|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

 

OPINIONE

   
 

Qeveri e re,  por me sy nga Shkodra

 
 

 
6 korrik 2005 / TN / Nga Kabil BUSHATI 
 
 
1-Requiem pėr regjimin qė shkoi
 
Nata e 4 korrikute festės sė fitores sė PD-sė,  ēuditerisht pėrkoi me pėrkujtimoren e Pavarėsisė sė SHBA-ve.  Shqiptarėt festonin kudo me flamuj,  vezullonte Manheteni nga dritat, shkėlqente Tirana,  fekste Vlora, ndriēonte Durrėsi,  llamburiste Lushnja,  por mjerisht,  ndonėse kremtonte, Shkodra jonė ishte e terratisur, jo pėr faj tė televizioneve tė shumtė, por rrugėt e saj nuk kishin as drita. Klika qė ishte nė pushtet gjatė 8 viteve nuk instaloi asnjė llampė rruge, pa le gjė tjetėr.
 
Fatos Nano, nga pozitat e primatit tė qeverisė shqiptare u hakmuar ashpėr ndaj metropolit te veriut. Nė Shkodėr gjatė dy mandateve tė qeverisjes sė rozalinjėve, vloi krimi, pa siguria, varferia, terri, pa punėsia dhe degradimi e shkatėrrimi infrastrukturor. Nė Shkodėr u ushtrua genocid politik. Ishte ky qytet qė mbajti gjallė Partinė Demokratike, kur ajo pėsoi nokdaunin e rėndė nė vitin '97. At'here Shkodra i dha licencėn Berishės qė tė hynte nė Parlament dhe tė kryesonte opoziten.
 
Ndaj Nano nuk ia fali Shkodrės asnjeherė kėtė refuzim,  elektoral. Ai nė mėnyrėn mė bizantine ushtroi njė hakmarrje tė verbėr e tė pa cak. Por Shkodra ėshtė si feniksi. Ajo pėrsėri do tė ringrihet mbi vuajtjen e saj. Tashmė erdhi dita e Shkodrės dhe e tė gjithė shqiptarėve. . . . Nano po ikėn si zvarranik. Nėpėr natė degjohen nga eteri vetėm kuisjet e Ruēit nėpėr konferencat e zvargura tė shtypit.
 
2-Njė "jare'' me 5 korrik
 
Pėr t'i hapė dritė Shkodrės, tė martėn me 5 korrik, biznesmeni Agim Kashi, mu nė mes tė tregut tė Zdrales, vuri kazanat dhe i poqi hallvėn komunizmit. Asnjė nga kalimtarėt nuk mbeti pa shijuar njė top hallvė nga Agimi bujar. Atė e njohin tė gjithė shkodranėt, por duke pasė parasysh lexueėsit tanė tė shumtė nėpėr botė qė lexojnė gazetėn tonė nė internet jemi tė detyruar qė ta prezantojmė shkurtimisht zotin Kashi. Agim Kashi gjithė jetėn ka punuar shofer ambulance, njė njeri i pa fjalė e i pa zėshėm.
 
U bė i njohur me ngjarjet e 2 Prillit 1991, kur me maqinėn e tij tė bardhė transportonte tė plagosurit e asaj proteste pėr nė spitalin e qytetit, pėrmes plumbave. Mė vonė Agimi u dekorua nga ish Presidenti Berisha. Ndėrkohė, ka vite qė Agimi pranė shtepisė ka ēelė dyqane dhe ushtron familjarisht tregėti tė suksesshme. Sa herė qė nė Shkodėr humbin socialistėt e konvertuar, Agimi nga qejfi nxjerr kazanėt dhe pjek hallvė dhe u a shpėrndanė bashkėqytetarėve.
 
-I dashuri miku im Agim, le tė jetė kjo hallvė e fundit pėr ty, pasi edhe herė tė tjera ke pjekė hallvė, por komunizmi si lugati na ka dalė nga varri me kallashnikov nė dorė dhe na ka marrė pushtetin nė Tiranė. Sepse gjithnji komunizmin na e kanė varrosė me arkivolin bosh. Le tė jetė kjo hallva e fundit, le tė jetė kjo njė "jare"shkodrane qė i kėndohet sockomunizmit pėr herė tė fundit.     
 
3-Ckurorėzimi i "Miss Varferisė"
 
Nėse do tė ishte shpallė njė konkurs kombetar pėr varferinė gjatė ketyre 8 vjetėve, pa dyshim qė Shkodra do tė kurorėzohej"Miss Varfėria". Me votėn e saj dhe tė gjithė tė djathtve shqiptarė, Shkodra u ēkurorėzua, nga missi i pa merituar. Tashmė drita jeshile po hapet pėr qytetin tonė. Qeveria e re demokratike nuk do ta lejė Shkodrėn pa drita si ēmoskush, nuk do tė marrin mė bukėn me lista veresije, nuk do ta lėjė pa trotuare, pa ndertime, pa punė, pa investime, pa joint venture me tė huajt, pa tregfėti nder rajonale.
 
Shkodra nuk do tė jetė mė nė duart e krimit tė organizuar, nuk do tė jetė mė pa rend e qetėsi. Dhe shkodranėt janė njerėz vital, punėtor dhe me vizione tė qarta perėndimore. Shkodranėt nuk i kėrkojnė kujt krahė pėr tė punuar, por ata i kėrkojnė fronte pune, hapėsira biznesi, energji elektrike dhe lehtėsira fiskale. Kanė kaluar dy ditė nga hallva e Agimit, tashmė shkodranėt kanė shpėrvjelė krahėt dhe i janė futur punės. Dhe ata vetė do ta bėjnė Shkodrėn, nuk kanė pėr tė ardhė tė huajt qė t'i kthejnė asaj lavdinė e dikurshme. Ėshtė qyteti mė i afėrt me Europėn, dhe rruga drejt kontinentit plak fillon nga Hani i Hotit, nga Muriqani, nga Vermoshi.
 
Nė Europė nuk kemi pėr t'u futur kurr as nga Kakavija, as nga Rinasi e as nga Kapėshtica. Kėtė duhet ta kuptojnė njė herė e mirė qeveritarėt e rij demokratė qė do tė zejnė kolltuqet ministrore. Kėta ministra, kur tė dalin nga ndertesa e Presidencės pasi tė kenė bėrė betimin, duhet tė dalin me sy nga Shkodra. Urojmė qė nė kabinetin e ri qeveritar tė ketė sa mė shumė shkodranė, por nga ata qė jetojnė e banojnė nė Shkodėr dhe jo nga ata qė i kanė dhėnė lamtumirėn Shkodrės me kohė e me vakt.  
 
4-Njė kafe sa pėr fillim
 
Shkodra asht qyteti ku derdhen ujerat e tre hidsrocentraleve gjigand. Dy prej te cileve, i Vaut tė Dejės dhe i Komanit pėrfshihen nėn juridiksionin e qarkut tė Shkodrės. Sa herė qė bijnė shira tė rrembyeshėm, ujėrat e ketyre hidrocentraleve pėrmbytin lagje tė tėra tė qytetit dhe disa fshatra.
 
Dėmet janė tė pa llogaritshme nga ana monetare. Nė tė gjithė botėn kur qytetet kanė nėn juridiksionin e tyre vepra tė tilla qė shkaktojnė dėme, organet ekzekutive vendore marrin njė pėrqindje tė caktuar nga fitimi i kėtyre hidrocentraleve dhe e pėrdorin pėr riparimin dhe zhdukjen e dėmeve tė shkaktuara, ndėrsa nė Shqipėri akoma dhe sot e kėsaj dite fitimet e KESH-it shkojnė direkt nė buxhetin e shtetit, biles akoma nuk dihet gjė se ku i kanė ēuar Nanoja me Harasanin???
 
Gjithsesi kėto janė probleme qė mund t'i ndjekė Kontrolli i Lartė i Shtetit dhe tė marrė masat pėrkatėse. Por ne gjithnjė jemi nė fokusin e Shkodrės. A duhet pra qė organet vendore, bashkia a qarku, tė marrin pėrqindje nga fitimi vjetor i KESH-it, sė paku 5%. patjerėt qė po. Do tė ishte nė nderin e kėsaj qeverie qė do tė na prezantohet qė nė mbledhjen e parė tė saj tė vendoste njė pėrqindje fitimi pėr Shkodrėn nga KESH-i. Pėr qeverinė kjo nuk do tė ishte ndonjė shumė e madhe. . . Njė kafe pas buket.
 
5-Njė mesazh pėr Berishėn nga Zdralja
 
Nga sheshi i tregut tė Zdrales, shpėrndarėsi i hallvės, pėrpara kamerave lokale dha njė mesazh brilant pėr kryetarin e PD-sė dhe kryeministrin e ardhėshėm Berisha. Po e themi tė plotė,  jo se nuk i ka shkuar me telefon nga servilėt e pa ndreqėshėm,  por po e japim pėr lexuesit tanė tėq shumtė brenda e jashtė vendit.  Mesazhi nė substancė ishte ky: "Kemi pjekė edhe ehrė tjetėr hallvėn e komunizmit,  ktheji sytė nga Shkodra dhe nxirre nga varferiase nė tė kundėrt pėr ty do tė bėjmė kazan hallvet mė tė madh. . . " Berisha dhe stafi i tij i ngushtė duhet ta pėrkthejnė mirė kėtė mesazh tė njerėzve tė thjeshtė tė Shkodrės.  Nuk luhet me Shkodrėn. . . ėshtė qyteti i lule mosprekut. . .
 
_____________________________________________
adresa elektronike pėr lexuesit gshkodra@yahoo.com

                  Copyright©2000-2004 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.