|
Prishtinė,
5 korrik 2005 /TN / QIK - Presidenti i
Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, nė njė solmnitet rasti, sot i dorėzoi
ish sekretares amerikane tė Shtetit, Medlin Ollbrajt, Medaljen e
Artė tė Lirisė, me tė cilėn e ka dekoruar mė 12 qershor 2004, nė
5-vjetorin e Ditės sė Lirisė tė Kosovės.
Presidenti Rugova zhvilloi edhe njė takim me zonjėn Ollbrajt ku
bisedoi pėr gjendjen aktuale nė Kosovė.
Presidenti Rugova pasi shprehu
kėnaqėsinė pėr takimin me zonjėn Ollbrajt, e ēmoi si mike tė madhe
tė Kosovės dhe tė popullit tonė. Duke e falenderuar qė sot ndodhet
nė vendin tonė dhe qė ka gjetur kohė tė jetė kėtu, Presidenti tha se
ajo "gjithmonė ėshtė e dashur dhe e respektuar".
Ndėrkaq duke folur pėr takimin,
Presidenti Rugova tha se me zonjėn Ollbrajt ka biseduar pėr
progresin e Kosovės dhe se e ka njohur me arritjet qė janė bėrė, pėr
gjendjen e mirė tė sigurisė, stabilitetin e pėrgjithshėm.
"Po punojmė nė vlerėsimin e gjendjes sė
pėrgjithshme qė tė hapen bisedat pėr tė ardhmen; punėt qė i kemi t'i
kryejmė dhe natyrisht pėr tė ardhmen, pėr pavarėsinė", u shpreh
Presidenti Rugova, duke insistuar qė tė njihet sa mė shpejt
pavarėsia nga SHBA-tė BE-ja, po sidomos nga SHBA-tė. Pavarėsia, tha
ai, do tė hapte perspektiva tė reja pėr tė ardhmen e Kosovės, pėr
popullatėn e saj tė re, duke u angazhuar pėr njė mbrojtje dhe siguri
tė minoriteteve dhe tė grupeve etnike.
"Kemi bėrė njė progres, por duhet tė
punojmė mė shumė, po me pavarisinė do tė bėnim edhe mė shumė. Unė
punoj pėr kėtė ēėshtje, sikur edhe qeveria e grupet politike".
Nė fund duke i shprehur njė falenderim
tė madh ish-sekretares sė Shtetit pėr tė gjitha ato qė ka bėrė pėr
Kosovėn, pėr lirinė e Kosovės, Presidenti tha se pret pėrkrahjen dhe
ndihmėn e mėtejshme tė zonjės Ollbrajt nė kėtė fazė tė rėndėsishme
pėr Kosovėn: "Jeni njė mike e madhe e Kosovės. Unė kam miqėsi
permanente me SHBA-tė", tha Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova.
Zonja shprehu kėnaqėsinė e madhe qė sot
ndodhet nė Kosovė.
"Kosovės i kam kushtuar shumė kohė duke
menduar se si ta ndihmoja. Shumė shpesh jam ndjerė edhe e shqetėsuar
pėr tė. Prandaj sot jam shumė e kėnaqur qė jam kėtu, pikėrisht kėtė
vit qė ėshtė vendimtar pėr Kosovėn", u shpreh pas takimit zonja
Medllin Ollbrajt.
Ish-sekretarja e Shtetit porositi qė nė
Kosovė duhet tė zhvillohet demokracia dhe kėrkoi mbrojtjen dhe
respektimin e tė drejtave tė pakicave.
"Unė e kam bėrė tė qartė nė mesazhet e
mia, ashtu edhe nė bisedat me Presidentin se demokracia nė Kosovės
ėshtė shumė e rėndėsishme. Unė tash jam shefe e Institutit Nacional
Demokratik, i cili i ėshtė i pėrkushtuar nė ndėrtimin e demokracisė
nė Kosovė dhe nė vende tė tjera", tha zonja Ollbrajt duke thėnė se
ėshtė e rėndėsishme qė Kosova tė jetė njė vend shumetnik, ngase, siē
tha, kjo e bėn atė mė tė fortė.
Zonja Ollbrajt vlerėsoi se ėshtė bėrė
mjaft progres, por duhet tė bėhet edhe mė shumė, duke premtuar se si
qytetare amerikane dhe mike e Kosovės do tė bėjė ēmos qė ėshtė e
mundur qė ta ndihmojė Kosovėn edhe nė kėtė fazė.
"Tė gjithė duan t'ju ndihmojnė. Unė nuk
i pėrfaqėsoj SHBA tė zyrtarisht, por po flas si njė qytetare
amerikane dhe, shpresoj, si njė mike e kėtij vendi, do tė bėj ēdo
gjė qė t'ju ndihmojmė dhe, sepse ky vit ėshtė vendimtar pėr Kosovėn",
theksoi zonja Ollbrajt.
|