|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Reagim

 
 

RRETH „BRENGOSJES” SĖ „GRUPIT” TĖ STUDENTĖVE KOSOVARĖ TĖ KRISHTERĖ

 
 

 
Dr. Skėnder GASHI (Vjenė)
 
Venerime hyrėse
„”
Unė mendoj se historia e njė populli apo segmente tė saj qė shkruhet a shskruhen nga njerėz me diploma universitare pėr historianė, por qė nė tė vėrtetė diploma e tyre e mirėfilltė ėshtė nacionalizmi e patriotizmi populist dhe jo rezultatet e tė dhėnave dhe ato tė realitetit kokėfortė historik e qė prandaj rrallė ndonjė albanolog a historian i huaj i bėn hesap, do tė mbeten vetėm ornament i vitrinave familiare madje vetėm nėse as pasardhėsit e tyre nuk do tė ēlirohen nga komleksi se historiani e albanologu shqiptar duhet domosdo qė nė rend tė parė tė jetė patriot, ndėsa komponentja e reales tė jetė punė e dorės sė dytė.
 
Ky lloj i historicizmit patriotik e ka pėrfshirė edhe fushėn e historisė sė besismeve tė popullit shqiptar. Ka nė kėtė kontekst klerikė shqiptarė tė ritit katolik qė shkruajnė punme e libra me karakter historik nga tė cilat rezulton sikur tharmi i krishterimit dhe madje pikėrisht i atij tė Perėndimit tė ishte zėnė e tė ketė vazhduar tė ruhet pikėrisht tek ne shqiptarėt bile bile mbase pikėrisht nė ndonjė katund tė sotėm tė madh katolikėsh shqiptarė tė Kosovės.
 
Nga shkrime tė kėsaj natyre nisi tė lėshojė shtat ideja se pėr t’u bėrė anėtarė tė familjes europiane tė popujve tė krishterė tė ritit katolik e protestant shqiptarėt nė pėrgithėsi e kosovarėt nė veēanti do tė ishte mirė tė ishin tė krishterė tė ritit katolik.
 
Rezultat i sugjerimit tė pashprehur tė kėsaj natyre ishe rekomandimi qė shqiptarėt do tė ishste mirė t’i ktheheshin „fesė sė vjetėr” - duke e menduar kėtu ritin katolik tė krishtermit, anipse ėshtė pak e besueshme qė shqiptarėt e Dardanisė antike - qė ishin qytetarė tė Bizantit dhe besimtarė tė kishės uniate orthodokse bizantine e mė sė pakaut dy shekuj edhe institucionalisht tė nėnshtruarit e kishės orthodokse serbe - tė kenė kaluar nė islamizėm nga riti katolik.
 
Duke qenė kjo njė ēėshtje pėr tė cilėn ende nuk ėshtė thėnė „fjala e fundit” e historianėve dhe e filologėve shqiptarė e tė huajė, le tė ndalemi pėr pak nė shekullin 12, nė kohėn e themelimit nga anzhuinėt tė Regnum Albaniae pėrkatėsisht tė principatės, shtetit tė Arbėrit, pėr pėrkatėsinė ritit katolik tė banorėve tė tė cilit rrallė se ka dyshuar ndonjė historian shqiptarė apo i huaj.
 
Mė duket se nivelin e religjiozitetit dhe tė animit tė shqiptarėve kah njėri apo riti tjetėr i krishterimit mė sė miri ėshtė pasqyruar nė konstatimin e zviceranit Heinz Gstein, i cili vėrente se lėkundja e shqiptarėve midis riteve ishte e dukshme edhe atėherė „Kur kisha e vjetėr e pandarė e krishterė e shekullit tė parė u pėrēa mė 1054 pėrfundimisht nė njė kishė europiane - perėndimore dhe nė njė lindore – orthodokse.
 
Popujt e tjerė tė Europės Juglindore - grekėt, rumunėt, romanėt ballkanikė, serbėt e bullgarėt e vazhduan me vendosmėri orthodoksizmėn. Vetėm shqiptarėt u shpartalluan nė katolikė e orthodoksė. Njė shpartallim, njė ndarje qė pėr arėsye tė kryqėzatave dhe pėr shkak tė konfrontimeve midis Bizantit e Venedikut nė brigjet lindore tė Adriatikut u thellua edhe mė shumė [...]. Duket se qysh atėherė shumė shqiptarėve do t’u ketė humbur apetiti pėr fenė.
 
Kur shtegtari ebreit Benjamin i Tudela-s e vizitoi mė 1170 Shqipėrinė, para sysh i doli kjo pamje: „Populli jeton nėpėr male. Ata zbresin teposhtė tyre shpejt si gazelet pėr ta plaēkitur tokėn e grekėve. Shqiptarėt nuk e ndjejnė veten pėr tė besimit tė krishter. Ata u vejnė fėmijėve tė tyre emra ebreitė. Ata nuk kanė kurrfarė feje” [cit. sipas Heinz Gstein: Albanerglaube, nė: G2W, Nr. 5 /2002, fq. 15.].
 
Nėse mund t’i besohet  deklarimit tė mėsipėrm, do tė kishte shumė arėsye tė paravendohet se pikėrisht qėndirimi indiferent i shqiptarėve ndaj fesė do tė jetė arėsyeja pse viset e banuara me shqiptarė edhe ishin fushė e rivalitetit mdis dy riteve tė krishterimit pėr pėrfitimin e tyre. Dhe, pikėrisht qė nga shek. 12 duke filluar nga princėr tė Regnum Albaniae dhe sish tė principatave tė tjera u sollėn me neglizhencėn mė tė madhe tė mundshme ndaj riteve tė krishtermit dhe sidomos ndaj atij katolik.
 
Duke u sjellur sipas parimit „i kujt ėshtė pushteti, i tij ėshtė edhe religjoni” kėta ishin sot katolikė, nesėr orthodoksė e pasnesėr pėrsėri katolikė e mo vonė edhe myslimanė. Sjellja e kėtillė e krerėve tė principatave mesjetare shqiptare mė duket se nuk shkon asnjė trohė larg sentencės sime se nga paushtuesit mė tė mėdhenj nėn tė clėt qenė tė shtėrnguar tė jetonin shqiptarėt i morėn: dinakėrinė bizantine, mburromannė sllave dhe javashllėkun oriental. Nga perandoria romake, nga e cila mund tė merrnim diēka tė menēur, nuk muarrėm e vazhduam asgjė pėrveē monoteizmit, formėn ritiuale katolike tė tė cilit ne e vazhduam, nė shpirt e nė sjellje si krishterim euro-aziatik e jo si europerėndimor.
 
Dhe, ky lloj krishterimi euroaziatik u praktikua ndėr ne nėn mbikėqyrjen, pėrkatėsisht tutelėn e vazhdueshme disashekullore bizantine e sllave. Mentalitetit aziatik, bizantin ne shqiptarėt iu pėrkulėm edhe gjatė sundimit pesėshekullor tė sellxhukėve poashtu aziatikė, nga tė cilėt e morėm njė formė tjetėr tė besimit gjithsessi pėrsėri tė Lindjes. Unė nuk di nėse mund tė shpjegohet ndryshe pėrpos dyftyrėsi bizantine rrethana qė pikėrisht nė pjesė tė hapėsirės etnolinguistike tė shqiptarėve nuk pati ndonjė lėvizje tė hapur, psh. si ajo e bogumilizmit, kundėr orthodosizimit tonė dhe tė mungesės sė shembujve tė martirizimit nė altarin e Kishės sė Perėndimit me kartėn e sė cilės luajmė vetėm kur na bie n’larė qė nga kjo mund tė kemi pėrfitime politike apo materiale.
 
Unė nuk e di nėse mund tė shpjegohet ndryshe pėrpos si kameleonizėm e si dyftyrėsi bizantine rrethana qė ishim pikėrisht ne shqiptarėt tek tė cilėt dėshmohet procesi i marrjes, nė marrėveshje me pjesėn tjetėr tė vėllazėrisė, pėr syefaqe tė besimit islam nga njė krefamiliar i vėllazėrisė pėr ta gėzuar ndonjė privilegj tė ofruar nga osmanėt aziatikė – fenomen ky tė cilėn historianė tanė patriotė e kanė ngritur nė piedestalin romantik tė tolerancės fetare. Pjellė e mungesės sė guximit civil, e mentalitetit bizantin se fajtor pėr atė qė bėj unė ėshtė fqiu im, ėshtė pėr mua edhe i ashtuquajturi laramanizėm apo ruajtja tinėz e katolicizmit me tė cilin ka tė tillė qė edhe mburren.
 
  
Rreth brengosjes sė
„grupit” tė studentėve tė krishterė
 
Ankesėn e „grupit” (apo tė ndonjė individi anonim qė flet nė emėr tė gjoja njė grupi) tė revolutuar tė studentėve kosovarė tė krishterė unė e quaj tė arėsyeshme, jo porse nė dimensionin sa kjo brengosje tė mund tė interpretohet e tė kuptohet pėr nismė tinzare e internacionalizimit tė njė problemi joekzistues nė Kosovė, tė fryrė me ndjellakeqje.
 
Ky reagim, pėr mendimin tim, nuk i ka kaluar caqet e argatėve shqiptarė tė Krishtit e tė Muhametit, tė cilėt shpėrblimin pėr argatllėkun e tyre nga padronė vahabitė e nga ndonjė skutė e mykur e krishterė europiane (ndoshta edhe orthodokse) i instrumentalizuan besimet pėr t’i vėnė ato nė shėrbim tė strategjive politike tė cilat, pėrveē grindjeve, Kosovės nuk do t’i sjellin kurrnjė tė mirė.
 
Ky reagim mua mė duket si bombė e kurdisur qė tė pėlcasė pikėrisht nė kohėn kur pėr t’u zgjidhur statusi final politik i Kosovės minoritetit serb duhet t’i sigurohet statusi i popullit tė dėrguar nga Zoti, pėr tė mos thėnė statusi si ai i lopės nė Indi. Unė kujtoj qė grupi i revoltuar i studentėve tė krishterė kosovarė nuk synon qė me njė kėsi letre, madje edhe me ndihmėn nga bashkėsia ndėrkombėtare, t’ia sigurojė vetes diskrminimin pozitiv pėrbrenda vetė hapėsirės etnolinguistike shqiptare.
 
Ky grup studentėsh brengoset me tė drejtė pse kreu i Bashkėsisė Islame dhe ndonjė historian kosovar pėr shqiptarėt e ritit katolik tė besimit tė krishter nė Kosovė flasin duke i parė kėta si pėrqindje, madje edhe “mikroskopike. E, grupi i djelmėve tė revoltuar nuk duhet ta shohė pėrmendjen e statistikės (sado qė kjo ėshtė kryeforte) – siē shprehet ky grup nė letėr – pėr si „tendencė asimiluese”.
 
Unė shpresoj qė sintagma tendencė asimiluese tė jetė nė kėtė letėr gabim nė tė menduar e jo ndonjė konstante reale, aqė mė parė pse ky nocion e ngėrthen mė vete edhe fenomenin e ndėrrimit tė gjuhės dhe tė etnisė sė njė kolektiviteti i cili do tė shkrihej nė njė tjetėr. E, nė Kosovė nuk mund tė ketė asimilim shqiptarėsh nė shqiptarė.
 
Por, pėrdorimi nė kėtė letėr i kėrcėnimit se diskutimet aktuale rreth besimeve mund ta „rrezikojnė situatėn drejtė pėrshkallėzimit tė padėshiruar” pėrmban jo vetėm edhe njė komponente qė s’ka si tė quhet ndryshe pėrpos njė lloj i ndjelljes kob, njėfarė militantizmi, porse edhe dyshimin qė njė letėr e kėtillė vėrtetė do tė mund tė jetė shkruar nga njė grup akademikėsh tė sė nesėrmes, pėrkatėsisht studentėsh qė ia duan tė mirėn Kosovės.
 
Kėrkesa, pėr mendimin tim plotėsisht e arėsyeshme, qė nė Prishtinė tė ndėrtohet njė katedrale katolike, e shtruar porse nė kėtė letėr nė frymė tė diktatit militantist e nė formė tė njė urdhėri, mė duket se e zbeh qėllimin e mirė qė do tė duhej ta kishte njė letėr e kėtij lloji, sikur kjo tė ishte shkruar me qėllime tė mira nga njė njeri apo disa sish me emėr e me mbiemėr apo nė emėr tė njė asociacioni i tė rinjėve kosovarė.
 
Unė do tė dėshiroja ta shoh Prishtinėn me kishėn e rindėrtuar tė shėn Mėrisė qė kėtu ishte ngritur midis viteve 1346 e 1387 nė tė cilėn asokohe dihet me sguri se frekuentonin edhe besimtarė shqiptarė tė ritit katolik bashkė me 280 kolonė raguzas, nga tė cilėt nė vitet 1566 – 1574 kishin mbetur vetėm edhe 7 kryemaliarė tė grumbulluar nė lagjen e quajtur  „Mahalla e Latinėve” e cla mbase do tė ketė qenė prreth kėsaj kishe qė unė e mbaj mend se ishte jo fort larg nga hoteli “Grand”, pėrkatėsisht nė arealin kadastral pėr ku edhe ėshtė propozuar tė ngritet katedrala katolike.
 
Tė dhėnat e mėsipėrme nga dokumente mesjetare mė bėjnė tė besoj se katedrala qė duhet tė ngritet nė Prishtinė e ka pėr aleat vazhdimėsinė e diēkafes qė funksiononte edhe nė shek. 15, njė vazhdimėsi tė cilėn nuk mund ta ketė njė xhami e madhe (mundėsisht e finansuar nga Arabia Saudite ?) nė tė cilėn do tė gjenin vend pėr lutje me mijėra besimtarė islamė e duke harruar se as nė qindra xhami tė Kosovės nuk shkojnė sot mjėra besimtarė.
 
Unė do tė dėshiroja ta shihja Prishtinėn me sinagogėn e rindėrtuar tė bashkėsisė ebreite, mbase tė shpėrngulur aty pas shkatėrrimit definitiv nė shek. 17 tė qytetit mesjetar tė Novobrdės, tė cilėn (sinagogė) poashtu e mbaj mend se nuk ishte jo mė larg se disa hapa nga monumenti me tri kėmbė i „Vėllazėrim - Bashkimit” dhe me asnjė xhami qė del jashtė modelit arkitektonik qė na e solli pushtuesi i parė i besimit islam e me tė cilat na janė mėsuar sytė.
 
Jo vetėm fryma vende - vende tejpėrtej militante, porse edhe vetė autorėsia anonime lė vend pėr tė dyshuar nė qėllimin e mirė tė kėsaj letre. Kujtoj se ky reagim qė mund tė jetė edhe vetėm i njė individi nė emėr tė studentėve kosovarė tė ritit katolik, do tė duhej tė mbetej ēėshtje e brendshme e jona, jo porse edhe punė e Havier Solanės dhe e pėrfaqėsuesve tė tjerė tė bashkėsisė ndėrkombėtare tė akredituar nė Prishtinė.
 
Adresimi i kėsaj letre (edhe) tek faktori ndėrkombėtar i akredituar nė Prishtinė bie ndesh pikėrisht me konstatimin e vetė autorit anonim tė letrės se pėrshkallėzimin e padėshiruar „mė sė tepėrmi e dėshirojnė armiqtė serbo-sllavė, qė nuk prajnė sė kėrkuari tė paraqesin popullin shqiptar me prirje fundamentaliste”. Unė nuk e besoj qė as kjo letėr tė mos has nė vesh tė shurdhėr edhe tė propagandės serbe.
 
Nė kėtė mes ia lejoj vetes ta pėrkujtoj autorin anonim tė kėsaj letre se pikėrisht mbi bazėn e disa afisheve qė njė herė u shpėrndanė nė Shkodėr e nė Prishtinė, kreu i minoritetit katolik tė Serbisė, me seli nė Beligrad, e pat marrė rolin e „mbrojtėsit” tė tė krishterėve katolikė tė Kosovės, por qė intelektuali ynė Engjėl Sedaj e pat mbathur mirė e mirė kėtė klerik tė shitur kroat nė shėrbim tė propagandės serbe si „digė mbrojtėse” e krishtermit nė Ballkan e pra edhe e tė krishterėve (tė ritit katolik ?!) shqiptarė tė Kosovės nga vėllezėrit e tye „fundamentalistė”.
 
Kaherė ka pasur nevojė qė njė kėso letre t’u ishte drejtuar sė pari krerėve politikė e pstaj edhe gjithė opinionit kosovar. Ka pasur nevojė tė pyetet pėrse funksionarė tė lartė tė LDK-ės shkuan e bėnė pelegrinazh nė Meke; pėrse udhėheqės tė ndonjė partie e bėjnė punėn e lobistėve tė islamizmit nė Kosovė, pėrkatėsisht pėrse (nė emėr tė „demokracisė” nėpėr qytete tė Kosovės kalirojnė djelm me mjekrra e tė veshur si argatėt e Bin Ladenit dhe vajza qė natėn e kapėrcejnė nėpėr disco - clube e ditėn (duke qenė tė paguara) vishen si kukuvajka.
 
Do tė duhej tė pyeteshin krerė tė Bashkėsisė Islame a janė kėta pjesė e kėtij poplli apo bujqrobėr nė tokė tė vet; a duhet kjo Bashkėsi ta mbrojė atė formė tė besimit islam ēfare e sanksionoi Kemal Ataturku nė Turqi apo janė pėrhapės tė islamizmit militant, fundamentalist; poashtu ėshtė dashur tė pyeten intelektualė e klerikė katolikė me ēfaė tė drejte e uzurpojnė krejt magjen kulturore tė shqiptare tė periudhės sė paraislamzimit tė pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve dhe pėrse po e uzurpojnė tė drejtėn „e rezervuar” vetėm pėr elementin katolik pėr t’u dėshmuar tė denjė tė jemi pjesė e civilizimit europerėndimor.
 
Kaherė ėshtė dashur t’u thuhet troē tė gjitha partive politike nė Kosovė se nuk mund t’ia mbushin kurrkujt se e paskan pėr tė mirėn e popullit nėse nė emėr tė sė ardhmes sė tij lėpihen me tė ashtuqajturėn e drejtė e besimit, vetėm sa pėr tė mos i rrezikuar votat e xhamtit dhe pėr tė mos ua prishur tymin „ndėrkombėtarėve” tė cilėt, edhe kėta si Serbia, e portretojnė Kosovėn si vend multietnik sado qė, bashkė me Slloveninė, Kosova ėshtė vendi me pėrkatėsi mė tė madhe kompakte njėetnike tė popullatės sė saj nė gjithė Europėn Juglindore, pėrkatėsisht se kėtė lėpirje bizantine e kanė vetėm pėr konzum tė brendshėm pėr tė ndenjur nė „pushtet” qė ende nuk e kanė.
 
Se kjo tolerancė e partive politike karshi vahabizmit nė Kosovė vėrtetė ėshtė pėr konzum tė brendshėm e, dhashtė Zoti, edhe kalimatare do ta tregonte rrethana qė as qeveria nė ekzil e Kosovės (sė cilės pėr nė rrethanat kur ajo vepronte edhe mund t’i “falej”) dhe asnjėra nga tė tjerat qė deri tani e pasuan kėtė nuk kultivoi kurrfarė kontaktesh me Republikėn Islamike tė Iranit (pėrfaqėsuesin e tė sė cilės, sa di unė, as nuk e patėn lėnė tė hynte brenda zyres sė asaj qeverie nė Tiranė) me Arbaninė Saudite apo me Libinė; as FARK –u e as UĒK nuk patėn as armatim me prejardhje nga shtete islamike e asnjė muxhahedin; asnjė qeveri kosovare nuk e ka kėrkuar ndihmėn e ndonjė qeverie islamike.
 
Ishte dhe ėshtė pikėrisht kryeu mė i lartė i politikės dhe i diplomacisė kosovare ai qė shpėtimin e popullatės sė Kosovės nga gjenocidi serbomadh e arriti me politkėn proamerikane e proeuroperėndimore qė e ndoqi dhe vazhdon ta ndjek; ėshtė pikėrisht kjo udhėheqėsi qė i vuri dhe i kultivon kontaktet me SHBA e me Europėn e krishterė dhe me Vatikanin; ėshtė pikėrisht kreu aktual politik i Kosovės ai qė e lansoi idenė pėr ngritjen e katedrales nė Prishtinė, e komplesit kushtuar personalitetit tė Nėnės Terezė dhe jo njerėz si kėta qė shkruiajnė kėso letrash anonime.
 
Sė kėndejmi i jap vetes tė drejtė tė shpresoj as kjo letėr, mėsa edhe afishet e shpėrndara para pak vitesh, tė jetė shkruar nga studentė dhe se kėto „brenga” do tė veniten sapo tė gjitha kompetencat dhe atributet e njė shteti sovran tė Kosovės tė kalojnė nė duar tė vetė kosovarėve tė cilėt atėherė nuk do tė kenė mė arėsye qė nė emėr tė demokracisė tė lejojnė anarki e importim tė vahabizmit, pėrkatėsiht tė fundamentalizmit islamik. Kjo aqė mė tepėr pse, siē thuhet edhe nė letėr, midis shqiptarėve ka njė „harmoni e tolerancė fetare me traditė shekullore”.
 
Dėshiroj tė besoj se kjo letėr ėshtė ose e mbėshtjellė me qėllime tė kėqia ose me qėllime tė mira por e frmuluar keq, sepse e kam bindjen se as krerė tė Bashkėsisė Islame e as njerėz tė „bregosur” si kėta tė letrės nuk merakosen fort pėr besimet e shqiptarėve sa pėr lojalitet, pjellė e mentalitetit tė skllavi, ndaj ēdo tė huaji. Unė e kam bindjen e thellė se situata nė Kosovė nuk ėshtė e tillė sa qė edhe sot tė jetė aktuale thėnia epokale e Pashko Vasės “e mos shkoni kisha e xhamija / se feja e shyptarit asht shyptarija” dhe sa qė ndonjė anonim tė provojė ta ndėrkombtarizojė njė problem qė nuk ekziston.

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.