|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

  Presidenti Rugova i dorėzoi Dioguardit Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit

 
 

 
Prishtinė, 6 korrik 2005 - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, priti sot ish kongresistin amerikan Xhozef Dioguardi (Joseph DioGuardi) dhe aktualisht kryetar i Ligės Qyetare Shqiptare- Amerikane.
 
Me njė njė ceremoni rasti, Presidenti Rugova i dorėzoi zotit Dioguardi Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, me tė cilėn e ka dekoruar nė 125 vjetorin e Lidhjes sė Prizrenit mė 2OO3.

Presidenti Rugova, duke motivuar dekorimin e zotit Dioguardi tha se ai "qė nga viti '86 nė mėnyrė aktive ka punuar pėr ēėshtjen e Kosovės, pėr ēėshtjen e shqiptarėve nė pėrgjithėsi e sidomos pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės", duke shtuar se nga Dioguardi pret edhe mė tutje pėrkrahje si mė parė.

"Nga Presidenti i Kosovės dekorohet me Medaljen e Artė tė Lidhjes sė Prizrenit, kongresisti DioGuardi, pėr kontributin e dhėnė nė mbrojtjen dhe afirmimin e ēėshtjes sė Kosovės sa u pėrket shqiptarėve nė Kongresin amerikan dhe nė Amerikė nė fund tė viteve tė 80 ta dhe nė pėrkrahjen e Lėvizjes Demokratike tė Kosovės pėr liri dhe pavarėsi".

Duke u falenderuar pėr dekoratėn, Xhozef Dioguardi tha:

"Kemi punuar sė bashku dhe kanė kaluar 15 vjet nga koha kur Dr. Rugova ka ardhur me njė delegacion nė Senatin amerikan pėr tė kėrkuar lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės".

"Unė e pranoj kėtė Medalje jo vetėm pėr mua, por edhe pėr Ligėn Shqiptaro-Amerikane qė ka punuar shumė gjatė kėtyre 12 viteve, duke mė perkrahur mua si kongresist, pastaj duke mė pėrkrahur si anėtar i Ligės si njė zė i pavarur pėr popullin shqiptar", tha Dioguardi deh shtoi:
 
"Gjithashtu e pranoj kėtė Medalje nė emėr tė mbėshtetėsve tė Ligės sonė dhe kemi shumė shqiptarė nė Amerikė qė brengosen pėr familjet e tyre nėpėr tėrė Ballkanin, por numėr njė ėshtė Kosova", u shpreh Dioguardi.

Ai theksoi se ēėshtja thelbėsore e Ligės dhe pėr tė personalisht ėshtė pėr tė shprehur dėshirėn e popullit tė Kosovės - dhe kjo ėshtė pavarėsia, tha Dioguardi.

Ai premtoi se do tė kėrkojė nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush qė tė lejojė mė shumė studentė tė studiojne nė Amerikė, pėr tė treguar cilėsinė e tė rinjve tė Kosovės.
 
"Mėnyra mė e mirė ėshtė edukimi i shqiptarėve nė Amerikė qė pastaj ata tė kthehen kėtu", tha ai.

Po ashtu ai tha se ka ardhur nė Kosovė qė t`ua japė tė gjitha televizioneve njė video kasetė 1 orėshe ku paraqitet Kongresi amerikan para tri javėve, sa tė fuqishėm janė nė pėrkrahjen e pavarėsisė tani. Ai kėrkoi qė edhe udhėheqėsit e Kosovės tė jenė mė agresivė nė Uashington pėr tė kėrkuar pavarėsinė.


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.