|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova: Enver Maloku mbi 10 vjet afirmoi nė botė mesazhin e popullit tė Kosovės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci

 
 

 
Prishtinė, 12 korrik 2005 - Me njė solemnitet madhėshtor, sot nė Prishtinė, Presidenti i Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, pėruroi monumentin kushtuar gazetarit, publicistit dhe ish-drejtorit tė Qendrės pėr Informim tė Kosovės, Enver Maloku.
 
Pėr ta nderuar kėtė ngjarje tė rėndėsishme, nė lagjen Kodra e Diellit kishin ardhur me mijėra qytetarė, por edhe personalitete tė njohura tė jetės politike dhe kulturore, si kryeparlementari Nexhat Daci, ministra, deputetė, kryetarė tė komunave tė Kosovės, shkrimtarė, gazetarė si dhe miq tė shumtė tė Enver Malokut dhe anėtarė tė familjes sė tij.
 
 
Presidenti Ibrahim Rugova, duke folur nė kėtė ditė tė shėnuar, tha nė fillim:

"Gjendemi sot kėtu nė kėtė lagje tė kryeqytetit nė Kodrėn e Diellit pėr njė moment tė rėndėsishėm, pėr zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit tė madh tė Kosovės dhe tė botės shqiptare, Enver Malokut".

Mė tej Presidenti Rugova vlerėsoi se zbulimi i kėtij monumenti simbolik qė do tė quhet "Monument i Enver Malokut" ka rėndėsi tė madhe pėr gazetarinė e Kosovės dhe pėr gjithė Kosovėn.

"Duke zbuluar kėtė monument e kujtojmė figurėn dhe veprėn e madhe publicistike tė Enver Malokut. Ai mė shumė se 10 vjet ditėn e natėn lėshoi dhe afirmoi nė botė mesazhin e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, dhe ky mesazh i tij ndihet edhe sot", nėnvizoi Dr.Rugova.
 
Ndėrkaq, mė pas tha se sė shpejti vepra e Enver Malokut dhe monumenti i tij do tė zbukurohet me njohjen e pavarėsis sė Kosvės.

"Sot mund tė themi, Enver Maloku i ēmuar, se sė shpejti vepra jote dhe ky monument do tė zbukurohet me njohjen e pavarėsis sė vendit tonė. Monumenti qė po zbulojmė sot e shton krenarinė tonė pėr Enver Malokun dhe e thellon bindjen se Kosova nuk i harron bijtė e vet, se Kosova i madhėron bijtė e vet. Po ashtu ndihemi krenarė se kėtė monument tė bukur po e zbulojmė sė bashku me familjen tuaj, me miqtė tuaj dhe me gjithė Kosovėn, z. Enver Maloku".

Duke folur pėr simbolikėn e monumentit, Presidenti Rugova, tha se ai "mishėron dhe figuron simbolikėn e madhe kosovare, shqiptare, pra simbolin - plisin e bardhė mijėvjeēar dhe Kosovėn si flakadan i lirisė dhe i pavarėsisė qė e kishim me mendje dhe nė zemėr dhe qė e le pas me veprėn tėnde".

Pasi falenderoi Kuvendin e Komunės sė Prishtinės pėr kėtė "monument tė bukur e madhėshtor", Presidenti Rugova:

"Kam kėnaqėsinė qė tė shpall zyrtarisht zbulimin e monumentit kushtuar gazetarit trim e tė menēur, Enver Malokut, mikut dhe bashkėpunėtorit tim nė agjencinė shtetėrore tė lajmeve, Qendra pėr Informim e Kosovės - QIK dhe nė kabinetin tim tė Presidentit tė Republikės sė Kosovės" dhe e pėrfundoi me fjalėt:
 
"Me fat monumenti Enver Maloku! Zoti e bekoftė kėtė monument kushtuar Enver Malokut! Zoti e bekoftė Kosovėn"!

Nė emėr tė institucioneve tė komunės sė Prishtinės, e cila ka financuar dhe ėshtė pėrkujdesur pėr ngritjen e monumentit kushtuar Enver Malokut, fillimisht foli Sami Hamiti, kryeshef ekzekutivi. Ai nė fjalėn e tij pėruruese Enver Malokun e vlerėsoi "gazetar shembėlltor tė kulturės nė fillim, pastaj pėr njė dekadė gazetarin politik mė tė mirė qė ka pasur Kosova nė vitet '90 tė shekullit tė kaluar". Nė vazdim z.Hamiti theksoi se nė kėtė vend ku ėshtė vendosur monumenti i Enver Malokut, "mbaroi jeta e tij e vrullshme".

 
"Ky monument le tė jetė vendi qė nderon jetėn dhe veprėn e tij. Puna e tij nė informin pėr ndodhjet nė Kosovė dhe shqiptimi i kristaltė i idesė sė madhe tė shqiptarėve tė Kosvoės pėr shtet tė pavarur e demokratik janė tė lidhura me agjencinė e parė tė pavarur tė lajmeve qė ka pasur Kosova nė historinė e vet, Qendrėn pėr Informim tė Kosovės - QIK", u shpreh Sami Hamiti, duke shtuar se "ky monument lidh dhe shėnon binomim e Enver Malokut - Qendra pėr Informin tė Kosovės, sepse i pari dhe e dyta i kanė dhėnė identitetin njėri tjetrit".
 
Pushteti demokratik i kryeqytetit, tha mė tej ai, "me ngritjen e kėtij monumenti njeh institucionalisht punėn e ēmuar qė ka bėrė Enver Maloku nė kushte tė vėshtira, nė kėrkim tė lirisė dhe tė vlerave demokratike. "Vepra e tij ruhet nė shkrimet e tij, njė pjesė e tė cilave ėshtė mbledhur nė libėr ndėrsa monumenti ėshtė kėtu pėr tė na pėrkujtuar pėr ēdo vjet se ai jetoi dhe punoi jo vetėm pėr vete", tha kryeshefi i ekzekutivit tė Prishtinės, Sami Hamiti.
 
Nė fund tė kėtij solemniteti inaugurues dhe pas fjalėve pėruruese, Presidenti Rugova bashkė me tė bijen e Enver Malokut, Doruntinėn, zbuloi dhe pėruroi monumentin plot simbolikė moderne, nė vendin, ku mė 11 janar tė vitit 1999, Enver Maloku u vra pabesisht nė njė atentat ende tė padriēuar.

Autor i kėtij monumenti ėshtė arkitekti Hazir Zhitia, kurse kompania "Paradiso" ka realizuar projektin, ndėrkaq atė e ka financuar Kuvendi Komunal i Prishtinės.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.