|
1 gusht 2005
/ TN
Ilir IKONOMI
/
Zėri i
Amerikės
Njė delegacion i Lidhjes Civile Shqiptaro-Amerikane ishte ditėt e
fundit nė Uashington pėr tu shprehur ligjvėnėsve shqetėsimet mbi
njė sėrė ēėshtjesh qė lidhen me shqiptarėt nė Ballkan. Ata shtruan
sidomos problemet qė kanė tė bėjnė me statusin e shqiptarėve nė Mal
tė Zi, qė ata tė kenė mė shumė tė drejta nė zonat ku pėrbėjnė
shumicė.
Njė grup
shqiptaro-amerikanėsh erdhėn nė Kongres pėr tu kėrkuar ligjvėnėsve
tė ndėrhyjnė nė mbrojtje tė drejtave qė duhet tė kenė shqiptarėt nė
Mal tė Zi.
Ministri i
jashtėm i Malit tė Zi Miodrag Vllahoviē, ėshtė shprehur mė parė se
pothuajse tė gjitha problemet e shqiptarėve nė Mal tė Zi janė
zgjidhur, por Lidhja Civile Shqiptaro-Amerikane, njė grup lobist qė
drejtohet nga ish kongresmeni Joseph DioGuardi nuk mendon kėshtu.
Zoti DioGuardi, qė kryesonte delegacionin thotė se shqiptarėve nė
Mal tė Zi duhet tu jepet mė shumė autonomi nė zonat ku ata pėrbėjnė
shumicė. Pėrndryshe, shpjegon ai, popullsia shqiptare do tė ishte e
rrezikuar.
Disa mendojnė
se nėse e lejojmė kėtė tė ndodhė, atėhere brenda 5 ose 10 vjetėsh,
nė Mal tė Zi nuk do tė ketė mė shqiptarė, thotė zoti DioGuardi.
Delegacioni u
takua me kongresmenin Tom Lantosh, i cili disa herė ka shprehur
shqetėsim pėr gjendjen e shqiptarėve nė Mal tė Zi. Zoti Lantosh i
dėrgoi nė qershor njė letėr kryeministrit tė Malit tė Zi, Millo
Gjukanoviē, ku parashtron disa probleme qė ai mendon se duhet tė
gjejnė zgjidhje. Kėto janė kryesisht ēėshtje tė qeverisjes lokale nė
zonat ku shqiptarėt pėrbėjnė shumicė, si Ulqini dhe Tuzi. Zoti
Lantosh, premtoi se do tė vazhdojė trysninė ndaj qeverisė malazeze.
Veēanėrisht
shqetėsim ėshtė pėr shqiptarėt gjendja e Tuzit, pėr tė cilin ata
kėrkojnė qė ti kthehet statusi qė ka patur dekada mė parė si komunė
me tė drejta tė plota.
Ata kėrkojnė qė
Tuzi tė jetė nė gjendje tė vendosė pėr ēėshtjet e veta, sidomos pėr
tė patur kontroll mbi buxhetin dhe jo tė lihet nėn administrimin e
Podgoricės, sipas njė projektligji tė ri qė mund tė shqyrtohet nė
parlament nė muajin shtator. Marash Nucullaj nga Miēigani thotė se
Tuzi nuk ėshtė njė komunė e plotė, ėshtė vetėm njė gjysmė komune
sipas organizimit tė tanishėm administrativ dhe kjo gjendje duhet tė
ndryshojė.
Ndėrsa Lekė
Gjocaj nga Nju Jorku thotė se shteti malazez duhet tė kuptojė se
shqiptarėt kėrkojnė vetėm paqe, por duan gjithashtu tė drejtat e
veta. Gjatė historiesė shpjegon ai, ka patur raste kur shqiptarėt
kanė djegur shtėpitė e tyre pėr tė shpėtuar malazezėt.
Shirley
Cloyes-DioGuardi ėshtė njė nga drejtueset e Lidhjes
Shqiptaro-Amerikane me pėrvojė tė gjatė nė ēėshtjet e Ballkanit.
Ky ėshtė viti i
tretė qė Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane punon me zotin Lantosh
pėr tė bėrė mė nė fund diēka rreth trajtimit tė shqiptarėve nė Mal
tė Zi, tokat shqiptare mė tė varfėra dhe me mė shumė vėshtirėsi.
Projektligji i ri pėr Podgoricėn do ta shkatėrronte Malėsinė, thotė
ajo.
Delegacioni i
Lidhjes Shqiptaro-Amerikane i shtroi kėto probleme edhe me dy
ligjvėnės tė tjerė. Ileana Ros Lehtinen, nga Florida, ėshtė njėra
nga ligjvėnėset e cila ka shprehur pėrkrahje pėr zgjidhjen e shpejtė
tė statusit tė Kosovės nė favor tė pavarėsisė.
Dana Rohrabaker
nga Kalifornia, dėgjoi gjithashtu kėrkesat e delegacionit shqiptar
dhe tha se do ti shtronte kėto probleme gjatė njė vizite qė mund tė
bėjė nė Ballkan.
Ai shprehu
gjithashtu shqetėsim pėr gjendjen paszgjedhore nė Shqipėri dhe tha
se do ti shkruajė njė letėr kryeministrit Fatos Nano qė tė pranojė
humbjen nė zgjedhjet e tre korrikut.
|