|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

RIKTHIM TEK MORALI I HUMBUR

 
 

 
18 korrik 2005 / TN / Nga Fatmir TERZIU*
 
Nėnė Tereza pati thėnė njėhėrė: “Ne nuk mund tė bėjmė gjėra tė mėdha nė kėtė tokė. Ne mund tė bėjmė gjėra tė vogla me dashuri tė madhe.”
 
Zgjedhjet e 3 Korrikut pėrfunduan, u analizuan, u komentuan. E thėnė me njė fjalė kėto zgjedhje thelluan shtratin e demokracisė nė Shqipėri. Ėshtė tamam ashtu sic shumė politikanė dhe gazetarė e kanė thėnė bukur: “Fitoi Shqipėria.”
 
Krijuan progres, dhanė gjėra tė reja apo sollėn dicka ndryshe kjo u takon analistėve. Ajo qė unė dua tė ndalem ėshtė fakti se 3 Korriku dha dritėn jeshile pėr njė Qeveri tė Re, riktheu shansin e humbur shqiptar pėr tė vazhduar ecjen e kėputur nė mes.
 
Mė tej ėshtė bekimi i kėsaj Qeverie. Por qė bekimi i kėsaj Qeverie tė jetė pozitiv deri nė fund duhet pak pėrkushtim nga secili, duhet pak ndryshim nė moralin e pėrditshmėrisė.
 
Le tė bėhemi pjesė e sė madhes nga e vogla, nga mirėbėrėsia jonė, nga ajo qė nė thelb na ka shoqėruar prej kohėsh si Shqiptarė, “ndihma dhe dashuria pėr njėri-tjetrin.” Le tė jetė kjo edhe njė pikėvėshtrim pėr kėtė Qeveri, me qėllim qė rruga tė jetė e pėrbashkėt, e sinqertė dhe me synimin tek modestja pėr tė arritur madhoren.
 
***
 
Nėnė Tereza pati thėnė njėhėrė, “Ne nuk mund tė bėjmė gjėra tė mėdha nė kėtė tokė. Ne mund tė bėjmė gjėra tė vogla me dashuri tė madhe.” Disaherė planet tona madhore pėr tė bėrė gjėra tė mėdha mė nė fund “ndeshen” me shancet tona pėr tė bėrė gjėra tė vogla drejt dhe nė kohė.
 
Njė miku im i ngushtė mė pati thėnė njėherė, “Unė e dua jetėn time qė tė jetė e tėra e pėrkushtuar nė shėrbim tė tė tjerėve, por unė s’kam asnjė mundėsi e ndonjė shans pėr tė bėrė njė gjė tė tillė tani, s’kam as edhe njė grosh qė tė nis tė ndihmojė ose tė mbaj inisiativėn time tė paktėn nė kėtė “dėshirė”. Ndonjė ditė kur unė tė jem vėrtet i suksesshėm, vazhdonte miku im, unė kam pėr tė bėrė shumė gjėra nė ndihmė tė tė tjerėve...” Nė tė njėjtėn kohė janė disa njėrėz tė urritur nėpėr rrugė, tė moshuar qė duan ndihmė reale, fqinjė me a pa shtėpi me njėmijė halle, njėrėz qė duan t’i dėgjosh gjithashtu pėr kusure tė tjera, dhe njėmijė e njėmijė gjėra tė tjera tė vogla qė duhet tė bėhen.
 
Nėnė Tereza kishte tė drejtė. Ne s’mund tė ndryshojmė botėn, por pėr t’a bėrė kėtė botė me mė pak dhimbje ne mund tė pėrkushtohemi gjithashtu. E gjitha qė ne mund tė bėjmė ėshtė qė tė pėrqėndrohemi nė kėto akte tė vogla tė mirėbėrjes, gjėra qė mund t’i bėj cdokush drejt e mirė nė kėtė kohė dhe pa aspak tejmundim e shpenzime. Rruga ime mė e favorshme qė tė jem nė shėrbim ėshtė tė ndėrtoj ritualin personal tė ndihmės dhe tė praktikojė shpeshherė akte mirėbėrėsie, ndoshta me e nga gjėra tė imta e tė padukshme qė mė japin njė ndjenjė tė panumėrt qetėsie shpirtėrore dhe mendore.
 
Shpeshherė shumė tė pėrfolurat akte tė mirėbėrėsisė janė aktet e dhurimit tė miliona lekėve prej bashkėpunėtorėve tė mėdhenj tė biznesit ose tė ndonjė fushe tjetėr, por njė orė punė e papaguar nė njė azil pleqsh, ose nė ndonjė shtėpi me tė tillė njėrėz nė nevojė, njė takim me dikė qė ka nevojė tė largojė stresin, apo dhe mė tutje nė raste e nevoja tė panumėrta emergjence nuk mund tė jetė e pamundur dhe e parealizueshme. Kėtu nevojitet pak mė shumė “etje” pėr tė parė realisht traditėn, pėr tė parė shpirtin e shqiptarit nė shekuj, dhe jo aspak me degradimin e vullnetarizmave politike, ose masovike tė njė kohe pa bereqet.
 
Nė se ne pėrqėndrohemi nė kėtė fakt dhe shohim realisht qėnėsinė dhe pėrkushtimin, sigurisht  qė ne ndiejmė moral tjetėr, por nėse ne e bėjmė kėtė pėr hir tė njė skeme interesi, vetėm sa do tė gėnjehemi dhe pezmatohemi. Kjo ka tė bėjė nė sens edhe me moralin e humbur. Rikthimi tek morali i humbur ėshtė dhe duhet tė jetė pikėsėpari detyrė imediate e Qeverisė sė Re qė pritet tė bekohet sė shpejti nga Kuvendi i dalė nga zgjedhjet e 3 Korrikut.
 
*Autori ėshtė gazetar qė njėkohėsisht vazhdon studimet e mėtejshme nė Mbretėrinė e Bashkuar.

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.