|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

  Papa i Vatikanit nė tė njėjtėn akademi me Ismail Kadarenė

 
 

 
13 korrik 2005 / TN / Ē. Loloēi
 
Akademia e Shkencave Moralo- Politike, pjesė pėrbėrėse e Institutit tė Francės, atė qė shpesh emėrtohet shkurt Akademia franceze, ēdo vit shpall ngjarjet kryesore qė u ndodhin anėtarėve tė saj. Kėtė fillim viti ngjarja mė sensacionale ishte zgjedhja e njėrit prej anėtarėve-shok tė huaj tė saj (membres associes étrangers), Kardinalit Joseph Ratzinger, nė fronin e Papės sė Romės.
 
Kjo Akademi prestigjioze ka gjithsejt 12 anėtarė-shok tė huaj. Njėri ndėr ta ėshtė Papa i Romės, zgjedhur mė 1992 kur ishte kardinal. Njė tjetėr anėtar ėshtė shkrimtari ynė Ismail Kadare, i zgjedhur nė vitin 1996. Instituti i Francės ėshtė themeluar mė 22 gusht 1795 nga Napoleon Bonaparti. Pas disa modifikimeve tė bėra mė pas nga mbretėria dhe republika, nė gjendjen e sotme ai i ka tė pėrcaktuara nė mėnyrė rigoroze rregullat  e tij, numrin e anėtarėve, numrin e anėtarėve-shok tė huaj dhe numrin e anėtarėve korrespondentė, pėr secilėn nga tė pesė akademitė qė e pėrbėjnė. Cdo anėtar i ri mund tė hyjė vetėm nė qoftė se njė anėtar i vjetėr e lė vendin bosh me vdekjen e tij.
 
Siē u tha mė lart, Akademia e Shkencave Moralo-Politike ka 50 anėtarė, 12 anėtarė-shok tė huaj . Anėtari-shok i parė i huaj ka qenė presidenti i famshėm amerikan Thomas Jefferson. Qysh nga zgjedhja e tij mė 1801 e gjer nė vitin 2002, lista e anėtarėve tė huaj pėrfshiu 122 emra, shumica personalitete tė shquar botėrisht nė fushėn e filozofisė, tė letrave e sidomos tė emancipimit moralo-politik tė njerėzimit. Woodrow Wilson, Thomas Masaryk, Rudyard Kipling, Wiston Churchill, Franklin Roosvelt; Konrad Adenawer, Sir Karl Popper, Andrei Saharov, Jorge Louis Borges, janė disa nga emrat e mėdhenj tė kėsaj akademie.
 
Nė vitet e fundit anėtarėt -shok tė huaj kanė qenė mbreti Huan Karlos i Spanjės, qė u zgjodh nė vendin e mbetur bosh prej Jorge Louis Borgesit mė 1988, sekretari i pėrgjithshėm i OKB-sė Perez de Kuelar mė 1989, Vaslav Havel mė 1992, kardinali Joseph Ratzinger, Papa i sotėm i Romės, qė zuri vendin e Andrei Saharovit, nė tė njėjtin vit, princi Charl i Anglisė mė  1992 dhe mė 1996 shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, qė zuri vendin e Sir Karl Popperit.
 
Siē shihet, vendet e pėrfaqėsuara nė mė tė shquarėn akademi tė botės janė tepėr tė pakta. Aktualisht nga gjithė ish perandoria komuniste vetėm dy vende, Cekia dhe Shqipėria kanė pėrfaqėsues nė kėtė akademi. Asnjė nga vendet e tjera tė Ballkanit nuk ka pėrfaqėsues, dhe vetė Papa Bonifaci XVI pėrfaqėson mė shumė Vatikanin dhe Gjermaninė se sa Italinė. Vendi ynė, Shqipėria, nė kohėn qė ēdo vend kėrkon tė shpalosė vlerat e veta kulturore evropiane, ka tė drejtė tė ndihet krenare pėr kėtė zgjedhje tė ēmuar.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.