|
- 12 korrik 2005 / TN
-
- -Me rastin e vendosjes sė Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar, qasja qe e gabueshme. Nė Kosovė nuk u vendos njė protektorat nė kuptimin qė e njeh e drejta ndėrkombėtare. Kjo qasje e kufizoi mandatin e UNMIK-ut dhe e defaktorizoi Kosovėn-
-
- Shkruan: Esat Stavileci, prof. i U.P.
-
Kosova ėshtė nė rreth tė mbyllur dhe duhet tė dalė prej tij. Pra,duhet njė strategji dalėse. Kur diskutojmė pėr status quon e Kosovės dhe kur pėrpiqemi tė argumentojmė se pėrcaktimi i statusit tė
Kosovės, me pavarėsinė si zgjidhje tė vetme tė drejtė, ėshtė rrugė e daljes prej rrethit tė mbyllur, duhet tė ndryshojmė,si qasjen, ashtu edhe fjalorin. Qasja do tė duhej tė ishte mė shumė profesionale-shkencore se politike, mė shumė medituese se verbalizuese dhe mė shumė analizuese se sintetizuese. Ndėrsa, fjalori duhet tė ndryshojė nga ai i politikės dhe nė fjalėn tonė do tė duhej tė
kishte mė shumė shqyrtim kritik se oportunizėm.
-
- Pyetja e parė qė mund tė shtrohet ėshtė: Pse ėshtė kėshtu si ėshtė? Mendoj se me rastin e vendosjes sė Kosovės nėn Administrimin e Pėrkohshėm Civil Ndėrkombėtar, qasja qe e gabueshme. Nė Kosovė nuk u vendos njė protektoratnė kuptimin qė e njeh e drejta ndėrkombėtare. Kjo qasje e kufizoi mandatin e
UNMIK-ut dhe defaktorizoi Kosovėn. Mbi kėtė bazė, u formulua njė rezolutė qė e mbylli atė qė do tė duhej tė hapte: disajnimin e statusit tė Kosovės, mbi bazėn e vullnetit tė popullit.
-
- Kosova,e gjendur nė situatėn qė kėtė ose vitin tjetėr tė hapet ēėshtja e statusit tė saj, kėrkon prej institucioneve tė pėrkohshme tė vetėqeverisjes qė nga loja defensivetė kalojnė nė lojė ofensive, me gjithė pėrballjen e tyre me njė shpėrputhje tė madhe nė mes deklarimeve tė ndėrkombėtarėve se
ardhmenia e Kosovės varet prej nesh dhe kufizimeve qė i pėrcaktojnė pikėrisht ata qė e pamundėsojnė kėtė.
-
- Prej kėrkesės pėr pavarėsi do tė duhej tė kalojmė nė bėrjen e saj. Ka njė vakuum nė mes asaj qė bėjmė dhe asaj qė duam.
-
- Janė thėnė dhe janė dhėnė shumė argumente nė tė mirė tė pavarėsisė. Prej tė gjithė argumenteve qė theksojmė duhet tė nxjerrim nė vend tė parė atė se ēėshtja e Kosovės ėshtė, nė thelb, ēėshtje e vetėvendosjes dhe atė, e vetėvendosjes sė jashtme, e cila popullit tė Kosovės i takon edhe si e drejtė
kombėtare, edhe si e drejtė demokratike.
-
- Do tė duhej fuqimisht tė mbrohej teza se, meqė ēėshtja e Kosovės ėshtė ēėshtje e vetėvendosjes, i takon popullit tė saj tė vendosė pėr fatet e saj dhe ardhmeninė e saj, e jo qė pėr Kosovėn tė vendoset jashtė saj, fakt ky i mjaftueshėm qė, sipas mendimit tim, e bėn tė panegociueshėm me Beogradin
ēėshtjen e statusit politik tė Kosovės. Sado qė nga ndėrkombėtarėt sikur nuk po parapėlqehet historia dhe kthimi nė tė kaluarėn, do tė duhej tė zbėrthehej, si nė gjerėsi, ashtu edhe nė thellėsi, fakti historik se Kosova, ēėshtė e vėrteta, ėshtė aneksuar qysh nga 1912-ta.
-
- Kur shtrohet pėr diskutim pavarėsia e Kosovės, disa pika referimi janė tė pakontestueshme shkencėrisht:
-
- E para, se nė Kosovė, me vendosjen e saj nėn mbikėqyrjen ndėrkombėtare janė krijuar realitete tė reja.
- E dyta, se ėshtė shpėrbėrė Jugosllavia, pjesė pėrbėrėse e sė cilės dhe njėsi konstitutive e sė cilės ishte edhe Kosova, ndonėse jo me statusin e republikės dhe se nga ajo kanė dalė vetė popujt e trungut
sllav.
- E treta, se Kosova, nė asnjė mėnyrė dhe me asnjė akt, nuk ka dhėnė miratimin e themelimit tė krijesave artificiale shtetėrore, qoftė si RFJ, qoftė si Union Serbi-Mali i Zi,tė cilat, nė pikėpamje
konstitucionale juridike nuk mund tė jenė trashėgimtare tė Jugosllavisė sė vitit 1974, tė pėrbėrė nga tetė konstituentė.
- E katėrta, se referimi RFJ ose Unionit Serbi Mali i Zi,po sikurse edhe referimi Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara,tė cilėn e ka ngrėnė koha, kur bėhėt fjalė pėr tė ardhmen e Kosovės, ėshtė logjikisht
dhe konstitucionalisht i paqendrueshėm.
- E pesta, se pavarėsia, e mbėshtetur nė deklarimin e popullit, nė luftėn e UCK-sė dhe nė programet e partive politike, ėshtė zgjidhje e vetme e drejtė dhe e balancuar e kohės.
- E gjashta, se pavarėsia, nė fakt, paraqet njė zgjidhje kompromisi, duke pasur parasysh aspiratat shekullore tė popullit shqiptar pėr bashkimin e tij.
- E shtata, se pavarėsia ėshtė njė faktor i rėndėsishėm stabiliteti dhe paqeje nė rajon dhe me gjerė.
- E teta, se pavarėsia ėshtė njė zgjidhje e favorshme pėr pozitėn e pakicave dhe grupeve tė tjera etnike qė jetojnė nė Kosovė.
- E nėnta, se pavarėsia favorizon vendosjen e marrėdhėnieve tė mira fqinjėsore.
- E dhjeta, se pavarėsia nuk zgjidh vetvetiu, nė mėnyrė automatike problemet e grumbulluara nė Kosovė, por krijon mundėsitė dhe kushtet pėr marrjen e drejtpėrdrejt me to.
-
- Nėse kihen parasysh kėto pika referimi, nga njė anė, dhe fakti se Serbia nuk ka ndryshuar mendjenė raport me Kosovėn, pavarėsia nė vend se tė kushtėzohet do tė duhej tė mbikėqyrej dhe se ajo mbikėqyrje do tė duhej tė shėrbente si lehtėsim i fuqizimit tė njė shteti tė ri nė Evropė.
-
- Prandaj, sipas mendimit tim, nuk duhet tė nxitohej as me decentralizimin dhe as me standardet. Me decentralizimin nė mėnyrė qė tė mos shndėrrohet nė tė kundėrten e asaj qė gjoja pretendohet tė arrihet me tė dhe me standardet qė, mė parė se tė ndėrlidhen me hapjen e bisedimeve, do tė duhej tė
ndėrlidheshinme anėtarėsimin e Kosovės nė mekanizmat ndėrkombėtare.
-
- Procesi nuk do tė jetė i lehtė dhe i pamundimshėm. Eshtė mė i vėshtirė se ne qė e mendojmė pėr shkak tė ngathtėsisė sė institucioneve vendore, kufizimeve tė qeverisjes sė tyre, agresivitetit tė Beogradit kundėr pavarėsisė sė Kosovės dhe neglizhimeve tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta zgjidhur
ēėshtjen e Kosovės nė pėrputhje me vullnetin e popullit.
-
-
- Nė cilėn udhė duhet ecur vendorėt dhe ndėrkombėtarėt?
-
- Sė pari, duhet njė konsensus i brendshėm.Na duhet njė ngjeshje e brendshme e rradhėvepėr efekte tė jashtme.
-
- Sė dyti, duhet njė depėrtim mė i thellėnė diplomacinė politike ndėrkombėtare,me mundėsinė e ushtrimit tė ndikimit nė tėqė tė ndėrtojėnjė konsensus rreth tė ardhmes sė Kosovės mbi bazėn e vullnetit tė popullit.
-
- Sė treti, duhet njė vendim i bashkėsisė ndėrkombėtare qė njeh realitetet e reja tė krijuara nė Kosovė, realitet ky qė ravijėzon kėto kahe tė angazhimit tė saj:
-
- -bartjen e tė drejtave dhe pėrgjegjėsive tė plota nė institucionet e Kosovės,shoqėruar me zėvėndėsimin e Kornizės Kushtetuese me njė akt burimor kushtetues me tė cilin vendosen parimet e rendit tė ri kushtetues nė Kosovė;
-
- -shndėrrimine institucioneve tė pėrkohshme tė qeverisjes nė Kosovė nė institucione permanente dhe tė patjetėrsueshme;
-
- -shtrirjen e qeverisjes sė institucioneve tė Kosovės nė gjithė territorin e Kosovės, nė mėnyrė qė faktikisht dhe juridikisht tė mbyllet pozicioni i Serbisė pėrballė Kosovės dhe tė shuhen pėrfundimisht orekset e Serbisė pėr territoret serbe nė Kosovė;
-
- -hapjen e proceseve reformatore nė fushėn e ekonomisė dhe tė demokracisė politike;
-
- -ndėrtimin e qėndrimit tė qartė, pa ekuivoke, tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr ta njohur vullnetin e popullit tė Kosovės dhe pėr ta konsideruar atė si faktorin e parė dhė kryesor pėr ardhmeninė e saj.
-
- Po qe se nuk do tė ecej nėpėr kėto rrugė qė do tė pėrshpejtonin bėrjen e pavarėsisė sė Kosovės, bashkėsia ndėrkombėtare do tė mund tė pėrballej me ndėrtimet pa leje qė procesin do ta bėnin ende mė tė ndėrlikuar.
-
- Prandaj, prej saj kėrkohet qė nė vend se tė shpreh shqetėsime, tė lehtėsojė proceset zhvillimore, po sikurse qė prej institucioneve tė Kosovės dhe forcave politike nė Kosovė qė kėrkohet qė nė vend se tė merren me vetveten ti bashkojnė ato nė rrugėn e nisur nė tė cilėn mund tė ndodhė qė tė mos
mbėrrishpo qe se edhe vet nuk je bėrė gati pėr tė.
-
- Prej njė shkalle pajtueshmėrie tė ndėrkombėtarėve dhe vendorėve se kėshtu mė nuk mund tė vazhdohet duhet qė tė arrihet edhe njė pajtim tjetėr pėr tė cilin duhet tė tregohet gatishmėri e dypalshme pėr tė marrė pėrsipėr detyra dhe pėrgjegjėsi pėr ta shpėnė Kosovėn aty ku e ka vėndin, pa
iluzione,po theksoj edhe njėherė, se nuk do tė mbetet shumė pėr tu bėrė.
-
- Prandaj Kosovės do ti duhej njė prani ndėrkombėtare qė tė ndihmojė Kosovėn tė bėhet njė shtet i qėndrueshėm me vlera demokratike. Cdo zgjidhje tjetėr do jetė e imponuar dhe do tė kėrcėnohet me rrezikun pėr tė prodhuar konflikte tė cilat nuk i dėshiron kushdo qė mendon esull nė kėto hapėsira
(Fjalė e pėrmbledhur nga njė kumtesė mė e gjatė).
|
|