|
2
gusht
2005 /TN /Zėri i
Amerikės
Keida KOSTRECI
Njė
ekspert amerikan i ēėshtjeve tė Ballkanit thotė se negociatatat pėr
statusin e Kosovės, nuk do tė ishin tė suksesshme pa njė prani
amerikane me peshė. Por para hapjes sė bisedimeve Kosova duhet tė
marrė dritėn jeshile pėr standartet, ku ndėr mė tė rendėsishmet
ėshtė krijimi i kushteve pėr kthimin e tė zhvendosurve. Daniel
Serwer, Drejtor i Operacioneve pėr Paqen dhe Stabilitetin dhe i
Nismės pėr Ballkanin nė Institutin Amerikan tė Paqes, thotė se
kthimi ėshtė kryesisht pėrgjegjėsi e autoriteteve tė Kosovės. Zoti
Serwer tha gjithashtu se nuk duhet qė decentralizimi tė kthehet nė
njė justifikim pėr ndarjen e Kosovės nė baza etnike.
Zėri i
Amerikės:
Zoti Serwer, kthimi i tė zhvendosurve vazhdon tė jetė
njė problem shumė i mprehtė nė Kosovė. Ēfarė mendoni se duhet bėrė
pėr tė arritur pėrparim nė kėtė drejtim dhe pse nuk ėshtė arritur
pėrparim aq sa duhet?
Daniel Serwer:
Mendoj se ka shumė arsye: gjendja ekonomike nuk ėshtė e tillė qė tė
inkurajojė kthimin e tyre, gjuha e ndryshme e serbėve dhe
shqiptarėve e bėn jashtė mase tė vėshtirė, pasi nuk ėshtė e lehtė
pėr njė serb tė shkojė nė njė komunitet qė nuk e flet fare gjuhėn e
tij. Pėrveē kėsaj mendoj se Beogradi nuk e ka inkurajuar kthimin e
serbėve, apo tė paktėn nuk ka inkurajuar kthimin, me pėrjashtim tė
njė numri tė vogėl enklavash.
Megjithatė ėshtė pėrgjegjėsia e autoriteteve tė Kosovės qė tė
inkurajojnė kthimin e tyre dhe ti japin shtysė. Ėshtė pėrgjegjėsi e
tyre dhe ėshtė nė interesin e tyre ta bėjnė njė gjė tė tillė.
Zėri i
Amerikės:
Decentralizimi ėshtė njė nga ēėshtjet kryesore qė po
diskutohet kėto ditė nė Kosovė dhe me realizimin e tij mendohet qė
komuniteti serb do tė ketė mė shumė tė drejta. Si mendoni se po ecėn
ky proces dhe pse ėshtė kaq i rėndėsishėm pėr tė gjitha komunitetet
nė Kosovė?
Daniel Serwer:
Decentralizimi ėshtė njė pjesė e rėndėsishme pėr zgjidhjen e
problemeve nė gjithė Ballkanin, pėrfshirė Bosnjen, Kroacinė,
Maqedoninė, madje edhe nė vetė Serbinė. Kosova nuk ka pse tė bėjė
pėrjashtim. Por nuk ėshtė diēka e lehtė. Mė duket se Kosova i ka
hyrė tashmė kėtij procesi. Situata nuk ėshtė e pėrkryer, por procesi
po ecėn. Megjithatė shqetėsimi im ėshtė qė decentralizimi tė mos
kthehet nė justifikim pėr ndarje territoriale mbi baza etnike. Nuk
duhet tė lejohet qė decentralizimi tė kthehet nė ndarje.
Zėri i
Amerikės:
Kohėt e fundit
angazhimi diplomatik i Washingtonit, e solli pėrsėri Kosovėn nė
programin e komunitetit ndėrkombėtar. A mendoni se ky angazhim do tė
vazhdojė gjatė gjithė procesit tė statusit pėrfundimtar tė Kosovės,
apo Shtetet e Bashkuara do tu lėnė mė shumė kompetenca evropianėve?
Daniel Serwer:
Ajo qė i mungon kuadrit tė negociatave pėr statusin pėrfundimtar,
ėshtė ana organizative. Mendoj se njė formulė do tė marrė formė nė
shtator, mendoj me dy tė dėrguar: njė tė dėrguari amerikan, dhe njė
tė Bashkimit Evropian. Shpresoj qė ata tė kenė tė njėjtin status.
Nuk mė pėlqen ideja e njė amerikani, si zėvendės nėn drejtimin e
Bashkimit Evropian. Shpresoj qė ata tė mos caktohen nga Kombet e
Bashkuara, por nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara me njė
mandat tė Kombeve tė Bashkuara.
Por tė gjitha do
tė merren vesh nė vjeshtė. Jam i sigurt qė Grupi i Kontaktit po
diskuton pėr hollėsitė me Kėshillin e Sigurimit. Por e gjithė kjo
nėnkupton pėrshpejtimin nė pėrparimin e standardeve, diēka shumė e
rėndėsishme. Gjithashtu edhe raporti i zotit Aide do tė jetė shumė i
rėndėsishėm.
Nuk
mendoj se ēėshtja e statusit mund tu lihet nė dorė vetėm
evropianėve, procesi nuk do tė jetė i suksesshėm nėse u lihet vetėm
evropianėve. Duhet tė ketė njė pėrfaqėsim tė fortė amerikan nė kėto
negociata. Nuk e di nėse kjo do tė ndodhė, por unė po i nxis
amerikanėt qė tė caktojnė dikė me autoritet nė negociata.
Veēanėrisht tani qė Evropa ka problemet e veta, me hedhjen poshtė tė
Kushtetutės nė Francė dhe Hollandė, ėshtė shumė e rėndėsishme qė
amerikanėt tė kenė nė negociata njė pėrfaqėsim tė fortė.
Zėri i
Amerikės:
A mendoni se
aspiratat euroatlantike, si tė komunitetit shqiptar, ashtu edhe tė
atij serb, do tė ndihmonin qė tė dyja kėto komunitete ta shikonin me
pragmatizėm statusin pėrfundimtar tė Kosovės?
Daniel Serwer:
Mendoj se ėshtė shumė e rėndėsishme qė ata tė kenė perspektivėn e
Bashkimit Evropian para sysh. Pavarėsisht nga vendimi qė marrin sot,
nė njė tė ardhme, do tė ketė liri lėvizjeje mes Serbisė dhe Kosovės,
brenda Bashkimit Evropian. Do tė kenė lirinė tė vendosen ku tė duan.
Kėshtu qė nėse mbahet nė vėmendje kjo e ardhme, shumė gjėra bėhen mė
tė lehta pėr tė sotmen.
|