|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Intervistė e Kryetarit tė Partisė Demokratike Sali Berisha me Zėrin e Amerikės

 
 

Kryetari demokrat Sali Berisha: Qeveria e ardhshme me njė bazė sa mė tė gjerė

 
 

 

12 korrik 2005 / TN / Zėri i Amerikės

Intervistoi: Arben Xhixho

Ndėrsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nė Shqipėri ėshtė duke shqyrtuar ankesat, Partia Demokratike, nė krye tė koalicionit tė forcave tė djathta, po mendon pėr formimin e qeverisė sė ardhshme. Data e fillimit nga puna tė qeverisė sė re do tė varet nga vendimet e KQZ-sė dhe Kolegjit Zgjedhor pėr ankesat. Platforma elektorale e tė djathtėve nė kėtė fushatė u bazua tek lufta kundėr korrupsionit dhe premtimi pėr ndryshim. Por sa i vėshtirė do tė jetė ky ndryshim pėr t’u realizuar?

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, ndonėse rezultatet zyrtare nuk kanė dalė ende, duket se ėshtė vetėm ēėshtje kohe para se ju tė merrni mandatin pėr formimin e qeverisė. A kanė nisur negociatat me aleatėt dhe sa i gjerė pritet tė jetė koalicioni? A pritet qė nė tė, tė pėrfshihen edhe parti tė tjera, qė nuk morrėn pjesė nė aleancė zgjedhore me PD-nė?

Sali Berisha: Negociatat zyrtare ende nuk kanė filluar, por unė jam i pėrcaktuar pėr njė koalicion sa mė tė gjerė tė mundshėm, pėrfshi kėtu edhe forca politike tė cilat nė fushatė elektorale nuk kanė qėnė nė koalicionin qė unė kam drejtuar sė bashku me udhėheqės tė tjerė, tė partive tė tjera politike. Unė i pėrmbahem kėtij kocepti, sepse para sė gjithash, mesazhi numėr njė i ndryshimit, ėshtė bashkimi i shqiptarėve nė njė pėrpjekje tė re. Nė kėtė kontekst, unė do tė dėshiroja njė qeverisje me njė bazė sa mė tė gjerė tė mundshme.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, ju sapo thatė se mesazhi qė morėt nga kėto zgjedhje ėshtė bashkimi i shqiptarėve. Por siē e tregon rezultati, shqiptarėt mbeten thellėsisht tė polarizuar midis dy kampeve kryesore. Njė pjesė, qė ju mbėshtet ju plotėsisht dhe njė pjesė po aq e madhe, qė ju kundėrshton me po aq forcė. Vėzhgues tė ndryshėm kanė thėnė se ky ėshtė njė shans i dytė, qė u jepet ju pėr tė qeverisur. Cili do tė jetė qėndrimi juaj ndaj ndaj pjesės qė ju kundėrshton?

Sali Berisha: Qėndrimi im ndaj pjesės tjetėr qė ka votuar ndryshe do tė jetė njė pėrpjekje e fuqishme, e madhe, pėr ta shndėrruar kėtė ndryshim nė njė mbarėsi pėr tė gjithė shqiptarėt, pavarėsisht nga dallimet e tyre partiake, pavarėsisht se pėr kė patėn votuar. Unė kam njė program, tė cilin edhe njėherė sot zotohem se do ta zbatoj pikė pėr pikė. Unė jam i bindur se zbatimi i tij ndryshon pėr mbarė jetėn e tė gjithė shqiptarėve. Nuk kam asnjė qėllim tjetėr, pėrveēse njė bashkim tė vėrtetė tė shqiptarėve nė njė pėrpjekje tė re, pėr tė cilėn ata votuan. Tani mė mbetet mua t’u faktoj atyre me programin dhe zbatimin e tij, atė qė kam deklaruar.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha analistė tė ndryshėm nė perėndim kanė shprehur njė lloj rezerve pėr ardhjen tuaj nė pushtet. Si keni menduar ta kapėrceni kėtė problem, qė lidhet me imazhin tuaj?

Sali Berisha: Ka opinione tė ndryshme. Ka qė e kanė pritur me kėnaqėsi tė jashtėzakonshme dhe kam marrė urime tė shumta. Ka tė tjerė natyrisht, qė e kanė pritur dhe me ndrojtje, siē thoni ju. Unė mendoj se pėrgjigja mė e shkėlqyer ėshtė angazhimi pėr rivendosjen e shtetit ligjor nė Shqipėri, pėr shembjen e sistemit tė korrupsionit, tashmė tė deklaruar nga komuniteti ndėrkombėtar dhe mbi tė gjitha garantimi dhe zgjerimi i lirive dhe tė drejtave tė qytetarėve shqiptarė, pėr ēka unė mbetem fund e krye i pėrkushtuar.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, Partia Demokratike qė nė fillim e kritikoi planin e qeverisė sė tanishme pėr privatizimin e Albtelekomit dhe kėto ditė ka patur komente tė vazhdueshme pėr bllokimin e shitjes nė parlament. Nė njė kohė qė ju pėrpiqeni tė tėrhiqni kapital privat, a nuk dėrgojnė kėto komente mesazhin e gabuar tek investitorėt e huaj? A nuk po e paragjykoni ju politikisht shitjen, pa u mbledhur ende parlamenti i ri, qė mund ta marrė atė nė shqyrtim?

Sali Berisha: Sė pari duhet tė keni parasysh se ėshtė Bashkimi Evropian, Banka Botėrore ato qė kanė vendosur se nė Shqipėri ėshtė vendosur sistemi i korrupsionit. Korrupsion ka kudo, por nė Shqipėri ka sistem korrupsioni. Nė kėtė kontekst, ky sistem duhet tė marrė njė pėrgjigje nga qeverisja e ardhshme. Pėrsa i pėrket problemit konkret tė telekomit, mund tė shtroj vetėm dy ēėshtje. Sė pari nuk gjindet njė rast nė histori ku njė qeveri nė kulmin e fushatės elektorale privatizon asetin kryesor tė vendit dhe firmos, pas zgjedhjeve, me njė kabinet tėrėsisht tė humbur nė fushatėn elektorale. Sė dyti, qeveria proklamoi se Telekomi Shqiptar u privatizua nga Telekomi Turk dhe njė kompani e quajtur Ēelik Energji. Mirėpo kur Telekomi Turk u privatizua javėn e kaluar, doli se kompania Ēelik ishte njė kompani qė kishte vetėm letrat e regjistruara nė gjykatė, paraqitej si pronare e Telekomit Shqiptar dhe pronė tė vetme kishte Telekomin Shqiptar. Kjo dėshmon qartėsisht se kjo ėshtė njė kompani fallso, ėshtė nė kundėrshtim flagrant me ligjin, pasi ligji kėrkon kushte tė caktuara pėr fituesit e tenderit tė privatizimit. Ne kemi deklaruar se do ta rishqyrtojmė me seriozitet dhe me ekspertė ndėrkombėtarė kėtė proces. Nuk mund tė ketė asnjė lloj qėllimi tjetėr, pėrveē shndėrrimit tė Shqipėrisė nė vendin mė tėrheqės tė investimeve tė huaja, por qė tė gjithė ata kanė njė kusht, shanse tė barabarta dhe jo klientelizėm politik.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, le tė ndalemi pėr pak momete tek korrupsioni qė ishte njė prej temave kryesore tė fushatės tuaj dhe madje, analistėt kanė thėnė se ishte ky elementi kryesor qė shkaktoi humbjen e socialistėve pėr shkak tė pakėnaqėsisė sė publikut me qeverisjen e tyre. Ju keni thėnė se lufta kundėr korrupsionit do tė jetė pėrparėsi kryesore dhe pėrgjegjėsi direkte e kryeministrit tė ardhshėm. Por a jeni i shqetėsuar se lufta kundėr korrupsionit mund tė krijojė pėr ju njė problem imazhi, duke u perceptuar si njė hakmarrje ndaj administratės sė tanishme?

Sali Berisha: Sė pari kur kam shpallur kėtė si objektiv kryesor, kam patur parasysh qeverinė dhe administratėn e ardhshme. Jam zotuar qė kjo qeveri do tė funksionojė mbi bazėn e standarteve mė transparente, jashtė konfliktit tė interesit. Do tė amendohen ligjet pėrkatėse qė tė krijohet transparencė e plotė pėr median dhe publikun. Pra luftėn kundėr korrupsionit kam deklaruar se do ta filloj nga qeveria dhe kabineti. Si kundėr jam i bindur se duke vendosur standarde tė shėndosha funksionimi pėr administratėn dhe qeverinė, kjo do tė jetė njė inkurajim edhe pėr pushtete tė tjera, pėr t’u angazhuar aktivisht nė kėtė betejė, qė ka si synim shfarrosjen e kėtij kanceri. Nuk jam pėr shpalljen e amnestisė fiskale, kam qėnė dhe jam kundėr saj. Nė mėnyrė absolute preokupimi im bazė ėshtė qeveria qė unė do tė drejtoj dhe administrata. Lufta kundėr korrupsionit nuk do tė pėrdoret pėr qėllime politike. Por ka edhe njė rrethanė tjetėr. Mali i akuzave pėr korrupsion ndaj eksponentėve tė caktuar, nuk ėshtė mė i njėanshėm nga opozita, por akuza janė bėrė pėrditė nga mediat, nga shoqėria civile, me emra konkretė, me afera konkrete. Kėshtuqė jam shumė i sigurtė, se lufta kundėr korrupsionit nuk do tė ketė ngjyrim politik, pėrkundrazi, do tė ketė njė mirėkuptim tė lartė nga publiku shqiptar dhe komuniteti ndėrkombėtar, i cili gjatė kėtyre viteve, luftėn kundėr tij e ka konsideruar si kryefjalė tė veprimtarisė qeveritare shqiptare, por kjo nuk ka ndodhur.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha nė programin tuaj elektoral ju keni bėrė premtime tė shumta ekonomike. Por sipas analistėve, nė se shkurtimet e taksave dhe rritjet e pagave, ose tė buxhetit pėr sektorė tė shumtė, qė keni parashikuar ju, pra nė se kėto zbatohen pa u realizuar mė parė tė ardhurat nga evazioni fiskal, qė ju keni premtuar ta eliminoni, Shqipėria do tė rrezikonte gjendjen e saj makroekonomike. Pra pyetja ėshtė: a do tė jetė i kushtėzuar shtimi i buxhetit nga realizimi mė parė i tė ardhurave?

Sali Berisha: Pyetja ėshtė shumė e drejtė. Unė kam deklaruar se do tė pėrgjysmoj taksat e biznesit tė vogėl dhe pėr kėtė kam informuar institucionet financiare ndėrkombėtare (Bretton Wood), me tė cilat Shqipėria bashkėpunon, se do tė jetė njė nga vendimet mė tė para tė qeverisė sė ardhshme. Ne kemi pastaj ndryshime tė tjera fiskale, tė cilat do tė bėhen gradualisht, duke konsoliduar disiplinėn e vjeljes sė taksave. Krahasuar me Maqedoninė, qė ka tė njejtin nivel taksash, diferenca tek ne ėshtė rreth 1 presje 6 miliardė Euro. Ne do tė rrisim pa asnjė mėdyshje kapacitetin e vjeljes sė taksave dhe gradualisht do t’i ulim ato. Mendoj se politika fiskale do tė zbatohet duke ecur paralelisht me konsolidimin e vjeljes sė taksave, sikundėr jam i bindur se premtimet pėr mandatin e ardhshėm, tė cilat konsistojnė nė dyfishimin e pensioneve dhe mospatjen e njė pensioni nėn minimumin jetik, dyfishimi i pagave tė ulta dhe rritja e atyre tė mesme, janė plotėsisht tė pėrballueshme.

Zėri i Amerikės: Zoti Berisha, ju keni parashikuar shtimin e buxhetit edhe pėr pushtetin lokal. Nė Tiranė, kryetari i Bashkisė Edi Rama, ėshtė njė prej politikanėve, qė ju e keni kritikuar ashpėr. Tashmė nė postin e ardhshėm tė Kryeministrit, si pritet tė jenė marrėdhėniet tuaja me Kryetarin e Bashkisė sė kryeqytetit?

Sali Berisha: Pavarėsisht nga kimizmi im me kėtė apo atė individ, unė mbetem i pandryshuar nė zotimin tim solemn para shqiptarėve, se nė Tiranė dhe nė tė gjitha qytetet ku qeverisin socialistėt, apo demokratėt, apo kushdo, granti i qeverisė do tė katėrfishohet, pasi unė jam shumė i pėrkushtuasr pėr decentralizimin. Natyrisht mund tė them pa hezitim, se edhe kontrolli mbi pėrdorimin e kėtyre fondeve do tė jetė mė rigoroz. Unė nuk do tė ndikohem nga pėrkatėsia partiake e kandidatit, apo raportet e mia nė zbatimin e njė parimi fondamental pėr demokracinė nė jetėn e vendit. Pra, granti do tė katėrfishohet dhe do tė ushtrohet kontroll pėr zbatim transparent tė fondeve.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.