|
-
29 korrik 2005 /
TN
-
-
-Njė gjė ėshtė shumė e dukshme:nė Kosovė, pėr mungesė statusi,
janė tė bllokuara shumė procese zhvillimore. Gjendja e tashme
dhe pozita e tashme e Kosovės nuk mund tė qėndrojė gjatė. Kjo
duhet tė jetė e qartė pėr tė gjithė ata qė mendojnė
politikisht, qė kanė vizionpėr tė ardhmen e saj, po sikurse
dhe pėr mekanizmat ndėrkombėtare tė zotuara se Kosovėn do ta
shpjenė nė Evropė-
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė
Prishtinės
-
-
Kosova qė, siē pritej, gjatė kėtij viti, do tė hynte nė fazėn
e finalizimittė statusit tė saj, po kalon ēaste tė vėshtira.
Ajo, nė fakt, ėshtė gjendur midis zotimeve tė brendshmedhe
kėrcėnimeve tė jashtme. Nga brenda, nga institucionet e
pėrkohshme vetėqeverisėse tė saj, vazhdojnė tė dėgjohen zėra
optimistė se sikur ēdo gjė ėshtė pa probleme dhe se vlerėsimet
pėr Kosovėn do tė jenė pozitive, ndėrkohė qė, nga qendrat e
vendosjes ndėrkombėtare po rritet numri i kėrcėnimeve se pa
ndryshime thelbėsore tė gjendjes, pa pėrmbushje tė standardeve,
veēanėrisht tė atyre qė i referohen decentralizimit, kėthimit,
lėvizjes sė lirė, sundimit tė ligjit, ēdo gjė shtyhet
deri nė
kohė mė tė mira.
-
-
Kam pėrshtypjen se gjendja ėshtė ēfarė ėshtė pėr shkak tė qasjes
sė gabueshme, qoftė nė lidhje me standardet, qoftė nė lidhje
me decentralizimin, qoftė nė lidhje me kthimin, qoftė nė
lidhje me lėvizjen e lirė, qoftė nė lidhje me sundimin e
ligjit dhe veēanėrisht me kėtė tė fundit. Nė lidhje me
standardet, pėr shkak tė pėrzgjedhjes selektive tė tyre;nė
lidhje me decentralizimin, pėr shkak tė improvizimeve qė po
bėhen me tė ashtuquajturat pilot-projekte; nė lidhje me kthimin,
pėr shkak tė njėanshmėrisėsė trajtimit tė tij; nė lidhje me
lėvizjen e lirė, pėr shkak tė mosqėndrueshmėrisė sė vlerėsimit
serb;nė lidhje me sundimin e ligjit, pėr shkak tė mungesė sė
ligjeve themelore nė Kosovė.
-
-
Pėr njė vlerėsim mė real dhe mė tė plotė tė gjendjes nė Kosovė
janė tė nevojshme analiza, si nė gjerėsi, ashtu dhe nė thellėsi,
nė kuptim tė saktė tė realitetitqė i kundėrshton si iluzionet
e dėmshme, ashtu edhe vlerėsimet e gabuara.
-
-
Shqyrtimet nė kėtė shkrim i kthehen sė kaluarėsvetėm pėr aq sa
pėr ta vėnė atė nė shėrbim tė sė tashmes dhe sė ardhmes sė
Kosovės, megjithė rekomandimete paqendrueshme tė
ndėrkombėtarėve qė tė mos merremi shumė me histori. Po ėshtė
pikėrisht historiaajo qė e ka sajuarēėshtjen e Kosovės dhe
e ka shkėputurnga trungu i saj, ēėshtja shqiptare. Nėse ka njė
popull nė botė qė nuk do tė dėshironteti pėrsėritej historia,
atėherė ėshtė pikėrisht ky populli shqiptar, i cili ka njė
histori tė hidhur. Kthimi historisė bart njė misionpėr
shqiptarėtqė tė mos lejojnė qė ajo tiu pėrsėritet.
-
-
Ata asnjėherė nuk kanė vendosur pėr fatin e vet nė tė kaluarėn.
Pėr ta kanė vendosur tė tjerėttė cilėt edhe historinė e tyre
e kanė vendosurnė historinė e shteteve nė tė cilat janė
copėtuar dhe janė bėrė, siē shprehet popullipikė e pesė.
Shpresat e tyre se, mė nė fund, do tė vendosin vet pėr
ardhmeninė u shpėrfaqėn me zhbėrjen e ish-Jugosllavisė, kur,
ēėshtė e vėrteta, u krijuan kushte dhe hapėsirėqė ēėshtja e
Kosovės, por edhe e shqiptarėve nė viset e tjera tė shtetit qė
nuk ekziston mė, as si koncept politik dhe as si nocion
gjeografik, tė shtrohen nė njė dritė krejtėsisht tjetėr
institucionale, politike dhe ndėrkombėtare. Shqiptarėt e Kosovės
lėvizen nga vendidhe u deklaruan pėr tė ardhmen e tyre, por ai
deklarim nuk u pėrfill.
-
-
Mė vonė lėvizjes pacifistepėr pavarėsi iu bashkuar edhe
lėvizja e armatosur pėr ēlirimin pėrfundimtartė Kosovės.
Epilogu dihet:Kosova u vendosnėn Administrimin e Pėrkohshėm
Civil Ndėrkombėtar dhe tash po ballafaqohet me plotėsimin e
kushteve pėr tė dalė prej tijsi njė shtet i rinė Ballkan dhe
nė Evropė. Rezerva qė kisha shprehur me mėnyrėn e vendosjes sė
mbikėqyrjes ndėrkombėtare, duke shtruar dilemėn se ēdomethėnie
ka nė tė vėrtetė ajo, mbyllje nė rrethapo dalje prej
tijsikur u tregua e themeltė:edhe pas gjashtė vitesh prej
luftės Kosova vazhdon tė mbahet e pushtetėzuarprej UNMIK-ut,
vazhdon tė sillet nė rreth tė mbyllurdhe bėn pėrpjekjet pėr
tė dalė prej tij, me gjasa ende tė vogla qė kėtė, pėr njė
periudhė tė shkurtėr, do ta bėjė njė realitet.
-
-
Pse ėshtė kėshtu?Pėr shkak tė mungesės sė gatishmėrisė sė
bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė kafshuar deri nė fundkrijesėn
artificiale shtetėrore qė, as nė pikėpamje logjike dhe as nė
pikėpamje konstitucionale juridike, nuk mund tė jetė
trashėgimtaree njė shteti me tetė konstituentė nė tė cilin
Kosova ndonėse jo me statusin e njohur tė republikės, kishte
ingjerenca qė tė paraqitej si subjekt i mėvetėsishėm politik dhe
juridik nė ish-Federatėn e ish-Jugosllavisė. Edhe ky status i
Kosovės nuk u pėrfill, kėshtu qė nga ish-Jugosllavia u
pavarėsuan nė shtete vetėm ish-republikat e saj. Nė kėtė
mėnyrė, nuk u krye i plotė dhe i drejtė procesi i zhbėrjes sė
ish-Jugosllavisė, meqė nuk ndodhi valorizimi i vullnetit
politik tė popullit tė Kosovės pėr pavarėsi dhe sovranitet.
-
-
Nė mungesė tė njė projekti serioz pėr tiu pėrgjigjurvullnetit
tė popullit shumicė tė Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare formuloi
disa parime tė cilat i ngriti nė shkallė standardeshqė duhet
ti plotėsojė Kosova pėr tė hapur negociatatpėr statusin e
saj, e vetėdijshme edhe pėr ndėrlikueshmėrinė e pėrmbushjes sė
tyre, edhe pėr mendimin plebishitar tė shqiptarėve pėr tė qenė
zot tė ardhmenisė sė tyre , pra pa pasur nevojė qė tė
negociohet pavarėsia nė asnjė variant, e me Serbinė nė asnjė
mėnyrė.
-
-
Kėshtu, nė vend se tė hapej rrethi nė tė cilin ishte
mbėrthyer Kosovaai, nė fakt, u mbyll edhe mė shumė. Mbylljes
sė rrethit pėrveē ngurrimit tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta
nxjerrKosovėn prej tij, i ndihmuan agresiviteti i regjimit tė
Beogradit pėr tė ndėrhyrėnė jetėn institucionale nė Kosovė,
por edhe ngathtėsia e vet institucioneve tė Kosovės qė vazhdojnė
tė jenė tė tjetėrsuaraprej UNMIK-ut dhe nėn ndikimin e
fuqishėm tė tij, sa qė nga ajo varėsi e plotė mund tė thurret
mė, sė paku, njė varg i njė poezie politike: Cthotė UNMIK-u,
bėjnė institucionet, ēthonė institucionet nuk bėn UNMIK-u.
-
-
Nė titull tė kėtij shkrimi thuhet se nuk ecin bashkėbartja e
kompetencave prej UNMIK-ut dhe ndėrhyrjet e tij. UNMIK-u
sikur po blen kohėnqė, duke vonuar bartjen e kompetencave,
tė vazhdojė me ndėrhyrjet e tij dhe gjithė kjo krijon
perceptimin sikur Kosova po bėn njė hap pėrpara dhe dy
mbrapa. Bartja shumė selektive e kompetencave sikur flet pėr
dinamikėn e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės. Sado qė
qėndron njė gjykim se janė institucionet e Kosovės ato qė nuk
janė ende tė pėrgatitura pėr ti marrė tė gjitha kompetencat,
edhe mė shumė qėndron vlerėsimi se ėshtė UNMIK-u ai qė dėshiron
tė zgjasė qėndrimin e vet nė Kosovė. Inercionet burokratike nė
tė dyja anėt, veēanėrisht mungesa e transparencės sė UNMIK-ut,
po sikurse edhe rrezistenca e theksuar e regjimit tė Beogradit
dhe ndėrhyrjet e tij nė jetėn institucionale nė Kosovė, pėr mua
pėrbėjnė boshtin e problemit.
-
-
Pavarėsisht se qėndrojnė ose jo kėto gjykime dhe vlerėsime, njė
gjė ėshtė shumė e dukshme:kėshtu mė nuk bėn, status quoja ėshtė
e paqėndrueshme pėr kėdo qė mendon esull. Gjendja e tashme dhe
pozita e tashme e Kosovės nuk mund tė qėndrojė gjatė dhe pėr
kėtė duhet tė vetėdijėsohen tė gjitha ata qė mendojnė
politikisht, qė kanė vizionembi pėrparimin e marrėdhėnieve
ndėretnikedhe vet mekanizmat ndėrkombėtare tė angazhuara rreth
kompleksit tė ēėshtjeve me tė cilat po pėrballet Kosova.
-
-
Kosova trashėgon shumė probleme tė njė shoqėrie tė
postaparteidit, me shumė kundėrthėnie nga njė qeverisje jo shumė
efiēiente e UNMIK-ut, prandaj ėshtė njė kėrkesė qė nuk mund tė
pėrbushet prej saj qė deri nė fundtė kryej dhe tė pėrkryej
detyrat qė ka marrė pėrsipėr, mė mirė me thėnė, qė i janė
caktuar. Jam shprehur edhe mė parė se pėrmbushja e plotė e tyre
ka qenė dashur tė ndėrlidhej me mundėsinė e anėtarėsimit nė
strukturat evropiane dhe euro-atlantike si shtet, e jo me
hapjen e bisedimevepėr njė status, nė tė cilin ēėshtja e
territorit ka gjasa tė ngelė e hapur, ndėrsa sovraniteti i
barturnga njė ombrellė nėn njė ombrellė tjetėr.
-
-
Kosova duhet tė pėrballojė kufizimet e qeverisjes nėpėr tė cilėn
po kalon. Kosova nuk ka rend kushtetues, sepse nuk ka
kushtetutė. Kosova nuk ka rend ekonomik, sepse nuk ka ekonomi tė
zhvilluar. Kosova nuk ka institucione permanente dhe tė
patjetėrsueshme. Prandaj, Kosovės i duhet vetėqeverisja. I duhet
shteti, pa iluzione se ai vetvetiu do ti pėrmbush tė gjitha
hapėsirat dhe tė ēarat e shoqėrisė. I duhet pėr tė ndėrtuar
mekanizmat qė do ti hapnin proceset e bllokuara zhvillimore dhe
qė do ti mbronin ato. I duhet edhe prania ndėrkombėtare pėr
tė lehtėsuarrrugėn e forcimit dhe tė sigurisė sė tij, duke
pasur parasysh fqinjėsinė e saj.
-
-
Ndėrkohė, prej institucioneve tė Kosovės kėrkohet shkallė me e
lartė profesionaliteti dhe pėrgjegjėsie pėr tė kuptuar
realitetin nėpėr tė cilin po ecė Kosova dhe pėr tė marrė
pėrsipėr detyrat dhe pėr tu ballafaquar me sfidat nėpėr tė
cilat po ecin vet ato, po sikurse qė kėrkohet prej bashkėsisė
ndėrkombėtare qė tė ecė rrugės sė zhbėrjes sė institucioneve
paralele dhe sigurimit tė integritetit territorial tė Kosovės.
Ndryshe, pėr derisa institucionet paralele serbe nuk zhbėhen,
pėr derisa nuk krijohen kushtet qė institucionet e Kosovės tė
shtrijnė qeverisjen nė gjithė territorin e Kosovės, Kosova do
tė mbahet peng, pėr tė dalėnga rrethi nė kohė tjera.
-
-
Nuk duhet tė harrohet, nė asnjė moment, se ēėshtja e Kosovės
prek njė fushė etnikeshumė me tė gjerė sesa territori i saj
dhe popullsia e saj, sikurse qė nuk duhet tė harrohet se si
madhėsia e territorit, po ashtu dhe madhėsia e popullsisė sė
Kosovės nuk janė aspak vlera tė papėrfillshme nė raport me
shumė shtete tė Evropės dhe jashtė saj.
-
-
Kėtė shkrim timin do ta mbyll me njė aforizėm se AI QE
SHFRYTEZON TE DREJTEN E TIJ NUK I SJELL ASKUJT PADREJTESI.
|
|