|
-
Prishtinė,
29 korrik 2005 /TN /QIK- Nė bazė tė
vendimit tė Qeverisė sė Kosovės pėr shkarkimin e rektorit tė
Universitetit tė Prishtinės, mbrėmė ėshtė mbqjtur mbledhja
konstituive e Kėshillit Drejtues qė do ta drejtojė universitetin.
-
-
Kryetar i Kėshillit ėshtė Jahi Hoxha, i cili edhe deri mė tash
ka udhėhequr kėtė kėshill, nėnkryetar ėshtė Demė Hoti, ndėrkaq
anėtarė janė: Rahmil Nuhiu, Enver Mehmeti, Abdullah Aliu,
Ibrahim Gasi, Isa Mustafa, Dukagjin Popovci dhe Haki Demolli. Ky
kėshill nuk ka pėsuar asnjė ndryshim, mu sikur edhe gjatė tetė
muajve tė qeverisjes sė Arsimi Bajramit, por qė tash plotėsoshet
edhe me katėr anėtarė tė Ministrisė sė Arsimit.
Kryetari i Kėshillit, Jahi Hoxha, tha se me kėtė akt fillon tė
ndėrtohet njė raport normal mes UP dhe Ministrisė sė Arsimit.
Sipas tij, Kėshilli obligohet qė nė afatin sa mė tė shkurtėr tė
organizojė zgjedhjet pėr rektorin e ri. Senati, tha ai, nuk ka
pasur infomacione tė duhura, ngase ka menduar se do tė ketė
ndryshime tė mėdha nė UP, ndėrkaq me vendimin e qeverisė
ndryshime do tė ketė vetėm nė postin e rektorit, kurse organe e
trejra vazhdojnė punėn si mė parė.
Kėshilli Drejtues u ka bėrė thirrje tė gjitha institucioneve,
mėsimdhėnėsve dhe studentėve pėr baskėpunim nė mėnyrė qė sa mė
parė tė kapėrcehet gjendja e gjertanishme nė Universitetin e
Prishtinės.
Vetėm njė ditė mė herėt, Senati i UP-sė ka hedhur poshtė
vendimin e Qeverisė pėr shkarkimin e rektorit, duke kėrkuar nga
Kėshilli Drejtues dhe strukturat e tjera tė respektojnė vendimin
e Senatit.
|
|