|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Presidenti Rugova priti dje nė orėt e pasditės ministrin e Punėve tė Jashtme tė Polonisė

 
 

 
Prishtinė, 8 korrik 2004 - Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova priti dje nė orėt e pasditės ministrin e Punėve tė Jashtme tė Polonisė, Adam Daniel Rotfeld, me tė cilin bisedoi pėr zvillimet aktuale nė Kosovė dhe pėr progresin e arritur nė fusha tė ndryshme tė jetės.

Pas takimit Presidenti Rugova dhe ministri Rotfeld, fillimisht kanė dėnuar aktet terroriste qė ndodhėn nė Londėr dhe i shprehėn ngushėllime kryeministrit Bler. Kėto shpėrthime, thanė bashkėbiseduesit, "janė tė drejtuara kundėr demokracisė dhe ne tė gjithė jemi sė bashku".

Duke folur pėr situatėn aktuale nė Kosovė, Presidenti Rugova tha se gjendja e sigurisė ėshtė e mirė, si dhe stabiliteti i pėrgjithshėm, ndėrkohė qė po punohet "nė vlerėsimin e progresit qė pastaj tė hapen bisedat pėr tė ardhmen e Kosovė qė ėshtė pavarėsia", tha ai dhe shtoi:

"Ne garantojmė mbrojtjen dhe integrimin e minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės dhe sot kemi njė progres nė kėtė fushė, por ne po bėjmė pėrpjekje edhe nė fushėn e ekonomisė qė tė kemi mė shumė kompetenca dhe tė kemi njė zhvillim ekonomik dhe UNMIK u ka filluar ta bėjė kėtė".

Presidenti Rugova edhe nė kėtė takim kėrkoi njohje direkte tė pavarėsisė nga Bashkimi Evropian nga SHBA tė. "Njė Kosovė e pavarur e integruar nė BE, NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA tė qė ėshtė vullneti i popullit tė Kosovės.
 
Po ashtu tė gjitha vendet e rajonit duhet tė integrohen si vende tė pavarura nė BE, NATO sepse ėshtė perspektiva e tė gjithėve", tha nė fund Presidenti Rugova dhe falėnderoi pėr ndihmėn qė Polonia ka dhėnė me praninė e forcave ushtarake, civile gjatė kėtyre viteve tė rindėrtimit tė Kosovės. Nga ana e tij, ministri polak Rotfled tha se vendi i tij pėr Kosovėn ka bėrė aq sa ka mundur, duke sjellė ekspertė, policė, ushtarė.

"Unė kam takuar kėtu aq shumė polakė sa qė jam befasuar nė kėtė vend, i cili pėrfaqėson njė kulturė tė vjetėr me rrėnjėt e civilizimit. Unė kam takuar shumė bashkėkombas me uniformė dhe pa uniformė nė strukturat e ndryshme organizative. Kjo ėshtė mė e rėndėsishme sesa fjalėt, deklarimet dhe dokumentet", u shpreh z.Rotfeld dhe premtoi se vendi i tij do tė vazhdojė me ndihmat e ndryshme nė mėnyrė qė tė ketė rezultate pozitive nė procese.

Ai shprehu bindjen se i dėrguari i OKB-sė Kai Aide nė raportin e shqyrtimit tė situatės nė Kosovė do tė marrė vendim tė drejtė qė tė ketė njė fazė tė re tė zhvillimit tė shoqėrisė demokratike e tė hapur dhe pėr statusin e Kosovės.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.