|
 |
|
KULTURĖ
|
HISTORI
|
POLITIKĖ
|
OPINIONE
| ADRESARI
| ARKIVI
|
OPINIONE
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK |
|
|
JO KOLONI MODERNE, POR KOSOVĖ TĖ PAVARUR NĖ EVROPĖN E INTEGRUAR DEMOKRATIKE |
|
|
|
|
|
|
|
|
- 14 korrik 2005 / TN
-
- Prof.Dr.Mehdi HYSENI
-
- Kohėve tė fundit, si nė sfondin e politikės brendshme shqiptare, ashtu edhe nė atė tė politikės ndėrkombėtare, po debatohet me tė madhe se viti 2005, do tė jetė vendimtar pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, zhurmėn dhe pluhurin mė tė madh janė duke e ngritur forcat e
errėta dhe retrograde tė politikės dhe tė propagandės sė regjimit kolonial tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, tė cilat me tė njėjtin intensitet politik dhe me tė njėjtat mjete reaksionare, fashiste dhe antidemokratike (ashtu siē veproi teorikisht dhe praktikisht regjimi serbomadh i ish-presidentit tė Serbisė, Slobodan Milosheviq, duke iu mohuar tė drejtėn e jetės, dhe ēdo formė ligjore,
demokratike dhe autonomie popullit shqiptar dhe Kosovės gjatė viteve 1989-1999) po e kundėrshtojnė ēdo formė tė mundshme dhe tė ligjshme tė shkėputjes sė Kosovės nga sistemi qindravjeēar kolonialist dhe imperialist i Serbisė dhe i Malit tė Zi (dikur tė njohura me sistemet e tyre monarkike, mbretėrore, socialiste dhe komuniste totalitare).
-
- Nė riaktivizimin dhe nė rikthimin e politikės serbe tė Slobodan Milosheviqit nė Kosovė, rolin kryesor sėrish ėshtė duke e luajtur Kisha Ortodokse Serbe, e mbėshtetur drejtpėrdrejt dhe tėrthorazi nga qeveria aktuale serbomalazeze e Beogradit, si dhe nga recidivat e mėparshme tė forcave paramilitare,
militare, policore, si dhe nė veēanti tė sigurimit sekret, tė cilat nė forma tė ndryshme tė padukshme janė infiltruar, dhe janė duke vepruar nė Kosovė, me qėllim qė tė pėrmbysin dhe tė destabilizojnė ēdo gjė qė ėshtė ndėrtuar nė pesėvjeēarin e fundit(12 qershor 1999 - gusht 2004) nė procesin e rivitalizimit tė jetės normale, tė zhvillimit, tė stabilizimit, tė demokratizimit dhe tė
institucionalizimit tė paqes dhe tė sigurisė nga ana e bashkėsisė ndėrkombėtare(UNMIK-u dhe KFOR-i).
-
- Ndaj kėtyre objektivave dhe prapaskenave tė rrezikshme tė propagandės dhe politikės militaristee tė kishės dhe tė qeverisė serbe, si politika e pėrgjithshme shqiptare, ashtu edhe ajo evropiane, nuk kanė arsye tė tregohen tolerante dhe tė lėshojnė pe nė stilin e diplomacisė futbollistike tė drafteve
dhe tė projekteve tė dyshimta dhe tė padrejta pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, tė hartuara nga ana Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG), qė nga viti 2000, sipas tė cilave parashikohet qė Kosova tė pėrfshihet nė Evropėn e integruar, por si njėsi koloniale e Serbisė, e jo si njėsi e pavarur shtetėrore e Bashkimit Evropian(BE). Vėrtet, kjo ende nuk ėshtė vėnė nė rend dite tė
ndonjė konference ndėrkombėtare nė shkallė ndėrkombėtare,mirėpo, siē duket nga projektpropozimet e Grupit tė Krizave Ndėrkombėtare(ICG) pėr Kosovėn, tanimė Bashkimi Evropian (BE-ja), ėshtė i gatshėm jo vetėm ti shqyrtojė, por edhe ti marrė nė konsideratė ato brenda njė kohe shumė tė shkurtėr(2005-2006), ashtu siē kanė deklaruar disa zyrtarė tė lartė tė BE-sė.
-
- Nė lidhje me pėrgatitjen dhe me servimin e kėtyre propozimprojketeve tė GNK-sė, qė pėrfillin opcionin evropian pėr zgjdhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė dhe tė tėrthortė si politika zyrtare, ekspertėt, Kisha Ortodokse Serbe, ashtu edhe politika inerte dhe e brishtė
shqiptare e boshtit Prishtinė-Tiranė, e cila, nė heshtje (shihet mes rreshtash tė deklaratave tė zyrtarėve shqiptarė tė qeverisė mulate tė Kosovės dhe tė qeverisė antidemokratike tė Fatos Nanos) tanimė ka filluar tė ushqejė simpati ndaj projekteve-drafteve tė BE-sė pėr Kosovėn. Domethėnė, qė tash qarqet mė tė larta tė BE-sė e kanė tė qartė, se me politikėn e palės shqiptare janė nė
rrugėn e arritjes sė marrėveshjesi pėr sa i pėrket zgjidhjes politike tė statusit tė Kosovės nė kuadrin e opcioneve tė BE-sė. Njė dakordim i kėtillė i palės shqiptare me draftet e parashikuara tė BE-sė, tanimė, kohėve tė fundit e justifikon edhe loja politike e disa qarqeve tė caktuara politike shqiptare, tė cilat pėrmes vizionit instant tė tyre, zgjidhjen e statusit tė Kosovės, e shohin
edhe pėrmes paragrafėve ekzistues tė Marrėveshje sė Ohrit.
-
- 1. Marrėveshja e Ohrit ėshtė antitezė e sė drejtės sė vetėvendosjes sė shqiptarėve tė kolonizuar nė Ballkan
-
- Njė pėrcaktim i kėtillė, si alternativė paliative e sė drejtės vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė shqiptarėve nė tokat e tyre nė IRJM, dhe tė shqiptarėve nė Kosovėj, ėshtė mė shumė se cirk politik, pėrkatėsisht ėshtė dėshmi se politikat aktuale shqiptare pėrditė e mė shumė po defaktorizohen, duke iu
nėnshtruar prirjeve dhe formulave tė dyshimta tė BE-sė, tė cilat janė nė kolizion flagrant me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar si nė Kosovė, nė IRJM, ashtu edhe nė Kosovėn Lindore (Preshevė, Bujonoc dhe Medvegjė), dhe nė Mal tė Zi (Ulqin, Tivar, Tuz, Hot, Plavė, Grudė dhe Guci, mbase shqiptarėt edhe pse kanė statusin e minoritetit kolonial nė Serbi, nė Mal tė Zi dhe nė IRJM, nuk
janė minoritet, por janė etni, e formuar me shekuj nė trojet e tyre indigjene tė Shqipėrisė Etnike.
-
- Prandaj, si nė rrafshin politik, ashtu edhe nė atė historiko-juridik kombėtar dhe ndėrkombėtar, ėshtė nonses tė pohohet, se edhe pėr zgjidhjen e problemit kolonial tė Kosovės, (ashtu sikurse pėr zgjidhjen e problemit shqiptar nė IRJM, si rrjedhim i diktatit tė interesave afatgjata tė
koniunkturave tė ndyrshme tė diplomacisė evroperėndimore, dhe tė politikės naive tė palės shqiptare, e cila nėnshkroi kapitullimin e saj, duke sakrifikuar tė drejtėn e vetėvendosjes sė shqiptarėve vetėm pėr tė ruajtur ekuilibrin e marrėdhėnieve me faktorin e jashtėm dhe tė politikės antishqiptare tė qeverisė sllavomaqedone, duke nxjerrė pėrdunmin e gabuar dhe tragjik, se IRJM-ja, duhet tė
ruhet, me ēdo kusht si ngrehinė e tillė jugosllave, e cila sipas Kushtetutės saj, as para, as pas nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Ohrit tė vitit 2001 shqiptarėve nė trojet e tyre etnike nuk ua njeh tė drejtėn shtetformuese dhe tė drejtėn e vetėvendosjes si komb i barabartė me atė maqedon) mund tė huazohen (nė bazė tė rekomandimeve tė mediatorėve tė recetės mjekėsore tė diplomacisė preventive
evroamerikane) disa elemente pozitive tė Marrėveshjes sė Ohrit, si paradigmė pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės.
-
- Kur dihet se, historikisht, si problemi i Kosovės, ashtu edhe i shqiptarėve tė Maqedonisė ėshtė me bazė dhe me bagazh kolonial tė Serbisė dhe tė IRJM-sė. Prandaj, (ndoshta, pėrkohėsisht nė IRJM, do tė dhezė opcioni i kompromist politiko-multietnik, qė parakupton njė lloj autonomie tė kufizuar dhe
tė brishtė, madje nėn nivelin e autonomisė qė kishte Kosova dikur sipas Kushtetutės sė saj tė vitit 1974 nėn ish-RSFJ, qė shqiptarėt shumicė i karakterizon si minoritet as mė pak as mė shumė), pa realizimin e sė drejtės sė vetėvendosjes, madje edhe pa realizimin e zgjidhjes sė pėrkohshshme politike tė problemit shqiptar pėrmes federalizimit tė IRJM-sė, opcion ky, qė tė paktėn, do tu
mundėsonte shqiptarėve qė si element konstituiv, tė barazoheshin me pakicėn maqedone si komb i barabratė me Kushtetutė.
-
- Fatkeqėsisht, pėr shkak tė politikės sė gabuar tė palės shqiptare, tė drejtuar nga liderėt Arbėr Xhaferi dhe Ali Ahmeti, erdhi nė shprehje imponimi i Marrėveshjes sė Ohrit (2001) nga ana e mediatorėve evrondėrkombėtarė, e cila nė tėrėsi mbylli ēdo debat nė temėn e realizimit tė sė drejtės sė
vetėvendosjes sė kombit shqiptar nė IRJM. Mirėpo, pėr kėtė kufizim absurd dhe antiligjor (sipas sė drejtės ndėrkombėtare dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara) tė diskriminimit tė popullit shqiptar nė IRJM, nuk mund tė fajėsohet (ashtu siē jusitifikon politika aktuale shqiptare qoftė ajo nė pushtetin shtetėror tė sotshėm tė qeverisė sė IRJM-sė, qoftė ajo nė opozitė, se ajo qė na u lejua, edhe
e bėmė- Marrėveshja e Ohrit).
-
- Nga ky justifikim del qartė se elita politike shqiptare nė IRJM nuk ka pasur kapacitet mė tė madh politiko-strategjik dhe diplomatik, qė tė bėjė diē mė shumė nė favor tė mbrojtjes sė interesave politike dhe kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, pėrkatėsisht tė pėrballojė diktatin dhe ultimatumin e
faktorit tė jashtėm evrondėrkombėtar, i cili nė stilin fait accompli ia ka imponuar Marrėveshjen e Ohrit, e cila ėshtė negacion i sė drejtės sė vetėvendosjes. Pikėrisht, kjo marrėveshje ishte vija e kuqe, qė IRJM-nė e shpėtoi nga federalizimi. Nė mungesė tė njė opcioni tė kėtillė tė arsyeshėm politikisht dhe juridikisht, sė pari, erdhi nė shprehje revizionimi dhe zhvlerėsimi i Platformės sė
politike dhe kombėtare tė UĒK-sė/BDI-sė pėr realizimin e aspiratave tė pavarėsimit tė shqiptarėve nga IRMJ-ja, dhe nė vend tė saj u pėrqafua Platforma evropiane-maqedone-Marrėveshja e Ohrit, sipas sė cilės shqiptarėt kanė fituar statusin e minoritetit, e jo tė shumicės si komb shtetformues dhe i barabartė me shumicėn sllavomaqedone, pavarėsisht se me ēfarė pėrqindje dhe nė ēfarė vėllimi,
ėshtė zyrtarizuar, dhe barazuar gjuha shqipe me maqedonishten nė administratėn zyrtare. Ska dyshim se zyrtarizimi i gjuhės shqipe nė IRJM-sė si pandan i sllavomaqedonishtes, ėshtė njė element pozitiv pėr shqiptarėt.
-
- Mirėpo, nė kuptim e gjerė dhe tė thellė politik-kombėtar, ėshtė vetėm njė pikė ujė nė deti, qė nuk garanton kurrfarė sigurie, as barazie tė shqiptarėve me maqedonėt ngase me ligjin dhe me Kushtetutėn ekzistuese sllavomaqedone, shqiptarėt konsiderohen vetėm minoritet, jo komb shtetformues tė
IRJM-sė. Praktikisht, kjo ėshtė e tėra, ēka kanė fituar shqiptarėt si minoritet nė IRJM. Me njė fjalė, shqiptarėt nė IRJM, me Marrėveshjen e Ohrit kanė fituar minimumin e sė mundshmes, ndėrkaq, politika falimentuese shqiptare, e mbeshtetur nga politika zyrtare sllavomaqedone dhe nga politika evropiane e Havier Solanės, ka fituar maksimumin e sė pamundshmes ngase rebelet terroristė, kanė
fituar statusin e barabratė ministror dhe qeveritar sllavbomaqedon, si dhe nė kėtė mėnyrė iu kanė shmangur listave tė zeza tė Serbosllavisė dhe tė Evropės etj. Ky ėshtė i vetmi rezultat pozitiv i politikės shqiptare tė Ali Ahmetit karshi realizimit tė sė drejtave vitale tė shqiptarėve nė IRJM. Ndėrkaq , nė anėn tjetėr, Evropa me Marrėveshjen e Ohrit ka arritur qė pėrkohėsisht (ti
heshtė shqiptarėt) ta qetėsojė konfliktin e armatosur shqiptaro-sllavomaqedon.
-
- Ky ėshtė efekti pozitiv politik i Marrėveshjes sė Ohrit, qė ėshtė vetėm nė favor tė interesit tė politikės sllavomaqedone, dhe tė fromulave tė kompromist tė BE-sė. Nė kėtė kontekst, as politika e liderit tė BDI-sė, Ali Ahmeti, as ajo e Arbėr Xhaferit, lider i PDSH-sė nuk kanė pse tia tjetėrsojnė
meritat njėri-tjetrit, pėrkatėsisht ta kritikojnė njėra-tjetrėn pėr arritjen apo dėshtimin e Marrėveshjes sė Ohrit, madje, edhe nė rastin konkret, kur ėshtė fjala pėr lėshimin e pasaportave tė IRJM-sė nė gjuhėn shqipe dhe maqedone, sepse kjo nuk ėshtė e tėra e realizimit tė sė drejtave politike kombėtare tė shqiptarėve nė IRJM, sepse thjesht, edhe me ardhjen e rebelėve terrositė(siē i quante
dhe i vriste qevria militariste sllavomaqedone) nė pushtetin e pėrbashkėt sllavomaqedon, ēėshtja kombėtare e shqiptarėve atje nuk ėshtė zgjidhur, por, sikurse 50 vjet e shkuara, statusi i tyre ka ngelurė i pandryshuar=minortet nė shtet tė huaj, sikurse dikur qė ishte Kosova me autonominė e saj (me administratė dygjuhėsore) nėn shtet tė huaj-Serbinė-Jugosllavinė.
-
- Edhe shqiptarėt e Kosovės kishin njė Kushtetutė autonomie (me gjithė pėrdorimin e administartės dygjuhesore tė barabartė ligjėrisht), epilogu i tragjik i saj u pa ne vitin 1989, sepse autonominė e saj minoritare e gllabėroi Serbia me policinė, ushtrinė dhe me tankat e saj. Kėshtu, pat pėrfunduar
tragjikisht administrata dygjuhėsore nė Kosovė, si rrjedhim se shqiptarėt nuk kishin shtet, as pushtet tė vetin, edhe pse i kishin ministrant dhe funksioanrėt e dėgjueshėm dhe tė disiplinuar nė qeverinė dhe nė policinė serbo-jugosllave, sikurse qė tani janė ministrat rebelė shqiptarė nė qeverinė sllavomaqedone, tė cilėt si duket, tani pėr tani janė tė kėnaqur me funksionet dhe me pozitat e
tyre pushtetore nė aparatin shtetėror sllavomaqedon, por sė shpejti koha do tė tregojė edhe fundin e njė politike tė kėtillė dėshtuese, e cila nuk pėrkon me interesat jetike dhe me tė drejtėn e vetėvendosjes sė popullit shqiptar nė tokat e tyre autoktone nė IRJM.
-
- Si rrjedhim, ska dyshim se, politika e tillė e elitės shqiptare nė IRJM, do tė pėrfundojė njėsojė (ndoshta edhe mė keq) sikurse ajo e elitės politike ish-funksionarėve dhe e ish-ministrave tė Kosovės nė Serbi dhe nė Jugosllavi, sepse Marrėveshja e Ohrit ėshtė njėsoj e papranueshme sikurse pėr
shqiptarėt nė IRJM, ashtu edhe pėr shqiptarėt nė Kosovė. Shkurt e shqip, pa asnjė dozė politikė spekuluese dhe mashtruese, shfaqja e tendecės nga ana e disa qarqeve tė caktuara politike nė Kosovė, se gjoja nuk do tė prishte punė hauzimi i disa elementeve pozitive tė Marrėveshjes sė Ohrit pėr ta zbatuar nė Kosovė, fatkeqėsisht ėshtė sinjali i parė i kėrkimit tė ndonjė kompromisi politik me
BE-nė, qė nuk do tė jetė nė favor tė zjidhjes sė drejtė pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. Ky koncept i gabuar politik, do tu shkonte pėr shtati vetėm politikės pushtuese dhe antidemokratike tė qeverisė Serbisė(e cila, edhe pas pėrfundimit tė luftės (1999-2004) dirket dhe indirekt ėshtė duke u pėrzier nė ēėshtje tė brendshme tė Kosovės duke pretenduar, qė statusi i saj pėrfundimtar tė mos
zgjidhet pa pėlqimin e Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi) dhe diplomacisė kontradiktore tė Bashkimit Evropian(BE-sė), e cila ėshtė e interesuar, qė statusin e Kosovės ta zgjidhė nė favor tė vetin dhe tė Serbisė, e jo tė shqiptarėve as tė vetė Kosovės.
-
- 2. Pavarėsia e Kosovės nė konceptet transicionale tė integralizmit tė BE-sė
-
- Sipas prognozave tė deritashme diplomatike tė disa zėdhėnėsėve zyrtarė tė BE-sė, viti 2005 parashikohet tė jetė vit vendimtar, sepse pritet qė tė vihet nė rend dite shqyrtimi i zgjidhjes pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės nga ana e Bashkimit Evropian(BE), pėrkatėsisht e bashkėsisė
ndėrkombėtare. Kjo nuk ėshtė fare e befasueshme apo ireale, sepse nė lidhje me kėtė ēėshtje janė nė vonesė si dipomacia e BE-sė, e OKB-sė, e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, po ashtu edhe politika zyrtare shqiptare e Prishtinės, pėr shkak se, sipas kėtyre tre faktorėve tė dakorduar, sė pari, Kosova duhet ti pėrmbushė standardet e institucionalizimit tė saj nė kuptimin e avancimit
demokratik, decentralizues dhe pluralist si shoqėri multietnike(nė tė vėrtetė, do tė duhej tė veprohej ndryshe, sė pari, zgjidhja e statusit politik, e pastaj pėrmbushja e standaredeve tė imponuara nga bashkėsia ndėrkombėtare) e mė pas, tė vihet nė rend dite shqyrtimi i kėrkesės sė pavarėsisė sė saj.
-
- Edhe pse ėshtė shtyrė pėr mė vonė shqyrtimi i statusit pėrfundimtar tė Kosovės, ska dyshim se kjo i ka vėnė nė lėvizje faktorėt ndėrkombėtarė, si dhe tė gjithė aktorėt e tjerė, tė cilėt mund tė kenė interesa direkte ose indirekte nė kėtė ēėshtje. Para se ti pasqyrojmė varientet nė qarkullim tė BE-sė
pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės, ėshtė me interes qė opinioni publik shqiptar tė jetė nė dijeni, se momentalisht (nėn mandatin e UNMIK-ut+KFOR-it domethėnė tė bashkėsisė ndėrkombėtare) ēfarė statusi ka Kosova. Tanimė, qe pesė vjet (1999-2004) ėshtė bėrė e njohur si pėr opinion nė shkallė vendore, ashtu edhe pėr atė nė shkallė ndėrkombėtare, se hėpėrhė statusi i Kosovės ėshtė i rregulluar me
Rezolutėn 1244 tė KS tė Kombeve tė Bashkuara. Mirėpo, kjo duhet kuptuar vetėm si zgjidhje kalimtare. Duke mos pretenduar, qė tė hyjmė nė hollėsira, sipas dispozitave tė kėsaj rezolute, Kosova nuk gėzon as sovranitetin e brendshėm, as sovranitetin e jashtėm. Nė kuptimin juridiko-politik dhe kushtetues do tė thotė se as Kuvendi, as Qeveria e Kosovės nuk kanė autorizime dhe kompetenca ligjore,
qė tė vendosin as pėr politikėn e brendshme, as pėr politikėn e jashtme.
-
- Meqenėse ėshtė fjala pėr gjendje tė kėtillė tė pėrkohshme, me tė drejtė dhe me shqetėsim, shtrohet pyetja se ēfarė statusi pėrfundimtar i Kosovės synohet tė arrihet, dhe se nė saje tė cilave standarde juridike dhe politike ndėrkombėtare, parashikohet artikulimi i tij i ardhshėm ? Nė kėtė kontekst
bashkesia ndėrkombėtare ėshtė vėnė para disa dilemave serioze ngase lidhur me kėtė ēėshtje pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, gjatė kėtij pesėvjeēari (pėr shkak tė defaktorizimit total tė politikės zyrtare shqiptare, nė veēanti tė Prishtinės dhe tė Tiranės nė planin ndėrkombėtar, si dhe tė politikės sė « ftohjes » sė SHBA-sė (si rrejdhim i preokupimit me problemet e tjera rreth Irakut,
Afganistanit, konfliktit izraelito-palestinez etj., si dhe tė luftės kundėr terrorizmit ndėrkombėtar, nartyrisht se, tė gjitha kėto kanė ndikuar drejtazi dhe zhdrejtazi nė shpėrqėndrimin e vėmendjes ofensive tė diplomacisė amerikane jo vetėm ndaj Kosovės, por nė pėrgjithėsi ndaj problemeve aktuale nė Ballkan) ndaj pėrshpejtimit tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ska dyshim se
kėtė vakuum tė politikės strategjike amerikane Serbia dhe Evropa me partnerėt e tyre janė duke e shfrytėzuar nė mėnyrė tė ethshme, duke pėrpiluar disa variante politike pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės, ndryshe nga njohja e institutit tė pavarėsisė sipas sė drejtės ndėrkombėtare publike dhe tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara.
-
- Duke i ndjekur me interes tė posaēėm dhe analizuar gjithanshmėrisht me vėmendje tė merituar draftet e deritashme tė politikės sė BE-sė (tė cilat, fatkeqėsisht korrespondojnė me draftet e politikės kolonialiste tė Serbisė) pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės, kemi nxjerrė konkluzionin se
ato janė me pėrmbajtje fragmentare (si nė kuptimin e sė drejtės historike, kombėtare, ashtu edhe tė asaj ndėrkombėtare), tendencioze, subjektive, antiligjore, antidemokratike dhe antishqiptare, sepse e trajtojnė si « koloni moderne » qė Kosova nė vend tė pavarėsisė sė plotė imediate, si subjekt juridik ndėrkombėtar, tė fitojė statusin e njė shteti funksional.
-
- 3. « Shtetėsia funksionale » versus funksionalizmit shtetėror tė mėvetėsisė sė Kosovės
-
- Ēfarė do tė thotė nė kuptimin juridiko-politik dhe kushtetues ky nocion pėr Kosovėn? Sa mund tė perceptohet nga kėndvėshtrimi ynė, momentalisht ekzistojnė nė qarkullim dy koncepte : Sė pari, nė mėnyrė shkallėzore, tė arrihet sovraniteti i brendshėm, i cili nėnkupton se institucionet qeveritare tė
Kosovės, do tė mėvetėsohen gradualisht, duke marrė pėrsipėr funksionet shtetėrore, me pėrjashtim tė sigurisė sė jashtme dhe tė atyre, qė nėnkuptojnė njohjen formale ndėrkombėtare dhe, sė dyti, pas istitucionalizimit tė sovranitetit tė brendshėm, institucionet e Kosovės, do tė merrnin pėrsipėr vetėm disa elemente tė sovranitetit tė jashtėm, tė cilat nė vend tė krijimit tė ndonjė avancimi
nė aspektin e sė drejtės ndėrkombėtare, e kufizojnė dhe e pėrjashtojnė automatikisht pavarėsinė e Kosovės. Pėr realizimin e njė koncepti tė tillė antishqiptar, qė reflekton nė nocionin « koloni moderne » pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, Bashkimi Evropian(BE) ka nė dispozicion kėto tre variante: (i) « pavarėsi pėrmes integrimit evropian »; (ii) »pavarėsi pėrmes ndarjes territoriale » dhe
(iii) » pavarėsi imediate ». Sipas variantit (i) ėshtė iluzion tė mendohet dhe tė shpresohet se Kosova pėrmes proceseve integruese nė BE, do tė arrijė pavarėsinė e saj tė plotė sipas normave dhe rregullave tė sė drejtės ndėrkombėtare.
-
- Ky argumentim, nuk do ndonjė prerje tė thellė analitike a sintetike tė problemit tė Kosovės, sepse integrimi i tillė nėnkupton edhe integrimin e Kosovės nė rajon, e kjo sipas (morfologjisė dhe sintaksės diplomatike serbo-evropiane), do tė thotė, edhe integrimin e saj tė domosdoshėm me Serbinė
kolonizatore, pa marrė parasysh faktin se kjo nuk nėnkupton formimin e institucioenve tė pėrbashkėta shtetėrore serbo-shqiptare. Gjithashtu, politika zyrtare shqiptare e Kosovės dhe e Shqipėrisė (pa marrė parasysh interesat e tyre komplementare, tė cilat e pėrjashtojnė mbrojtjen e interesit tė pėrgjithshėm kombėtar dhe shtetėror shqiptar), nuk duhet ta mashtrojė popullin shqiptar tė Kosovės,
se me integrimin e saj si shtet funksional nė BE, do ta realizojė aspiratėn shekullore-pavarėsinė si subjekt juridik ndėrkombėtar, po qe se ai nuk ėshtė titullar i sė drejtės sė vetėvendosjes dhe i sovranitetit tė plotė tė Kosovės.
-
- Po ashtu, politika zyrtare e boshtit Prishtinė-Tiranė, duhet tė jetė e ndėrgjegjshme dhe objektive, qė tė mos e tradhtojė popullin shqiptar tė Kosovės, duke spekuluar me konceptet opcionale poltiike pėr Kosovėn: pavarėsi e kushtėzuar; pavarėsi e kufizuar, pavarėsi substicionale etj. (tė gjitha
kėto drafte tė GNK-sė/ICG/, tė pėrgatitura qysh nga viti 2000, nė marrėveshje dhe nė bashkėpunim tė ngusht profesional-politik me ekspertėt e shkencės dhe tė politikės zyrtare tė Serbisė), sepse tė gjitha kėto opcione, ipso facto e pėrjashtojnė opcionin e pavarėsisė sė ligjshme sipas Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare.
-
- Njėkohėsisht, do tė jetė gabim i papėrmirėsuar i politikės sė theksuar shqiptare, po qe se verbėrazi beson, dhe sė fundi pranon qė kėto koncepte politike paliative tė Bashkimit Evropian (tė servuara nga GNK-ja dhe organiztat e tjera joqeveritare ndėrkombėtare), pas njė kohe tė konsiderueshme, do tė
shpiejnė drejt rrubullakėsimit tė pavarėsisė sė Kosovės. Pėrkundrazi, do tė ēojnė nė regres si nė aspektin politik, ashtu edhe nė atė juridiko-kushtetues, sepse me hartimin e Kushtetės sė re tė Kosovės, (BE-ja sė bashku me Unionin e SMZ-sė, do tė ushtronjė presion, duke imponuar draftin kushtetues pėr Kosovėn, ashtu si iu konvenon interesave tė tyre tė ndėrsjella), do tė parashikohen
kufizime tė ndryshme jo vetėm nė favor tė interesave tė minoriteteve (nė veēanti tė atij serb, i cili qė tani nė kuptimin institucional praktik ėshtė krijuar si entitet i veēantė kombėtar shtetėror, edhe pse nuk ėshtė njohur ende ndėrkombėtarisht sikurse entiteti i Republikės Serbe nė Federatėn trenacionale tė Bosnjė-Hercegovinės), por edhe nė favor tė interesave dhe tė detyrimeve ndaj
shteteve fqnije, si dhe njė sėrė obligimesh ndaj bashkėsisė ndėrkombėtare, e para sė gjithash ndaj Bashkimit Evropian (BE-sė). Kėshtu qė, Kushtetuta e re e Kosovės (me bazament tė hartuar evropian, tė ndikuar nga kushtetutat dhe rezolutat antishqiptare tė SMZ-sė, tė cilat, tanimė janė ratifikuar edhe nga Kuvendi i Serbisė, nė mėnyrė tė prerė e pėrjashtojnė pavarėsinė e mirfilltė tė Kosovės)
nuk do tė ketė thjesht karakter kombėtar, por qytetar, i cili do tė sigurohet nė saje tė standardit-kriterit multietnik dhe multikulturor.
-
- Ska dyshim se nxjerrja e njė Kushtetute tė kėtillė pėr Kosovėn, do tė jetė jo vetėm e diskutueshme, por edhe fatale jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por edhe pėr interesin e pėrgjithshėm nacional dhe shtetėror tė Shqipėrisė Etnike, sepse, ndėr tė tjera, nė dispozitat e paragrafėt e saj, do tė
pėrfshihen edhe detyrime tė sigurisė ndaj vendeve fqinje, tė cilat nė esencė nėnkuptojnė braktisjen dhe denoncimin e idesė dhe aspiratės shekullore tė ribashkimit tė shqiptarėve, tė cilėt edhe nė fillim tė shekullit XXI ndodhen tė kolonizuar dhe tė copėtuar nėpėr kėnetat moēalore tė Serbisė sė Madhe. Natyrisht, tė gjitha kėto limite dhe detyrime, qė do tė pėrfshihen nė Kushtetutėn e re tė
Kosovės ( nėse vijnė shprehje standardet e parashikuara tė BE-sė pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės), jo vetėm se do ta kushtėzojnė, por edhe do ta bėjnė krejtėsisht tė pamundur funksionimin e shtetit tė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran.
-
- Si rrjedhim, projektet opcionale pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės nga ana e Bashkimit Evropian, duhet tė analizohen dhe tė studiohen gjithanshmėrisht dhe me gjakftohtėsinė mė tė madhe nga ana politikės shqiptare, dhe nga diplomacia amerikane, sepse nga pėrmbajtja e tyre, qė tani shihet se nuk do
tė jenė me ēmim tė lirė, qė Kosova tė pėrfshihet si shtet funksional nė kuadrin e tij, sepse pikėrisht BE-ja, do tė jetė pengesa kryesore pėr ndėrtimin e sistemit juridik dhe kushtetues tė pavarur dhe sovran, ashtu siē parashikon kėrkesa e drejtė dhe legjitime e popullit shqiptar, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur nė bazė tė sė drejtės sė saj historike, dhe tė sė drejtės ndėrkombėtare.
-
- Mirėpo, pėr tu pavarėsuar definitivisht Kosova, pėr kėtė qėllim, sė pari, nevojitet tė mobilizohet dhe tė angazhohet maksimalisht politika zyrtare shqiptare e Kosovės(nė pėrputhje me deklarimin e lirė dhe demokartik tė popullit shqiptar, tė shprehur pėrmes referendumit apo plebishitit tė
organizuar), si dhe tė miratohet Rezoluta e pavarėsisė sė Kosovės nga ana Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, Kėshill ky, i cili tani pėr tani, jo vetėm se ėshtė krejtėsisht indiferent ndaj njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, por fatkeqėsisht nė heshtje dhe nė prononcimet e sesioneve tė tij tė deritashme zyrtare po i mbėshtet dhe po i pėrfillė vėrejtjet dhe sugjerimet e politikės
kolonialiste tė Unionit tė Serbisė dhe tė Malit tė Zi, qė Kosovės me ēdo kusht ti mohohet e drejta e subjektivitetit juridik ndėrkombėtar.
-
- Prandaj, pėr tė shpėtuar nga kjo grackė e rrezikshme, dhe me pasoja tė paparashikuara jo vetėm pėr Kosovėn, por pėr tėrė sigurinė dhe stabilitetin e Ballkanit, me interes prioritar do tė ishte edhe angazhimi i ngutshėm dhe i drejtpėrdrejtė i politikės sė jashtme amerikane, i cili pa dyshim do tė
ndikonte nė paralizimin me kohė tė tė gjitha prapaskenave tė rrezikeshme tė lidhjeve konvencionale tė BE-sė dhe tė Unionit tė SMZ-sė, qė janė nė funksion tė pėrhershėm tė eliminimit tė pranisė sė interesave strategjike tė SHBA-sė nė Ballkan dhe nė Evropė. Vetėm pėrfillja dhe vazhdimi i investimit dhe i kredibilitetit tė deritashėm moral, humanitar, ekonomik, politik, diplomatik dhe
ushtarak i Amerikės nė favor tė mbrojtjes dhe tė ēlirimit sė Kosovės nga Serbia gjenocidale, do tė bombardonte ēdo intrigė dhe ēdo manovėr tė fshehtė a tė hapėt serbo-evropiane, qė ka pėr qėllim shthurjen e opcionit politik shqiptaro-amerikan pėr arritjen e pavarėsisė sė Kosovės, si dhe ndjekjen e Amerikės nga zona e sferės sė interesit rusosllav-evropian nė Ballkan, dhe mė gjerė..
-
- 4. Relacionet konvencionale tė BE-sė me Kosovėn nė funksion tė neokolonializimit serbosllav mbi Shqipėrinė Etnike ( me 50% territor dhe popullėsi tė kolonizuar)
-
- Tanimė, nė prag tė afrimit tė zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės, janė bėrė tejet transparente idetė, sugjerimet dhe propzimet nga ana e Bashkimit Evropian(BE), qė Kosova tė pėrfshihet nė kuadrin e saj, si shtet funksional. Mirėpo, pėr tu realizuar ky spektėr visional, ( si sajesė
kontraktuese e interesave ekonomike, tregtare dhe diplomatike tė BE-sė me Unionin e SMZ-sė, me konstantė tė pėrhershme tė mohimit tė pavarėsisė sė Kosovės, tė etnisė shqiptare nė Mal tė Zi, nė Preshevė, nė Bujanoc dhe nė Medvegjė) qė nė esencė prejudikon alternativėn politike me permbajtje tė kolonializmit modern-paqėsor tė zgjidhjes sė ēėshtjes sė Kosovės, ėshtė e domosdoshme qė BE-ja tė
hyjė nė dialog me Kosovėn dhe me Amerikė, e cila si e tillė (pavarėsisht nga pėrpjekjet dhe shantazhet e fshehta tė BE-sė dhe tė Serbisė, qė Amerikėn ta mėnjanjonė nga konkurrenca e tyre politiko-ekonomike, stratregjike dhe ushtarake) e ka dhėnė kontirbutin mė tė madh dhe vendimtar nė ndėrkombėtarizimin dhe nė mėkėmbjen e gjithmbarshme tė ēėshtjes sė Kosovės, e cila sot, nė saje tė angazhimit
dhe tė pėrpjekjeve tė tilla tė Amerikės (aleatit mė lojal dhe mė me kredibilitet nė historinė e derisotme tė Kosovės, tė Shqipėrisė dhe tė shqiptarėve nė Ballkan), sot Kosova(edhe pse pa zgjidhjen e statusit tė saj pėrfundimtar) jeton e lirė, pa saēin e skuqur tė kolonializmit shekullor serbomadh.
-
- Shtrohet pyetja, se si do tė realizohen nė praktikėn e pėrditshme relacionet konvencionale tė shtetėsisė sė parashikuar funksionale tė Kosovės me BE-nė, kur ato nėnkuptojnė marrjen pėrsipėr tė detyrimeve tė caktuara me ligj dhe me kushetutė, zbatimi i tė cilave nuk do tė thotė vetėm
funksionalitetin, por edhe sovranitetin. Sidomos kur ėshtė fjala pėr tė drejtat e njeriut, institucionet demokratike pluraliste, marrėdhėniet ekonomike ndėrkombėtare, sigurinė e brendshme dhe tė jashtme. Gjithashtu, sipas aleternativės politike antipavarėsi Kosovės, parashikohet qė shtetėsinė funksionale tė Kosovės, ta marrė pėrsipėr BE-ja, gjė qė kjo zgjidhje e pėrkohshme nėnkupton
vendosjen e protektoratit tė Evropės mbi Kosovėn (administrimi politik, ekonomik, financiar dhe ushtarak).
-
- Shikuar realisht, nė dritėn e perspektivės sė ardhshme tė statusit tė Kosovės, zbatimi i njė formule tė kėtillė neokolonialiste nga ana e eksperteve dhe strategeve tė BE-sė(natyrisht tė indoktrinuar dhe tė kėshilluar nga Serbia zyrtare), nuk do ishte e efektshme, as nė favor tė njė protektorati tė
pėrkohshėm a tė pėrhershėm evropian mbi Kosovėn, sepse kėtė, tanimė e kemi parė nė funksionimin e dėshtuar tė kombinatorikės sė administratės ndėrkombėtare dhe asaj vendore nė Kosovė (UNMIK + Kuvendi dhe Qeveria e Kosovės, si dhe rasti i Bosnjės, si rrjedhim i Marrėvehjes sė Dejtonit tė vitit 1995, cila ka prodhuar vetėm efekte negative nė qeverisjen federale tė vendit), e cila nė asnjė
aspekt nuk ka dhėnė prova reale tė njė qeverisjese tė mirėfilltė drejt pėrparimit tė zgjidhjes sė statusit tė drejt dhe pėrfundimtar tė Kosovės. Ska dilemė se nga veprimet dhe anagazhimet e deritashme tė bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj Kosovės sheshit vėjnė dukje faktin se prania e faktorit ndėrkombėtar, do tė jetė veēori permanente e jetės politike nė Kosovė.
-
- Mirėpo, shtrohet pyetja a parapėlqehet dhe se a ėshtė e mundur, qė nė kėtė formė tė diktatit dhe tė kushtėzimeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, tė sigurohet ndėrtimi i institucioneve pėrkatėse nė Kosovė, nėse qytetarėt e saj janė tė zhveshur nga kompetencat, autorizimet dhe pėrgjegjėsia e plotė pėr
funksionimin e tyre. Si do qė tė sajohet marrėveshja e relacioneve konvencionale tė BE-sė me Kosovėn nė tė ardhshmen, politika ekonomike e njė protektorati tė kėtillė, do tė ishte nė kolizion me standardet e sė drejtės ndėrkombėtare, si dhe me Kartėn e Kombeve tė Bashkuara tė OKB-sė. Krahas njė zgjidhjeje tė kėtillė me pėrmbajtje tė politikės liberale dhe tė standardeve tė tregut tė lirė dhe
tė integruar tė BE-sė, ekziston edhe opcioni serb i ndarjes territoriale tė Kosovės, sipas tė cilit zgjidhja mė optimale do tė ishte ndarja territoriale e Kosovės.
-
- Si nė aspektin metodologjik-shkencor, ashtu edhe nė atė faktik-politiko-juridik politika zyrtare e SMZ-sė (e instruktuar dhe e mbėshtetur direkt nga projektet e vjetra serbomėdha tė Kishės Ortodokse Serbe), arritjen e njė zgjigjjeje tė kėtillė absurde, antidemokratike dhe antiligjore ( nė disfavor
tė sė drejtės historike tė popullit shqiptar), e konsideron pėrmes : (1)decentralizimit tė pushtetit; (2) rajonizimit dhe (3)kantonizimit. Nė thelb, tė trija kėto variante opcionale nėnkuptojnė ndarjen territoriale dhe administrative tė Kosovės-krijimin e entitetit politiko-juridik, administrativ dhe kushtetues serb nė Kosovė, sikurse ai i republikės serbe nė Bosnjė e Hercegovinė (si
pasojė e Marrėveshjes sė theksuar tė Dejtonit,1995).
-
- Edhe pse kjo ide e Projektit tė Serbisė sė Madhe ndaj pėrthithjes sė territorit indigjen tė Kosovės ėshtė kundėrshtuar nga politika amerikane , nga politika shqiptare si dhe nga disa zėra zyrtarė tė Bashkimit Evropian(BE), rreziku pėr jetėsimin e saj nė praktikė ende nuk ėshtė evituar, pėr shkak se
ky qėllim po synohet tė arrihet edhe pėrmes formave dhe teknikave tė tjera tė politikės dhe tė strategjisė integruese tė BE-sė, qė nė esencė, kanė pėr qėllim qė me ēdo kusht tė pėrjashtojnė Amerikėn si aktorin kryesor nė zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Edhe pse kėrkesa e SMZ-sė pėr ndarjen e Kosovės pėrputhet me instrumentet e pėrshtatshme tė BE-sė (decentraliizimi, kantonizimi
, rajonizimi dhe integrimi), kjo ėshtė iracionale dhe e papranueshme pėr shqiptarėt, sepse krijimi i entitetit politik tė republikės serbe tė Bosnjė-Hercegovinės, nuk mund tė merret si model pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ngase kjo historikisht dhe territorialisht i pėrket Shqipėrisė Etnike, e cila qė nga viti 1912 ėshtė copėtuar, aneksuar dhe kolonizuar me forcė dhe me gjenocid nga
Serbia dhe Mali i Zi, tė ndihumara drejtpėrdrejt nga Fuqitė e Mėdha imperialiste tė Evropės.
-
- Pavarėsisht nga fakti se ndarja e Kosovės do tė ishte varianti mė tragjik dhe i papranueshėm pėr shqiptarėt, fatkeqėsisht nė sytė e BE-sė dhe nė praninė e UNMIK-ut+KFOR-it, ky model serbo-evropian nė njė mėnyrė ka filluar tė funksionojė nė Kosovė, edhe pse nuk ėshtė zyrtarizuar formalisht me ndonjė
vendim ose marrėveshje tė caktuar tė BE-sė apo tė bashkėsisė ndėrkombėtare sikurse nė rastin e krijimit tė entitetit politik tė republikės serbe nė Bosnjė Hercegovinė. Kėtė gjendje absurde, tė krijuar nė Kosovė e provojnė kėta shembuj: (1) ndarja e Mitrovicės, (2) krijimi i bashkėsisė sė komunave serbe nė Kosovė, (3) krijimi i universitetit serb nė Mitrovicė, si dhe enklavat e bunkerizuara
serbe, tė pastra etnikisht(Graēanacia, Prilluzha, Shterpce, Gorazhdeci etj.), ku funksionon sistemi i tėrė paralel i arsimit, sistemi bankar, sekretariatet e punėve tė brendshme dhe tė jashtme policore-ushtarake dhe paramilitar, tė krijuara dhe tė ndihmuara nga qeveria dhe Kisha Otodokse Serbe.
-
- Nė esencė, tė gjitha kėto institucione serbe pėrbėjnė superstrukturėn dhe infrastrukturėn shtetėrore tė entitetit politik serb nė Kosovė, edhe pse nė aspektin territorial, juridiko-politik edhe administrativ kjo ndodhet nėn sovranitetin e protektoratit ndėrkombėtar tė OKB-sė. Kėtu qėndron
problemi, dhe shfaqja me arsye e pakėnaqėsisė, e aversionit dhe e mosbesimit tė shqiptarėve ndaj administratės ndėrkombėtare tė UNMIK-ut nė Kosovė, sepse ky nė kundėrshtim me Rezolutėn 1244 pėr Kosovėn tė KS tė Kombeve tė Bashkuara, ka lejuar themelimin dhe funksionimin e sistemit paralel politko-shtetėror tė entitetit serb.
-
- Ky ėshtė realiteti i hidhur, qė nuk duan ta shohin, as ta debatojnė mbi asnjė bazė, as UNMIK-u e as BE-ja, sepse sipas konceptit tė politikės integruese tė BE-sė, krjimi i entiteteve tė tilla politike pa pėrdorur forcėn, nėnkutpon zgjidhjen e problemeve me rrugė dhe me mjete paqėsore, qė do tė thotė
se nė tė ardhmen e afėrt (sipas synimeve tė strategjisė afatgjatė tė integrimit tė Evropės Juglindore) pėr Kosovėn, ekziton rreziku qė ky model opcional edhe pse ėshtė kejtėsisht nė frymėn e politikės dhe tė praktikės kolonialiste serbomadhe, tė zbatohet dhe tė konkretizohet ligjėrisht me pėrfundimin e ndonjė marrėveshjeje, tė imponuar nga ana e BE-sė, pėrkatėsisht e bashkėsisė
ndėrkombėtare. Kjo metodologji pėr arritjen e objektivave strategjike dhe gjeopolitike tė krijimit tė entitetit serb ( sipas standardeve tė kolonializmit klasik tė metropoleve tė dikurshme evropiane, tė aplikauara dhe tė konkretizuara nė Afrikė, nė Azi dhe nė Amerikėn Latine) nė Kosovė, pėr Bashkimin Evropian(BE-nė) ėshtė e pranueshme, sepse, sė pari favorizon oreksin tradicional tė
politikės pushtuese, aneksioniste dhe gjenocidale tė Serbisė ndaj Kosovės, pėrkatėsisht ndaj territoreve tė Shqipėrisė Etnike.
-
- Sė dyti, nė mėnyrėn mė perfide tė diplomacisė sė kancelarive tė dikurshme tė Evropės, mbėshtet dhe justifikon tezat e ndryshuara pseudoshkencore tė historiografisė falsifikatore tė Serbisė sė Madhe, sipas sė cilave Kosova dhe territoret e tjera tė kolonizuara tė Shqipėrisė Etnike, janė pronė e
palėkundshme e territorit etnik serb. Fatkeqėsisht, kėto teza tė ndryshuara dhe tė falsifikuara si nga politika, shkenca dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, tani janė sublimuar edhe nė Kushtetutėn moderne tė SMZ-sė dhe nė Projektrezolutėn mė tė re tė Serbisė pėr Kosovėn (tė ashtuqujatur Plani pėr KIM, tė cilin plan, Erhard Busek, koordinatori i Paktit pėr stabilizimin e Evropės Juglindore, e ka
vlerėsuar si bazė reale dhe konstruktive pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės ), tė miratuar dhe tė ratifikuar nga Kuvendi i Republikės sė Serbisė, mė 28 prill,2004.
-
- Pra, me njė fjalė mund tė konstatohet se krijimi i entitetit politik serb nė Kosovė, ėshtė i akceptueshėm si pėr realizimin e interesave koloniale serbomėdha, ashtu edhe pėr ato tė BE-sė, sepse synon tė evitojė kontestin territorial shqiptar-serb, gjė qė sipas kėsaj teze politike serbo-evropiane, do
tė thotė nuk lejohet ndryshimi i kufijve ekzistues tė Kosovės, as tė Shqipėrisė Etnike. Shtrohet pyetja, pse Evropa edhe pas 100 vitesh mbron konceptin e vjetėr tė politikės strategjike tė Fuqive tė Mėdha, qė Kosovėn-Shqipėrinė Etnike tė kolonizuar, edhe nė fillimshekullin XXI, ta mbajė edhe mė tej tė copėtuar, tė kolonizuar dhe tė ndarė nė rezervatet e sistemit imperialist tė SMZ-sė, tė
Greqisė dhe tė IRJM-sė, pa tė drejtėn e ēlirimit antikolonial kombėtar dhe tė ribashkimit?
-
- Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė, sespse kjo nė fakt nuk ka ndryshuar simetrinė e strategjisė sė objektivave hegjemonsite serbo-evropiane ndaj zgjdhjes sė ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan. Ka ndryshuar vetėm taktikėn diplomatike nė vend tė luftėrave tė dikurshme tė pėrgjkashme, tani ka zgjdhur
instrementet metodologjike mė tė kapshme dhe mė tė leverdishme si pėr palėt nė konflikt, ashtu edhe pėr veten e saj. Nė radhė tė parė, koncepti i integrimit synon, dhe ėshtė duke vepruar praktikisht nė favor tė poltiikės paqėsore tė BE-sė, qė tė mos lejojė konflikte dhe mosmarrėveshje rreth territoreve kontestuese jo vetėm nė Kosovė, nė Ballkan, por edhe nė tėrė Evropėn.Prandaj, nė kėtė
kontekst, duhet tė shihet edhe rreziku qė po i kanoset ndarjes territoriale tė Kosovės, sepse zhvillimi i ngjarjeve tė mėtejme politike nė Ballkan, sidomos nėse ai ėshtė i ndėrlidhur dhe i kushtėzuar me procesin intgerues tė BE-sė, kursesi nuk do tė lejojė ndarjen territoriale tė Kosovės nė kuptimin klasik tė ndryshimit tė kufijve ekzistues artificialė, (tė cilėt janė vizatuar me hekur dhe
plumb po tė kėsaj Evrope, vetėm me protagonistė tė tjerė tė udhėheqjes sė saj tė dikurshme), me pėrjashtim nėse kjo bėhet me marrėveshjen bilaterale tė palėve nė konflikt.
-
- Me njė fajlė, nėse Prishtina dhe Beogradi mund tė bijnė nė ujdi pėr caktimin e kufijve tė rinj territorialė midis Kosovės dhe Serbisė, pėrkatėsisht tė territoreve tė tjera shqiptare, tė cilat edhe sot ndodhen nėn sundimin e sovranitetit kolonial tė SMZ-sė, atėherė, mirėfilli, ekziston mundėsia qė
arritja e njė marrėveshjeje tė tillė dypalėshe shqiptare-serbe nuk do tė kundėrshtohej nga Bashkimi Evropian (BE-ja), edhe pse ky shembull nuk ėshtė i parashikuar si interes prioritar i politikės dhe i strategjisė sė objektivave tė BE-sė. Mirėpo, nė rastin konkret tė zgjidhjes sė statusit kolonial tė Kosovės, ky shembull i kėtillė (si pėrjashtim i poltiikės integruese tė BE-sė) ėshtė njė
utopi e shkretė, qė vetėm mund tė imagjinohet ngaqė nuk ekziston asnjė element real shpresėdhėnės, qė reflekton se pala serbe nė mėnyrė paqėsore dhe tė arsyeshme, do tė pranonte, qė tė hiqte dorė nga plaēka koloniale e saj qindravjeēare. Ky ėshtė vetėm njė iluzion dhe spekulim i pa fre politik nė favor tė statu-quo-sė sė Kosovės, pėrkatėsisht tė territoreve tė tjera tė Shqipėrisė Etnike me
tė njėjtin status kolonial.
-
- Nė anėn tjetėr, formula famėkeqe, e ashtuquajtur ndarja e Kosovės synohet tė arrihet edhe pėrmes mjekimit paliativ paqėsor, pa opercaion kirurgjik tė kolonializmit kronik tė konfliktit serbo-shqiptar, e kjo ėshtė zgjedhja e terapisė mė tė gabuar-standardet decentralizuese, tė cilat, tanimė, BE-ja edhe
me dakordimin e Amerikės, ia ka imponuar palės shqiptare dhe administratės ndėrkombėtare UNMIK-ut, qė ato ti zbatojė nė praktikė me ēdo kusht, kinse pėr ta shpėtuar minoritetin serb nga diskriminimi i pushtetit shtetėror centralist dhe autoritar i shqiptarėve nė Kosovė, i cili si i tillė nuk figuron as nė aspektin doktrinar, as nė atė praktik nė Kosovė, por ėshtė i tirlluar dhe i atribuar si
nga politika propagandistike shoviniste serbomadhe, ashtu edhe nga kanonierat e qendrave tė vendosjes sė diplomacisė ndėrkombėtare. Mbi kėtė bazė BE-ja gjithnjė e mė shumė po e mbėshtet decentralizimin dhe rajonizmin, koncepte politike kėto, qė pa dyshim do tė ndikonin nė krijimin e shtetėsisė funksionale tė Kosovės, qė do tė ishte me status tė dyfishtė tė ndėrvarėsisė si nga ana BE-sė,
ashtu edhe nga ana e Serbisė: multietnike, multipluraliste dhe integraliste, por nėn protektoratin administrativ, politik, juridik, financiar, ekonomik dhe ushtarak tė BE-sė, dhe nėn protektoratin e sovranitetit tė pashlyerė kolonial serbomadh.
-
- Sipas kėsaj logjike tė filozofisė politike integruese tė BE-sė dhe tė diplomacisė preventive tė OKB-sė, po qe se do tė vinte nė shprehje anagzhimi i forcave ushtarake tė protektoratit tė BE-sė nė Kosovė, atėherė vetiu do tė eliminohej opcioni luftarak i politikės shqiptare, nė mungesė tė potencialit
dhe tė energjisė pėrkatėse, qė ta mposhtė me forcė njė formulė tė kėtillė strategjike , tė parashikuar nga BE-ja dhe mbėshtetėsit e saj, e cila ėshtė nė kundėrshtim flagrant me kėrkesėn e drejtė dhe legjitime tė popullit shqiptar, qė Kosova tė jetė shtet i pavarur, i lirė dhe sovran nė kuadrin e territorit indigjen tė Shqipėrisė Etnike, e jo plaēkė koloniale e Serbisė, as e interesave
integruese dhe harmonizuese tė Evropės me aleatėt e saj ndėrkombėtarė.
-
- Pra, pėrfshirja e Kosovės nė kuadrin e agjendave integruese tė BE-sė, gjithėsesi ėshtė pėr tu pėrshėndetur dhe ēmuar nga politika shqiptare e Kosovės, por vetėm nėse Kosova aderon nė tė si shtet i pavarur nė cilėsinė e subjektit juridik ndėrkombėtar, e jo si shtet nė funksional-koloni moderne e
Serbisė nė vagonin e fundit tė trenit integrues ervoperėndimor, pėrkatėsisht si krijesė vazale nė agjendėn integruese rajonale tė Ballkanit Perėndimor, ku fjalėn kryesore, do ta ketė politika pushtuese dhe gjenocidale e Serbisė sė Madhe, e jo as Shqipėria si shtet mė vete, e as Kosova me status kolonial serbosllav. Pavarėsisht, se hėpėrhė politikat shqiptare, (sikurse edhe ato tė shteteve nė
Evropėn Juglindore) janė tė preokupuara me rrjedhat e transicionit dhe tė integrimeve nė Evropė, pėr asnjė moment nuk duhet tė ushqejnė iluzione tė rreme, se ballkanzimi perėndimor integrues, do tiu sjellė favore dhe avantazhe tė caktuara drejt zgjidhjes sė ēėshtjes koloniale shqiptare nė Ballkan.
-
- Pėrkundrazi, do tiu sjellė telashe dhe kokėēarje tė mėdha sikurse politika strategjike e Fuqive tė Mėdha imperialiste tė Evropės sė viteve 1878; 1912-1913; 1919; 1945, e cila ishte nė anėn e politikės pushtuese dhe kolonialiste tė Serbisė, tė Malit tė Zi dhe tė Greqisė nė kuriz tė trojeve etnike
shqiptare (50%), tė cilat, edhe sot nė erėn e intgerimeve dhe proceseve demokratike tė Evropės moderne kanė po tė njėjtin status kolonial, gjė qė kjo ėshtė nė kundėrshtim si me parimet dhe me qėllimet e Kartės sė Kombeve tė Bashkuara, me tė drejtėn ndėrkombėtare, ashtu edhe me vlerat dhe me standardet e noveluara tė rendit tė ri botėror, i cili nė thelb, tė drejtat e njeriut, demokracinė dhe
zhvillimin ekonomik integrues, i kosnideron si vlera universale pėr gjithė njerėzimin. Nė kėtė kontekst, do tė ishte akt johuman, i padrejtė dhe antiligjor, po qe se nga ky universalisėm, do tė pėrjashtohej vetėm populli shqiptar nė Ballkan, duke i mohuar tė drejtėn e vetėvendosjes dhe tė drejtėn e ligjshme historike mbi rikthimin e territoreve tė tij nėn jurisdiksionin dhe sovranitetin e
Shqipėrisė Etnike.
-
- Nė kėtė vėshtrim, rolin kryesor, duhet ta kenė luajtur Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sepse roli i deritashėm i Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė ėshtė nė diskurs tė plotė me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, dhe plotėsisht ėshtė kompatibil me kursin diplomatik tė BE-sė dhe me ineteresat e politikės
kolonialiste tė Serbisė nė kurriz tė sė drejtės sė vetėvendosjes dhe tė pavarėsisė sė Kosovės.
|
|
|
|
|
|
 |
|
|
Copyright©2000-2004
Trepca.net
- Tė gjitha tė drejtat e rezervuara. |
|
|
|
 |
|
|