|
-
Naser
Osmani akuzoi shefin e grupit parlamentar tė PDK-sė Jakup
Krasniqi dhe liderin e Oras, Veton Surroi se iu kanė shmangur
pagimit tė tatimit nė pronė.
-
-
Prishtinė, 26 korrik 2005 /TN / QIK
- Kryeministri Bajram Kosumi dje nė orėt e
pasditės nė interpelancėn e parė nė Kuvendin e Kosovės, tha se
qeveria ėshtė e pėrkushtuar qė tė luftojė korrupsionin dhe
familjarizimin nė institucionet vendore. Duke folur pėr 1OO
ditėt e qeverisė sė tij Kosumi foli nė detaje pėr pėrpjekjet e
qeverisė pėr tė zbatuar ligjet sidomos ato pėr shėrbimet publike,
pėr menaxhimin e financave publike dhe pėr prokurimin publik.
"Nė mandatin 100 ditor ėshtė treguar njė kujdes i veēantė nė
respektimin dhe zbatimin e dispozitave ligjore, veēanėrisht nė
zbatimin dhe mbrojtjen e ligjit pėr shėrbimet publike dhe pėr
institucionin e konkursit. Nė tė gjitha rastet e pranimit tė
stafit civil ėshtė respektuar procedura e paraparė.
-
- Dua
tė theksoj se kryeministri dhe askush nga stafi i zyrės sė
kryeministrit nuk ka ndėrhyrė dhe nuk bėjnė ndėrhyrje nė asnjė
rast gjatė procedurės sė pranimit tė punonjėsve nė punė nė zyrėn
e kryeministrit", tha Kosumi. Njėherit ai theksoi lufta kundėr
nepotizmit dhe korrupsionit ėshtė ndėr prioritetet e programit
tė tij qeveritar.
"Angazhimi kundėr korrupsionit dhe nepotizmit ėshtė pjesa
esenciale e njė qeverisjeje tė mirė dhe sfidė pėr tė gjitha
qeveritė. Korrupsioni dhe nepotizmi nė Kosovė nuk kanė depėrtuar
aq thellė sa t'i bėjnė tė kota pėrpjekjet tona pėr luftimin e
kėtyre fenomeneve? tha Kosumi.
-
Partia Demokratike mbeti e pakėnaqur nga pėrgjigjet e tij. Shefi
i grupit parlamentar, Jakup Krasniqi tha se kryeministri nuk ka
dhėnė pėrgjigje nė asnjėrėn nga pyetjet e parashtruara.
Me pėrgjigje nuk ishte i
kėnaqur as Veton Surroi nga Ora. Po ashtu deputetėt e opozitės
adresuan shumė pyetje nga lėmi tė ndryshme, pėr tė cilat thanė
se kryeministri mban pėrgjegjėsi dhe duhet ti pėrgjigjet
Kuvendit.
-
-
Kėtu pėrfshiheshin ēėshtje qė nga
ekonomia, arsimi e deri tek ndėrrimi i destinimit tė mjeteve nga
Ministria e Shėrbimeve Publike pėr blerjen e veturave tė
kryetarit tė Kosovės. Kosumi tha se gjithēka nė kėtė rast ėshtė
bėrė sipas procedurave.
-
"Shuma prej njė milionė euro ėshtė ridestinuar pėr blerjen e
veturave pėr presidencė.
-
-
Ėshtė parė e arsyeshme qė tė bėhet
ky destinim pėr shkaqe sigurie, sidomos pas shpėrthimeve tė
marsit qė kanė ndodhur kėtė vit nė Kosovė. Duhet theksuar fakti
se kėto vetura nuk janė dedikuar pėr persona privatė, por pėr
institucione dhe autoritete tė larta shtetėrore", tha
Kryeministri.
-
Mirėpo, opozitarėt u shprehėn tė pakėnaqur nga kėto pėrgjigje.
-
Mė pas Kosumi ka dhėnė edhe disa pėrgjigje nė vazhdim tė seancės,
edhe pse me rregulloren e Kuvendit nė interpelancė mund tė jepen
pėrgjigje vetėm pėr pyetjet qė parashtrohen me shkrim dhe sipas
procedurės sė rregullt.
-
Ndėrkaq deputeti i LDK-sė Naser Osmani akuzoi shefin e grupit
parlamentar tė PDK-sė Jakup Krasniqi dhe liderin e Oras, Veton
Surroi se iu kanė shmangur pagimit tė tatimit nė pronė.
|
|