|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Pėrse shkrova njė libėr publicistik “Albanistan

 
 

 
12 korrik 2005 / Andrea Stefani
 
Prej 14 vjetėsh Shqipėria zgjatet nga brigjet e saj pėr tė arritur njė Evropė qė duket sikur i largohet, sikur e refuzon. Ndėrkaq parashikime tė trishta thonė se nuk do ta arrijė edhe pėr shumė vite tė tjerė. Pėrse vendi qė pėr 40 vjet e refuzoi Evropėn nėpėrmjet njė vetizolimi tė rreptė tani qė u hap, po refuzohet thuaj po aq rreptėsisht nga Evropa? Pėrse sot, si pėr ēudi, ėshtė Evropa qė “mbyllet” kundrejt Shqipėrisė?
 
Shumė argumente mund tė sillen pėr shpjegimin e kėtij ngėrēi, por ėshtė vetėm njėri qė mbizotėron: Politika e vjetėr, mekanizmi i saj i ndryshkur qė kėmbėngul ende tė rrotullohet me kėrkėllima. Eshtė kjo politikė me mungesėn e devocionit publik, me ligėsinė, konfliktualitetin, makiavelizmin e deri bolshevizmin e saj tė fshehur, faktori kryesor qė po e mban Shqipėrinė larg Evropės. Dhe palca e kėsaj politike fajtore janė liderėt e saj me aureolat e kulteve nė kokė dhe skeptrat e padukshėm tė sundimit nė duar.
 
Kėta faraonė tė rinj lindorė tė politikės, qė pa kaluar ca pak vjet nga dita e pėrmbysjes sė faraonit tė bronxtė komunist, u fanepsėn si nga mjegulla e njė magjie tė keqe, janė pengesa kryesore pėr perėndimorėzimin e Shqipėrisė. Dhe nuk ėshtė fjala thjesht pėr ca emra. Pra nuk ėshtė fjala vetėm pėr Fatos Nanon apo Sali Berishėn si individė. Eshtė fjala pėr ato piramida sa tė shėmtuara aq edhe tė frikshme kultesh, qė ata kanė mundur tė krijojnė. Eshtė fjala edhe pėr ata qindra mijė shqiptarė, qė ashtu sikundėr skllevėrit e faraonėve tė lashtė flijonin jetėt, kanė flijuar liritė nėn themelet e kėtyre piramidave.
 
Dhe kur flasim pėr gjėra tė tilla si piramidat, kemi parasysh struktura qė pėr nga qėndrueshmėria trembin edhe vetė kohėn. Ndaj s’ka rėndėsi se nė emėr tė kujt ato lartohen sot. S’ka rėndėsi emrin e kujt oshėtijnė turmat e marrosura. S’ka rėndėsi se cilit individ tė plakshėm i blatohen lulet, lavditė apo urrejtjet. Duartrokitjet frenetike, ovacionet, pėruljet dhe mėritė bėhen - nė klimėn e thatė dhe tė ashpėr tė fanatizmit dhe njė shkretėtirė institucionale - lėndė e parė e piramidave qė pėrjetėsojnė mendėsinė e sundimit. Dhe pėr mė zi edhe psikologjinė e nėnshtrimit masiv. E si mund tė jetėsohet demokracia, si mund tė bėhet i trashėgueshėm sistemi i lirisė nė praninė e njė mendėsie tė tillė tipike pėr sisteme antiliri?
 
Ndėrsa pėrmbysėn komunizmin, shqiptarėt nuk arritėn tė pėrmbysin raportet e vjetra tė liderit me institucionet. Sistemi i vjetėr u shkul, por metastazat e tij mbetėn nė limfėn sociale. Prijėsi mbeti pėrsėri njė soj idhulli, At, krijues institucionesh, por jo bir i tyre. Shqiptarėt vazhdojnė t’i falen “Atit tė shenjtė tė demokracisė”, ndėrkohė qė demokracia njeh vetėm bij tė saj. Ky patriarkalizėm politik ėshtė njė nga veēoritė e zhvillimeve nė Shqipėri nė kėtė mė shumė se 1 dekadė, veēori qė rrezikon ta devijojė vetė tranzicionin nga ylli i vet polar, qė ėshtė demokracia.
 
Pikėrisht ringritjen e piramidave tė kulteve dhe rinderjen  hijerėndė tė sundimit tė tyre mbi shtet dhe shoqėri, janė pėrpjekur tė denoncojnė artikujt e pėrmbledhur nė kėtė libėr, artikuj qė ndonėse mė sė shumti tė shkruar nė periudhėn 2000-2005, kanė  zanafillė qė nga viti 1991, atėherė kur nisi edhe tranzicioni i dytė shqiptar.  Ato orvaten tė japin pėrsėri alarmin pėr dėrrmimin e filizave tė demokracisė (tė shpirtit tė lirė qytetar, tė demokracisė nėpėr partitė politike, tė pavarėsisė sė drejtėsisė dhe institucioneve tė tjera) nė mokrrat e blloqeve tė gurta tė piramidave qė po lartėsojnė kultet e zotave tė rinj tė politikės. 
 
Ato pėrpiqen tė mbajnė nė ajėr alarmin edhe pėr rrezikun vdekjeprurės qė mund t’i vijė demokracisė nga rivaliteti armiqėsor dhe konfliktual i liderėve dhe fanatikėve mbėshtetės, tė cilėt, ka vite qė po pėrpiqen ta kaukazojnė Shqipėrinė duke e shndėrruar nė njė Albanistan. Tė bėjnė njerėzit tė kuptojnė sa s’ėshtė vonė se po aq vdekjeprurės pėr demokracinė do tė qe  edhe nga triumfi i njėrit prej prijėsave, i njėrit krah. Do tė qe triumfi i “Mesias” dhe vdekja e pluralizmit. Se triumfet pjellin vetėm tiranė. 
 
Se Evropa do tė mbetet e pakapshme pėr sa kohė shqiptarėt nuk do tė arrijnė tė pėrmbysin kultet e gjalla tė “demokracisė”, ashtu sikundėr pėrmbysėn 15 vjet mė parė kultet e bronxta tė diktaturės. Se Evropa do tė mbetet pėrjetėsisht larg nėse shqiptarėt do tė vazhdojnė ta vėzhgojnė lirinė publike nga larg, ashtu siē rėndom kundrojnė njė fabrikė shtetėrore tė braktisur, pra, si njė gjė qė nuk ka tė bėjė me jetėn e tyre private. Se Evropa do tė largohet nėse shqiptarėt vazhdojnė ta grabisin lirinė publike (po ashtu siē grabisin tullat e njė ish-magazine shtetėrore tė braktisur) pėr hir tė egotizmave privato-partiake.
 
Se Evropa nuk bėhet nėse liria publike braktiset si njė mall pa zot. Dhe se Evropa nuk do tė bėhet kurrė nė Shqipėri, nėse shqiptarėt do tė vazhdojnė tė investojnė shpresat e tyre jo te institucionet dhe aktivizmi i tyre qytetar, por vetėm te Prijėsi “shpėtimtar”. Qė Evropa nuk ėshtė dhuratė por meritė. Qė Evropa duhet ndėrtuar. Por qė Shqipėria tė bėhet Evropė, shqiptarėt duhet tė bėhen evropianė. Dhe mė nė fund, nė rast se shekujt kanė dėshmuar dhembshėm qė “Shqipėria nuk bėhet me shqiptarė” koha duhet tė dėshmojė se Shqipėria do tė bėhet me “evropianė”. Kėto kėrkojnė tė thonė kėto shkrime.
 
Nga parathėnia e librit tė Andrea Stefanit, botuar nga “Toena”, qershor 2005


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.