|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Tahir Emra, kolonė e pangjashme e pikturės shqiptare

 
 

 
12 korrik 2005 / TN / Nazmi Hoxha
  
Pas viteve ‘90, nė Shqipėri, ndodhi shpėrthimi i madh popullor. U ēelėn ekspozita tė pafundme pikture, vėllime tė tėra me poezi dhe prozė, muzikė rruge nė kasetofone tė hapura nė kupė tė qiellit, libra tė verdhė tė hedhura rrugėve si sargofagė tė hapura.
 
Njerėzit ēlironin energji tė akumuluara. Kjo derdhej si njė pėrrua pas shiut i cili merr me vete ēdo gjė qė del para duke turbulluar edhe lumenjtė mė tė mėdhenj.
 
Qe njė ēudi.
 
Tė quajtur amatorė dhe profesionistė u bėnė njė para sfidave tė reja. Amatorėt ishin mė kurajozė nė aventurė. Duke menduar se nuk do tė humbisnin gjė, ata filluan tė inkuadrohen mė shpejt nė “modat e fundit tė artit modern” dhe, ngaqė nuk i pikturonin mirė, dukeshin si mė tė pangjashėm me autorėt e mėdhenj, (nė justifikim tė njė lloj mospranimi nė ekspozitat e dikurshme kombėtare, e kishin mė tė lehtė tė ndėrronin fenė politike).
 
Profesionistėt i hutonte ky start kaotik, por shpejt dhe ata do tė inkuadroheshin nė garėn e re tė tregut. Kjo ishte gjendja. Ndodhitė shqiptare kishin ndodhur dhe po ndodhnin kudo. Mbaj mend qė dikush tha se mė mirė tė merresh me pikturė e poezi sesa me gjėra shėmtuara, nė fund tė fundit sa mė e madhe tė jetė pjesėmarrja nė art, aq mė lehtė do tė dalin artistėt e vėrtetė. Tė gjithė brazilianėt luajnė futboll, por ne shikojmė vetėm 11 lojtarė nė fushė.
 
Tranzicionet e gjata politike krijojnė humor dhe sarkazėm, ndėrsa konfuzioni politik lind vetėm njolla dhe drama historike. Tė parat avullojnė si eter, kurse ato artistike lėnė gjurmė qė nuk fshihen mė.
 
Ngjashmėri pėr hir tė sė vėrtetės
 
Disa herė jam pėrpjekur tė shprehem pėr momente tė spikatura tė artit shqiptar. Siē duket nuk qe formuar apo pjekur ajo e cila duhej tė thuhej. Takova piktorin e mirėnjohur Tahir Emra, i cili po pėrgatitej pėr tė promovuar ekspoziten e tij nė Galerinė Kombėtare Arteve, njė ekspozitė restospektive si dhe punime tė fundit nga cikli “Elegji pėr Kosovėn”. M’u duk sikur u zgjova nga gjumi. Atė ēast e pashė tė udhės tė ndalem nė disa autorė dinjitozė tė pikturės shqiptare, sepse rrokullima e jetės sė sotme e prish here pas here shiritin e kujtesės. Nė artin tonė mund tė ndodhin dhe ngjarje surprisė, mund dhe tė marramendemi nga njė diēka dhe nga njė ndokush, mund dhe tė mohojmė dhe tė pendohemi pėr ēfarė kaloi, por, mbas njė kohe relativisht tė gjatė, kemi mundėsinė tė shikojmė kthjelltėsinė pas mjegullės.
 
Nė kėndvėshtrimin tim, Abdurrahim Buza, Omer Kaleshi, Gjelosh Gjoka, Myslim Mulliqi, Tahir Emra, janė evenimente nė pikturėn shqiptare. Pavarėsisht nga distancat gjeografike, moshat, mentalitetet, pozicionet, qė tė gjithė flasin njė gjuhė. Po t’i shikosh nga afėr, ata ngjajnė si kollona tė rralla larg njera tjetrės dhe po tė largohesh shumė prej tyre, do tė vėsh re formėn e njė panteoni.
 
Pėr fat tė Zotit, nė veprat e kėtyre autorėve, ndjehet aroma shqiptare. Tė gjithė kanė bėrė njė shkollim tė atillė qė ėshtė e quajtur shkollė. Ata dhe mund tė sillnin modele shumė tė bukura nga shkollat ku u formuan, por nė vend tė pudrosjes estetike tė ngjyrave, zgjodhen dramėn shqiptare me koloritin e ndjerė, si dhe  arritėn tė zgjedhnin mes shkėlqimit tė pafund tė ngjyrave, ato qė kanė mėvetėsi. Ēfarė mė duket e rėndėsishme, ėshtė se veprat e tyre nuk shfaqen nė formė dilemash.
 
Ndjesia vertikale e Tahir Emrės
 
Ekspozita e piktorit Tahir Emra e ēelur nė Galerinė e Arteve Tiranė, nė kuadrin e bashkėpunimit tė Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės me Akademinė e Shkencave tė Shqipėrisė, ėshtė nga rastet mė rralla tė ekspozesė sė vlerave tė verteta artistike nė Shqipėri.
 
Kjo jo vetėm pėr faktin e ballafaqimit tė njė aktiviteti mbarshqiptar, por dhe tė njė prezantimi real tė vlerave artistike. Nė ekspozitė edhe pse kishte njė numėr tė madh veprash retrospektive, ajo qė tė bėn pėrshtypje janė ato tabllo tė quajtura “Elegji pėr Kosovėn”. Edhe pse dallohen shenjat konvencionale qė i dedikohen kėsaj elegjie, megjithatė drama ėshtė prezente nė tė gjitha veprat. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr koherence, pasi tė gjitha veprat, nė nėnshtresėn e tyre, ruajnė transparencėn e autoportretit tė autorit dhe nė tė njėjtėn kohė, diktojnė filozofinė e tij pėrmes njė stili tė rrafinuar deri nė hollėsi.
 
Vepra e Tahirit ka brenda njė evolucion tė tėrė, qė nga shtresa e parė e pikturimit, deri nė atė tė fundit, qė pėrbėn atė tė epėrmen, e cila quhet ndryshe shtresa kontaktuese drejpėrdrejt me syrin e publikut, shtresė e cila nė gjuhėn profesionale do tė thotė “maja e aisbegut” pėr njė artist. Vepra tė tilla krahas sadisfaksionit piktorik kanė brenda dhe kohėzgjatje; e thėnė ndryshe, nuk dalin lehtė nga duart e piktorit.
 
Kėto lloj punimesh janė tė dhimbshme e me energji tė jashtėzakonshme dhe shpesh, pasi i shpėtojnė shikimit tė parė, vėshtirė se iu shpėtojnė shikimeve tė mėpastajshme. Ky ėshtė dhe sekreti i veprave rezistuese. Tahiri ka disa periudha krijimtarie. Po tė shikosh ato tė 30 vjetėve mė parė, ndjen mė shumė bukuri dhe romantizėm, gjė qė ėshtė e natyrshme pėr kėdo, mirėpo, artistėt e vėrtetė, i kalojnė kėto cikle vetvetiu dhe nė tė gjitha fazat, kanė identitetin e tyre.
 
Nėse do tė vėrtetosh njė artist, shih evolucionin e veprės sė tij. Ėshtė njėlloj si jeta e njė njeriu i cili pėr tė arritur moshėn e pleqėrisė e ka tė pamundur tė shkrijė etapat. Piktura e Tahirit tė prezanton me atė pjesė tė fshehur tė folklorit qė ndodhet brenda nesh, e cila tė buzėqesh me njė gjuhė civile dhe duke u gėrshetuar kėto tė dyja japin njė formė simboliko -ekspresioniste. Mė duket se kjo i karakterizon dhe piktorėt e tjerė qė kemi pėrmendur mė sipėr. Kam  idenė se kėta piktorė, jo pėr arsyen e mosnjohjes dhe tė moskontaktit me tė ashtuquajturat “rryma tė kohėve tė fundit”, i kanė anashkaluar ato, por vėrteton tė kundėrten, se kėta gjetėn atė gjuhė e cila prek ndjenjat njerėzore tė shqiptarėve dhe duke mos patur asnjė ndjenjė inferioriteti ndaj kulturave tė tjera, bėhen mė tė sigurtė pėr atė ēfarė thonė.
 
Ndoshta njė nga dukuritė e jashtme ėshtė dhe telajoja, e cila respektohet me aq dashuri piktorike sa harron se ē’mund tė bėhet pėrrreth. Tahir Emra shpon aq thellėsisht, sa nuk e mendon kanavacėn, bojėn apo peneli. Mjetet teknike shkrihen bashkė me mendimin, sa njė telajo 50 cm me 70 cm nuk duket mė si leckė por njė botė njerėzore.
 
Veēori e autorit ėshtė se si nga thellėsia e sfondit tė errėt del drita. Kjo ngjason shumė me agun e mėngjesit, qoftė dhe nė aspektin ideor. Piktori di tė luaj mire me teknikėn. Ngjyrat e errata janė mė tė lehta, kurse drita jepet pastoze e rėndė dhe vibruese. Aty duket sikur do tė lexosh shenja tė ndryshme konvencionale, rrėnjė fjalėsh, rrokje, iniciale, shėnja, gjurmė tė vjetra, njolla tė freskėta gjaku, simbole tė pluhurosura ose gjysmė tė fshira, interiere tė zbrazta, objektete vdekura qė presin praninė e frymėmarrjes sė njeriut, homazhe pėr tė njohurit e deri nė dritėn e zbehtė tė qiriut.
 
Autori i ka pėrjetuar tė gjitha dhe ai shprehet “Unė vendosa tė qėndroj nė atelie mes punėve tė mia, nėse serbėt do t’i merrnin apo do t’i shkatrronin veprat, atėherė unė do tė shkoja bashkė me to”.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.