|
2 gusht 2005 / TN
Meditime pėr librin Shakaxhinjtė e Nacionalizmit
Prelė
MILANI,
kryeredaktor i gazetės Dukagjini
Mė parė
se tė njihesha me Mark Bregun, jam njohur me shkrimet e tij
publicistike, tė cilat pėrshkohen (fund e majė) nga pathosi
nacionalist, nga serioziteti shkencor, nga guximi pėr tė thėnė tė
vėrtetėn lakuriq, sado e hidhur tė jetė ajo. Mark Bregu ėshtė
dashnor shembullor i fjalės sė lirė, me tė cilėn nuk abuzon
asnjėherė, ėshtė avokat i sė vėrtetės, tė cilėn kėrkon ta shkundė
nga pluhuri i harresės, kėrkon tė gėrmojė e ta gjejė atė kudo qė
ėshtė, qoftė edhe nė labirintet mė tė errėta tė katakombeve.
Autori
Bregu, edhe kur merr zjarr dhe kur valon, ėshtė fisnik dhe i
vetėpėrmbajtur, fisnikėri kjo qė buron nga geni i tij prej gege, me
shpirt tė pastėr kristian. Z. Bregu sjell pėrpara lexuesve vetėm njė
pjesė tė publicistikave tė tij historike nė librin Shakaxhinjtė
e Nacionalizmit (debat historik). Njė libėr i veēantė nė llojin
e tij, me diapazon tė gjerė kohor, duke fokusuar personazhe, aspekte
dhe ngjarje nga mė madhoret e mė tė debatueshmet e historisė sonė
kombėtare.
Mark
Bregu nuk vjen nga bota akademike, por ka pėrvojėn e gjatė
hulumtuese tė pasionantit, kurajon dhe dėshirėn e mirė, talentin dhe
ndjenjėn e thellė, stilin e tė shkruarit joshės e pėr tu patur
zili, duke krijuar profilin e vet autentik jo vetėm nė kryeqendrėn e
Veriut, por nė njė hapėsirė shumė mė tė gjerė qė i kalon kufinjtė e
Europės dhe madje deri pėrtej Atlantikut. Ēdo gjė reale sipėr tokės
ka dy histori: historia e fshehtė mistike dhe ajo e dokumentuar.
Autori, nė librin e tij turret tė zbulojė misteret, godet me varrė
bumerangjet historike duke notuar shpesh herė nė kah tė kundėrt tė
rrjedhės, por duke e orientuar busullėn e tij nė kahun mė
progresiv tė mendimit intelektual, pasi nė gjithė botėn po
rishikohen figurat dhe ngjarjet historike me qėllim qė historia
zyrtare tė pasurohet dhe tė reflektohet ndaj mėkateve...
Nga
shtjellimi i lėndės qė merr nė analizė, autori arrin nė konkluzionin
e dhimbshėm qė individualistė e anarkistė tė dyzuar e antagonistė
mbeten shqiptarėt me njėri-tjetrin! Ambiciet personale i shtynė
Dhimitėr Farėt, Karl Topiajt, Ballaban Pashėt, Esadistat e Haxhi
Qamilėt, e sa e sa pashallarė e feudalė tė tjerė, tė cilėt
pėrfunduan si lavire nė shtratin e kolaboracionizmit, duke u
shėrbyer me devotshmėri tė huajve deri nė harresė se ka shqiptarė
dhe Shqipėri! Letargjia e thellė nė mbretėrinė e orientit, mungesa e
njė ideologjie unike dhe njė lėvizje kombėtare e mirėorganizuar bėri
qė ne tė gjendeshim nė udhėkryq, kur u shkėrmoq karabinaja e kalbur
turko-osmane, pėr tė cilėn dikush qau nga mallėngjimi dhe dikush
tjetėr u rrebelua pėr tė ruajtur flamurin e grisur tė baba
davletit!
Prandaj
autori Bregu, nė analizat e tij flet me fakte konkrete dhe i bėn njė
arsyetim tė saktė, nacionalizmit foshnjarak shqiptar i cili mbeti i
tillė pėr mėkatet e atyre qė dikush don tna i servirė si
baballarė tė kombit! Hipokrizi kjo qė e detyron Mark Bregun tė
shigjetojė me pendėn e tij realiset e therėse njėkohėsisht.
Libri
Shakaxhinjtė e Nacionalizmit frymėzohet nga idealet e
pastra kombėtare, nga sakrificat e martirėve tė kombit, nga veprat
dhe shėmbėlltyrat e tyre, mirėnjohja ndaj tė cilėve e bėn autorin tė
skalitė njė mozaik publicistikash me njė ndjenjė tė fuqishme qė
buron nga loēka e zemrės dhe pa stėrhollime tė tepruara kumton
faktin se Shqipėria indipendente dhe me bazament europian ėshtė
vepėr e apostujve tė shqiptarizmės: Gjergj Kastriotit - Atlet i
Krishtit, tė kordhėtarit mbrojtės tė qytetėrimit europian nga
herezia orientale e stepave; ėshtė vepėr e Fishtės, Nolit, Naimit,
Gurakuqit, Dedė Gjon Lulit, Boletinit, De Radės, Bajram Currit,
Doēit e Koliqit. Shqipėria ėshtė djepi i Nėnė Terezės, mishėrimit tė
humanizmit njerėzor nė shkallėn mė tė lartė tokėsore.
Mark
Bregu artikulon rrjedhshėm atė qė historiografia shqiptare akoma nuk
mund ta belbėzojė dot atė qė albanologėt e huaj ka vite e vite tė
tėra qė na e kujtojnė se Mirdita, Himara, Dukagjini, Malėsia e
Madhe, Puka e Kosova janė palci i nacionalizmit dhe virgjėria e
shqiptarizmit. Nė qoftė se Shqipėria ėshtė vėrtet hallemadhe,
arkaike e paditur dhe e plagosur rėndė, Mark Bregu fajin e kėrkon
tek jeniēerėt e orientalizmit, sherrxhinjtė e politikės, njerėz qė
pėr kėtė atdhe asnjė pikė djersė nuk e kanė derdhur, sahanlėpirės,
lugatė tė pangopur pėr grada e ofiqe, pėrpara tė cilave Shqipėria
nuk vlente asgjė.
Ndėrsa
sot na paraqiten si martirė tė shqiptarizmės! Gjithė libri i Mark
Bregut ėshtė ndėrtuar nė funksion tė kėtij boshti, gjithēka vėrtitet
rreth nacionalizmit nė kuptimin mė pozitiv tė kėtij nacioni, shpesh
tė shpėrfytyruar nga tė mėdhenjtė ndaj tė vegjėlve. Autori, pėrmes
fakteve qė trajton nė librin e tij, na shfaqet si njė polemist
sfidant dhe elokuent, i aftė tė thyejė ēdo kornizė dogmatike,
guximtar tė shkopsitė ēdo lloj fibulacioni hermetik dhe varrmihės
ndaj ēdo mentaliteti antikombėtar.
Autori
nuk ka asgjė me Islamin, as me myslimanėt shqiptarė, tė cilėt janė
vėllezėrit tanė tė njė gjaku dhe qė nė rrethanat historike u
imponuan konvertimin me fenė e pushtuesit. Nacionalizmi shqiptar
ėshtė vepėr e tė gjitha besimeve fetare sė bashku, ėshtė pėrfundimi
i pakontestueshėm i autorit Bregu i cili nuk ka si tė pranojė
gjestikulacionet e profetit tė rremė Abdi Baleta, kėsaj dhelpre
dinake qė di tė pėrshtatet ēdo stinė, kėsaj mendjeje brilante pėr
tė mbjellė mbrapshtira, specie pa kolonė vertebrale qė pėrshtatet si
lėngjet pėr tė marrė formėn e ēdo ene, shėrbėtor i paskrupull i ēdo
padroni, duke u vėrtitur nga njėri ekstrem nė tjetrin, i shkathėt si
nėpėrka, pėr tė depėrtuar nė ēdo vrimė...
Lajthitjeve tė Baletės aventurier, si Katolikocentrizmi ėshtė
aventurė dėshtake, ku shprehet: Edhe pse Mark Bregut smund ti
pėlqejė, paraardhėsit tanė e patėn fat historik qė jetuan 500 vjet
nėn turkun... Do apo sdo Marku, (replikon i ēmenduri Baleta -
shėnimi ėshtė i imi - P. Milani), ai qė sot njihet pėr komb shqiptar
nuk pėrbėhet mė vetėm nga ata qė shkuan tė jetonin me ujkun, por nė
shumicė dėrrmuese tė atyre qė bashkėjetuan me turkun nė njė
Perandori.
Edhe
sikur tė jetė ashtu siē pretendon Marku, se myslimanėt, Islamin e
paskan pranuar me forcė, tė detyruar nga turqit, duhet ti
falėnderojmė osmanėt pasi pėr tė mirėn e shqiptarėve kanė bėrė atė
qė duhej. Pėr kalimin nė myslimanizėm duhet ta ndjejmė veten krenarė
dhe jo mėkatarė, siē thotė Kadareja. (o tempera, o mores). Ka tė
drejtė kur thėrret Mark Bregu, i cili nuk ka frikė tė pėrballet me
kėtė Ballaban Pashė tė ri, tė pėrballet nė medjan pa shpatė e pa
topuz, por me armėn e pathyeshme tė sė vėrtetės ku ndėr tė tjera
polemizon: Faktin e islamizimit me dhunė askush nuk mund ta mohojė,
por qė ta quash fitore, pėrveē nostalgjikėve tė Haxhi Qamilit dhe
tardhėtarėve tė kombit, askush tjetėr nuk mund ta quajė fat historik
pushtimin 500-vjeēar osman.
Ky
arsyetim i drejtė historik dhe filozofik ėshtė provuar
katėrcipėrisht: Shqipėrisė dhe shqiptarėve fatkeqėsitė mė tė mėdha
gjithmonė u kanė ardhur nga Lindja. Mark Bregu e ka sfiduar
mrekullisht Abdi Baletėn, tė cilit i mungonte shėnjestra pėr
gradimin e murtajave tė tij, gjėmimet e tė cilave ngjasojnė si gjėmė
tė largėta nė qiellin e kthjellėt pa re. Pėrveē shqiptarėve, tė
gjitha kombet e tjera tė Ballkanit qė ishin nėn Turqinė, ruajtėn njė
homogjenitet fetar, nė raport me popullsinė. Shqiptarėt qė kanė
ndėrruar besimin janė katėr herė mė shumė se bullgarėt, jugosllavėt,
32 herė mė shumė se grekėt dhe 45 herė mė shumė se rumunėt, gjė qė
cilėn pėrveē Abdi Baletės, askush tjetėr smund ta quajė fat
historik dhe ta trumbetojė si fitore!
Autori
vlerėson maksimalisht tolerancėn fetare nė Shqipėri si njė rast
unikal dhe natyrshėm kjo tolerancė e ka burimin tek ajo qė na rrėfen
Noli ynė i madh i cili, duke analizuar psikologjinė tonė kombėtar ka
thėnė: Nė Shqipėri kemi katėr fe tė ndryshme qė nuk kanė zėnė
rrėnjė nė zemrėn e kėtij populli pagan (Shqiptarėt, Edw Josques,
fq. 262). Por, ekzistenca e katėr besimeve fetare duhet pranuar pa
mėdyshje se ka ndikuar jo pak negativisht nė dėm tė ēėshtjes tonė
kombėtare (fatkeqėsisht akoma e pazgjidhur), pėr kėtė autori Bregu
ėshtė i vetėdijshėm, nuk ėshtė hipokrit, nuk mund tė heshtė, nuk
mund tė kapėrdijė petullat e pjekura nė ujė tė Baletės apo ndonjė
tjetri, sipas tė cilėve Islami ishte shkaku i shpėtimit tonė
kombėtar ose baraz me nacionalizėm! Mark Bregu nuk ėshtė fare
radikalist apo katolikocentrist, siē e akuzon Baleta apo ndonjė
tjetėr, pėrkundrazi nė vlerėsimet e tij ėshtė shumė mė pak qortues
se sa shumė analistė shqiptarė tė besimit mysliman. Nga tė gjitha
besimet fetare, katolicizmi dhe bektashizmi kanė qenė dhe janė nė tė
mirė tė kombėsisė (Mehdi Frashėri, Historia e Shqipėrisė, fq.
48).
Ndėrsa
mendjendrituri tjetėr, Mithat Frashėri ka thėnė pėr shqiptarėt
mercenarė se, turqit kishin njė proverb: I thua shqiptarit tė vete
nė skėterrė, ai pyet sa ėshtė rroga. Prandaj Mark Bregu, nė
polemikat e tij me Abdi Baletėn, ka tė drejtė tė pyesė pėr kė
prostituon ky njeri qė edhe Nėnė Terezėn nuk ka ngurruar ta quajė
lavire dhe agjente tė Vatikanit! Autori Bregu nuk ka bėrė asnjė
herezi dhe nuk ka mbjellė asnjė lloj pėrēarjeje, por pėrsėrit njė tė
vėrtetė qė e kanė thėnė burra shumė mė tė ditur se ai dhe vazhdojnė
ta thonė akoma: Shqiptarėt katolikė janė seksioni mė kompakt dhe
janė pėrpjekur nė shekuj tė sjellin nė Shqipėri frymėn e civilizimit
europian...
Nė kėtė
drejtim dhe marrshim qė janė angazhuar sot, shqiptarėt katolikė janė
pjesa mė kompakte dhe mė perėndimore e shoqėrisė shqiptare, pėr hir
tė besimit 2000-vjeēar dhe besnikėrisė sė tyre ndaj kėtij besimi.
(Prof. Sami Repishti, Drita, Nr. 2-3, fq. 149-150, v. XXIII). Unė,
tek mendimi, polemikat dhe meditimet e Mark Bregut nuk shoh asgjė
ekstreme, siē mund tė mendojė ndonjė dritėshkurtėr. Ti thuash tė
bardhės e bardhė dhe tė zezės e zezė nuk ėshtė ekstremizėm, por
detyrė dhe normė morale pėr ēdo intelektual dhe qytetar. Por, kur
hidhet baltė edhe mbi dy figurat mė tė shquara tė kombit, si Gjergj
Kastrioti dhe Nėnė Tereza, dhe ndaj superstratit gjenetik qė na bėn
tė ndjehemi shqiptarė, reagimi dhe pickimet e Mark Bregut ndaj
atyre qė vjellin vrer, janė nė funksion tė plotė tė mbrojtjes sė
nderit dhe dinjitetit kombėtar. Kush ėshtė mė e bekuar se bleta, dhe
ajo thumbon dhe vetėflijohet kur ndihet e kėrcėnuar.
Unė
uroj pėrzemėrsisht mikun dhe kolegun tim Mark Bregu pėr librin me
vlerė qė na ka dhuruar, i cili ėshtė nga ata libra qė tė bėn ta
lexosh e ta rilexosh, e pse jo dhe tė mbash shėnime. Libri
Shakaxhinjtė e Nacionalizmit ėshtė nga ata libra qė mbeten
dhe u mbijetojnė kohėrave, ashtu siē mbetet dhe mbijeton ideali i
pastėr kombėtar nė jetė tė jetėve.
|
|