|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Intervistė me juristin e njohur Niazi Jaho

 
 

Jaho: "Ja kush e pengon krijimin e qeverisė sė demokratėve"

 
 

 
11 korrik 2005 / TN / Ē. Loloēi
  
Njėri nga juristėt mė tė njohur shqiptarė dhe veprimtar i tė drejtave tė njeriut, z. Niazi Jaho, shpjegon pėr gazetėn "Albania" disa nga shqetėsimet qė vijnė pas pėrfundimit tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme parlamentare. Megjithėse ka pėrfunduar gara elektorale askush nuk jep pėrgjigje se ēfarė duhet tė bėjė KQZ ja, presidenti Alfred Moisiu, kryeministri nė detyrė, kryeministri i ri dhe aktorėt e tjerė pėrgjegjės. 
 
Z. Jaho, ka kaluar mbi njė javė nga data e zgjedhjeve dhe rezultati pėrfundimtar ende nuk ėshtė shpallur. A e lejon ligji njė vonesė tė tillė, apo mos vallė kjo ėshtė e qėllimshme kur tashmė dihet se kush ėshtė fituesi dhe humbėsi?
 
- Do tė dėshironim qė rezultati pėrfundimtar I zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005 tė shpallej tė nesėrmen e ditės sė mbarimit tė numėrimit tė votave dhe shpalljes sė rezultateve nga KZZ tė nė njėsitėpėrkatėse zgjedhore. Do tė dėshironim pra qė KQZ ja ta shpallte rezultatin pėrfundimtar nė datėn 7 ose 8 korrik 2005. Por kjo nuk ndodhi dhe nuk mund tė ndodhė sepse:
 
a) Jo tė gjitha KZZ-tė e shpallin rezultatin e zgjedhjeve nė datėn 4 korrik 2005 deri nė orėn 17.00, siē pėrcaktohet nė ligj.
 
b) Kodi Zgjedhor u njeh tė drejtėn subjekteve zgjedhore tė ankohen nė KQZ kundėr vendimeve tė KZZ ve dhe nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit kundėr vendimeve tė KQZ sė.
 
Wshtė e vėrtetė se nė KQZ ėshtė paraqitur njė numėr i madh ankesash, por meqė problemin po e trajtoj nė aspektin ligjor nuk mė lejohet t'i paragjykoj ato duke u shprehur pėr shembull se njė pjesė e tyre janė tė pabazuara. Kėtė e vendosin vetėm organet kompetente, KQZ ja dhe Kolegji Zgjedhor. Aq mė tepėr nuk mė lejohet tė shprehem se ankesat janė tė qėllimshme, kur dihet se kush ka fituar dhe kush ka humbur.
 
Cilat janė afatet qė parashikohen nė Kodin Zgjedhor lidhur me paraqitjen e ankesave dhe marrjen e vendimeve nga KQZ ja dhe Kolegji Zgjedhor i Gjykatės sė Apelit?
 
- Nė Kodin Zgjedhor thuhet se subjekti zgjedhor ka tė drejtė tė ankohet nė KQZ kundėr vendimit tė KZZ sė brenda 2 ditėve nga shpallja e kėtij vendimi, ndėrsa KQZ ja ėshtė e detyruar tė vendosė lidhur me kėtė ankesė brenda 10 ditėve nga data e regjistrimit tė saj. Subjekti zgjedhor ka gjithashtu tė drejtėn tė ankohet kundėr vendimit tė KQZ sė nė Kolegjin Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit Tiranė brenda 5 ditėve nga shpallja e kėtij vendimi, ndėrsa Kolegji Zgjedhor duhet tė vendosė lidhur me kėrkesėpadinė brenda 10 ditėve nga data e depozitimit tė saj. Kėto janė afatet maksimale tė pėrcaktuara nė Kodin Zgjedhor, respektimi i tė cilave, edhe pse do tė dukej i vonuar, do tė ishte i ligjshėm. Kėto afate mund tė reduktoheshin nė qoftė se subjekti pėrkatės zgjedhor do tė ankohej menjėherė nė KQZ dhe nė Kolegjin Zgjedhor, nė qoftė se kėto dy organe tė fundit do tė vendosnin lidhur me ankesat jo brenda 10 ditėve, por mė parė. Nė kėtė drejtim, angazhimi i jashtėzakonshėm i KQZ sė ėshtė premtues.
 
Po pėr shpalljen zyrtare tė rezultateve pėrfundimtare tė zgjedhjeve ēfarė thuhet nė Kodin Zgjedhor?
 
- Nė Nenin 29, Pika 4, e Kodit Zgjedhor thuhet se KQZ ja shpall me vendim rezultatin pėrfundimtar tė zgjedhjeve nė shkallė vendi nė bazė tė rezultateve tė shpallura nga KZZ tė dhe pas pėrfundimit tė ankimeve nė gjykatė. Shpallja bėhet jo mė vonė se tri ditė nga data kur KQZ ja merr tė gjitha tė dhėnat zyrtare nga komisionet zgjedhore dhe vendimet gjyqėsore. Kjo do tė thotė se KQZ ja nuk mund ta shpallė rezultatin pėrfundimtar nė qoftė se Kolegji Zgjedhor ėshtė duke shqyrtuar ankesa tė subjekteve zgjedhore dhe si rrjedhim nuk ka dhėnė vendimet pėrkatėse.
 
A lejon Kodi Zgjedhor tėrheqjen e ankimeve nga subjektet dhe nė qoftė se po, do ta shpejtonte kjo shpalljen e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve?
 
- Nė diskutimin pėrfundimtar, pas mbylljes sė hetimit administrativ nė KQZ, palėt e interesuara mund tė tėrhiqen nga procedimi ose nga ndonjė prej pretendimeve tė formuluara ose tė heqin dorė nga tė drejtat dhe interesat e tyre tė ligjshme, por kjo nuk ndikon nė vazhdimin e procedimit nė qoftė se KQZ ja ēmon se procedimi ėshtė nė interes publik. Veē kėsaj, subjekti zgjedhor mund tė kufizohej vetėm nė ankimin nė KQZ dhe tė mos i drejtohej me kėrkesėpadi edhe Kolegjit Zgjedhor tė Gjykatės sė Apelit. Kjo do tė shkurtonte gjithashtu kohėn e shpalljes sė rezultateve pėrfundimtare. Nė afrimin ose jo tė datės sė shpalljes sė rezultateve tė zgjedhjeve sigurisht qė ndikon numri i ankimeve, por ndikim tė rėndėsishėm mund tė ketė gjithashtu edhe karakteri i ēėshtjes qė shqyrtohet: e thjeshtė, e ndėrlikuar, me pak prova, me shumė prova etj.
 
A ėshtė e detyruar KQZ ja tė marrė vendim pėr ēdo ankim qė i dėrgohet?
 
- Edhe pse sipas Kodit Zgjedhor subjekti zgjedhor pėrkatės kur mendon ose pretendon se i janė cėnuar interesat e tij tė ligjshme ka tė drejtė tė ankohet, KQZ ja bėn verifikimin paraprak tė objektit tė ankesės. Konkretisht, KQZ ja merr vendim pėr pranimin ose mospranimin e kėrkesės ankimore pasi verifikon elementėt e mėposhtėm:  
 
a) Wshtė ose jo kompetent pėr shqyrtimin e ankimit.
b) Legjitimohet ose jo ankuesi.
c) Wshtė respektuar ose jo afati ligjor pėr ankim.
 
Do tė mjaftonte vetėm mungesa e njėrit prej elementėve tė mėsipėrm qė KQZ ja tė vendoste mospranimin e kėrkesės ankimore.
 
A ka tė drejtė KQZ ja tė hapė materialin zgjedhor qė ndodhet brenda kutive me vula sigurie. A mundet KQZ ja tė bėjė rinumėrimin ose rivlerėsimin e votave?
 
- Siē dihet KQZ ja shqyrton nė rrugė administrative ankesat kundėr vendimeve tė KZZ ve. Pėr nevoja tė kėtij hetimi ligji i ka njohur tė drejtėn KQZ sė tė kryejė kėqyrjen e materialit zgjedhor qė ndodhet nė administrimin e KZZ ve, madje kur materiali zgjedhor ndodhet brenda kutive me vula sigurie ai ka tė drejtė hapjen dhe mbylljen e kutive sipas procedurave qė parashikohen nė Kodin Zgjedhor. Veē kėsaj, kur KQZ ja ēmon se pėr dhėnien e njė vendimi tė drejtė dhe tė bazuar del nevoja e rinumėrimit dhe rivlerėsimit tė votave tė caktuara nė praninė e palėve, ajo kryen rinumėrimin ose rivlerėsimin dhe pėrfundimin e pasqyron nė procesverbalin e mbledhjes sė KQZ sė.
 
A mund tė sqaroni kur mund tė mblidhet kuvendi i ri, kur mund tė caktohet kryeministri qė do tė formojė qeverinė dhe deri nė kėtė kohė a mund tė funksionojė qeveria ekzistuese dhe a do tė ketė ajo tė drejtė tė  marrė vendime?
 
- Janė disa pyetje qė do tė mundohem t'u pėrgjigjem shkurtimisht duke iu referuar kushtetutės. Nė kushtetutė thuhet se kuvendi i porsazgjedhur thirret nė mbledhjen e parė nga Presidenti i Republikės jo mė vonė se 20 ditė nga pėrfundimi i zgjedhjeve.  Se kur shpallet rezultati zyrtar pėrfundimtar i zgjedhjeve e sqaruam mė sipėr.  Presidenti i Republikės, sipas kushtetutės, nė fillim tė legjislaturės sė kuvendit tė ri emėron kryeministrin me propozim tė partisė ose tė koalicionit tė partive qė kanė shumicėn e vendeve nė kuvend, ndėrsa kryeministri i emėruar i paraqet kuvendit pėr miratim brenda 10 ditėve programin politik tė Kėshillit tė Ministrave sė bashku me pėrbėrjen e tij. Pėr tė mos krijuar vakuum institucional, kushtetuta parashikon gjithashtu qė kryeministri dhe ministrat janė tė detyruar tė qėndrojnė nė detyrė deri nė formimin e Kėshillit tė Ministrave pasardhės. Qeveria gjatė kėsaj periudhe, kur e ēmon tė nevojshme, mund tė marrė edhe vendime. Kėtė nuk e ndalon as kushtetuta dhe as ligji. Nė qoftė se pas formimit tė qeverisė sė re, ky apo ai vendim do tė konsiderohen antikushtetues apo tė kundraligjshėm, ekzistojnė tė gjitha mundėsitė pėr ta anuluar ose ndryshuar atė.
 
Prej disa viteve jeni duke ndjekur ecurinė e reformės zgjedhore. Keni trajtuar mjaft ēėshtje qė kanė tė bėjnė me dispozita tė veēanta tė Kodit Zgjedhor, midis tyre edhe ato qė flasin pėr rolin dhe funksionimin e KQZ sė. Si e vlerėsoni veprimtarinė e KQZ sė?
 
- Ka dy lloj vlerėsimesh: subjektiv, konjukturalo politik dhe objektiv, qė nėnkupton ballafaqimin e veprimtarisė tė KQZ sė nė vazhdim me zbatimin nė praktikė tė kushtetutės dhe Kodit Zgjedhor. Edhe pse ky vlerėsim i dytė mund tė jetė relativ, ėshtė shumė mė i saktė dhe gjithmonė mė konstruktiv se i pari. Tė gjitha organet, madje edhe ato kushtetuese, janė tė kritikueshme, sepse siē dihet e mira nuk ka fund, synimi ėshtė pėrsosja e mėtejshme e kėtyre organeve.
 
Kam mendimin se KQZ ja nga zgjedhjet nė zgjedhje ka grumbulluar njė pėrvojė tė atillė qė e ka vendosur atė nė tė vėrtetė nė rolin e njė organi tė pėrhershėm qė pėrgatit, mbikėqyr, drejton dhe verifikon tė gjitha aspektet qė kanė tė bėjnė me zgjedhjet. Wshtė kėnaqėsi kur nga goja e ndėrkombėtarėve para disa ditėve dėgjuam fjalėt mė tė mira pėr KQZ nė. Konsiderata tė tilla nuk janė tė parat. Mjafton tė pėrmendim faktin se nė raportin e OSBE/ODIHR it lidhur me zgjedhjet e tetorit tė vitit 2003 midis tė tjerave thuhet: "KQZ ja i administroi zgjedhjet nė mėnyrė profesionale, transparente dhe tė paanshme dhe bashkėpunimi nga ana e KQZ sė ishte i shkėlqyer dhe meriton tė pėrmendet nė mėnyrė tė veēantė". Le tė mėsohemi edhe ne qė krahas ndonjė kritike dashamirėse dhe jodenigruese t'i vlerėsojmė arritjet evidente tė kėtij organi.
 
Edhe pas ndryshimeve qė i janė bėrė Kodit Zgjedhor nė janar 2005 nė shkrimet tuaja ju keni kritikuar mjaft dispozita tė Kodit Zgjedhor, madje pėr disa prej tyre jeni shprehur se janė antikushtetuese. Pas zgjedhjeve tė 3 korrikut, a keni tė njėjtin mendim?
 
- Duhet njė farė kohe pėr tė studiuar praktikėn e zgjedhjeve tė 3 korrikut 2005, por kam mendimin se ka  tė dhėna tė mjaftueshme pėr tė konkluduar se Kodi Zgjedhor nė fuqi duhet tė rishikohet. Kam bindjen se pėr kėtė do tė bėhet fjalė edhe nė raportin pėrfundimtar tė OSBE/ODIHR it lidhur me zgjedhjet e fundit. Kam mendimin se ky problem na bėn tė reflektojmė nė dy drejtime: 
 
Sė pari, pėrse kaq shumė ndryshime pas ēdo zgjedhjesh? Mos vallė kjo ėshtė e kushtėzuar nga ndikimet pėrkatėse partiake ose siē thuhet pėr tė krijuar "besimin partiak"? 
 
Sė dyti, a ka qenė e drejtė, e efektshme dhe frytdhėnėse praktika e ndjekur nė hartimin e projekteve pėr ndryshime nė Kodin Zgjedhor? Mos vallė ajo ishte disi e mbyllur dhe jo transparente qė ka lėnė jashtė debatit konstruktiv rrethin e gjerė tė specialistėve tė vendit tonė?       
Bisedoi: Ēerēiz Loloēi

 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.