|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

  Eliot Engell: Rugova - president historik i Kosovės

 
 

 
Prishtinė, 7 qershor 2005 - Xhorxh Uashingtoni ishte presidenti i parė i kombit amerikan, kurse Ibrahim Rugova do tė jetė presidenti i parė i shtetit tė pavarur tė Kosovės. Kėshtu tha sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, kongresisti amerikan, Eliot Engell.

Engell, megjithėse siē tha, nuk kishte pėrgatitur ndonjė fjalim, pasi donte t'u fliste atyre nga zemra. "Derisa hyja, shikoja kėtė objekt tė bukur, dhe sot them se ky ėshtė njė parlament i njė kombi tė lirė dhe tė pavarur, dhe sikur qė keni ardhur deri kėtu ju them me bindje dhe siguri tė plotė se Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur, kurse unė do tė vij dhe do tė festoj me ju lindjen e njė kombi tė lirė" u shpreh Eliot Engell.

Ai theksoi se historia do tė flasė pėr kėta patriotė qė drejtojnė Qeverinė dhe Kuvendin e Kosovės dhe se fėmijėt e gjeneratave tė shumta do tė lexojnė nėpėr libra pėr emrin e Kosumit, Rugovės, Dacit etj., qė do tė llogariten si themeltarė tė shtetit tė Kosovės.

Engell tha se para gjashtė vjetėsh nė Kosovė ka parė zhgėnjim, vdekje, dhe njerėz qė kėrkonin ndihmė pėr jetė, kurse tash ai sheh shpresėn, jetėn ardhmėrinė dhe faktin se njerėzit shkojnė drejt sė ardhmes, tė vetėdijshėm se pas pavarėsisė i pret punė e madhe.

I bindur se ardhmėria nė kėtė vend ėshtė e sigurt, Engell, theksoi se sapo ėshtė kthyer nga Shqipėria, ku kishte qenė dėshmitarė i zgjedhjeve shumė demokratike.
 
"Ka mospajtime por kjo ėshtė demokratike", tha ai.

Duke folur pėr rolin e tij nė Kosovė, ai tha se qėllim kryesor ka nxitjen e miqėsisė, dhe se nė kėtė parlament tė gjithė janė duke punuar pėr qenie tė njėjtė. Ai tha se nė Kosovė kishte marrė edhe djalin e tij Xhonin, tė cilit, siē tha, i kishte folur shumė pėr kėtė vend, dhe se e kishte marrė me vete qė tė shohė sė afėrmi se si po lindte njė komb i ri.

"Populli i Kosovės qė iu ėshtė nėnshtruar tiranisė dhe shtypjes e din se ēka do tė thotė tė jesh i shtypur, prandaj ėshtė duke luftuar pėr demokraci, qė tė garantojė edhe tė drejtat e minoriteteve".

Engel pėrkujtoi se para tridhjetė vjetėsh nga Kosova nė Amerikė kishin migruar shumė shqiptarė, kontributi i tė cilėve sipas tij ėshtė i pamohueshėm si pėr Kosovėn, ashtu edhe pėr Amerikėn.

Po ashtu ai theksoi se edhe Presidenti Rugova ka shkuar nė kongres dhe i ka treguar pėr sė afėrmi atyre se ē'po ndodhte nė Kosovė. "Kam ardhur edhe unė qė t'ju drejtohem juve me shpresėn se fėmijėt e kėtij vendi tė shkėlqyeshėm, pavarėsisht cilit komb, apo kombėsi i pėrkasin tė kenė ardhmėrinė e shėndoshė dhe tė gėzojnė lirinė dhe pavarėsinė. Them kėshtu pasi e vetmja gjė qė funksionon ėshtė pavarėsia", nėnvizoi Engell.

Ai tha se lidhjet e qeverisjes sė Beogradit mbi Kosovėn nuk duhet as tė mendohen. Beogradi tė mos pretendojė pėr njė gjė tė tillė, sepse rrota e historisė nuk duhet kthyer prapa.

Ka tė atillė, tha ai, qė mendojnė se Kosova duhet tė mbetet pėrgjithmonė protektorat. "Unė u them atyre se Kosova mund tė kėrkojė kredi vetėm si e pavarur dhe si e tillė ajo mund tė pėrfitojė, dhe se asgjė tjetėr nuk funksionon pėrveē pavarėsisė sė Kosovės", tha veē tjerash Engell.

                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.