|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

REAGIM I STUDENTĖVE TĖ KRISHTERĖ

 
 

Pėrkitazi me intervistat e z. Naim Tėrnava, nė tė pėrditshmet Koha Ditore, dhe Zėri tė datės 2 korrik 20005

 
 

 

13 korrik 2005 / TN / Nga Grup i studentėve tė krishterė

Pėr dijeni:

Soren Jessen Petersen, Kryeadnimstrator i Kosovės,
Zotėri Philib Goldberg, Shef i Zyrės Amerikane nė Prishtinė,
Zotėri Franco Gentilini pėrfaqėsues i shefit pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri tė Bashkimit Europian, Javier Solana,
Zyrave Diplomatike nė Prishtinė
Presidentit tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugovės,
Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Nexhat Dacit,
Kryeministrit tė Kosovės, Bajram Kosumit,
TMK-sė Gjeneral Agim Cekut,
Kryetarit tė PDK-sė, Hashim Thaqit,
Kryetarit tė AAK-sė, Ramush Haradinajt,
Kryetarit tė ORĖ-sė, Veton Surroit,
Kryetarit tė PSHDK-sė Tadej Rodiqit dhe Zef Morina, Kryetari i Kryesisė
Kryetarit tė PSHDK-sė Mark Krasniqit,
Kryetarit tė PLK-sė Gjergj Dedajt,
Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės,

Presidentit tė Shqipėrisė, Alfred Mojsiut
Kryetarit tė Qeverisė dhe kryetarit tė PS-sė Fatos Nanos
Kryetarit tė PD-sė Sali Berisha
Kryetarit tė PDK- dhe botuesit Nikollė Lesi
Institucioneve fetare nė Shqipėri dhe Kosovė

Intervista e Zotėri Naim Tėrnava, Kryetar  i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, si dhe debatet e shumta qė po bėhen kohėve tė fundit nė Kosovė, pėr ēėshtjen e religjionit, na ka bėrė qė tė ndihemi keq. Arsyet pėr kėtė janė tė shumta.

Nė rend tė parė, ne si qytetar tė besimit krishterė kėrkojmė qė sa mė shpejt tė ndalet abuzimi me shifra nga ana e Bashkėsisė Islame tė Kosovės, se kėtu janė 98%, deklarime kėto qė bėhen me pretendime dhe qė nėnkuptojnė njė tendencė asimiluese.

Kėrkojmė nga Institucionet e Kosovės, qė sa mė shpejt tė realizojnė zotimin pėr ndėrtimin e Katedrales Katolike nė Prishtinė, pa shantazhime, pa kushtėzime tė asnjė lloji, pėr hir tė traditės, kulturės vlerave tona perėndimore.

Si besimtarė tė krishterė, po ashtu jemi tė indinjuar me disa zhvillimi tė kohėve tė fundit qė po ndodhin nė Kosovė, parashenjat e sė cilave po tronditin nė themel tė kaluarėn tonė religjioze. Dhe si tė kėtilla po e futin tė ardhmen e Kosovės nė labirinte tė errėta. Sidomos po e tronditin harmoninė fetare qė ka ekzistuar nėpėr shekuj ndėr Shqiptar, si dhe po rrezikojnė situatėn drejtė pėrshkallėzimit tė padėshiruara. Gjė tė cilėn mė sė tepėrmi e dėshirojnė armiqtė serbo-sllavė, qė nuk prajnė sė kėrkuari tė paraqesin popullin shqiptar me prirje fundamentaliste. Andaj, jemi tė detyruar tė reagojmė, nė mėnyrė qė Ju fortė tė ndėrmerrni gjitha masat parandaluese, nė mėnyrė qė tė shpėtohet gjendja e tanishme religjioze, tė ruhet dhe tė kultivohet toleranca fetare, e cila ndėr shekuj ka shpėtuar shqiptarėt pa u shkatėrruar. Dhe nė tė njėjtėn kohė, ka qenė model pėr lakmi.

Ne si besimtar tė krishterė, kėrkojmė me ngulim nga ju qė tė pėrdorini gjithė autoritetin pėr tė parandaluar pėrshkallėzimin e gjendjes sė tashme. Edhe pėr fatin se qytetarėt e shumtė, e kultivojnė kėtė tolerancė, gjė e cila reflektohet nė ēdo segment tė jetės. Por qarqe tė caktuara, kryesisht tė fuzionuara nga interesa jokombėtare dėshirojnė tė ndėrpresin kėtu traditėn tonė perėndimore dhe kėrkojnė qė tė forėmsojnė njė brez tė ri nė principe dhe kulturė arabe, e cila s’ka asgjė tė pėrbashkėt me atė qė ėshtė kultura shqiptare.

Tendenca pėr futjen e edukatės fetare nė shkollė, si dhe kėrkesėn, pėr t’iu lejuar publikisht tė praktikohet religjioni nė institucionet publike, e rrezikon nė themel traditėn tonė religjioze, harmoninė dhe tė ardhmen. Gjė kjo, qė ėshtė ofenduese pėr ne dhe e pakuptimtė pėr tė ardhmen e Kosovės, e cila punon tė ndėrtoj njė shtet sekular, tė integruar nė Familjen Perėndimore, nė tė cilėn funksionojnė parimet dhe vlerat civilizuese qė rezultojnė nga pėrkatėsia edhe religjioze e kėsaj Europe.

Sidomos, nė kėtė kontekst na ka revoltuar jashtėzakonisht intervistat e Kryetarit tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės, i cili hapur mohon tė krishterėt e Kosovės, sidomos kur i lartshėnuari flet me shifra, shfaq tendencat e hapura pėr tė ndėrhyrė, nė formė tė kėrcėnimeve nė sferat e jetės publike. Kjo politikė vetėm na rikujton shifrat me tė cila ka manipuluar politika serbe. I nderuari Tėrnava, vetėm sa nuk shprehet se kėtu ka vetėm mysliman dhe vetėm kėtė duhet tė ekzistojnė, vetėm nė kėtė formė duhet tė jetohet. Pėrndryshe s’ka se si tė lexohet deklarimi i tij se ne “jemi tė votuar”, “jemi 98 %”, ne dojmė kėtė apo atė, “nėse ndėrtohet katedralja nė Qendėr tė Prishtinės, duhet tė ndėrtohet edhe njė xhami e madhe me mijėra vende”!

 Madje mohon tėrėsisht komunitet tjera fetare, qė janė nė rritje (Komuniteti Protestan, i cili ka njė kategori shumė vitale dhe shumė perspektivė besimtarėsh apo feve tjera).

Intervista ka edhe pėrplot elemente qė ndėrhynė nė tė drejtat dhe liritė e njeriut: sė paku nga fakti se Tėrnava kėrkon qė tė ndėrhyn nė tė drejtėn e fėmijėve, tė orientimet e tyre. Tė pėrcaktoj statusin shpirtėror tė qdo njėrit qė ai mendon se ėshtė me prejardhje islame.

Grupi i revoltuar i studentėve tė krishterė

 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.