|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

QSHDNJ: “Tre ēmime pėr gazetarinė hulumtuese”

 
 

 
12 korrik 2005 / TN
 
- Me ēmimin e parė u vlerėsua gazetari Marin Mema, pėr kronikėn televizive “Avokatė tė zotit apo tė djallit”, shfaqur nė « Top-Channel » dhe me njė shikueshmėri mjaft tė madhe.
- Me ēmim tė dytė u vlerėsua gazetarja Bruna Prifti, me shkrimin “I sėmuri prej 9 vjetėsh jeton nė Spitalin Infektiv”, botuar nė gazetėn « Shekulli » mė 24 prill 2005.
- Me ēmim tė tretė u vlerėsua gazetarja Zirini Llambro, me shkrimin “Psikiatria - as roje, as kontroll pėr tė sėmurėt mendorė”, botuar nė gazetėn « Panorama », mė 4 maj 2005
 
Ē. Loloēi
 
Pėr herė tė parė, Qendra Shqiptare pėr tė Drejtat e Njeriut organizoi njė konkurs dhe shpalli tre ēmime pėr gazetarėt e medias sė shkruar dhe vizive pėr t’i dhėnė njė shtytje investigimit, hulumtimit dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut nė shkallė vendi, si dhe pėr tė nxitur konkurrencėn dhe garėn ndėrmjet gazetarėve tė tė gjitha sferave. Pėrveē kėtij objektivi themelor, projekti realizoi edhe krijimin e njė rrjeti gazetarėsh nga gazetat kryesore tė vendit, tė cilėt mblidheshin periodikisht tė shtunėn e fundit tė ēdo muaji pranė kėsaj qendre, ku diskutoheshin dhe debatoheshin probleme tė mprehta nė fushėn e tė drejtave tė njeriut.
 
Ky rrjet gazetarėsh ishte njėheri edhe juria e pėrcaktimit tė ēmimeve investigative. Rrjeti i gazetarėve i krijuar enkas pėr kėtė veprimtari, nėpėrmjet artikujve tė ndryshėm ndėrmori fushata sensibilizuese pėr probleme tė caktuara tė shoqėrisė shqiptare. Rrjeti i gazetarėve krijoi gjithashtu mundėsi pėr njė bashkėpunim tė ndėrsjellė dhe mė tė ngushtė midis gazetave shqiptare dhe shoqėrisė civile duke e bėrė mė transparente veprimtarinė e OJF-ve.
 
QSHDNJ-a, si iniciatore dhe mbėshtetėse e kėtij projekti, financuar nga NOVIB, vuri nė dispozicion tė rrjetit tė gazetarėve si dhe tė punonjėsve tė tjerė tė shtypit mjediset e saj me sallė interneti dhe me njė bibliotekė mjaft tė pasur.
 
Ēfarė synonte ky projekt
 
QSHDNJ, me njė traditė mėse dhjetėvjeēare nė Shqipėri dhe e fokusuar nė njė gamė tė gjerė tė tė drejtave tė njeriut, me kėtė projekt synonte tė pėrmirėsonte shkallėn e respektimit tė tyre nė vend dhe tė nxiste mė tej profesionalizmin nė gazetarėt e mediave vizive dhe tė shkruara. Gjithashtu projekti kėrkonte tė sensibilizonte mė shumė opinionin publik ndaj shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, ndėrsa kėrkonte prej mediave tė shkruara dhe vizive pėr tė pasqyruar dhe monitoruar, me shkrime investigative, respektimin e tė drejtave tė njeriut dhe sidomos ato pėr tė drejtat e pakicave, tė drejtat e grave, tė fėmijėve e tė tjera.
 
Cilat shkrime u morėn nė konsideratė
 
Pasi u ra dakord pėr tė gjitha fazat e projektit, u krye njoftimi elektronik nė tė gjitha mediat e shkruara dhe vizive, duke pėrfshirė edhe agjencitė dhe korrespondentėt e huaj qė janė tė atashuar nė Tiranė. Juria prej dhjetė anėtarėsh mori nė shqyrtim njė sėrė artikujsh investigativė, mes tė cilėve:
 
- ata qė ishin botuar nė njė tė pėrditshme shqiptare ose qė ishin transmetuar nė njė nga televizionet kombėtarė e lokalė.
 
- qė kishin pasur impakt dhe jehonė tė ndieshme nė administratėn shtetėrore.
- qė ishin tė fokusuara nė fushėn e tė drejtave tė njeriut.
- qė denonconin praktika abuzive dhe qė kishin respektuar normat e etikės gazetareske.
 
Qysh me fillimin e projektit dhe gjatė realizimit tė tij ishte rėnė dakord pėr vlerėn e ēmimeve qė do tė jepeshin (ēmimi i parė me 500 Euro, ēmimi i dytė me 300 Euro dhe ēmimi i tretė me 200 Euro) si dhe u pėrcaktuan rregullat e konkurrimit. Ndėr kėto rregulla mund tė pėrmendim se pjesėmarrės nė konkurrim mund tė ishte ēdo gazetar, redaktor dhe drejtues gazete. Koha e konkurrimit dhe e pranimit tė shkrimeve investigative ishte periudha 1 prill – 2 korrik 2005, ndėrsa juria pėrjashtohej nga pjesėmarrja nė kėtė veprimtari.
 
Juria ose rrjeti i gazetarėve pranė QSHDNJ-sė pėrbėhej nga Ē. Loloēi nga gazeta “Albania”; E. Kushova nga gazeta “Shekulli”; D. Xhoga nga gazeta “Metropol”; L. Olli nga tv “Klan”; M. Hysa nga gazeta “Panorama”; M. Zeka nga gazeta “Korrieri”; M. Shameti nga gazeta “Tirana Observer”, L. Ndoka nga gazeta “Dita”
dhe Pranvera Skana nga Fakulteti i Gazetarisė.
 
Periudha nga shpallja e konkursit deri nė pėrfundimin e tij shėrbeu si njė bazė e mirė pėr tė seleksionuar shkrimet e tė pėrditshmeve shqiptare dhe tė kronikave televizive. Pėrveē tė shtunės sė fundit tė ēdo muaji, rrjeti i gazetarėve ėshtė takuar edhe nė ditė tė tjera ku janė diskutuar tema tė gjakmarrjes dhe hakmarrjes, tė vetwvrasjeve, tė cėnimit tė familjes dhe tė shkeljeve tė tjera tė tė drejtave tė njeriut.
 
Pėrfundimi i kėtij projekti u kurorėzua me njė ceremoni modeste mė 2 korrik 2005, nė selinė e QSHDNJ-sė, ku pėrshėndetėn znj. Kozara Kati, drejtori i IREX, publicisti Andrea Stefani dhe tė ftuar tė tjerė. Anėtari i jurisė Leonard Olli deklaroi ēmimet dhe shpalli fituesit e kėtij konkurrimi nė gazetarinė investigative.
 
Me ēmimin e parė u vlerėsua gazetari Marin Mema, pėr kronikėn televizive “Avokatw tė zotit apo tė djallit”, shfaqur nė Top-Channel dhe me njė shikueshmėri mjaft tė madhe.
 
Me ēmim tė dytė u vlerėsua gazetarja Bruna Prifti, me shkrimin “I sėmuri prej 9 vjetėsh jeton nė Spitalin Infektiv”, botuar nė gazetėn “Shekulli” mė 24 prill 2005.
 
Me ēmim tė tretė u vlerėsua Zirini Llambro, me shkrimin “Psikiatria, as roje, as kontroll pėr tė sėmurėt mendorė”, botuar nė gazetėn “Panorama, mė 4 maj 2005.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.