|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

60 vjetori i provės sė parė me bombė bėrthamore

 
 

 
17 korrik 2005 / TN / Zėri i Amerikės
 
16 korriku shėnon 60 vjetorin e provės sė parė tė bombės bėrthamore. Kjo provė u bė nė njė vend tė fshehtė nė njė shkretėtirė tė shtetit jugperendimor tė New Meksikos.
 
Trinity, siē njihet ky vend sot ėshtė pjesė e njė poligoni qeveritar provash pėr raketat. Zakonisht, pėr publikun ėshtė i hapur vetėm njė ditė nė prill dhe njė ditė nė tetor. Por kėtė vit turistėt mund ta vizitojnė kėtė vend historik nė 60 vjetorin e tij.
 
...Drita ishte verbuese. Shpėrthimi gjigant dhe tronditės. Jay Weschler ishte dėshmitar i kėsaj ngjarjeje. Ai mati forcėn e shpėrthimit pėr njė program sekret tė qeverisė tė quajtur Projekti Manhatan ku njė grup shkencėtarėsh krijuan bombėn.
 
Ai ishte 15 kilometra larg nga Trinity kur shpėrtheu bomba bėrthamore.  “Ishte si njė shpėrthim i zakonshėm por fuqinė e tij mund ta kuptoje mė pas duke parė se shtėllunga e zjarrit ngjitej lart e mė lart. Shkėlqimi zgjati mjaft dhe ishte shumė i shėndritshėm. Njė shpėrthimi tė tillė nuk e kisha parė ndonjėherė mė parė”.
 
Tani nė moshėn 81 vjeēare, Peggy Shephard, pra 60 vjet mė parė ngjyrat e ylberit nga shpėrthimi prej shtėpisė sė saj, e cila ishte rreth 300 kilometra nga vendi i shpėrthimit. “Pashė se ai mėngjes ishte mė i ndritėshėm, shumė mė i ndritshėm se tani, pėr disa sekonda. Pastaj pashė atė re tė madhe me gjithė ato ngjyra. Ishte shumė e bukur”.
 
Prova e parė e bombės bėrthamore dhe pėrdorimi i saj i parė ndodhėn gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Shtetet e Bashkuara po punonin me shpejtėsi pėr tė prodhuar njė mjet bėrthamor para Gjermanisė Naziste, qė nuk arriti asnjė herė ta perfeksiononte procesin.
 
Nė vitin 1945 bėthama me pluton e bombės sė parė bėrthamore u montua nė kėtė fermė dhe pastaj u dėrgua nė vendin me emrin e koduar Trinity. Bomba u vendos mbi njė kullė ēeliku tė lartė 30 metra dhe u aktivizua rreth orės 5:30 tė mėngjesit. Nga shpėrthimi u formua njė krater gjigand i gjerė rreth 700 metra. Nxehtėsia e madhe shkriu kullėn e ēeliktė pothuajse tė tėrėn si dhe rėra pėrreth u shndėrrua nė njė substancė tė fortė radioaktive e cila u emėrua Trinitit. Mė vonė i tėrė krateri dhe trinititi nė tė u mbuluan me rėrė.
 
Por vizitorėt edhe sot mund tė gjejnė copa tė vogla trinititi pėrreth kėtij vendi. Kjo substancė dikur ishte shumė radioaktive. Por siē tregojnė kėta nxėnės, pas 60 vjetėsh radioaktiviteti i trinititit ėshtė aq i ulėt sa qė nuk ėshtė mė i rrezikshėm. Sot nuk gjen shumė gjurmė nė Trinity, me pėrjashtim tė njė pjese tė shurtėr tė kullės dhe njė koreje qė mbulon njė seksion tė vogėl tė kraterit, qė pėrmban copėra trinititi. Njė permendore ėshtė ngritur afėr vendit ku shpėrtheu bomba.
 
Rreth njė muaj pas provės, ushtria amerikane pėrdori bomba bėrthamore nė dy qytete japoneze, Hiroshima dhe Nagasaki, duke shkaktuar shkatėrrime nė masė. Menjėherė pas hedhjes sė kėtyre bombave, qeveria japoneze u dorėzua dhe Lufta e Dytė Botėrore morri fund.
 
Jerry DuBois ishte pilot ushtarak amerikan gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. “Ne e dinim se nėse do tė vazhdonim bombardimin nė Japoni do tė shkaktonim shkatėrrime gjithnjė e mė tė mėdha. Natyrisht se tė dy bombat shkaktuan shumė vdekje nė Hiroshima dhe Nagasaki, por nėse nuk do tė ishin kėto dy bomba do tė kishim njė masakėr nė ēdo lloj pėrpjekje zbarkimi nė Japoni”.
 
Jay Weschler thotė se shkencėtarėt qė krijuan bombėn bėrthamore nuk ishin plotėsisht tė sigurt se ēfarė ishin duke bėrė. Por pavarėsisht nė se nė ēfarė drejtimi, bota ndryshoi nga shpėrthimi i bombės sė parė atomike dhe hyri nė epokėn bėrthamore.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.