|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

 Presidenti Rugova takoi Presidentin kroat Stipe Mesiq

 
 

 
Prishtinė, 8 korrik 2005 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova takoi dje nė selinė e tij Presidentin kroat Stipe Mesiq, tė cilin e njoftoi me qėndrimin e tij rreth zgidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės.
 
Presidenti Rugova edhe me kėtė rast ripėrsėriti kėrkesėn pėr njohjen formale tė pavarėsisė nga Shtetet e Bashkura tė Amerikės dhe Bashkimi Evropian.

"Tash po punojmė nė vlerėsimin e progresit dhe mė vonė fillojnė bisedat pėr pavarėsi. Kjo ėshtė rruga ndėrkombėtare. Ndėrsa unė insistojė pėr njė njohje direkte nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nga Uioni Ėvropian", tha ai.

Ndėrkaq Presidenti kroat tha se se modeli i Evropės ofron zgjidhje pėr tė gjithė, kufijtė e hapur. Ēdo popull jeton nė njė etnitet kulturor dhe Evropa e bashkuar bėhet partner i vėrtetė i Amerikės, Japonisė, Kinės dhe Indisė.

Por Evropa e Bashkuar pėrjashton luftėn, si njė mjet politik, pasi qė ka motive pėr ndryshimin e kufijve, ka thėnė presidenti kroat Stipe Mesiq. Prandaj ai ka kėrkuar nga udhėheqėsit vendor qė minoriteti kroat nė Kosovė tė mbrohet si qytetarė tė Kosovės me tė gjitha tė drejtat e tyre.

Presidenti kroat u takua edhe me Kryeministrin Kosumi dhe Kryetarin e Kuvendit Nexhat Dacin.
 
 

  
Presidenti kroat ka inkurajuar nė Letnicė tė Vitisė kthimin e kroatėve tė shpėrngulur
 
Viti, 8 korrik 2005 - Presidenti i Kroacisė Stipe Mesiq nė njė vizitė qė i bėri fshatit Letnicė tė Vitisė, qė banohet me popullatė tė pėrzier shqiptare dhe kroate, ka inkurajuar kthimin e kroatėve tė shpėrngulur nga Kosova.

"Insistoj qė nė kėto vende dikur tė populluara me kroatė tė kthehen tė gjithė ata tė cilėt kanė mundėsi pėr kthim pasi tashti nė Kosovė janė krijuar kushtet pėr jetė normale", ka thėnė Mesiq, duke potencuar nevojėn e kthimit tė gjeneratave tė reja, tė cilėt mund tė punonin nė ngritjen e kapaciteteve ekzistuese ekonomike.

Presidenti kroat Mesiq ka thėnė se tė kthyerit do tė ndihmoheshin edhe nga Qeveria kroate.

Presidenti Mesiq i ka pėrgėzuar banorėt e kėsaj ane pėr bashkėjetesėn qė kishin para, gjatė dhe pasluftės, si dhe i inkurajoi ata pėr vazhdimin e kėsaj bashkėjetese.

Nė fshatin Letnicė aktualisht jeton njė numėr i vogėl i banorėve kroatė, rreth 20 familje, kryesisht tė moshuar, ndėrsa pjesa mė e madhe e tyre janė shpėrngulur gjatė luftės nė Kroaci nga frika e hakmarrjes sė regjimit serb.
 
Presidenti kroat ėshtė takuar edhe pjesėtarė tė pakicės kroate nė Janjevė.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.