|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

 

   
 

Historitė e pavdekshme tė Bacės sė Kelmendit Prekė Pjetėr Cali (1872 - 1945)

 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ushtarė shqiptarė, burimi: Londėr 1809

8 korrik 2005 / TN

“Pusho kangėn o zogu i malit,
Se po tė dėgjon Memi i Smajlit”
                                   shprehje malaziase
 
Nga Klajd KAPINOVA, Nju Jork (SHBA)
 
Nė afėrsi tė Lezhės dhe jo larg Shkodrės, nė Malin e Jushit (Rranzat e Bushatit) nė njė shtėpi tė thjeshtė malėsore babait Pjetėr e nėnės kreshnike Rudes, u lindi fėmija i parė “familjari bujar, piramida e kufirit shqiptar, krenarie e Kėlmendit dhe e Malėsisė sė Madhe, atdhetari i zjarrtė, Martiri i Demokracisė: Prek Pjetri (Cali) Hasanaj.” (Pjetėr Kola Lajēaj, ‘Kumtesė mbi monografinė e Prek Calit’, Revista KUVENDI, E pėrmuajshme kombėtare, informative dhe kulturore, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 65 – 73).
  
Familja e re Cali (Hasanaj - Selmanaj), kishin pasur njė vajzė e tre djem. I pari ishte Preka, Toma, qė nuk e pati jetėn e gjatė, mbasi si fėmijė u mbyt tek po lahej nė ujėrat e ėmbla tė lumit fushor Buna. Njė tjetėr fatkeqėsi, rėndon familjen Cali, moshėn 21 – vjeēare, djali i tretė, me armė zjarri aksidentalisht humbet jetėn. Motra e vetme e Prekės, Lula, u martua, kur u rrit nė Rapsh tė Hotit me Syn (Gjelosh) Mashin.

Prekė Cali, si fis i parė vojvodė nė Selcė nga 12 lagjet e kėtij vendi, duke pasur edhe kryet e vendit nė Kelmend. Bjeshkėt e kėtij fisi, duke qenė e kufizuar me Kuēin (trevė ilire) sot si pjesė e Malit tė Zi, pėrherė u takonte barra mė e rėndė nė mbrojtje tė tokave tė tė parėve. Kėsisoj, tė parėt e fisit, sikurse ishin edhe trimat e anashkaluar nė histori, si: Memi i Smajlit, Turk Isufi, Ujk Isufi, axha (ungji) i Prekė Calit Ucė Turku (vojvodė i Selcės), Dedė Shabani, Dul Doshi dhe djali i tij i pashėm Kir Duli, Nikė Turku, Gjokė Nikė Selmani, Marash Mark Selmani  etj., tė cilėt, gjithnjė janė pėrleshur flakė pėr flakė me synimet shoviniste tė kuēasve malazias. Ata me pėrkrahjen e Perandorisė Ruse, kėrkonin tė gllabėronin tokat arbėrore si Vermoshin, Vuklin e Nikēin, sėbashku me bjeshkėt e tyre tė pėrmendura…

Preka nga shtati ishte shumė i gjatė e i pashėm. Ata qė e kanė njohur nga afėr thonė, se kishte shpatulla shumė tė gjėra, kraharor tė zhvilluar, trup vigan plo enėrgji, fisnik nė shpirt, i matur nė fjalė dhe veprime, gojėtar i pashoq, nė kuvende e oda burrash. Pushkėn e kishte njė shok tė pandarė, qė nuk e hiqte asnjėherė nga dora. I pėlqente tė vishej me rrobat tradicionale tė malėsorit ēakshirė, xhamadan, jelek dhe kapic  tė bardhė mbi flokė, alltinė turke dhjetshe tė veshur me argjend nė brez dhe njė grumbull vargjesh tė argjentė varur. 

Tek Preka, mbi tė gjitha spikatėn virtytet pozitive tradicionale tė malėsorėve, tė cilat i reflektoi nė marrėdhėniet e pėrditshme mes miqve e shokėve. Deri nė moshėn 30 –vjeēare asnjėherė nuk synonte tė dilte pėrpara vojvodėve dhe as krerėve tė tjerė, qė ishin mė tė moshuar se ai. Kjo ėshtė njė edukatė e vlerė fisnike e malėsorėve tanė, e transmetuar brez pas brezi nė oda e kuvende burrash.

Ishte zemėrbutė dhe i afėr pėr miq e dashmirė tė vet dhe tė atdheut. Luan i vėrtetė nė fushėn e betejės. Gjithmonė i pari, aty ku ishte fronti mė i vėshtirė, aty ku dėrdhej gjaku i flamurit e trojeve tė shenjta tė atdheut.

Studiuesi dhe bashkėluftėtari Marash Mali, kujton: “Ucė Turku, bisedonte shumė herėsh nė veēanti me Prekėn. Ai kishte krijuar pėrshtypjen se ai kishte shumė cilėsi, pothuaj tė rralla, qė e naltėsonin dhe nderonin pėrsonin e tij nė tė ardhmen, sidomos pėr ēashtjet patriotike, por asnjiherė nuk ia thonte kėto.”
 
Ai ishte i martuar dy herė, me gruan e parė Dranden jetoj shumė pak, sepse ajo vdiq e re, nga sėmdja mė e pėrhapur e kohės nė Malėsi, qė ishte tuberkolozi, duke i lėnė njė vajzė tė vetme Agen nė moshėn 4 vjeē.
 
Kurse nga martesa e dytė me Pashė Prekėn, nuk pati fėmijė. Sikurse dihet Pashka, vinte nga dera e patriotit e luftėtarit tė shquar Gjekė Selcės. Pas pushkatimit tė kryetrimit kelmendas, u detyrua tė braktisė kullėn nė Vermosh, tė cilėn e pėrvetėsoi pa tė drejtė regjimi, pėr nevoja tė veta ushtarake. Pashka, mundi tė gjente strehim nė shtėpinė e malėsorit Dak Lucit, gruaja e tė cilit Gjystja, ishte mbesa e Prekė Calit, ku, qėndroj pėr shumė vite deri sa mbylli sytė nė fund tė viteve ’60.

Nė Konferencėn e Londrės tė vitit 1913, Fuqitė e Mėdha tė Europės, vendosėn arbitrarisht kufijtė mes pjesės veriore tė Shqipėrisė e shteteve kufitare: Mali i Zi (Malėsia) e Serbisė (Dardania).

Marash Mali, sot i moshuar me banim nė Florida (USA), sėrisht kujton vendosmėrinė e Prekės pėr ēėshtjen e kufijve, duke iu dretjuar Komisionit, qė kishte dalė nė terren e po verifikonte kufijtė: “…Shtetet e Mėdha dhe ambasadorėt e tyne, Komisioni Qendror i Kufijve edhe deri Gjykata e Hagės, Native American i ka njoftė si toka shqiptare. Ju si amanetqarė tė Misionit, qė keni marrė pėrsipėr jeni tue e shpėrdorue. Ato zhgarravina nė hartė nuk i njofim. Me ne, nuk ka mujtė me luejtė as ushtria e Sulltanit turk. Kėto troje i kemi larė me gjak, gjatė gjithė shekujve, kundra atyne qė deshtėn tė Native American i marrin. Edhe sot luftarėt e Kelmendit, janė gadi tė vdesin pėr trojet e veta, ashtu si dikur tė parėt e tyne. Prandaj ndigjoni fjalėt qė po ju them: Mos kėrkoni tė luani me kufijtė tanė, qė janė aprovue se ėshtė tokė shqiptare, pėrndryshe…Mendohuni mirė se atė majė nuk e kaloni lehtė!

Njeni nga tė Komisionit tha: - “Zotni Cali, pėr pak ēaste Komisioni don me bisedue mes vedi.” Ata u larguan nė nji anė dhe nuk qėndruan shumė. Meqenėse i kuptuan intrigat e pėrfaqėsuesve jugosllavė, vendimin e morėn shpejt. Kur u kthyen njeni prej delegatėve iu drejtue Prekės, duke i folur: - “Zotni Cali, Komisioni, vendosi qė ju bashkė me shokėt qė ju shoqėrojnė t’i prini Komisionit, duke e shkel terrirorin tuej qė keni pas me fiqnjėt.”

Mjerisht Brada e Vezirit mbeti jashtė kufijve, se ishte tepėr nė thellėsi tė territorit jugosllav. Ajo ishte pronė e shkrelasit Gjon Nik Sykut, njeni nga familjet e njohuna shkrelase me banim nė Breg tė Matės. Ai ēdo verė dilte nė atė bjeshkė me kopenė e madhe tė bagėtive, me autorizim tė autoriteteve malazeze.” 
Emri me veprėn e tij mbushur me atdhedashuni, u bė simbol qėndrese, pėr malėsorėt, qė e mbėshtetėn, mbasi e deshtėn me gjithė zemėr. Popullariteti i Prekė Calit, ishte i padiskutueshėm. Ja disa pasazhe pėrshkrimi, tė kryetrimit azgan:

“Bile, ai qe i vetmi malėsor, qė u bė i njohur deri nė selitė e krajlive europiane. Ndue Gjon Smajli, njė plak shumė i vjetėr kelmendas, i cili nė vitet shtatėdhjetė ishte akoma i gjallė, kishte qenė njeriu mė i afėrt i Prekė Calit nė veprimtarinė e tij pėr ēėshtjen e kufijve veriorė. Ai mė pati folur edhe pėr njė dokument identiteti tė Prekė Calit, tė firmosur dhe vulosur nga shtatė krajla. Sipas kėtij dokumenti, Prekė Cali konsiderohej njeriu i paprekshėm nga shtatė krajlitė. Njė lloj imuniteti i veēantė, qė zor ta ketė pasur ndonjė shqiptar tjetėr. Mbase ishte pikėrisht ky imunitet, tek i cili besonte Prekė Cali, qė e shtyu tė dorėzohej i gjallė, pas dėshtimit tė Kryengritjes sė Kelmendit.” (Spathari, f. 93).

E Preka, lėshoi kushtrimin ndėr malėsorė, se “gjallė a vdekun” tokat shqiptare si amanet brezash, do t’i ruaj pėrmes tytės sė ngrohtė tė pushkės. Malėsia nė mote, ka mbrojtur trojet me dinjitet e krenari nacionale. “Vendasit ndėr shekuj, kanė shkruar historinė me gjak arbėror, me njė betim solem tė quajtur ‘tabe’, qė do tė thotė besėlidhje e qėndrueshme, me moton: “Besa e Zotit, ėshtė besa e burrave, pėr Nder - Atdhe - Besė e Fe”.

“Lidhja e Shkodrės”, e organizuar mes maleve mė 13 maj 1944, erdhi si imperativ i kohės, kundėrpesh e ēerdheve me gretha tė frontit komunist, qė ishin krijuar (si kėrpudhat pas shiut), pėr tė ardhur nė pushtet me krime e mashtrime ideologjike. E gjithė programi konkret nga fraza e parė dhe deri tek e fundit, pėrshkruante vendosmėrinė luftės deri nė fund ndaj komunizmit si terror i zi, nami i sė cilės kishte marrė dhen si epidemi, e po synonte tė trokiste drejt Veriut tė Shqipėrisė.   

Pjetėr Smajlaj, sjellė nga kujtesa episode, qė i ka rrėfyer babai Kolė Pjetėr Smajlaj me miq, qė kanė bujtur shpesh nė familjen e tyre bujare. Preka, gjithnjė ka qenė i veshur me kostumin popullor tradicional tė Kelmendit, me ornamentet e qendisura me kujdes nga vendasit. Ai, asnjėherė nuk e ndante nga brezi koburen e argjentė, qė ia kishte dhuruar Mbreti Ahmet Zogu I. E pinte shumė duhanin e fortė tė Sheldisė me ēibuk. Mendimi i tij visar, pėrparimtar e i guximshėm, dallohet pėr mprehtėsi e logjik tė shėndosh nė bashkbisedimet me tė huajt e bashkatdhetarėt e ēdo krahine tė Shqipėrisė.

Ai me Malėsi, ka zbatuar me ndėrgjegje normat ligjore kanunore, qė buronin mirėfilli nga ‘Kanuni i Lek Dukagjinit’. Kanuni, mori emrin e Lekės si Princ i Veriut tė Shqipėrisė. Ai ishte mik i Gjergj Kastriotit, rival dhe zot i zonave tė kufizuara me Kryetrimin e Krujės, qė pas vdekjes sė Gjergjit, pėr 10 vjet (1467 – 1477), rifilloj luftėn kundėr ushtrisė sė Perandorisė turke. Ky ligj (Kanun), ėshtė njė kompleks parimesh, ligjesh, normash, zakonesh, me tė cilat rajoni malor ėshtė qeverisur gjatė, nė epokėn kur turqit zotėronin drejpėrdrejt nė pjesėn tjetėr tė Shqipėrisė. Pėr zbatimin e tyre, ka vendosur populli i krahinės…

Preka, ishte e mbeti mė i dėgjuari e i respektuari nė kohėn e vet nė viset e Veriut. Ende sot, flitet e shkruhet me respekt nga autorėt e rinj, qė me dokumente autentike po venisin helmin e historisė deformuesve tė kohės sė absurdit totalitar. Kjo pėr mė tepėr, duket nė stimėn e lartė, qė shfaqin kelmendasit dhe nė tėrėsi e gjithė Veriu i Shqipėrisė, shqiptarėt nė Mal tė Zi e Dardania martire.

Kelmendi, shkruan studiuesi e publicisti malėsor Ndue Bacaj, nė gazetėn nacionale ‘Shqipėria etnike’ (Shkodėr, 2004), nuk ėshtė shkelur nga asnjė kėmbė italiani apo gjermani. Treva e lavdishme, nuk ka arritur tė pushtohet asnjėherė nga ushtritė e huaja.

Edhe sot, ekziston shprehja malaziase, pėr stėrgjyshėrit e Prekė Calit: “Pusho kangėn o zogu i malit/Se po tė dėgjon Memi i Smajlit”. Dhe ėshtė Prekė Cali, qė ka kundėrshtuar vendimet e qeverive tė mėdha, qė kanė qenė nė dėm tė Shqipėrisė e trojeve tona.

Ishte ai, dhe vetėm Prekė Cali, qė apeloi vendimin e marrė prej tyre, qė kufiri i vendosur nga Bishti i Krajės, Ura e Pėrroit tė Thatė, Qafa e Grishajve, Thana Binoke nė Shkrel, Qafa e Terthores tė zhvendoset dhe fitoi kufirin e sotėm ekzistues me Malin e Zi. Prandaj, 820 partizanėve sllavo - serb, sulmuan kėshtjellėn e tij nė Vermosh, tre muaj para se tė “ēlirohej” Shqipėria.

Ai u tėrhoq nga Vermoshi e u vendos me shtabin e tij nė Vukėl. Serbo - sllavėt, u larguan pa kryet e Prekė Calit, por tė fituar nga ana e tjetėr, sepse dy brigada shqiptare tė shtetit amė luftonin gjoja pėr “ēlirimin” e Kosovės.” 

Me ardhjen nė pushtet tė qeverisė sė Mbretit Ahmet Zogu, ai herė pas here bėn kėrkesa dhe proteston pranė qeverisė, pėr tė ngritur zėrin pėr Vermoshin, pranė organizatave ndėrnacionale. Nė kėtė kohė, pėrplaset Prekė Cali me Ahmet Zogun, mbasi ai ishte pėrkrahės i forcave tė opozitės asokohe. Pas rėnies sė qeverisė sė Fan S. Nolit, qeveria monarkiste, Prekėn me disa tė tjerė i internuan burgun e kalasė sė Gjirokastrės.

“Lirimi i Prekės, nuk ishte i rėndomtė. Qytetarėt e Gjirokastrės, nė sheshin e qytetit e pėrgėzuan me urime e ngrohtėsi njerėzore, si tė parakalonte njė mbret. Preka, pėrmes gazetave, qė e kishin intervistuar, falėnderon pėr sė tepėrmi qytetarėt e Gjirokastrės. Ai nuk u pajtua kurrė me pushtimin fashist dhe prej ditėve tė para tė pushtimit u vu nė anėn e forcave nacionaliste. Ishte kundėrshtar dinjitoz edhe i komunizmit.” (Lajēaj, f. 70)  
Kur situata u qetėsua dhe gjakrat e urretjes midis shqiptarėve ranė nė qetėsi, Mbreti i Shqiptarėve Ahmet Zogu I (1895 –1961), rishikoj vendimin e dėnimit ndaj figurės sė shquar tė Prekė Calit.

Ndonėse me vonesė, Mbreti e kuptoj, se nuk ishte ashtu sikurse i kishin thėnė, mbasi kelmendasi me trima, kishte luftuar pėr ēėshtjen nacionale tė trojeve tė Veriut.

Mbreti u tregua fisnik, tek e liroi dhe ftoi nė rezidencėn e tij nė Tiranė, pėr t’u takuar miqėsisht.
Qysh kur dy burrat e njohur i shtrenguan dorėn njeri tjetrit, Mbreti Zogu I, i kėrkoi ndjesė, duke i thėnė se:
“ - Tė kam internue, se kam pas tė dhana, se ju jeni marr me politik dhe je kundėr meje. A asht e vėrtet kjo?

- Jo, iu pėrgjigj Preka, vetėm me politik as nuk jam marr as nuk merrem!

-  Po kundėr meje a je? – ia ndėrpreu Zogu I.

- Vetė nuk jam kundėr teje dhe nuk kam ken kundėr shqiptarve. Un kam luftue e do tė vijoi me luftue vetėm kundėr atyne, qė duan tė na marrin trojet tona. Vetė jam vetėm shqiptar e pėr Shqipnin nuk mė dhimbset jeta.”
Pas bisedės sė pėrzemėrt e me sinqeritet, nė shej patriotizmi e miqėsie tė re, Mbreti i Shqiptarėve Zogu I, e bėri Prekė Calin Kapiten Rezervė. Kreu i fronit mbretėror, i dhuroi heroit kelmendas naganin me dorezė tė bardh me nėnshkrimin: “Ahmet Zogu I”.

Preka me kelmendas, kishin njė motiv mė shumė e arsye, pse kishin dalė nė fushė tė mejdanit, pėr jetė a vdekje, sepse nuk donin, qė tokat e tyre, tė ishin pjesė e Perandorisė Sllave; nuk donin, qė fėmijėt tė merrnin emra sllav, zakone e tradita tė pushtuesit; nuk donin, qė tė harronin varret e tė parėve tė larė me lumenj gjaku trimash. Gjithsesi, shqiptarėt etnik nuk donin asgjė, qė ishte dhuratė e verbėr e pushtuesve sllav.

Edhe kur kėta erdhėn nė pushtet, ai, nuk e ndėrpret luftėn nė tė mirė tė popullit, duke iu kundėrvu me armė nė dorė satanait pa fe, atdhe, ide e shthurje morale, sa qė shpesh thuhej, se gratė partizane ishin nė pėrdorim kolektiv.

Studiuesi malėsor 85 - vjeēar Marash Kolė Mali (1920), ish - burgosur politik nė kohėn e diktaturės nė Shqipėri (njė familje e njohur vojvod nė Dedaj tė Shkrelit, shėnimi im K.K.), nė librin e fundit shkruar nė Florida, Ngjarje historike dhe figura tė shquara shqiptare, rikujton:

“U ba nji Mbledhje e madhe me krenet e Malsisė sė Madhe, nėn drejtimin e Kolonel Mulo Bajraktarit, i cili ishte komandant i vullnetarve tė Malsis asokohe edhe pėr malet andej kufinit. I deleguem i ardhun prej Shkodre ishte Ndoc Ēoba, ish politikan dhe n/Kryetar i parlamentit Shqiptar. I ftum ishte edhe i deleguemi i partizanve i quajtun Ramadan Reēi, tė cilėt qendrėn e tyne e kishin nė Reē (mbi Koplik tė Sipėrm, shėnimi im K.K.). Ēun Junuzi, asokohe si komunist punonte ilegalisht, e me qendėr ishte nė Aliaj tė Kastratit.
 
Mbasi folėn Mulo Bajraktari e i deleguemi i Shkodrės Ndoc Ēoba (Ministėr i Financave mė 1920, Delegat nė Kongresin e Durrėsit, mė 1918, tė Lushnjės mė 1920, shėnimi im K.K.)  fjalėn e mori Ramadan Reēi: “Ju po e shifni se dy okupatorėt italo - gjerman, pra Boshti po e humb luftėn. Ne nuk duhet tė kemi tjetėr mbeshtetje e as lidhje me ta, pėr arsye, se fituesit e tjerė aleat, nuk duhet tė na gjejnė tė mbėshtetun me tė humbunit, mbasi vetėm pasoja tė kėqija do tė kemi. A nuk do tė ishte ma mirė qė ne, pėr hirė tė vendit e popullit tonė t’u mbshtemi qė tani fituesve? Unė them se po!”.

Ndėrsa Ēun Jonuzi, tha: “Malėsia e Madhe ka nji besėlidhje, qė asnji parti dhe as aktivitet politik tė mos zhvillohet nė kėtė krahinė. E pse atėherė bahet kjo mbledhje kėtu nė territorin e Kastratit, pėr tė na lan ne sherrin tek dera e shpisė?!” Mul Delija, e kapi pėr krahu dhe e largoi Ēunin nga mbledhja, e cila po  pėrfundonte pa asnji vendim.

I fundi, qė e mori fjalėn ishte Prek Cali, i cili me nji za tė naltė e tė shqerrun tha: “Ai djaloshi i Reēit, foli e deshi tė na tregoj, se kush e humbi dhe kush e fitoi luftėn. Ky tjetri kastratas, u ankue se me kėtė mbledhje i paskena prue sherrin te dera e shpisė. Kjo nuk asht e vėrtet, mbasi sherri i popullit tonė janė vetėm komunistėt, qė kan zanė vend kėtu afėr. Mua mė duket, se sikur po rrim duarkryq ose nė gjum, pa marrė asnji vendim. Prandaj, po u baj thirrje tė bashkohemi dhe tė dėbojm kėta, sa nuk asht vonė prej andej, e nqoftėse ndonjenit nuk i pėlqen kėshtu, vetė me djemtė e Kelmendit, do t’ia tres farėn e do t’i dėboj prej Rranxave tė Malsis!…” (Mali, f.  340).

Preka, sėbashku me trimat, nė tė cilin bėnte pjesė i riu 26 – vjeēar Mirash Fran Rrukaj, kur morėn vesh, se njė batalion me ushtar partizan, Natėn e Krishtlindjes, mė 24 dhjetor 1944, kishte kaluar Rapshėn e Hotit, e po synonte tė futej nė drejtim tė Lugjeve tė Kelmendit, kryetrimi me parinė e vendit e luftėtarėt, kishte zėnė pritat nė grykat e dy luginave mbi Urė tė Tamarės.

Ai mė parė, u ēoi fjalė partizanėve, se: “Na nuk dona vllavrasje, shkoni ka keni ardh, se s’keni rrugė kėtej.” Mirėpo komandanti nuk mori asgjė parasysh dhe filloi ofensiven. Pėr shumė kohė gjamėt e pushkve ushtonin. Armėt e Kelmendit pritėn e thyen partizanėt. Komandanti qė kishte disa spijuna vendali, u mundue me ēdo mjet trathtie t’i binde malsorėt tė dorzoheshin, por ata ishin nė shpin e tyne dhe kėshtu luftimet vijun panderpremje. Partizanėt, nė panik filluen me pa, se Kelmendi nuk u dorėzonte pa vdek tė gjithė. Atėherė, ai kėrcnonte partizanėt, se kushdo qė do tė tėrhiqet asht dezertor e dihej se ēfarė e priste…”, kujton i arratisuri nga burgu i Tiranės (1952), shkodrani me banim nė Florida Kolec Pikolini, nė librin me kujtime: “Rregjimi i hienave” (Shtėpia Botuese Camaj – Pipa, Shkodėr, 2001, f. 51)

Kryepatrioti, ishte infomuar me saktėsi nga rojet besnike tė Major Llesh Marashit, tė cilėt kishin zbuluar batalionin partizan, duke marshuar nga Lugina e Shkrelit me armė e municion drejt Kelmendit. Atdhetari ballist Llesh Marashi, urdhėron Kolė Nikė Prelėn (Marēinaj) t’i bie kumbonėve tė kishės.

Sipas urdhėrit (tė firmosur nga terroristi “hero i popullit” Shefqet Peēi), qė mori Komanda e Brigadės sė I – rė (nga Shtabi i Korparatės sė III – tė) Batalioni i I - rė u nis nė drejtim tė Kelmendit. Batalioni, vendoset nė formacion luftarak e vazhdon tė tėrhiqet nė drejtim tjetėr nga rruga, qė tė ēonte nė Vermosh, pėrmes kishės sė Kastratit. Kryengritėsit sulmuan batalionin, e arritėn t’a shpartallonin pėr disa orė, duke e ēarmatosur. Armėt dhe municionin e kapur i dėrguan nė shtabin e Prekė Calit.

Forcat e batalionit tė ndjekjes, bashkė me forcat e poskomandės sė Bajzės, qė  e kishin marrė informacionin, donin ta shtypnin kryengritjen pa filluar ajo, ndaj mėsyne drejt Grishės, mė 23 janar 1945, pėr tė arrestuar Luket Marashin dhe krerėt e tjerė tė kryengritjes.

Nė kėto rrethana, plasi kushtrimi nė Grishaj. Vullkan u bė shtėpia e bė shtėpia e Luket Marashit, qė ishte njė poetencial i madh besė e burrėrie nė Malėsinė e Madhe. Forcat kryengritėse, u gjenden pėrballė forcave ndėshkimore tė Sigurimit tė Shtetit e tė ushtrisė, qė sulmonin nė ballė tė gjerė.

Praktikisht, lufta kishte filluar para kohe, pra, nė mėngjesin e datės 24 janar. Nė kėto pėrpjekje u vra Pjetėr Gjoka, i cili nė krye tė 40 burrave tė Shkrelit, zbriti si ortek bore nė poskomandėn e Dedajt, e mori ate dhe, duke kaluar nėpėr Zagore, i drejtohet vertik Bajzės. Grishajt e kishin zmbrapsur sulmin dhe ishin hedhur nė kundėrsulm. Nė ballė printe oficeri i ri Zef Toma, qė ra duke luftuar trimėrisht. Atė natė luftimesh, do tė binte edhe Lulash Cuku. Gjaku i tij do tė shenjtėrorente besėn e do tė nxirrte kushtrimin. U plagosėn Pjetėr Gjokė Hoti, qė vdiq pas disa ditėsh. U plagos nga forcat komuniste toger Gjosh Nikaj.

Kryengritėsit me nė krye Llesh Marashin, u mblodhėn nė oborrin e kishės sė Bajzės, ku, frati At Ciril Cani rreh kumbonėn e kishės e i lutet Zotit, qė bijtė e Malėsisė, tė fitojnė kundėr pjelles sė djallit tė kuq. Kryengritėsit sulmuan drejt Koplikut, nėn drejtimin e Llesh Marashit. Mbas luftimesh tė ashpra, ata morėn postkomandėn dhe spitalin dhe mė pas krejt qytetin. Kontribut tė veēantė dha familja e Shaban Binakut. Mėsymja vazhdoi deri nė Hanin e Dedė Zefit. Tė ndaluarit, u liruan tė gjithė, pasi iu morėn armėt. (Butka, f. 19)

“Po nė tė njajtėn kohė edhe me bekimin e famullitarit tė Shkrelit, Dom Nikollė Gazullit, Kolė Nikė Prela Marēinaj (Ēekdedaj - Bzhete), u bien kumbonve pėr me mobilizue Shkrelin pėr nė luftė. Kėshtu burrat e Shkrelit, u nisėn pėr t’u bashkue me forcat e kryengritjes nė Koplik.” (Franz Llesh Grishaj, ‘Shkreli dhe roli i tij nė Kryengritjen Antikomuniste e Malėsisė sė Madhe tė vitit 1945, Revista KUVENDI, Shkurt, 2005, Michigan, USA, f. 24 - 49).

I sigurtė nė “historit” e veta, pėrfaqsuesi e historishkruesi komunist ushtaraku Ndriēim Plasari, nė librin me trillime: Shpresė pėr popullin, tmerr pėr armikun (Tiranė, 1971), kushtuar Brigadės I - rė Sulmuese, duke i ndjekur luftimet nga shtėpia e vet shkruan: “… Kolona i kishte kthyer shpinėn Brojės dhe pararoja porsa kishte shkelur mbi Urėn e Tamarės, kur plasi pushka dhe ēfarė pushke. Qėllonin nga kodra mbi urė, qėllonin nga Broja, qėllonin edhe nga Bardhaj. Batalioni kishte hyrė nė njė kazan tė zjarrtė.

Armiqtė qenė njoftuar pėr ardhjen e njė reparti partizan nė Kelmend, kishin llogaritur foecėn e tij prej afro 300 vetėsh, kishin llogaritur edhe rrethnat e tjera nė dobi tė tyre dhe qysh herėt, nė mėngjesin e 15 janarit kishin zėnė pritė kėndej dhe andej pėrroit, me qėllim tė caktuar, ta godisnin dhe ta asgjėsonin batalionin tonė.
Njė goditje e tillė partizanėve u ra krejt papritur. U krijua njė gjendje kaq e vėshtirė sa mė s’bėhet. S’kishte tjetėr rrugėdalje, veēse tė qėndrohej me ēdo mėnyrė nė vend, duke kundėrvepruar me tė gjitha forcat. Ndihmė e shpejtė s’mund tė pritej as nga njė anė. Forcat e tjera tė brigadės ndodheshin dy ditė larg, nė Shkodėr. Batalioni s’kishte ndėrlidhje me radio.

Reaksionarėt kishin zėnė vend nėpėr shkėmbinjtė dhe qė andej villnin zjarr kundėr luftėtarėve tonė tė rrethuar plotėsisht. Partizanėt pėrdornin pėr mbrojtje ēdo send tė rastit, shkėmb, gropė dru. Qė andej qėllonin nė drejtim tė qerdheve tė zjarrit armik. Sulmi pėr tė ēarė rrethimin ditėn ishte i pamundur. Edhe lėvizja mė e vogėl kontrollohej nga reakionarėt… Ishin vrarė komandanti i batalionit, Fejzi Micoli, dhe njė numėr luftėtarėsh…

Nė tė vėrtetė bajraktarėt trathtarė Preng Cali e Llesh Marashi me shokė kishin grumbulluar rreth vetes 300 – 400 burra tė armatosur dhe pėrpiqeshin tė shtonin gjithnjė e mė shumė forcat e tyre. Ata kishin marrė lidhje me misionin ushtarak anglez nė Shqipėri, i cili qe treguar i gatshėm t’u jepte ēdo ndihmė dhe pėrkrahje. Aeroplanėt anglezė i kishin furnizuar mbeturinat e reaksionit me armė, municione dhe veshmbathje. Me ndihmėn e anglezėve trathtarėt kishin hartuar planin e njė kryengritjeje kundėrrevolucionare. Do tė sulmonin dhe tė merrnin Shkodrėn me Koplikun…” (Plasari, f. 566 - 567)

Partizanėt nga ana e tjetėr, nuk e mendonin, se do tė hasnin nė rezistencė aq tė fortė, prandaj po vinin tė qetė. Kur filloj pushka, kėta nuk kishin nga tė shkonin, sepse ishin tė izoluar nė shtigjet e ngritura dhe nuk kishte forcė ushtrie t’i shkatėrronte pozicionet mbrojtėse tė malėsorėve, qė ishin fortifikimet natyrore shumė tė sigurta. Malėsorėt kishin epėrsi ndaj partizanėve, sepse sėpari bėnin njė luftėe mbarojtėse dhe njihnin shumė mirė vendin e tyre, ku, gjatė luftimeve u vranė, plagosėn dhe ranė nė lumė shumė partizanė.

“Prekė Cali bashkė me me 15 burra, u ngujuan nė shpellėn e famshme mbi fshatin Vukėl, qė u mbiquajt Shpella e Prek Calit. Mark Luka dėshmon: “Na, ketė shpellė e zgjodhėm pėr me ba qėndresėn e fundit, me e la vedin e me vdek per sė mbari. Pėr shtatė ditė rresht, gryka e shpellės nuk ka pushue as natė as ditė prej plumbave e zjarrit tė mitrolozave. Komunistėt vendosėn me na marrė me uri e me pabesi. Na u dorzuem me njė kusht, qė tė vinte Frati i Vuklit, kryetari i kėshillit, si dhe tė mos dhunoheshim. Por komunistėt nuk e mbajtėn fjalėn e dhanė. Dhe as besimin e Fratit. Kur na ēuen ke shtabi i batalionit, nė Rrapsh tė Hotit, Mehmet Shehu, u ndodh ballė pėr ballė me Prek Calin:

- E, Prekė Cali, - i tha Mehmeti, - tė pat ardhur dita ta mbyllesh historinė tėnde me shkronja ari, po tė bėheshe me ne! Pse bėre kėshtu?

- Zotni, - iu pėrgjigj Prekė Cali, - faji bie mbi ju, se ju u batė aleat me anmikun shekullor tonin, me Serbin.” (Butka, f. 16)

Preka e besniku deri nė fund Mirash Fran Rrukaj, e dinin se mbas kėsaj qė ndodhi, brigadat partizane do tė dyndeshin nga Rapsha e Kelmendit, si dhe nga krahu tjetėr i Gusisė, ku, kishin pėrkrahjen e vėllezėrve siamez sllav. Nė kėto kushte, nacionalistėt morėn udhėn e arratisė. Hienat e pangopshėm komunist, u lėshuan nga tė dy krahėt mbi krahinėn e Kelmendit.

Mehmet Shehu, me brigadėn e vet ndeshkuese tė inkuizicionit kundėrmalėsorė e kundėrkatolikė, vendoset nė fushim nė fushėn e Rapshės. Malėsorėt, prisnin gjėmen e madhe nė shtėpitė e tyre. Nuk kishte informacion, se kush e kishte radhėn: Kelmendi apo Kastrati.

Nė natėn e 1 janarit 1945, kryexhelati terrorist Mehmet Shehu, si bir kleriku muhamedan, e pėrgjaku Kelmendin. Me urretjen patologjike tė trashėguar nga koha e pushtimit turk, sulmi i hienave tė kuqe ishte i befasishėm. Nga Gryka e Grabonit dy toga me “druzhe” (shok) sllavoserb, marshuan drejt Kelmendit. Ata hapėn zjarr tek Ura e Tamarės mbi popullatėn e pambrojtur, me synime tė pastra spastruese pa mėshirė.

Brigadat e Ndjekjes, tė drejtuar nga kriminelėt Mehmet Shehu e Fejzi Micoli, e forcat e Sigurimit tė stacionuar nė 26 kampet e burgjeve, hetuesisė, torturave etj., nė Qarkun e Shkodrės, tė mbėshtetur nga Ushtria Jugosllave, mė 15 janar 1945 pėrfundimisht pushtojnė Vuklin.

Sikurse pritej, menjėherė bishat partizane iu vėrsulėn luftėtarėve malėsorė, i lidhėn dhe ushtruan dhunė mbi ta. Si nė kohėn e skllevėrve i lidhėn me konop njėri pas tjetrit, duke i shtyrė, ndonėse ata mezi lėviznin, nga mundimet me ditėt e tėra pa gjumė. Mė pas i hypėn nė njė kamion e shpejt i nisėn pėr Shkodėr. Njėsitė partizane, qė i shoqėronin ishin tė vogla, pasi pjesa mė e madhe e tyre qėndruan aty, pėr tė filluar terrorizimin e tėrė Kelmendit.

Ata qė janė dėshmitar tė kėsaj poshtėrsie tė pashembullt, e kanė parė me sytė e tyre, provuar mbi shpinėn e vuajtur tėrė torturat, qė asnjėherė s’mund t’i parashikonte mendja e njeriut. Tė gjithė tė plagosurit i lidhėn pas kalit dhe ashtu nėn tortur, ata pothuajse ishin nė prag tė vdekjes sė sigurt.

Prekė Cali, me 15 trima kelmendas kapen rob, duke i kaluar gjyqit ushtarak, i cili i dėnoi me pushkatim. Brigadat e Ndjekjes bėnė kėrdi, duke derdh gjak malėsori shqiptar. Ata si tė uritur vranė e shkatėrruan, dogjėn dhe prenė, e sėfundi pushtuan Kelmendin e papushtuar nė shekuj.

“Ishte mbasdite e unė po qėndroja me nji shok pėrbri zyrės sė Posttelegrafės. Diku u dėgjuan tė shtėna armsh. Njerėzit kishin marrė lajmin, se Prek Cali asht dorėzu e pritet t’a binin para Postės. U shihnin grupe individėsh. Dikush nė heshtje e tė tjerė shakllabana qė banin komente. Pas disa kohe u panė kamionat. Ato lėviznin ngadalė, saqė u afruan pak nga pak aty ku populli tė mund t’i shihte shumė mirė “reaksionarėt”, qė s’mundėn t’i pėrballonin ushtrisė.

Ishin pikrisht kėto komente qė banin njerzit servila e katila, qė asnjiherė nuk u ngopėn me gjakun e sternipave ilirian. Binte nė sy shtati i tyne si lisat e bjeshkve tė Kelmendit, ku mes tyne dallohej trupi vigan i martirit Prek Cali. Disa fundrrina komunist filluan t’i pshtynin e pėrbuznin ashtu tė lidhun. Kjo pamje e shemtum ma prekte shpirtin. Edhe unė, si kureshtarėt qė erdhen duke u shtu rrinim tė ngrim nė heshtje me keqardhje, qė vriste me logjiken e pėrbuzjes ndaj masakruesve tė burrit vigan kelmendas, qė shikonte se ku po shkonte qyteti i tyne i dashtun Shkodra, e cila pretendonte se ishte qyteti ma i zhvillum nė Shqipni…

Grupi i Prek Calit doli nė gjyqin komunist. Ai i zhvillua nė nji ndėrtes dykatshe, diku nė veriperendim tė Gjimnazit. Unė ndoqa tri seanca, si dėshmitar okular nė at se ēfar dėgjova e pash ndaj Prek Calit. Nė fillim tė seancės nuk lejohej me marr pjesė shumė popull, mbasi komunistėt kėrkonin qė gjyqi tė zhvillohej sa ma shpejt. Prek Cali, nuk ishte vetėm i pushkės, besės, traditės etj., por edhe nji trim qė me gojėn e vet nxirrte fjalė tė matuna, i qetė, qė mohonte pa frik tė gjith akuzat e rreshtume kunder tij.

“Unė jam kėtu, - u shpreh Prek Cali – ndėr tė tjera, pėr me marr pergjegjesin e luftės kundra partizanve qė u ba nė Kelmend. Dhe pėr t’drejt tjetėr nuk keni pse m’akuzoni. Kam luftue kundra shkjeve, kur deshten me na nda prej nanes Shqipni dhe kam mbrojt at ēka asht e jona. Mundėsi ma tė madhe nuk kam pas. Vėrtet jam malcor pa shkoll, por jam shqiptar. Ju m’keni marr ne bes e s’kam nevoj me ju kerkue falje. Un as Mbretit si kam kerkue falje, kur m’ka denue se isha opozitar…” (Pikolini, f. 55)

Por kėta, ndonėse pėrdoren barbarinė komuniste, nuk arritėn me tutė (friksu) dhe mposht krenarinė e Malėsisė. Malėsori e pagoi, por kurrė nuk trathtoi truallin e shtėpisė  sė vet, duke mbrojtur lirinė nga ofensiva komuniste asokohe.

Me shumė urretje, se nuk mundėn tė kapnin luftėtarėt nacionalistė tė lirisė, forcat terroriste partizane: “… banė nji kėrdi tė zezė, tue torturue deri edhe gra e fėmi. Ata mashkuj apo luftėtar, qė gjendeshin nė shtėpi i arrestonin, u digjnin shtėpitė, u merrnin pasuninė, ndersa familjet (e luftėtarėve nė arrati) tyne i internonin nė krahinat e vendit…

Edhe Preka, me nji ēetė luftarėsh trima e besnik, vendosi e u ngujua nė nji shpell, qė ishte mjaft e ilzolueme e i pėrngjante nji fortese tė vogėl, me nji shprese fare tė vogėl, se mund tė bante si dikur Kelmendi me ushtrin turke, tė cilėt zinin vende nė ndonji luginė ose bregore, duke mos i ndjekur kryengritėsit nėpėr male.
Me partizanėt, ndodhi e kundėrta: Ata i ndoqen ēetat kamba kambės dhe kur u mirėinformuan, se ku ishin i rrethuan dhe i derguan njerėz pėr t’u marrė vesht me ta At David Picin, i cili, u tregoi se ishin tė rrethum dhe se partizanėt kėrkonin tė dorėzohen pa pushkė. Prek Cali nuk i trembej vdekjes, por ai mendoj, se nji vdekje me gjyqe, asht ma krenare pėr t’u njoh nga publiku, se pėr ēka e si do tė dėnohen…

Nga ana e tjetėr, Preka kishte disa djem tė rinj (Sipas tregimeve tė Fritz Radovanit dhe Don Tomė Laca, kujtoj, se Preka, ka pas me vete nė shpellė, njė djalė tė ri qė ishte i vėtėm (dėshire) nė familje, dhe komunistėt i kanė thanė atij, se do t’ia falim jetėn djaloshit tė ri. Por nė fakt, kur janė dorėzuar, duke i prerė nė besė kanė vrarė (pushkatuar) tė parin atė djalė dėshire, shėnimi im K.K.), qė nuk donte tė rrezikohen, sikur ky tė bante rezistencė me armė. Prandaj, u kėrkoj partizanve, nėpėrmjet Fratit disa kushte:
- Meqė udhėtimi do tė bahej me ecje nė kėmb nėpėr Kelmend, tė lejohen tė kalojnė tė armatosun;
- Tė mos i cėnojnė (keqtrajtoj) kush me dorė;

- Gjykata tė bajnė punėn e saj.

Kėto kushte komunistėt ia premtuen, por si zakonisht nuk i mbajtėn. Ata porsa kaluen nji copė rrugė tė shoqnuem e tė rrethuem me shumė partizan, i ēarmatosėn u lidhėn duart, i ulėn drejt e nė Koplik, ndėrsa ne e nesre nė qytetin e Shkodrės, nė tė ashtequjtunin Burgu Gjerman…

Prek Cali asokohe 70 vjeē, ishte i burgosun nė nji dhomė mė vete e kur tė burgosunit ndryheshin nė dhoma, ate e nxirrnin dhe shėtiste i vetėm. Ai kishte nji tjetėr trajtim prej tė burgosurve tė tjerė.” (Mali, f. 341)
Nė mjedisin e Fushė Ēelės, trimin legjendar, e ka rruar pa i njomur mjekrėn me pastė rroje njė partizane, qė shihte nga afėr stoicizmin. Skenat e dhunės ndaj Prekė Calit janė tė papėrshkruar, e ndoshta Shekspiri i madh anglez, do tė ishte i pafuqishėm nga fantazia e torturave qė kanė pėrdorur kėta.

Preka, ka qenė i bindur se do ta vrasin, por ėshtė prerė nė besė nga komunistėt, tė cilėt i kanė prmetuar nė fillim, se do t’ia falin jetėn djaloshit tė ri, qė ende sot nuk kam mundur qė t’i mėsoj emrin e mbiemrin, mbasi familja e tij tashmė ėshtė e shuar. Pėrpara momentit tė pushkatimit, Prekėn, e kanė mbėshtetur tek muri i Vorrezave Katolike tė Rėmanit nė qytetin e Shkodrės, tė ulur ndjenjur me cigare nė gojė (pėr tallje), i veshur me ēakēirė dhe i prishur nė fytyrė nga plumbat. Rrėfimin dhe vojimin kur ėshtė pushkatuar, ia ka bėrė Don Tom Laca.

Atė ditė mė 25 mars tė vitit 1945, nė muret e qytetit tė Shkodrės u shpėrnda njė afishe e madhe e cila kishte kėtė titull: “Pushkatohen kriminelat e Luftės dhe Armiqtė e Popullit”, ku, mė pas vijojnė emrat:

1. Prenk Cali
2. Dom Ndre Zadeja
3. Luigj Gjeto Kastrati
4. Ndok Nik Bardhoku
5. Ndrek Loka
6. Arif Selim Hyseni
7. Ded Lulash Smajli
8. Gjok Nikaj
9. Dul Bajrami
10. Mark Luc Gjoni
11. Tom Lek Daka
12. Maliq Bajrami
13. Gjok Nikoll Voci
14. Pjetėr Ded Gjedashi.
 
Studiuesi e publicisti Mėrgim Korēa, gjatė hulumtimeve pėr pėrgatitjen e dorėshkrimit: Nė pėrkujtim tė Kryengritjes Armatosur tė Malėsisė Madhe, shkruan:

“Si sot e kam parasysh, kur e pruene duer lidhė n’shehėt t’Shkodrės kreshnikun Prenk Calin! Ecte kryenaltė, me mjekėr t’dendun aj, si me kenė fitues. Por shkjau, brateja e partizanve ngjallnjyes, ia kish n’vesh t’vjerrun trimit inadin. E ndalne mjedis Fushės Ēelė, e ulne n’gjuj e nji partizane e ekzaltueme ia rroi mjekrrėn pa lagė atij. Mjes gishtave t’duerve t’mija me t’cillat kishem mlue ftyrėn, kureshtja m’bate me e pa si i shkojshin lotėt kreshnikut qi za nuk xirrte dhimbet!

Kjo pamje e mbrame qi kam e prijsit maleve qi pat thye shkjetė n’luftimet e 1911 - ės e tė 1913 - ės. Mbas kėsaj veē kur ndjeva se e kishin denue me vdekje dhe me 25 mars njimij’ e nandėqind’ e katėrdhet’ e pesė e kishin pushkatue Prenk Calin. Ksisoji komunistat shqyptarė e vrane animikun e betuem tė shkjaut dhe e hapne rrugėn m’u shkue uji n’mulli t’tyne!”

E mė poshtė, qėndrimin stoik tė Prekė Calit, e ilustron me njė burim mnga arkivi:

 “Nė dokumenta arkivi figuron replika n’Rapsh t’ Hotit n’mjes t’lidhunit Prenk Calit edhe Mehmet Shehit, por ajo kurr nuk u ka ardhė pėr marė historianve lakej t’diktaturės t’a pėrmendshin…

I tha Mehmeti: “- E more Prenk Cali, tė pat ardhur dita t’a mbyllje historinė tėnde me shkronja ari po t’ishe bėrė me ne. Pse bėre kėshtu?”

I gjegjet trimi legjendar burrnisht:
 
“- Zotni, faji bjen mbi ju se ju u batė aleatė me anmikun tonė shekullor, me Serbin!” (Korēa, f. 5, 6)
Por odiseja e tė ngujuarve nė shpellė, nuk do tė pėrfundonte me dorėzimin e tyre. Tė parėt qė u pushkatuan, ishin: Dedė Lulash Smajli dhe Dedė Gjon Deda, tė cilit i kishin prerė me parė mishin dhe trupin me sopatė. Fran Zef Bajraktarit, ia nxorrėn sytė dhe e varrosėn tė gjallė me gurėt e malit. Luc Gjon Bajraktarin, e prenė nė qafė me bajonetė dhe e hodhėn nė greminė. Fran Zef Bajraktarin e groposėn tė gjallė, pasi i dogjėn kullėn. Marash Vat Lumajn, e pushkatuan para popullit tė Vermoshit, si agjitator kundėr bolshevizmit.
 
Dedė Prek Nikėn, e sollėn nga kampi i Tepelenės dhe e pushkatuan pa gjyq, nė mes tė kelmendasve. Uk Mark Biku, u pushkatua nė mes tė katundit Brojė, pėr tė ngjallur panik. Nik Mark Rezaj, i cili qėndroi 21 ditė i varur nė burgun e Koplikut, u pushkatua pėrsėri pa gjyq. Gjelosh Fran Pellumbi, vdiq nė burgun e Kavajės nga torturat ēnjerėzore, me fjalėte  fundit: Poshtė komunizmi! Pas njė gjyqi nė Shkodėr, u dėnua me vdekje kreshniku i Vermoshit, plaku 70 vjeēar Prek Cali. Ky gjyq, do tė dėnonte plot 25 vetė, nga tė cilėt edhe 4 me burgim tė pėrjetshėm, ndėrsa tė tjerėt kryesisht  me 30 vjet burg. Kėshtu Kelmendi u pėrzhit dhe u ndeshkua pėrsėri. (Butka, f. 17 – 18)

Kėto janė kelmendasit, qė kishin tė ruajtur nė gene prej gjeneratave virtytet mė tė mira, si mikprirės e bujar, trima  sypatrembur e atdhedashės, njerėz tė besės e fetar. Ata e donin meshtarin si antarė tė familjes, duke i besuar fjalėn e nderit…

Malėsia, humbi 137 bijė tė saj, trimat e devotshėm nė kryengritje. U burgosėn 345 burra e u internuan 41 familje tė shpallura reaksionare. Malėsia, u vesh me petkun e zisė. Malėsorėt trima, denbabaden tė patundur nė trojet e tyre, u shpėrngulėn nė kampet e internimit tė Tepelenės, tė Kavajės, tė Vloēishtit, nė burgjet e kampet e punės, mė ēnjerėzore qė ka njohur historia. (Butka, f. 21)

Nė momentin, qė do ta ekzekutonin toga e zezė e pushkatimit komunist, kėrkojnė qė tė denuarit me pushkatim tė kthehen mbara (me shpinė) dhe t’ua mbyllin sytė. Por Prekė Cali, nė mėnyrė kategorike kundėrshton, duke thėnė fjalėt:

“ - Nuk shkohet n’Parajsė me shpin dhe me sy t’mbyllun” dhe siē ishte duarlidhur, ngrehi kryet lart, hapi gjoksin, duke shkyer pullat e kėmishės dhe u tha:

“ - Kėshtu vdes shqiptari”.

Para se tė rrėzohej, ai trup si njė lis, nga plumbat e shqiptarėve tė armiqve tė nacionit tė vet, zėri i fuqishėm i malėsorit tė bjeshkėve, ushtroi si jehona e luginave:

“ - Rrnoft Shqipnia! Rrnoft populli shqiptar! Heret a vonė Shqipnia do tė fitojė.” (Lajēaj, f. 70)
 
Do tė pėlqente, qė nė shenj nderimi dhe respekti pėr gjakun e derdhur nga martirėt nacionalistė nė Shqipėri e Kosovė, tė citoj pjesė nga poezie tė jezuitit, pėrsonalitetit tė shquar poetit brilant tė nacionit Don Ndre Mjedja, shkruar nė vitin 1911. E, mos i harroni kėto vargje, …jo, kurrė mos i harroni!…
 
O Shqype, o zogjtė e malėvet, kallxoni
A shndritė rreze lirije mbi ato maje?
Mbi bjeshkė tė thepisuna e nd’ograjė
Ku del gurra e gjimon pėrmallshėm kroni?
A keni ndie ndokund kah fluturoni
Nėpėr shkrepa me ushtue kangėn e saj…
U kputne hekrat, e lirim malcori,
Lirim deti kumbon e ja sjellė bregut;
Lirfim pėrgjigjen qysh kah Labradori
E Virgjin’ja e New York – u, syni i tregut.
Tė lumtė, o Ėashington! U zhvillat qielli…
E ndjeu toka njatė shend e u gėzue si fėmija
Qė i qeshet lokes kur ja rreshė krahnorit;…
Lirin’ e keni ju! Na hekra kemi.
Na terr e niegull deri nė ditt ma tė vona;
Na pa emėn kėrkund, pa Atdhe; na jemi
Sherbtorėt e tė huejve nėpėr vende tona.
Porsi berre qi bleu mishtari vemi
Mbas shkopit, tė kalamenduna, ku s’dona…
Frymė tė re tui shprazun pėr gjithkahna, hija
E Skanderbegut. Qe ndėr djepa rrisin
Nanat e Hotit djelmėnin ushtore,
E idhnim n’anmikun nėpėr gji ju qisin.
E nalt ndėr maje, bukuri mbretnore,
Hapi flatrat e mnershme qi pėrshndrisin,
Me thoj t’harkuem Shqypja Arbėnore.
 

 
Vlerėsimet e juaja lidhur me shkrimin e mėsipėrm, e-mail: klajdkapinova@yahoo.com

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.