|
-
1
gusht 2005 / TN
-
-
Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka pak kohė qė ka ardhur nga Parisi
tė pushojė nė vilėn e tij nė Golem. Pas njė viti tė suksesshėm,
qė u konkretizua me ēmimin Man Booker International Prize, ai
po rigjeneron aftėsitė krijuese nė shtėpinė verore mes pishave,
fare pranė bregut tė Detit Adriatik me bashkėshorten Elenėn dhe
mbesėn, Doruntinė.
-
-
Nė njė intervistė ekskluzive pėr Tirana Observer pėr herė tė
parė ai tregon qėndrimin qė ka mbajtur shteti shqiptar nė
promovimin e krijimtarisė sė tij pas viteve 90-tė.
-
-
-
Zoti Kadare! Pėr ju ėshtė shkruar njė libėr i tėrė Njė dosje
pėr Kadarenė. Opinioni publik e ka pritur mirė kėtė libėr, por
ka tek-tuk ndonjė mendim se ky ėshtė shkruar nė njė kohė tė
papėrshtatshme. Po ju vetė si mendoni pėr librin?
-
-
Kadare:
Mendoj se pėr zbulimin e sė vėrtetės koha ėshtė gjithmonė e
pėrshtatshme. E kundėrta ėshtė pėr ata qė jo vetėm nuk e duan tė
vėrtetėn, por tmerrohen prej saj.
-
-
Libri i shkruar nga Shaban Sinani ėshtė si tė themi dosja juaj
nė periudhėn e diktaturės. Me pak fjalė, qėndrimi qė ėshtė
mbajtur ndaj jush deri nė vitet 90-tė. Po sot cili ėshtė
qėndrimi i shtetit ndaj Ismail Kadaresė?
-
-
Kadare:
Nuk besoj se ka sot ndonjė shkrimtar serioz qė tė merakoset nėse
shteti demokratik sillet korrekt ose jo me tė. Ky ėshtė problem
i shtetit, jo i shkrimtarit. Ėshtė gjithashtu problem i
shoqėrisė, i nxitjes sė zhvillimit kulturor, i imazhit tė vendit,
sidomos kur vendi ka mungesė njohjeje dhe vetvetiu ka nevojė pėr
ndihmėn e kulturės.
-
-
Kėshtu, pėr shembull, Shqipėria ndodhet sot pėrballė problemit
kryesor tė saj: hapja e rrugės drejt Evropės. Nė kushte tė tilla
kultura, lot njė rol tė ndjeshėm. Tė gjithė e dinė se shumė vite
mė parė, kujtimi i qytetėrimit dhe letėrsisė sė vjetėr greke,
luajti njė rol tė dukshėm nė pranimin para kohe tė Greqisė nė
Bashkimin Evropian.
-
-
Sa e ka promovuar, ndihmuar shteti njė shkrimtar kaq tė madh. A
ka ndodhur ndonjėherė qė shteti ti sjellė pengesa Ismail
Kadaresė?
-
-
Kadare:
Njė shkrimtar, e sidomos njė shkrimtar kaq i madh, siē thoni
ju nuk ka pse tė presė ndihmė ose promovim nga shteti i vet, ose
nga ndonjė shtet cilido qoftė ai. Nuk kam patur ndonjėherė
kėrkesė ndaj shtetit paskomunist, qoftė i djathtė, qoftė i majtė,
pėr asgjė.
-
-
Ndaj ēdo ankim do tė ishte nė kėtė rast pa kuptim. Edhe kur
ėshtė fjala pėr shpėrfillje, e aq mė tepėr pėr pengesa, nė
rastin e shtetit demokratik, kėto nuk mund tė jenė asnjėherė
serioze. Tjetėr gjė ėshtė nė botėn jodemokratike, e sidomos nė
shtetet totalitare siē kemi qenė mė parė ne, e siē janė sot Kuba,
Koreja e Veriut e vende tė tjera qė se njohin demokracinė. Nė
to raportet shkrimtar-shtet janė gjithmonė dramatike.
-
-
Tek ne ngrihen megjithatė probleme tė raporteve me shtetin nga
shkrimtarėt dhe artistėt...
-
-
Kadare:
Shteti i sotėm ka pėr detyrė tė mbrojė shkrimtarėt dhe artistėt,
ashtu si gjithė qytetarėt nga dhuna. Para ca ditėsh opinioni
shqiptar u trondit thellėsisht nga goditja mizore qė iu bė mu nė
mes tė Tiranės, arkitektit, shkrimtarit dhe piktorit tė shquar
Maks Velo.
-
-
Maks Velo ėshtė persekutuar pėr njė kohė tė gjatė nga regjimi
komunist, por kjo goditje nė mes tė rrugės nuk ėshtė mė pak e
shėmtuar. Siē e tha ai vetė ėshtė njė klimė dhune verbale e
nxitur nga shtypi radikal, qė pėrfundon pastaj nė dhunė fizike.
Gjithė Evropa e sotme demokratike, po rishikon sot ligjet e saj
pėr tė kufizuar nxitjen e urrejtjes e tė dhunės nė ēdo trajtė qė
tė ketė ajo.
-
-
Arroganca e dhunshme shfaqet nė forma tė ndryshme. Shtypi sapo
ka njoftuar se pas 49 seancash gjyqėsore drejtėsia shqiptare
ende nuk i ka dhėnė drejtėsi njė personaliteti tė madh e fisnik
tė kulturės shqiptare, tė ndjerit Vedat Kokona. Pėr tė vėrtetuar
pėrvetėsimin barbar tė veprės sė tij madhore do tė mjaftonin
disa orė, kurse procesi po kapėrcen vitin e tretė.
-
-
Kjo vjen sepse Vedat Kokonėn e mbrojnė vetėm dy vajzat e tij
jetime, kurse ana e akuzuar ka njohje e mjete tė shumta pėr tė
sabotuar gjykimin. Po nuk ėshtė vendi kėtu pėr tu zgjatur nė
njė ēėshtje qė kėrkon shqyrtim tė veēantė e tepėr serioz.
-
-
Ėshtė interesant fakti qė ju jeni anėtar i Akademisė Franceze tė
Shkencave Morale, si njė ndėr 12 tė huajt qė bėjnė pjesė nė tė,
e keni zėnė vendin e Karl Popperit. Pra jeni anėtar ashtu si
edhe Kardinali Raizinger, i cili u kurorėzua Papė. Cili ka qenė
vlerėsimi i strukturave shtetėrore pėr ju qė ia rrisni kėshtu
prestigjin vendit tonė tė vogėl?
-
-
Kadare:
Nė kėtė rast mund tė them se vlerėsimi i shtetit shqiptar ka
qenė krejtėsisht i gabuar. Por do tė shtoja se nga ky vlerėsim
unė si shkrimtar dhe anėtar i Akademisė nuk pata ndonjė humbje.
Ishte shteti shqiptar, qė me bojkotimin qė praktikisht i bėri
ceremonisė, jo vetėm qė humbi shansin e rrallė tė ishte i
pranishėm nė lozhėn e nderit, nė njė nga mė tė fismet ceremoni
tė qytetėrimit francez dhe atij botėror, por u kujtoi tė
gjithėve shijen e hidhur tė regjimit komunist, kur Shqipėria i
largohej ēdo kontakti me botėn e qytetėruar.
-
-
Duke u kthyer pas ia vlen tė pėrmendim se nė ceremonitė e
anėtarėsimit nė Akademinė Franceze tė Shkencave Morale, merr
pjesė edhe presidenti francez, e njė ftesė pėr tė asistuar atje
ka marrė edhe homologu i tij shqiptar, apo edhe kryeministri e
kryetari i Parlamentit shqiptar tė asaj kohe. Si u ndjetė nga
mungesa e zyrtarėve shqiptarė atėherė?
-
-
Kadare:
Jua thashė se nga pala shqiptare ceremonia u bojkotua, domethėnė
nuk erdhi as presidenti shqiptar, as tė tjerėt. U dėrgua nė vend
tė tyre Teodor Laēo, ministri i Kulturės, nė mos gaboj. Kryesia
e Akademisė mbeti gojėhapur, sepse njė gjė e tillė nuk u kishte
ndodhur.
-
-
Pėr vetė rangun e lartė e tė kufizuar tė anėtarėve tė huaj, (nė
12-shen e tanishme janė midis tė tjerėve mbreti Huan Karlos,
presidenti Havel, Papa Bonifaci 16), tradicionalisht nė
ceremonitė solemne tė pranimit i bėhet ftesė gjithashtu
presidentit tė vendit prej nga vjen akademiku i porsapranuar. Nė
rast tė njė pamundėsie tė presidentit parashikohet pėrfaqėsimi i
tij prej kryetarit tė Parlamentit ose tė kryeministrit. Por
kurrsesi tė njė ministri.
-
-
Pra refuzimi i tė treve nuk ndodhte kurrė. Ose mė saktė ndodhte
vetėm me akademikėt qė ishin nė armiqėsi me shtetin e tyre. Para
ca vitesh kėshtu ishte pranuar Saharovi, i bojkotuar nga shteti
sovjetik, i cili doli krejt i turpėruar nga dueli me Saharovin.
-
-
Duke mos e kuptuar dot qėndrimin absurd shqiptar, Akademia
propozoi diēka tė ngjashme, por unė e refuzova. Ishte viti 1996,
Shqipėria kishte shumė probleme dhe unė kurrsesi nuk doja ta
rrezikoja imazhin e saj tė dėmtuar tashmė. Siē thashė mė lart,
nė raste tė tilla ėshtė shteti qė humbet nga pėrplasja.
Ceremonia u krye sipas tė gjitha rregullave dhe nė fjalimin tim
unė nuk bėra as aluzionin mė tė vogėl se midis meje dhe shtetit
shqiptar ka probleme.
-
-
Ėshtė hera e parė qė ju flisni pėr njė gjė tė tillė. Do tė donim
tė dinim cilat ishin, sipas jush, arsyet e njė qėndrimi tė tillė
absurd? A nuk do ti interesonte presidentit Berisha tė gjendej
nė lozhėn e nderit me presidentin francez nė njė ceremoni kaq
prestigjioze?
-
-
Kadare:
Jam i bindur se do ti interesonte shumė. Ndaj mendoj se nuk do
tė ketė qenė ndonjė mosdashje e tij. Unė nuk e di ēka ndodhur.
Ka gjasė qė presidenti tė ketė dėgjuar kėshillėn ose mė saktė
dezinformimin e njeriut qė pikėrisht nuk duhej ta dėgjonte nė
kėtė rast, atė tė ambasadorit tė vet nė Paris.
-
-
Nuk keni patur rastin ta sqaroni kėtė gjė mė pas?
-
-
Kadare:
Jo. Ka rastisur vetėm tė pyes njėrin prej tė ftuarve, Pjetėr
Arbnorin, nė atė kohė kryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė, i cili,
mu pėrgjigj, krejt i habitur, se asnjėherė nuk i ka rėnė nė
dorė ftesa e Akademisė sė Francės.
-
-
Me sa mė kujtohet njė ambasador shqiptar nė Suedi i ka kėrkuar
institucionit tė Nobelit qė tė mos ju vlerėsojnė juve me kėtė
ēmim. Ēfarė do tė thoshte Ismail Kadare pėr kėtė?
-
-
Kadare:
Ēmund tju them? Sinqerisht nuk di se ēmund tė thuhet nė kėtė
rast.
-
-
Jo vetėm shqiptarėt por edhe shumė personalitete tė njohura
ndėrkombėtarė mendojnė se ju e meritoni ēmimin Nobel, madje
keni qenė edhe pranė njė vlerėsimi tė tillė. Ēfarė mendoni se
duhet tė bėjė pėrfaqėsia jonė nė vendin e Nobelit pėr ju,
kandidatin pėr ēmim, pėr tė promovuar kėshtu mė mirė letėrsinė,
kulturėn shqiptare?
-
-
Kadare:
Nuk besoj se pėrfaqėsia jonė nė Suedi ka pėr detyrė tė bėjė
ndonjė gjė pėr kėtė ēėshtje. Do tė pėrsėritja fjalėt e njė
gazetari tė Kosovės, i cili, kur u pyet pėr kėtė u pėrgjigj se e
vetmja gjė qė mund tė bėnin njerėzit ishte qė tė mos shpifnin
kundėr shkrimtarit.
-
-
Albanologu Robert Elsie ēuditėrisht ėshtė shprehur vepra juaj
ėshtė pak e njohur nė botėn anglosaksone. Pėr ironi tė fatit ju
merrni njė ēmim prestigjioz pikėrisht nė Angli. Ēfarė do tė
thoshit pėr kėtė?
-
-
Kadare:
Mendoj se njė opinion pėr masėn e njohjes sė njė shkrimtari, nuk
ėshtė shqetėsues. Ka vite qė zotit Elsie i ėshtė krijuar njė
problem me njė pjesė e shtypit shqiptar. Kjo ka ardhur ngaqė ka
patur raste kur pjesė e shkrimeve tė tij janė shfrytėzuar nė
mėnyrė dashakeqėse nga spekulantėt. Kėshtu ka ndodhur me rastin
e ēmimit tė fundit, kur njė spekulant, nė tė njėjtin shkrim, njė
herė e kritikonte z. Elsie pėr shkak tė vlerėsimit qė i bėnte
shkrimtarit I. K., e pak mė poshtė e miratonte, kur z. Elsie
shfaqte njė rezervė.
-
-
Mendimin tim pėr kėtė problem disi delikat ia kam shprehur zotit
Elsie mjaft kohė mė parė. Kultura jonė duhet ti jetė
mirėnjohėse gjithė atyre tė huajve qė me pėrkthime e studime
ndihmojnė pėrhapjen e saj, nė njė kohė kur Shqipėria ka kaq
shumė nevojė pėr tė vėrtetėn e saj. Zoti Elsie, bėn pjesė pa
dyshim nė kėtė ekip.
-
-
Pėr punėn e tyre tė pavarur, studiuesit e huaj ėshtė mirė tė mos
pėrzihen e tu rrinė larg klaneve e pasioneve letrare qė tek ne,
janė tepėr tė acarta. Nga ana tjetėr studiuesit e huaj duhet tė
mos joshen nga ideja se ata mund tė sillen si arbitra tė
vlerėsimit, siē ndodhte dikur kur koloniziatorėt zbarkonin mes
fiseve tė Afrikės.
-
-
A ka tė tillė? Pa dyshim qė ka. Para pak kohe njėfarė Stefen
Shvarc, i cili ka mbi 10 vite qė i drejton thirrje Stokholmit qė
kurrsesi ēmimi Nobel mos vijė nė Shqipėri, shfaqi revoltėn e tij
pėr ēmimin e fundit qė iu dha shkrimtarit qė ai se duronte dot.
Si argument kryesor pėrdor kėtė herė romanin Kronikė nė gur.
Meqenėse nė kėtė libėr flitet pėr Gjirokastrėn, kjo mjafton qė
libri tė shpallet prej tij ditiramb pėr diktatorin Hoxha, qė ka
lindur atje.
-
-
Njė pyetje lind nė kėtė rast: si ėshtė e mundur qė tė thuhet njė
mashtrim i tillė, kaq i trashė, kundėr njė shkrimtari, qė i
pėrket njė populli qė sėshtė populli yt? Pikėrisht kėtu qėndron
thelbi i shėmtisė. Pėr njerėz tė tillė si Shvarci populli
shqiptar, kultura e tij, shkrimtarėt e tij, janė si punė fisesh
primitive, pėr tė cilėt mund tė flasėsh mbarė e prapė, tė
shpifėsh pa pėrgjegjėsi, si njė zuzar i vėrtetė. Dhe kėshtu, si
zuzar, trajtohet ai nė reagimin e rreptė qė bėn kundėr tij,
profesori i Princeton-it, David Bellos: botimi i sulmit tė
shpifur tė Shvarcit kundėr Kadaresė, ėshtė shprehje e
neveritshme e mentalitetit kolonialist.
-
-
Zoti Elsie ėshtė pėrfolur gjithashtu pėr njė relacion tė
fshehtė dėrguar jurisė Nobel, pėr ju?
-
-
Kadare:
Dėrgimi i njė relacioni, qoftė dhe i fshehtė (sidomos kur
kėrkohet nga njė juri), ėshtė njė gjė normale pėr njė studiues.
Ėshtė tjetėr gjė pėrmbajtja e relacionit.
-
-
Ju mund tė pyesni nėse ka ndonjė detyrim njė albanolog qė tė
japė mendim pozitiv, kur ėshtė fjala pėr njė ēmim qė e nderon,
bashkė me autorin, gjuhėn dhe kulturėn shqiptare?
-
-
Natyrisht askush nuk mund tė detyrohet pėr asgjė. Por nga ana
tjetėr, tė jesh albanolog, kjo e presupozon natyrshėm
luajalitetin ndaj gjuhės dhe letrave shqipe. Ashtu siē ėshtė
luajal ndaj botės kulturore franceze njė ithtar i frankofonisė,
e kėshtu me radhė.
-
-
Nė tė kundėrtėn, do tė ishte tepėr, tepėr e habitshme.
-
-
Para
dhe pas marrjes sė ēmimit Man Booker International Prize ka
patur shumė komente, ndonjė edhe fatkeqėsisht jopozitiv. Si e
shikoni ju kėtė fakt?
-
-
Kadare:
Kjo ėshtė e vėrtetė. Siē e kam parė nė shtypin tonė, nga tė
18-tė kandidatėt pėr ēmim, shqiptarėt ishin tė vetmit qė e
kundėrshtuan kandidatin e tyre.
-
-
Natyrisht qė nuk ishin veē njė grusht njerėzish, qė shfaqeshin
shpesh me emra tė ndryshėm, por ka raste kur edhe njė grusht
njerėzish mund ta dėmtojė rėndė imazhin e cenuar tashmė tė
shqiptarėve. Nė sytė e atyre qė ndiqnin fletoren zyrtare tė
ēmimit, pėrshtypja ishte e neveritshme. Pavarėsisht se nuk
thuhej, njė pyetje dukej nė sytė e njerėzve: kaq tė ligj jeni ju
shqiptarėt?
-
-
Ju mund tė thoni se ēhyn kėtu ligėsia. Gjithkush ka tė drejtė
tė mos e pėlqejė njė shkrimtar. Kjo ėshtė e vėrtetė. Por, nėse
gjithkush ka tė drejtė tė mos e dojė njė shkrimtar, askush nuk
ka tė drejtė tė hedhė baltė dhe shpifje kundėr tij. Akuzat e
shqiptarėve ishin tė tilla: baltė dhe shpifje. Pėrmblidheshin
pak a shumė me kėto fraza: I. Kadare ėshtė vrasės njėlloj si
Enver Hoxha. Pastaj vinin me radhė ato, qė u botuan edhe nė
Tiranė: I. Kadare, armik i tė gjithė popujve; I. Kadare,
shkrimtar me frymėzim nazist etj. Njė shtazėri e tillė natyrisht
qė nuk mund tė luante asnjė rol nė gjykimin e jurisė dhe kėshtu
ndodhi paradoksi: i vetmi shkrimtar kundėr tė cilit u hodh
baltė, pikėrisht ai e fitoi ēmimin.
-
-
Kjo lidhet me imazhin tonė nė botė, pėr tė cilin flitet shpesh.
A mund tė pėrqendroheni mė shumė?
-
-
Kadare:
Ėshtė diēka qė dihet. Populli shqiptar gjendet pėrpara dukurisė
sė pėrēmimit racist, qė ėshtė njė rrezik i madh pėr njė popull.
Tė dhėnat e Eurobarometrit, qė u botuan disa ditė mė parė,
ishin alarmante. Le ta mėsojmė tė vėrtetėn e hidhur: nė shumė
vende ne nuk na duan!
-
-
Ne duhet tė gjejmė shkaqet e njė mallkimi tė tillė. Tė gjejmė
mungesat tona, nė radhė tė parė. Tė kėrkojmė mėnyrat e
neutralizimit tė kėsaj lėngate. Tė mos ngushėllohemi me faktin
se na urrejnė tė tjerėt. Urrejtjen e kemi nė radhė tė parė midis
nesh. Njė popull qė prodhon kaq helm kundėr vetvetes, ėshtė
lehtė tė mos duhet nga tė tjerėt.
-
-
Letėrsia dhe artet janė ndėr mjetet mė tė efektshme dykahėshe:
pėr zbutjen e sė keqes brenda vendit, pėr rrezatimin e sė mirės,
e sė fismes, jashtė vendit, tek popujt e tjerė, me tė cilėt ne
duam tė jetojmė sė bashku nė familjen evropiane. Ėshtė ndoshta
kjo qė shkakton kaq shumė nervozizėm tek disa. E keqja nuk e
duron dot fisnikėrinė e artit. Ashtu si nė rrėfimet e vjetra,
kur shfaqja e shenjave fetare iu shkaktonte vuajtje dhe
shkatėrrim demonėve, ashtu dhe shfaqja e artit ėshtė e
padurueshme pėr demonizmin tonė.
-
-
Shoh se jetoni nė njė vilė tė bukur kėtu nė Durrės. A mos ėshtė
kjo njėfarė pėrkujdesjeje e shtetit ndaj jush, shkrimtarit mė tė
madh tė letrave shqipe, apo jo?
-
-
Kadare:
Nuk kam pėrfituar kurrė nga shteti postkomunist shqiptar asnjė
centim. Dhe as nga ndonjė shtet tjetėr. Sa pėr shtetin komunist
ėshtė ai qė ka pėrvetėsuar pėr njėzet vjet rresht honoraret e
botimeve tė huaja.
-
-
Jeni shprehur pro hapjes sė dosjeve pa asnjė rezervė. Mos
ndoshta e teproni pak me kėtė qėndrim?
-
-
Kadare:
Teprimi, si ēdo gjė tjetėr ėshtė pėr njerėzit. Veē nė kėtė rast
e kam tė vėshtirė tė kuptoj se ku qėndron. Kam frikė se shpesh
fjalėt e mia janė keqkuptuar. Kam folur nė radhė tė parė pėr
hapjen e arkivave tė fshehta, qė kanė lidhje me letėrsinė dhe
artet. Lidhur me dosjet nė pėrgjithėsi (armatėn e pafundme tė
njerėzve tė thjeshtė qė kanė rėnė nė atė kurth tragjik), le ta
zgjidhė populli shqiptar, me mėnyrat qė njeh demokracia
(referendumet etj.).
-
-
Pėr tu kthyer te arti dhe te personalitetet politiko-shoqėrorė,
mendoj se Shqipėria duhet tė kryejė procesin e pastrimit, sa
sėshtė vonė. Pothuajse gjithė vendet e ish-lindjes e kanė kryer
atė proces. Nė radhė tė parė duhet tė thyhet ideja monstruoze se
denoncuesit, ata qė i ēuan nė burg, nė pushkatim, ose bėnė ēmos
pėr ti ēuar nė burg, a nė pushkatim shokėt, kolegėt e tyre,
janė sot tė mbrojtur e tė padėnueshėm. Dhe jo vetėm kaq, por
janė mė agresivė se kurrė, mė hakmarrės se kurrė, mė sadistė se
kurrė.
-
-
Prandaj ėshtė e ngutshme qė ata tė thyhen globalisht, si grupim,
si klan i tiranisė sė pėrmbysur, e nė radhė tė parė si ide.
Duhet tė bjerė nė gjunjė krenaria e tyre, triumfi i tyre, qė
ėshtė triumfi i vonuar i krimit.
-
-
-
Pėrkthimi i veprės sė Ismail Kadaresė
-
-
1. Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - 28 gjuhė
-
2. Kronikė nė gur - 15 gjuhė
-
3. Pallati i Ėndrrave - 15 gjuhė
-
4. Kėshtjella / Daullet e shiut - 14 gjuhė
-
5. Prilli i thyer - 13 gjuhė
-
6. Dosja H. - 12 gjuhė
-
7. Piramida - 12 gjuhė
-
8. Kush e solli Doruntinėn - 11 gjuhė
-
9. Tri kėngė zie pėr Kosovėn - 11 gjuhė
-
10. Ura me tri harqe - 9 gjuhė
-
11. Pashallėqet e mėdha / Kamarja e turpit - 8 gjuhė
-
12. Koncert nė fund tė dimrit / Koncerti - 7 gjuhė
-
13. Dasma / Lėkura e daulles - 7 gjuhė
-
14. Pėrbindėshi - 7 gjuhė
-
15. Lulet e ftohta tė marsit - 7 gjuhė
-
16. Muzgu i perėndive tė stepės - 5 gjuhė
-
17. Nga njė dhjetor nė tjetrin / Pranverė shqiptare - 5 gjuhė
-
18. Nėntori i njė kryeqyteti - 5 gjuhė
-
19. Dimri i vetmisė / Dimri i madh -4 gjuhė
-
20. Eskili, ky humbės i madh - 4 gjuhė
-
21. Viti i mbrapshtė - 3 gjuhė
-
22. Spiritus - 3 gjuhė
-
23. Nata me hėnė - 3 gjuhė
-
24. Vajza e Agamemnonit - 3 gjuhė
-
25. Pasardhėsi - 3 gjuhė
-
26. Shkaba - 2 gjuhė
-
27. Qorrfermani - 2 gjuhė
-
28. Ftesė nė studio - 2 gjuhė
-
29. Hija - 2 gjuhė
-
30. Qyteti pa reklama - 2 gjuhė
-
31. Ikja e shtėrgut - 2 gjuhė
-
32. Legjenda e legjendave - 1 gjuhė
-
33. Dialog me Alain Bosquet- 1 gjuhė
-
34. Ra ky mort e u pamė - 1 gjuhė
-
35. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - 1 gjuhė
-
36. Pesha e kryqit - 1 gjuhė
-
37. Kohė barbare - 1 gjuhė
-
38. Katėr pėrkthyesit - 1 gjuhė
-
39. Stinė e keqe nė Olimp - 1 gjuhė
-
40. Poezi - 1 gjuhė
-
-
Kanė thėnė pėr Kadarenė
-
-
Proza e Ismail Kadaresė ėshtė krahasuar me atė tė Gabriel Garcia
Marquez-it. Sigurisht, qė ai indukton tė njėjtėn ironi tek
lexuesit me anė tė kėndvėshtrimit magjik tė jetės sė njė fėmije
qė ėshtė shumė mė i madh sesa i tė rriturve.
-
Leonie Caldecott
-
The New York Times Book
-
-
Njė mjeshtėr i tregimit. Ai ka aftėsi ashtu si Isak Dinesens pėr
tė krijuar njė atmosferė shumė tė largėt nė tregime qė nuk kanė
kohė.
-
Chicago
Tribune
-
-
Prilli i thyer, njė raport fantazmė i shpėrthimit tė hakmarrjes
nė Shqipėrinė Veriore ndėrmjet luftėrave, ėshtė njė nga kulmet e
karrierės sė Kadaresė. Romani pėrshkruan njė burg tė pritjes
pėrpara vdekjes sė mirėpritur dhe tė pashmangėshme. Njė
fatalizėm tė tillė dhe kod tė nderit nuk mund tė kishte zgjedhur
nė mėnyrė kaq tė saktė shkrimtari.
-
Andrew Sinclair
-
The Times
-
-
Pėrshkrimi i gjallė i njė bote tė mbushur me koincidenca dhe
intriga tė pazakonta, e vendos atė nė romanet e kategorisė sė
parė tė Elias Canettit Auto da Fe dhe Paul Auster Music of
Chance.
-
Bruce Bawer
-
Wall Street Journal
-
-
Kadare e hedh metaforėn e tij pėr burokracinė totalitare me
shkėlqim dhe saktėsi tė madhe.
-
Robin Smyth
-
Observer
-
-
Kadare shkruan nė njė pėrmasė krejt tė ndryshme nga realizmi
profetik i George Orwell-it dhe Arthur Koestler-it, dhe, ndoshta,
mė errėt sesa fantazia profetike e Franz Kafkės. Ai ka dhuntinė
e tė shkruarit me parabola tė njė peshe tė madhe, nė tonet mė tė
lehta.
-
Richard Eder
-
Los Angelos Times Book Review
---------------------------------
E dėrgoi pėr botim
Ē.
Loloēi |
|