|
8 korrik 2005 / TN
-
- - Nuk duhet tė krijohen iluzione se me pavarėsinė e Kosovės do tė zgjidhen menjėherė dhe nė mėnyrė automatike, njė numėr i madh i problemeve me tė cilat pėrballet Kosova sot. Pavarėsia mund ti hapė proceset dhe ti krijojė kushtet dhe mundėsitė pėr zhvillimin e tyre-
-
-
- Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Univrsitetit tė Prishtinės
-
- (Pėrmbledhje e fjalės sė tij nė Akademinė e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, tė mbajtur me 6 korrik 2005)
-
- Janė, mė sė paku, dy arsye qė shtrojnė nevojėn e marrjes me Kosovėn dhe tė ardhmen e saj sot:e para,pėrcaktimet ende tė paqarta rreth statusit tė Kosovės dhe, e dyta, nevoja e rirreshtimit tė forcave nė Kosovė dhe angazhimi i gjithė resursit krijues pėr tė ecur rrugės tė cilėn e ka
pėrzgjedhur populli pėr tė ardhmen e Kosovės, e cila nuk do tė jetė as e lehtė dhe as e pamundimshme.
-
- (1) Edhe pse bashkėsia ndėrkombėtare sikur asnjėherė mė shumė se gjatė kėtij viti nuk ka qenė e interesuar rreth procesit politik dhe ēėshtjes, siē shprehet ajo, tė statusit final tė Kosovės, krijohet pėrshtypja, megjithė ravijėzimin e kornizave tė ardhmenisė sė Kosovės se ajo, nė fakt, sikur
ende ėshtė nė dilemė nėse zgjidhja e statusit tė Kosovės do tė mund tė kishte efekte zinxhirore dhe do tė prodhonte jostabilitet nė vendet e tjera tė Ballkanit? Pyetja do tė mund tė shtrohej edhe ndryshe: Cfarė ndikimi do tė mund tė kishte ajo nė pjesė tė tjera tė botės dhe nė politikėn ndėrkombėtare? Pa i pritur gjykimet e kohės, mendojmė se, duke qenė ēėshtje mė vete, Kosova nuk do tė
mund tė prodhonte jostabilitet nė vendet e tjera tė Ballkanit dhe se ndikimi do tė mund tė ishte i favorshėm pėr pjesėt e tjera tė botės dhe politikėn ndėrkombėtare.
-
- (2) Kosova, e lėnė, pėr kohė tė gjatė, nė sallat e pritjes, sot ballafaqohet me trysni nė rritje pėr hapjen e bisedimeve pėr statusin e saj. Statusi ende i paqartė i Kosovės ka prodhuar pasoja nė shumė fusha, nga tė cilat do tė veēojmė problemet e zhvillimit ekonomik dhe pamundėsitė e
bashkėpunimit rajonal.
-
- (3) Pėrkufizimi i paqartė i mandatit tė UNMIK-ut, pėr faktin se nė Kosovė nuk u vendos njė protektorat ndėrkombėtar nė kuptimin qė njeh e drejta ndėrkombėtare, megjithė zhvillimet nė disa fusha, la tė hapur ēėshtjen e statusit tė Kosovės dhe e shtyri atė nė pafund. Mirėpo, pikėrisht kėto dy
momente ndoshta ndikuan qė, megjithate, sot tė arrihet njė shkallė e konsiderueshme pajtimi nė mes tė ndėrkombėtarėve dhe vendorėve se status quoja ėshtė e paqėndrueshme ose, thėnė ndryshe, se pėrcaktimi i statusit ėshtė ēelėsi i hapjes sė udhėve pėr ti zhvilluar proceset zhvillimore nė Kosovė dhe, nėpėrmjet tyre, pėr tė ndikuar nė stabilitetin e rajonit dhe mė gjerė.
-
- (3) Shtylla e parė dhe mė e fuqishme e vendosjes sė themelit tė shtetit tė Kosovės ėshtė njohja e sė drejtės sė vetėvendosjes sė popullit tė saj. Njė parim, pothuajse i harruar, parimi i vetėvendosjes, u riaktivizua nė lėvizjet postkomuniste nė Evropė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar. Njė
analist yni me tė drejtė u shprej se u riaktivizua, meqė gjatė luftės sė ftohtė, sipas tij, qe shpėrfaqur mendimi se me rrumbullakimin e sovranizimit juridiko-shtetėror, nga 1918-ta deri nė fillim tė shtatėdhjetave, kishte pushuar nevoja pėr kėtė parim. Mirėpo, mė vonė ndodhi sovranizimi postkomunist i popujve, i cili u paraqit qoftė nė formėn e sovranizimit tė plotė tė shteteve tė
bllokut lindor, me daljen e tyre nga doktrina e sovranitetit tė kufizuar, qoftė nėpėrmjet shpėrbėrjes tė- ish federatave komuniste, BRSS, RSFJ. Kėshtu ngjau qė tri kategorive tė mėdha rastesh tu njihet e drejta pėr vetėvendosje: rasteve tė vetėvendosjes post-imperiale; rasteve tė vetėvendosjes post-koloniale dhe rasteve tė vetėvendosjes post-komuniste. Rasti i Kosovės u gjind jashtė
trekėndėshit, edhe pse ai, vėshtruar krahasimtarisht, do tė mund tė zgjidhej nė secilin prej kėtyre proceseve.
-
- (4) Eshtė thėnė se rasti i Kosovės bie ndesh me parimin e mosndryshimit tė kufijve,edhe pse,ēėshtė e vėrteta,Kosova kishte kufijė interfederalė nė ish-Jugosllavi, po sikurse qė u bė e qartė se kufijtė evropianė u ndryshuan: ata tė Helsinkut,me bashkimin e Gjermanisė;ata tė Jaltės-me shpėrbėrjen e
ish-BRSS-sė dhe kufijtė e Versajes-me shkatėrrimin e ish-RSFJ-sė dhe ish-Cekosllovakisė. Ajo qė do tė duhej tė qartėsohej ėshtė se nė rastin e Kosovės nuk mund tė mbrohet regjimi i kufijve evropianė sipas Konferencės sė Londrės(1913), sepse Kosova,nė tė vėrtetė, biles kumullativisht, i plotėson tė gjitha kushtet qė popullit shumicė tė saj ti njihet e drejta pėr vetėvendosje. Ekzistojėnė, sė
paku, tri argumente qė mund tė zbėrthehen gjerėsisht. Po i theksojmė: e para, se Kosova ėshtė aneksuar nga Serbia (1912) me okupimin ushtarak; e dyta, se trajtimi i shtetit aneksist ndaj popullit tė aneksuar ishte jo vetėm represiv,por edhe gjenocidal; e treta, se populli i aneksuar, nė mėnyrė plebishitare ėshtė deklaruar pėr pavarėsi, po sikurse edhe me rrezistencėn e armatosur(1997-99).
-
- (5) Kosova po ecėnnėpėr stantarte qė i ka vendosur bashkėsia ndėrkombėtare. Standartet sigurisht se synojnė njė cak, por ato do tė duhej qė pėrfundimisht,si pjesė e njė procesi tė shtetbėrjes, tė ndėrlidheshin jo me hapjen e neociatave pėr statusin e Kosovės, por me anėtarėsimin e saj nė
mekanizmat ndėrkombėtare. Ndryshe, disa prej stantarteve nuk janė tė pėrmbushura edhe nga shumė vende anėtare tė Kombeve tė Bashkuara, madje edhe nga disa prej tyre, anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit.
-
- (6) Mungesa e statusit ėshtė bėrė peng i shumė zhvillimeve. Nuk e mendojmė se zgjidhja e statusit do tė thoshte njėkohėsisht zgjidhje tė tė gjitha problemeve me tė cilat ballafaqohet sot Kosova, por hapje dhe krijim tė mundėsive pėr ti zhvillua ato nė drejtimin e duhur.
-
- (7) Nė bėrjen e pavarėsisė kėrkohet qė tė kalohet nė njė rrugė. Nė ecje e sipėr, Kosova duhet tė ndėrtojė rendin e vet kushtetues dhe ky ėshtė, sipas mendimit tim, ēelėsi kryesor me tė cilin do tė hapeshin proceset e shtetbėrjes nė Kosovė.
-
- (8) Nė ecje e sipėr, duhet tė bėhet bartja e plotė e pushtetit tė UNMIK-ut nė institucionet e pėrkohshme vetėqeverisėse,tė cilat do tė duhej qė, mė nė fund tė shndėrroheshin nė institucione permanente dhe tė patjetėrsueshme.
-
- (9) Nė ecje e sipėr, pushteti serb duhet qė pėrfundimisht tė heqė dorė nga territorializimi i ēėshtjes serbe nė Kosovė dhe krijimi i organeve paralele dhe enklavave nė baza etnike.
-
- (10) Pavarėsia e Kosovės paraqet sot njė opsion realisht tė balancuar dhe nė drejtpeshim pėrbrenda horizontit tė kohės nė Ballkan.Ajo nuk paraqet kurrėfarė solucioni ekstrem, por ėshtė solucion i drejtėpeshuar i kohės,me interes tė thellė kombėtar,jo vetėm pėr kombin shqiptar,por edhe pėr kombin
serb nė Ballkan.
-
- (11) Vėshtruar edhe nė raport me kohėn, proceset e shtetkrijimit pėrreth Kosovės, flasin nė mėnyrėn mė bindėse se Evropa sikur mė herėt ka heqė dorė nga disa kanune tė saj nė lidhje me formimin e shteteve tė reja. Sot janė 34 shtete anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara me sipėrfaqe mė tė
vogėl se Kosova, nga Vatikani 0,4 deri te Libani 10.452; sot janė 58 shtete, anėtare tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, me popullsi mė tė vogėl se Kosova, prej Vatikanit 1.000 deri te Mauritania 2.284.000; ndėrkohė, 34 shtete, nga viti 1990-2002, janė pranuar nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara.
-
- (12) Asnjė zgjidhje pėr Kosovėn nuk mund tė qėndrojė pa pėlqimin dhe vullnetin e popullit shumicė tė Kosovės. Kosovėn mund ta qeverisė dhe duhet ta qeverisė vetėm popullata e saj. Ajo popullatė kėtė truall e ndien pėr tė vetin, sikur qė i ndien pėr tė vetat edhe tė gjitha pasuritė e atij trualli.
-
- (13) Edhe pse sikur mbizotėron pikėpamja se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje e drejtė pėr Kosovėn, ende qarkullojnė opsione tė ndryshme pėr Kosovėn dhe tė ardhmen e saj dhe ato shtrihen prej vetadministrimit deri te pavarėsia. Me tė drejtė ėshtė thėnė se hapėsira mes vetadministrimit dhe
pavarėsisė ėshtė bukur e gjerė dhe se nė tė mund tė hyjnė njė varg kushtėzimesh. Nga njė numėr kushtėzimesh qė bėn bashkėsia ndėrkombėtare pėr Kosovėn ėshtė konceptuar modeli i pavarėsisė sė kushtėzuar. Nė vend se tė jetė e kushtėzuar pavarėsia mund tė jetė e mbikėqyrur nga bashkėsia ndėrkombėtare. Kosova ndien nevojėn pėr praninė ndėrkombėtare nė Kosovė, si lehtėsuese e ndėrtimit tė
shtetit nė kuptimin demokratik, pėrfshirė aty tė drejtat dhe liritė e pakicave dhe tė grupeve etnike, marrėedhėnjet ndėrfqinjėsore dhe integrimet rajonale, kombėtare dhe ndėrkombėtare.
-
- (14) Pėrshpėritetme tė madhe se Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė do ta ketė fjalėn e funditnė lidhje me statusin e Kosovės, nė vend se ti jepet kjo e drejtė popullit tė Kosovės, siē parashikojnė vlerat dhe parimet demokratike, prandaj mund tė ndodhė qė roli i Kosovės tė jetė i kufizuar. Po
qe se kjo do tė ndodhė, atėherė nė fakt, do tė ndodhte, suspendimi i tė drejtės sė sė popullit shqiptar pėr vetėvendosje, ndonėse ajo atij do tė duhej ti takonte : qoftė si e drejtė e vetėvendosjes kombėtare, qoftė si e drejtė e vetėvendosjes sė popullatės sė territorit tė individualizuar.
-
- (15) Pėrshpėritetedhe pėr njė ndikim tė shtuar tė Bashkimit Evropiannė raport me Shtetet e Bashkuara. Protektorati evropian do tė mund tė shpiente kah reduktimi i rolit tė Shteteteve tė Bashkuara nė Kosovė. Administrimi i tipit evropian mund tė kėrcėnojė me rrezikun e krijimit tė njė
mentaliteti tjetėr vartėsie tė Kosovės, nga ai qė ėshtė vendosur gjashtė vjet mė parė.
-
- (16) Pėrshpėritetedhe pėr pavarėsinė pa sovranitet.Pavarėsi ose ka ose nuk ka.Pavarėsia pa sovranitet ėshtė vendosje e kulmit pa themelin nė tė cilin do tė mund tė mbahej ai.Vetėm atėherė kur mėsojmė se ēėshtė,nė tė vėrtetė, sovraniteti,do tė kuptojmė se ēėshtė pavarėsia pa sovranitet.
Sovraniteti ėshtė, siē shpehet Fjalori Politik i Oxfordit, kėrkesa pėr tė qenė autoriteti i fundmė politik qė nuk i nėnshtrohet asnjė pushteti mė tė lartė pėrsa i pėrket marrjes dhe zbatimit tė vendimeve politike. Nė fakt, sovraniteti shpreh vetėqeverisjen e shtetit. Kohėve tė fundit qarkullojnė pikėpamjeqė pėrpiqen tė devalvojnė rėndėsinė e sovranitetit. Nė to thuhet se sovraniteti
ėshtė njė kategori historike, e lindur nė kushte tė caktuara, tė ndryshme nga ato tė sotme,prandaj nuk ka vlerė absolute ose se sovraniteti ėshtė njė parim i vjetėruar. Nga teoria e shtetit janė mė interes, sė paku, kėto dy njohuri tė pėrgjithshme pėr sovranitetin. E para, kur njė vend fiton sovranitetin shtetėror, kjo prodhon pasoja juridike e politike edhe nė planin ndėrkombėtar, meqė
shtrohet njohja e shtetit tė ri sovran nga ana e shteteve tjera. E dyta, njohja e njė shteti sovran nga tė tjerėt nėnkupton edhe njohjen e qeverisė qė ėshtė formuar nė kėtė shtet. Pra, njė pėrfundim i logjikshėm nga kėto dy njohuri tė pėrgjithshme pėr sovranitetin ėshtė shumė domethėnės pėr tė kuptuar atė si palcėn kurrizore tė shtetit.
- (17) Vetėm pavarėsia e plotė e Kosovės do tė mund tė zgjidhte ēėshtjen e territorit tė saj,njė element shumė i rėndėsishėm i shtetit.Prandaj,bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė deklarohet nė mėnyrė shumė tė qartė dhe jo nė mėnyrė ekuivoke nė lidhje me territorin e Kosovės.Pėr ne
ky paraqet problem qendror.
-
- (18) Mendohet sikur kėtė e ka qartėsuar mirėGrupi i Kontaktit. Cėshtė e vėrteta, Grupi i Kontaktit ka qartėsuar se ēfarė nuk do tė ndodhė me Kosovėn,por jo edhe se ēfarė do tė ndodhė me te. Bashkėsia ndėrkombėtare, nėpėrmjet tė njė numri parakushtesh pėr negociata, sikur ka vendosur qė tė
mos e vė nė agjendė pavarėsinėe e plotė. Prandaj, nė ofertat e propozuara tė saj ka ēėshtje tė hapura. Pėrgjigjja nė ato pyetje pėrbėn sifidėn mė tė madhe pėr Kosovėn. Prandaj, ajo qė do tė mund tu sugjerohej institucioneve tė Kosovės ėshtė qė tė angazhohen qė nė njė proces tė mundshėm negociator pėr statusin e Kosovės, sė pari, qė pozicioni politik i Serbisė nė raport me Kosovėn si
ēėshtje e ndieshme pėrfundimisht tė mbyllet, faktikisht dhe juridikisht.Bashkėsia ndėrkombėtare do tė duhej qė, pėrfundimisht,tė kundėrshtojė skenarėt serbė tė shprehur nėpėrmjet formulės mė shumė se autonomi,e mė pak se pavarėsi qė, nė fakt, bazohen nė konceptin e federatės,konfederatės ose unionit. Sė dyti, pozicioni i Sheteve tė Bashkuara ndaj Kosovės,pas pavarėsimit tė saj tė sherbejė
si njė garanci pėr shtetin e ri tė Kosovės. Sė treti, pėrmasat dhe mėnyra e monitorimit ndėrkombėtar tė rasteve tė ndieshme etnike nė Kosovė tė pėrcaktohen nė pėrputhje me realitetin etnik nė Kosovė.
-
- (19) VENDIMI I BASHKESISE NDERKOMBETARE DO TE DUHEJ TE KISHTE PARASYSH VECANERISHT KETO DY MOMENTE: SE PARI, HEQJEN DORE NGA IDEJA E CFAREDO KUSHTEZIMEVE PER PAVARESINE.SE DYTI, HEQJEN DORE NGA PROLONGIMI I VENDIMIT. Pėrcaktimi i bashkėsisė ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės duhet tė jetė i
qartė, e jo nė mėnyrė ekuivoke, me mundėsi pėr interpretime tė ndryshme.
-
- (20) Pavarėsia e Kosovės paraqet njė zgjidhje tė drejtėpeshuar tė kohės, e jo njė kėrkesė ekstreme dhe zgjidhje pėrfundimtare.Ajo,nė fakt, paraqet njė zgjidhje kompromisinė raport me synimet shekullore tė shqiptarėve pėr tė jetuar me njė shtet. Janė shumė faktorė, historikė e politikė, tė
cilėt e formėsojnė dhe e fuqizojnė, nė mėnyrė burimore, statusin e pavarur tė Kosovės dhe institucionalizimin politik tė tij.
-
- Nė mbyllje mund tė thuhet se pala shqiptare duhet tė formulojė qėndrim tė qartė pėrsa i pėrket statusit: Kosova duhet jė jetė shtet i pavarur dhe i njohur ndėrkombėtarisht dhe, sė pari duhet tė pranohet nė OKB, e pastaj edhe nė BE. Pala shqiptare duhet tė bėjė tė qartė nevojėn pėr njė prani ushtarake
ndėrkombėtare pėr tė garantuar sigurinė e brendshme dhe pėr tė mbikėqyrur kufijtė.
-
- Pala shqiptare duhet tė kėmbėngulė kundėr imponimit tė njė zgjidhjeje nga jashtė, e cila nuk do tė ishte e qėndrueshme dhe nuk do ti kontribuonte stabilitetit afatgjatė nė rajon. Pala shqiptare duhet tė jetė e kujdesshme ndaj sugjerimeve qė do ti bėjnė Shtetet e Bashkuara, duke pasur
parasysh faktin se bashkėsia ndėrkombėtare prźt nga Shtetet e Bashkuara qė tė shfrytėzojnė ndikimin nė Prishtinėn, po sikurse qė prźt nga Rusia qė tė ushtrojė ndikimin e saj nė Beogradin.Institucionet vetėqeverisėse nė Kosovė duhet tė jenė tė vetėdijshme pėr shkallėn e pėrgjegjėsisė qė kanė pėr tė ecur nė drejtimin e duhur drejt realizimit tė vullnetit tė popullit. Rruga nėpėr tė cilėn do tė
ecin nuk do tė jetė e lehtė. Pėrkundrazi, e rėndė.
-
- Prandaj, duhet tė mbledhin rreth vetes gjithė resursin krijues. Ato nuk duhet tė jetojnė nė iluzione se me pavarėsinė e Kosovės vetvetiu do tė zgjidhet njė numėr i madh problemesh me tė cilat ballafaqohet sot Kosova. Me pavarėsimin e Kosovės do tė hapeshin proceset dhe do tė krijoheshin mundėsitė
pėr vendosjen e reformave, si nė ristrukturimin e ekonomisė, ashtu edhe nė avancimin e demokracisė politike. Prandaj, ato do tė duhej qė prore tė dėshmoheshin se janė tė afta pėr tė rritur kapacitetet vendimmarrėse, me synim ndėrtimin e shtetit tė ri tė Kosovės.
|
|