|
14 korrik 2005 / TN
-
- Shkruan: Esat Stavileci, profesor i Universitetit tė Prishtinės
-
- Janė, mė sė paku, dy arsye, qė mė shtyejnėedhe njė herė tė merremme Shqipėrinė e paszgjedhjeve. E para, nevoja e konsolidimit tė brendshėmnė Shqipėri, sa mė shpejtė qė tė jetė e mundur. E dyta, sugjerimi i udhėve tė mundshmenėpėr tė cilat do tė bėhej demokracia. Prandaj, ky shkrim edhe
mban titullin : Mė lehtė ėshtė tė qenėt demokratėse tė bėsh demokracinė.
-
- Mirė ėshtė shprehur Giovanni Sartori: Nėse tė pėrkufizosh demokracinė do tė thotė tė shpjegosh ēdo tė thotė vetė fjala, problemi ėshtė i zgjidhur, mjafton tė kuptosh pak greqisht
, sepse kjo fjalė do tė thotė :pushtet (kratos) i popullit (demos). Pėrkufizimi i demokracisė ėshtė njė problem mė
kompleks, tė kuptuarit e demokracisė njė tjetėr problem edhe mė kompleks, ndėrsa bėrja e demokracisė njė problem i tretė, ende mė kompleks se dy tė parėt.
-
- Kur shprehem kėshtu kam parasysh se midis fjalės dhe asaj qė tregon ajo, midis emrit dhe objektit, largėsia ėshtė e madhe. Me tė vėrtetė ėshtė e madhe. Merrni me mend numrin e shteteve nė botė tė cilat deklarojnė se nė to sundon demokracia dhe kini parasysh gjendjen faktike nė ato vėnde.
Lajthitja mė e madhe qė i bėhet demokracisė ėshtė kur tė jepet njė parim si diēka e vėrtetė.
-
- Se Shqipėrisė, po si buka dhe uji i duhet njė qeverisje demokratike e vėndit ėshtė, tė shprehėm mė gjuhėn e mathematikės, njė aksiomė(qė nuk ka nevojė pėr vėrtetim). Shqipėria ka kaluar nėpėr njė periudhė nė tė cilėn demokracia ėshtė ndėrtuarnė rrugė jodemokratike. Kėtė duhet ta kenė
parasysh pushtetarėt tė rinj tė vjetėrkur do ti marrin postet.
-
- Ata duhet tė duken po aq tė mėdhenj sikur nė fushatėn parazgjedhore, kur kanė aspiruar dėftesėn pėr poste. Shqipėria duhet tė kalojė prej demokracisė sė qeverisurnė demokracinė qeverisėse. Lista e gjendjeve qė mund tė prodhohen me qeverisje jodemokratike ėshtė shumė e gjerė dhe shtrihet prej
tiranisė e despotizmit, kalon nėpėr diktaturė e absolutizėm dhe pėrfundon me autoritarizėm, totalitarizėm dhe autorkraci, gjendje kėto qė pėr Shqipėrinė e mėhershme dhe mė tė renuk ishin dhe nuk janė tė panjohura.
-
- Prandaj, qerimi i hesapeveme tė kaluarėn, tė largėt dhe tė afėrtdo tė duhej tė ishte detyrė mbi detyrat e qeverisė sė re nė Shqipėri, punė kjo qė nuk do tė bėhet as lehtė dhe as pa mundime, sepse ēdo gjė tjetėr ndryshon mė shpejt se mentaliteti, veēanėrisht nėse ai ėshtė i murosur. Pėr njė
numėr deputetėsh tė rinjnė Shqipėri do tė duhej tė kalonte kohė e gjatė adaptimi nė njė qeverisje tė vėndit e cila shikimin e vetė do ta drejtontenė bėrjen e demokracisė njė realitet. Ky do tė duhej tė ishte qėllimi i qeverisė sė re. Ajo do tė duhej tė kishte para vetes kėshillėn se vetėm realizimi i qėllimit mund ta mbajė nė pushtet. Nė Shqipėri do tė pėrparojė ajo qeveri qė do tė
di saktėsisht se ēka do.
-
- Qeveria e re nė Shqipėri duhet ta nxjerrė vendinnga njė gjendje nė tė cilėn ai i ngjan fėmijės qė sapo ka lindur i dobėt. Nuk mė duket se qeveria e re do tė duhej tė humbaste shumė kohėnė kėrkimin e diagnozės sa nė gjetjen e terapisė pėr ta ngritur nė kėmbė tė veta.
-
- Dua tė shpresoj nė konziliumin e mjekėve, pra nė ekspertėt qė janė grumbulluar rreth KOP-it se do tė jenė nė gjendje ta bėjnė kėtė jo nė tė mirė tė partisė, por me interes pėr vėndin, tė vetėdijshėm se udhėn drejt qėllimit do tė jenė tė detyruar ta ndajnė nė etapa. Bėrja e punės nė etapa
ėshtė treguar pėrherė mė produktive se goditja e menjėhershme. E para e ruan gurin e themelit, e dyta lehtė mund ta shemb atė. Mos tė harrojmė se nė Shqipėri kanė ndodhur shumė rrėnime dhe se ajo mė shumė se asnjėherė mė parė ndien nevojėn pėr ndėrtime.
-
- Shqipėrisė i duhet njė konsensus pėr vlerat themelore tė demokracisė, sepse vetem ai mund tė sigurojė njė qėndrueshmėri tė saj. Mirėpo, nuk duhet jetuar nė iluzionese ai konsensus do tė arrihet lehtė dhe pa mundime. Shqipėria do tė kalojė nėpėr tė ashtuquajturin konsensusin procedurial, qė do tė
thotė tė pajtuarit me rregullat e lojės demokratikedhe duhet tė jetė e gatshme edhe pėr disensusin, qė nė fakt, do tė thotė mospajtim. Teoria e demokracisė e quan tharm qė i jep shpirt demokracisė tė pajtohesh me mospajtimin.
-
- Qeveria e re e Shqipėrisė duhet tė shfrytėzojė shansin qė po i jepet, duke pasur para vetes edhe njė kėshillė tjetėr: Cdo shans i pashfrytėzuar humbet pėrgjithmonė.
-
- Qeverisja e mirė ėshtė e nevojshme nė Shqipėri jo vetėm pėr funksionimin normal tė njė rendi, por edhe pėr sigurimin e zhvillimit tė vazhdueshėm tė tij. Volteri e ka thėnė drejtė:Qeverisja mė e mirė ėshtė ajo nė tė cilėn njeriu i nėnshtrohet vetėm ligjeve. Po ta pėrshtatnja mendimin e tij pėr
qeverinė, do ti shtoja se : Qeveria mė e mirė ėshtė ajo e cila vetė i nėnshtrohet ligjeve. Ajo qė ėshtė mė e vėshtirėse padrejtėsia ėshtė drejtėsia. Shqipėria njeh shumė padrejtėsi dhe ndien nevojėn pėr shumė drejtėsi. Drejtėsia trimbėrohet me zbatuesit e ligjeve, e dhunohet me shkelėsit e tyre. Fatkeqėsia mė e madhe ėshtė ajo, nėpėr tė cilėn ka kaluar Shqipėria kur ligjet i kanė
shkelur ata qė kanė qenė dashur vetė ti zbatojnė.
-
- Qeverisėsit e rinj nė Shqipėri duhet tė kujdesen shumė qė tė mos e shpėrdorojnė pushtetin. Kėnaqėsia pėr pushtetin ėshtė shumė e madhe dhe ajo nuk ka lindur sot. Prandaj thuhet: Pushteti ėshtė ilaēi nė tė cilin politikanėt kapen sin ė grep. Ti bėsh njė kėshillė pushtetarėve ėshtė rrallė e
mirėpritur. Po, ti bėsh njė kritikė ėshtė shumė neveritėse. Pushteti ėshtė alergjik nė kritikėn, sa mė e ashpėr qė ėshtė kritika, alergjia bėhet mė e madhe. Do tu sugjeroja pushtetarėve tė rinj nė Shqipėri qė ti mirėpresinedhe tė parat, edhe tė dytat, sepse ato, kur bėhen me qėllimin e mirė, mund ti korigjojnė veprimet e tyre. Eshtė shumė mė mirė tė korigjosh sė pari se tė gabosh sė
dyti.
-
- Qeveria e re nė Shqipėri duhet tė jetė shumė e vėmendshme qė postet ti ndajė sipas zotėsive, e jo sipas partive. Me njė shkrim timin tė mėhershėm kam pėrdor vetėm pjesėn e parė tė mendimit tė Tallejrandit se : Arti i vendosjes sė njerėzve tė duhur nė vendin e duhur ėshtė kusht i parė nė shkencėn e
qeverises dhe, nuk e besoj se dikush do tė mund tė provonte tė kundėrtėn. Pjesa e dytė e mendimit tė tij ėshtė njė diēkaqė provokon pėrherė:arti i gjetjes sė vendeve pėr tė pakėnaqurit, ėshtė mė i vėshtiri. Ti gjesh njerėzit qė do tė realizojnė qėllimet e qeverisė ėshtė thelbi i ndarjes sė posteve. Ka njė mendim shumė tė urtė nė lidhje me kėtė: Nėse do qė njė punė tė bėhet mirė,
zgjidh njė njeri qė ėshtė i zėnė, tė tjerėt nuk kanė kohė. Shqipėria ndien nevojėn pėr tė parėt.
-
- Nė mbyllje tė shkrimit, do tė dėshiroja qė tė bėja edhe njė sugjerim. Nėse qeveria e re e Shqipėrisė do ta ndiej nevojėnpėr tė qenė njė qeveri shqiptarenė kuptimin mė tė plotė, le ta ndiej nevojėn pėr ta konsideruar dhe pėr ta shtruar ēėshtjen shqiptare si njė dhe tė bashkuar. Koha dhe rrethanat
nė tė cilat jetojnė sot shqiptarėt tė ndarė nė disa shtete do ta shtrėngojnė qeverinėe re nė Shqipėri qė tė ndėrmerr veprime kombėtarisht mė racionale se paraardhsja e saj.
-
- Shqiptarėt po kalojnė nėpėr njerėn nga periudhat e tyre mė tė rėndėsishme si popull dhe si komb. Shqiptarėt e ndarė, administrativisht dhe politikisht, preokupohen me tė drejtė, me tė tashmen ende shqetėsuese dhe janė nė kėrkim tė sė ardhmes premtuese. Nuk dua tė dyshoj se qeveria e re e Shqipėrisė
nuk do ta ketė parasysh edhe kėtė fakt.
|
|