|
- 17 korrik 2005 / TN / Zėri i Amerikės
-
- Forcat kryesore politike nė Tiranė ende nuk janė pėrshtatur me pozicionet e reja, nė tė cilat i vendosi vullneti i popullit nė zgjedhjet e pėrgjithshme tė 3 korrikut.
-
- Kryeministri Fatos Nano dhe ministrat e Partisė Socialiste tashmė nė opozitė ende japin intervista nga zyrat shtetėrore, zhvillojnė mbledhje qeverie, marrin vendime, emėrojnė e shkarkojnė zyrtarė tė niveleve tė ulta. Nga ana tjetėr, drejtuesit e Partisė Demokratike nė pushtet ende mblidhen nė sallat
e konferencave nėpėr hotele dhe diskutojnė mbi pėrmirėsimin e qeverisjes nė tė ardhmen.
-
- Udhėheqėsit veteranė tė dy partive tė mėdha duket se janė edhe burimi i kėsaj inercie tė ecurisė sė punėve, qė ėshtė ngurtėsuar nė 8 vjetėt e dy mandateve tė tė majėve. Kryeministri nė ikje i PS sė opozites, Nano, i shoqėruar nga shpura tė fryra militantėsh dhe rojesh, po zhvillon disa takime nė
degėt e partisė, duke u kėrkuar atyre llogari pėr humbjen e zgjedhjeve, dhe duke lėnė mėnjanė deklaratėn e tij publike pėr tu larguar nga kreu i partise nė rast se humbet zgjedhjet.
-
- Nga ana tjeter, kryeministri i paralajmeruar i PD ne pushtet, Sali Berisha, zhvilloi sot njė takim me Komitetin e Orientimit tė Politikave, ku kėrkoi qė projekti 100 ditėve tė para tė qeverisjes tė pasurohet me ide tė reja.
-
- Zoti Berisha tha qė pėrparėsia e qeverisjes sė re do tė jetė lufta kundėr korrupsionit dhe kėrkoi tė respektohen ekspertėt e administratės tė shkolluar nė universitetet bashkėkohore nė Perėndim. 100 ditėt e ardhshme do tė jenė 100 ditėt mė intensive tė jetės sonė. Nė kėto 100 ditė ne do tė hedhim
themelet e ndryshimit, ndaj edhe projekti duhet studiuar me vėmendje, dhe duhet pasuruar me ide tė reja - tha ai.
-
- Socialistet mbajnė shpresa tė vakta se Kolegji Zgjedhor mund tė ngushtojė rezultatet e zgjedhjeve pėr tua lehtėsuar sadopak dhimbjen e humbjes. Kandidatja socialiste Makbule Ēeēo humbi sot ndaj Genci Rulit nė Kolegjin Zgjedhor.
-
- Ndėrkohė, demokratėt shpėrndajnė ftesa partive tė vogla pėr tu pėrfshirė nė qeverinė e re. Analistėt e jetės politike mendojnė se tė dyja palėt po tregojnė njė kujdes tė tepruar pėr tė ashtuquajturin tranzicion i qetė i pushtetit dhe shprehin dyshimet se kjo ėshtė periudha mė e mirė kur
korrupsioni lulėzon dhe fshin dokumentacionin e abuzimeve me pushtetin.
|
|