|
-
25 korrik 2005 / TN
-
-
-Thelbi i problemit tė Kosovės ėshtė pikėrisht mosnjohja e tė
drejtės sė popullatės sė saj pėr vetėvendosje. Duke e ndjekur
dhe duke e burgosur, ne vetė sikur po e mohojmė kėtė tė drejtė
tonėn, tė prononcuar edhe nė dokumentet ndėrkombėtare.
-
-
Jam i vetėdijshėm se ky shkrim i imi nuk do tė ndalėas
ndjekjen dhe as burgosjen qė po i bėhet vetėvendosjes,
por ndoshta, sė paku, do ta vrajė ndėrgjegjen e atyre qė
urdhėrojnė, qoftė ndjekjen, qoftė burgosjene
vetėvendosjes.
-
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, prof. i U.P.
-
-
Ky
shkrim ėshtė menduar qė tė jetė njė ndihmesė,sado e vogėl qoftė
ajo,shpėrfaqjes sė njohurive dhe e kuptimit mė tė plotė tė
nocioneve qė ndėrlidhen me demokracinė dhe liritė dhe tė drejtat
e njeriut, nė kohėn kur,qoftė nė botė, qoftė kėtu ndėr nė, ato
shkelen nė mėnyrėn mė brutale. I bindur se nuk ka demokraci pa
respektim tė lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe me njohurinė
se vetėvendosja pikėrisht e ka edhe burimin,edhe mbėshtetjen nė
tė,mendoj se nuk mund ti qėndrojė kohės dhunimi qė po i bėhet
vetėvendosjes nė Kosovė.
-
-
Vetėvendosja (self-determination) ka lindur, nė fakt, si ide
filozofike, siē e shpjegon edhe Fjalori politik i Oksfordit (Oxfordit),
nė shekullin e tetėmbėdhjetė nga interesimi pėr problemet e
lirisė dhe pėrparėsisė sė vullnetit tė individit. Ky fjalor
mėson njėkohėsisht se vetėvendosja ėshtė zbatuar pėr ēdo lloj
grupi qė mund tė thuhet se ka vullnet kolektiv
, sikurse qė
mund tė kuptohet nga ai se vetėvendosja kombėtare ishte parimi
i Katėrmbėdhjetė Pikave tė presidentit Ėilson, qė u zbatuan nė
copėtimin e Perandorive Austriake, Gjermane dhe Osmane pas
Luftės sė Dytė Botėrore.
-
-
Ndėrsa, ėshtė e njohur pėrgjithėsisht se ky parim pasqyrohet
edhe nė Kartėn e Kombeve tė Bashkuara,edhe nė Deklaratėn mbi
Pavarėsinė e Vendeve dhe Popujve Kolonialė tė vitit 1960,edhe
nė Deklaratėn mbi Parimet e sė Drejtės Ndėrkombėtare tė vitit
1970.
-
-
Kur e keni parasysh parimin dhe zbatimin e tij,nuk mund tė jeni
indiferent ndaj dukurisė qė po ndodhė nė Kosovė me ndjekjen dhe
burgosjen e anėtarėve tė njė lėvizjeje qė mban emrin
Vetėvendosje dhe qė angazhohet pėr vlerat e pėrgjithshme tė
saj dhe shtrirjen e tyre edhe nė Kosovė dhe nė popullatėn e saj.
-
-
Nuk mund tė jeni indiferent veēanėrisht kur dini se kjo po
ndodhė nė sytė e ndėrkombėtarėve dhe me mbėshtetjen e tyre,
tė cilėt janė kėtu me mision pėr tė ndihmuar nė bėrjen e
demokracisė dhe pėr tė lehtėsuarudhėt e thithjes sė lirive
dhe tė drejtave tė njeriut pėr tė cilat angazhohen dhe nė tė
cilat pėrbetohen.
-
-
Ata shumė mirė e dinė se parimi i mosdiskriminimit ėshtė njė
prej atyre parimeve qė janė me shumė ndikim nė jetėsimin e tė
drejtave tė njeriut. Ai parim, nė tė vėrtetė, konsiston nė
faktin se njeriut nuk mund ti mohohen tė drejtat e tij vetem
pse posedon ndonjė veti tė lindur
ose qė kjo veti e tij e lindur
ėshtė fryt i deklarimit tė lirė. Prandaj, nuk mjafton qė tė
zotohesh pėr mosdiskriminimin e tė lejosh diskriminimin.
-
-
Ėshtė njė numėr i madh argumentėsh historike,politike dhe
juridike-konstitucionale qė e profilizojnė tė ardhmen e Kosovės
dhe pozitėn e saj politiko-shtetėrore, po sikurse qė sugjerojnė
mėnyrėn adekuate nėpėrmjet sė cilės do tė mund tė realizohej
mėvetėsia socio-politike e saj. Ndėr ato argumente, pėrnga pesha
nė vend tė parė ėshtė e drejta e vetėvendosjes sė popullit tė
Kosovės pėr tė ardhmen e tij.
-
-
Nė
fakt, Kosova paraqet ēėshtje tė vetėvendosjes sė popullit
shumicė tė saj, sepse e drejta e vetėpėrcaktimit i takon edhe
si e drejtė e vetėvendosjes kombėtare edhe si e drejtė e
vetėvendosjes sė popullatės sė territorit tė individualizuar.
-
-
Kosova pėrfaqėson sot njė realitet nacional demografik dhe
territorial tė popullit mbi dymilionėsh, me njė individualitet
historik, gjeografik, nacional-strukturor dhe politik dhe si
njė rajon politiko-territorialisht i individualizuar nė
Ballkan, gėzon tė drejtėn e vetėvendosjes. Pra, projekti pėr
bėrjene Kosovės njė shtet tė pavarur mbėshtetet pikėrisht nė
tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullatės shumicė tė saj.
-
-
Pėrballė projektit shqiptar qėndron projekti serb pėr
Kosovėn,i cili mbėshtetet nė mite. Mirėpo, qėndrimet posesive
serbe ndaj Kosovės qė i referohen historisė janė dyfish tė
pathemelta. Sė pari, janė tė pathemelta nė aspektin
metodologjik tė cilėsimit tė karakterit kombėtar tė territorit.
Ndėrsa,sė dyti, qėndrimet posesive tė pėrmendura janė tė pabaza
edhe nė aspektin e sė vėrtetės materiale historike, meqė Kosova,
pėrkundėr pohimeve me karakter tė tillė, nuk ėshtė as djep i
popullit serb, as djep i shtetit serb.
-
-
Kosova ėshtė nėn administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar
dhe po pėrpiqet tė dalėnga njė rreth i mbyllur nė tė cilin
gjendet ēprej se ėshtė suspenduar qeverisja prej institucioneve
tė saj. E ardhmja e Kosovės nuk mund tė ndėrtohet pa njohjen e
tė drejtės pėr vetėvendosje popullit tė saj.
-
-
E
ardhmja e Kosovės nuk mund tė kėrkohetme ide dhe koncepte qė e
kundėrshtojnė kėtė tė drejtė natyrore dhe legjitime tė popullit
shumicė tė Kosovės. Prandaj, nuk ka se si tė mos jetė irituese
dhe neveritėse ndjekja dhe burgosja e vetėvendosjes. Jam i
vetėdijshėm se ky shkrim nuk do ta ndalėas ndjekjendhe as
burgosjene vetėvendosjes, po sikurse qė nuk e kishte ndalė
as njė sqarim i imi profesional ndjekjen dhe burgosjen e
shqiptarėve viteve tė nėntėdhjeta, kur ata ngrisnin dy
gishtėrinj dhe pėr kėtė dėnoheshin pėr kundėrvajtje.
-
-
Por,ndoshta do ta vrajė ndėrgjegjen e atyre qė urdhėrojnė
ndjekjen dhe burgosjen e vetėvendosjes sot nė Kosovė. Thelbi i
problemit tė Kosovės ėshtė pikėrisht mosnjohja e tė drejtės sė
popullatės sė saj pėr vetėvendosje. Duke ndjekur dhe duke
burgosur vetėvendosjen, ne sikur edhe vetė po e mohojmė kėtė
tė drejtė tonėn, tė prononcuar edhe nė dokumentet ndėrkombėtare.
-
-
Liria dhe e drejta e njeriut realizohet me tė drejtėn e
shprehjes sė tij,e jo me dhunimin e saj. Prandaj, me tė drejtė
thuhet se pėrkufizimi i demokracisė ėshtė mė i lehtė se
jetėsimi i saj, po sikurse qė thuhet se midis fjalės dhe asaj
qė tregon ajo, midis emrit dhe objektit, largėsia ėshtė e
madhe.
-
-
Lista e termave qė i kundėrvihen demokracisė ėshtė shumė e
madhe dhe ajo, hapet me tiraninė, despotizmin dhe diktaturėn,
pėr tė vazhduar me absolutizmin dhe autoritarizmin dhe pėr tė
pėrfunduar me totalitarizmin dhe demokracinė. Kosova dhe
shqiptarėt, nė historinė e tyre mė tė largėt dhe mė tė afėrt,
janė ballafaquar me shumicėn e dukurive antidemokraci.
-
-
Me
vendosjen e Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil
Ndėrkombėtar ėshtė thėnė se era e historisė ka ndryshuar
drejtimdhe se fryn vetėm drejt demokracisė. Se sa ka
ndryshuar drejtimdhe se sa fryn vetėm drejt demokracisė do tė
thotė vetė historia.
-
-
Por,pėr gjykime tė drejta,historisė i duhetnjė distancė
kohore. Gjykimi mund tė vonojė,por realiteti nuk mund tė
shtrembėrohet. E drejta dhe padrejtėsia janė shumė tė skajshme
njėra me tjetrėn. Nuk ka padrejtėsi mė tė madhe se kur e drejta
devijohet.
|
|