisionin Fiks fare tė
televizionit Top Channel.
Por
nė gjykatė pėr shkak tė presioneve vajza 20 vjecare i kishte
tėrhequr denoncimet e saj dhe i ishte kthyer jetės me foshnjėn e saj
nėtė muajshe nė njė shtėpi pėrdhese nė periferi tė Vlorės.
|