|  KULTURĖ  |  HISTORI  |   POLITIKĖ  |  OPINIONE  |  ADRESARI  |  ARKIVI 

   
 

Fjalimi i Zonjės Albright para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės

 
 

 
Prishtinė, 5 korrik 2005 / TN /QIK - Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Medlin Ollbrajt duke folur sot para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės tha nė fillim se kurrė nuk do ta harrojė vizitėn nė Kosovė para gjashtė vjetėsh dhe fjalimin qė ka mbajtur para qytetarėve tė Kosovės. (Nė vazhdim po japim fjalimin e plotė tė zonjės Albright)
 
"I jam mirėnjohėse Presidentit Rugova dhe Kryeministrit Kosumi, Kryetarit Daci dhe Kryesisė sė Kuvendit pėr mikpritjen e tyre dhe pėr nderin qė mė bėnė duke qenė personi i parė i ftuar nė njė seancė tė posaēme tė kėtij institucioni demokratik.

Unė vlerėsoj shumė mikpritjen tuaj.

Mė keni bėrė tė ndihem si nė shtėpinė time dhe mė keni dhėnė mundėsi qė tė repėrtrijė shoqėrimin me disa miq shumė tė dashur.

Gjithashtu, dėshiroj qė tė pėrshėndes disa mysafirė, pėrfshirė kėtu Phil Goldberg, shefin e misionit tė SHBA-ve, dhe zėvendėsin e Pėrfaqėsuesit Special tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm, Larry Rossin. Prania e tyre sot dhe puna e tyre e madhe qė ata e bėjnė ēdo ditė reflekton interesin e vazhdueshėm tė botės pėr mirėqenien dhe ardhmėrinė e Kosovės.

Siē e dini, ndodhem kėtu gjatė kėsaj fundjave nė cilėsi tė vizitės private, si Kryesuese e organizatės amerikane Instituti Demokratik Kombėtar (NDI).

Tashmė nuk flas nė emėr tė qeverisė amerikane.

Por kurrė nuk do ta harroj vizitėn time kėtu, gjashtė vjet mė parė, si Sekretare e Shtetit.

Kam folur para njė turme tė madhe nė sheshin e kėtij kryeqyteti.

Kudo ka pasur parulla dhe flamuj.

Ishte njė kohė me ndjenja tė shumta, tė pikėllimit dhe kėnaqėsisė, tė mllefit dhe shpresės.

Vitet e shtypjes sė rėndė dhe tmerrit tė pastrimit etnik kishin marrė fund.

Lufta kishte mbaruar.

Refugjatėt po ktheheshin.

Tė zhvendosurit po u ktheheshin shtėpive tė tyre.

Mė nė fund, Kosova ishte e lirė.

Sė bashku ne u betuam se nė Kosovė kurrė mė nuk do tė vinin natėn njerėzit me pushkė; kurrė mė nuk do tė digjeshin shtėpi dhe fshatra, kurrė mė nuk do tė kishte terror dhe varreza masive.

Kurrė mė nuk do tė ketė njerėz nė Kosovė qė jetojnė nė frikė.

Kishte ardhur koha qė tė fillohej njė epokė e re, nė kėtė vend tė njohur, si pjesė e njė fillimi tė ri pėr tėrė regjionin.

Shumėēka ka ndryshuar qė nga ajo ditė korriku gjashtė vjetėsh mė parė.

Kur kam folur atėherė kam qenė e rrethuar nga ushtarėt dhe e mbrojtur nė njė makinė tė blinduar.

Mbrėmė, kam folur nė njė koncert ku rrethohesha nga njerėz tė rinj, tė cilėt dukeshin njėsoj si edhe evropianėt tjerė, me sytė e tyre plotė jetė, dhe zemrat e tyre plotė shpresė.

Sot po flas para kėtij institucioni tė lindur rishtazi por edhe shumė mbresėlėnės – njė dėshmi e prekshme e pėrkushtimit tė Kosovės pėr liri.

Gjatė kėtyre gjashtė viteve tė shkuara, ju i keni treguar botės sė njerėzit e Kosovės janė ndėrtimtarė tė vėrtetė, jo vetėm ndėrtimtarė tė njohur nė botė pėr ndėrtimin e shtėpive dhe ndėrtesave publike, por ndėrtues tė institucioneve tė reja.

Burrat dhe gratė e secilės moshė dhe etni kanė punuar qė tė vėnė themelet e demokracisė.

Ju keni formuar partitė politike dhe keni mbajt zgjedhjet.

Ju keni zhvilluar mediat e pavarura dhe keni vendosur sistemin e drejtėsisė.

Ju keni formuar qeveritė nė nivelin qendror dhe lokal dhe keni punuar nė mėnyrė konstruktive me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Dhe kėshtu i jeni afruar ditės sė shumėpritur kur statusi final do tė pėrcaktohet.

Ju uroj pėr tė arriturat e juaja.

Lėvdatat pėr kėto tė arritura u takojnė tė gjithė njerėzve tė Kosovės, shqiptarėve, serbėve, boshnjakėve, turqve, romėve, egjiptianėve, ashkalive, goranėve e tė tjerėve, tė cilėt kanė ndihmuar qė tė ndėrtohet njė shoqėri mė e mirė.

Keni shumė arsye pėr tė qenė krenar.

Tė arriturat e juaja i bėjnė krenar edhe miqtė e juaj. Unė e di kėtė sepse unė jam njė prej tyre, dhe do tė jem gjithmonė.

Kur ju bėni njė hap pėrpara, unė gėzohem shumė.

Ju mė njihni si njė mike tuajėn, por ju po ashtu mė e dini qė jam e sinqertė. Si njė mike, ndiej pėrgjegjėsi qė tė ju them se ēfarė mendoj pėr detyrat tė cilat mbeten tė papėrmbushura dhe t’ju paralajmėroj pėr sfidat pėrpara jush.

Sė pari, ju pėrballeni me sfidėn e krijimit tė njė ekonomie tė shėndoshė e cila gjeneron vende pune dhe u jep njerėzve besimin se do tė jenė nė gjendje tė ndėrtojnė ardhmėrinė e tyre nė tokėn e stėrgjyshėrve.

Kosova e ka popullatėn mė tė re, por gjithashtu edhe shkallėn mė tė madhe tė papunėsisė nė Evropė.

Nuk mundem e tė mos pyes veten pėr tė rinjtė qė i pashė mbrėmė.

A thua ēfarė bėjnė ata sot?

A e kanė ata arsimin qė u duhet pėr t’u bėrė tė aftė tė mbajnė familjet e tyre si dhe tė konkurrojnė me ekonomitė tjera tė botės?

A do tė kenė ata mundėsitė qė i meritojnė pėr tė shfrytėzuar plotėsisht energjinė dhe shkathtėsitė e tyre?

Unė pyetem sidomos pėr vajzat e reja nė turmėn e mbrėmshme.

A do tu jepet atyre mundėsi e barabartė pėr tė shkėlqyer nė klasė, pėr tė arritur sukses nė vendin e punės, si dhe pėr t’i ndjekur ėndrrat e tyre nė cilėndo fushė qė ato kanė dėshirė – tė bėhen biznesmene apo mjeke, gazetare apo programere kompjuterėsh, a po bile edhe kryetare apo kryeministre tė ardhshme?

Tė gjithė e dimė se suksesi nė shoqėri nuk ėshtė i mundur nėse gjysma e popullsisė ėshtė e lėnė pas dore.

Jam e inkurajuar qė shoh se jo vetėm qė ka shumė femra nė kėtė Kuvend, por qė gjithashtu vėrej se femrat po fillojnė qė tė marrin edhe pozitat udhėheqėse nė kuadėr tė partive tė tyre, edhe pse mė pak nė kuadėr tė udhėheqjes sė kėtij Kuvendi, nė qeveri apo nėpėr komuna.

Po pres me padurim qė tė ju shoh tė gjithave nė takimin e mėvonshėm tė grave parlamentare.

Kosova pėrballet edhe me njė sfidė tė dytė, dhe ajo ėshtė ndėrtimi i njė shoqėrie tė qeverisur nga sundimi i ligjit.

Nuk ėshtė fshehtėsi se korrupsioni dhe krimi paraqesin njė problem kėtu, ashtu si edhe nė shumė vende tjera tė botės.

Jemi tė prirur qė tė mohojmė kėtė sepse nuk ka shoqėri e cila dėshiron tė jetė nė zė pėr korrupsion.

Por problemi nuk mund tė adresohet pėrveē nėse haptazi e pranojmė dhe i kundėrvihemi atij.

Dhe ai nuk mund tė zgjidhet pėrveē nėse policia dhe autoritetet gjyqėsore janė tė pavaruara dhe tė paanshme, jashtė ēdo dyshimi, dhe tė pėrkushtuara qė tė hetojnė detalisht krimet pa marrė parasysh gradėn apo pozitėn e tė akuzuarve, pa marrė parasysh nėse ata janė njerėz nė pushtet apo opozitė.

Sundimi i ligjit vjen kur publiku e kėrkon atė me ngulm.

Populli i Kosovės meriton jo mė pak se kaq.

Sfida juaj e tretė ėshtė mė themelorja.

Ajo ėshtė qė tė ndėrtoni njė shoqėri tė bashkuar, nė tė cilėn secili grup etnik mund tė marrė pjesė dhe kontribuoj.

Kur isha kėtu gjashtė vjet mė parė kam thėnė se ka njerėz tė cilėt dėshironin qė Kosova tė dėshtoj.

Kėta cinikė parashikonin se popullata shumicė nė Kosovė do t’ua bėjė tė pamundur jetėn normale tė tjerėve.

Ata ishin tė sigurt se Kosova e re do tė jetė vend pa tolerancė dhe i dhunshėm dhe se minoritetet do tė ishin tė diskriminuara dhe se nuk do tė ndjeheshin tė mirėseardhur.
 
Nė atė kohė unė parashikoja se ju do t’i dėshmoni kėto kritika si tė gabueshme.

Pėrkundėr ngjarjeve tė turpshme tė Marsit 2004 dhe kėmbėngulėsisė sė ekstremistėve pėr tė ngjallur urrejtje, unė ende besoj se ju do t’i dėshmoni botės se kėto kritika nuk qėndrojnė.

Mirėpo, kėtė nuk mund ta bėni vetėm duke deklaruar se serbėt mund tė jetojnė nė Kosovė.

Ju duhet tė jeni tė gjendje tė thoni se tė gjithė – duke pėrfshirė shqiptarėt, romėt, ashkalinjtė, goranėt, boshnjakėt dhe turqit – mund tė jetojnė, kudo nė Kosovė, tė sigurt dhe nė paqe.

Gjatė fluturimit tim mbi Kosovė pashė xhamia tė rindėrtuara, por gjithashtu pashė edhe kisha serbe tė dėmtuara dhe tė rrethuara me tela gjemborė.

Ju duhet tė jeni nė gjendje tė thoni se trashėgimia kulturore dhe objektet historike tė kultit, tė shenjta pėr njė komunitet etnik nė Kosovė, nderohen dhe respektohen nga tė gjitha komunitetet tjera.

Kjo do tė jetė dita kur ju vėrtetė do tė dėshmoni se kritikėt tuaj kishin gabuar. Kjo do tė jetė dita kur do tė jetė e plotė fitorja mbi Sllobodan Millosheviqin dhe ato pėr tė cilat ai luftoi.

Kjo do tė jetė dita kur ju do t’i tregoni botės se qytetarėt e Kosovės janė tė sigurt dhe me besim, tė fokusuar qartė nė tė ardhmen e tyre dhe tė liruar nga shpirtrat dhe barra e sė kaluarės.

Ky do tė jetė hap gjigant drejt krijimit tė demokracisė sė vėrtetė dhe tė qėndrueshme kėtu nė Kosovė.

Ky ėshtė testi juaj i fundit, pėr ndėrtimin e demokracisė funksionale.

Siē keni pasur rast tė mėsoni nė vitet e fundit, demokracia ėshtė test pėr tė gjithė.

Ajo kėrkon qė tė gjithė tė kontribuojnė nė suksesin e shoqėrisė.

Mirėpo ju, si liderė politikė, keni obligim tė veēantė pėr tė pyetur veten: Cila ėshtė detyra ime pėr Kosovėn?

Ēfarė mund tė bėjė unė pėr tė ndihmuar ndėrtimin e Kosovės demokratike dhe prosperuese?

Pėrgjigja ime do tė ishte se ju mund tė punoni pėr tė zhvilluar kulturė politike qė u mundėson tė gjithėve pjesėmarrje nė vendimet qė ndikojnė nė jetėn e tyre, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike, gjinore apo fetare.

Dhe ju mund tė udhėhiqni duke u qenė vet shembull.

Kjo kėrkon mė shumė se sa ecje bashkė me masėn, nganjėherė duhet tė ngriheni kundėr masės, sepse edhe nė demokraci, masa mund tė gabojė, posaēėrisht kur frymėzohet nga pasionet e jo nga arsyeja.

Lideri i vėrtetė duhet tė bėjė shumė mė shumė se sa tė reflektojė opinionin publik; ai ose ajo duhet tė punojė pėr tė formėsuar kėtė opinionin publik drejt fuqizimit dhe zgjerimit tė demokracisė.

Puna e Kuvendit tė Kosovės do tė luajė rol vital nė kėtė drejtim dhe nė formėsimin e ardhmėrisė sė Kosovės.

Kjo ėshtė skena nga e cila drama e demokracisė kosovare do tė paraqitet.

Dhe ju, anėtarėt e saj, do tė luani rolin kryesor gjatė debateve, diskutimeve madje edhe gjatė polemikave plot pasion rreth veprimeve specifike dhe politikave tė cilat duhet t’i ndėrmarr qeveria juaj dhe nė fund tė arrini kompromis.

Sepse kur veproni, nuk e bėni kėtė thjesht pėr vetveten apo interesat e partisė tuaj; ju veproni pėr tė gjithė ata qė i pėrfaqėsoni dhe pėr interesat e Kosovės.

Anėtarėve tė Kuvendit u ėshtė dhėnė besim i madh.

Ju keni rastin tė bėni kėtė Kuvend model tė llojit tė vet: efektiv dhe tė pėrgjegjshėm, demokratik dhe korrekt.

Pėr tė arritur kėtė, ju duhet tė pajtoheni se ēfarė duhet dhe ēfarė nuk duhet tė jetė ky Kuvend.

Nėse mė pyesni mua, do t’ju thoja se ky Kuvend duhet tė jetė vendi ku tė gjitha segmentet e popullatės sė Kosoves janė tė pėrfaqėsuara dhe janė nė gjendje tė punojnė sė bashku por tė mirėn e pėrbashkėt.

Kjo do tė thotė se tė gjithė pėrfaqėsuesit e zgjedhur duhet tė zėnė ulėset e tyre dhe tė mirėpriten.

Kjo do tė thotė se Kuvendi duhet tė jetė vendi ku shumica i pėrmbush obligimet e veta rreth udhėheqjes duke krijuar rregulla tė cilat mundėsojnė qė do tė dėgjohen zėra kundėrshtues qoftė nė komisione parlamentare qoftė nė seanca plenare.

Duhet tė jetė vendi ku politikat zyrtare mund tė mbrohen dhe kritikohen nė njė atmosferė pa frikėsime dhe kėrcėnime.

Duhet tė jetė vend i lidhur me dhe i pėrkushtuar qė t’u shėrbejė qytetarėve; vend ku mbahen dėgjime publike dhe ku anėtarėt e saj takohen rregullisht me qytetarėt.

Duhet tė jetė vend i hapur pėr qytetarė, ku kosovari i thjeshtė mund tė shoh dhe vlerėsoj punėn e kėtij institucioni dhe anėtarėve tė tij.

Duhet tė jetė institucion profesional, ku legjislacioni shqyrtohet me kujdes dhe implementimi i ligjeve monitorohet pėr sė afėrmi pėr tė siguruar pėrmbushje tė nevojave publike.

Pėrgjegjėsitė e koalicionit qeverisės janė tė shumta.

Por edhe ata qė janė nė opozitė kanė pėrgjegjėsitė e tyre.

Si anėtare e Partisė Demokratike tė Shteteve tė Bashkuara, mė besoni se e di si ėshtė tė jesh nė opozitė.

Kam kaluar mė shumė kohė jashtė qeverisė se sa brenda saj.

E urrej humbjen, por gjithashtu kam mėsuar se kohėrat ndryshojnė e me kėtė edhe mendjet e votuesve.

Nė skenė dalin liderėt e rinj.

Dhe disa prej jush qė sot jeni nė opozitė, njė ditė do tė gjendeni nė krye tė qeverisė.

Kjo ėshtė arsyeja pėrse opozita ka pėrgjegjėsi jo vetėm tė kritikoj, por edhe tė paraqes idetė e veta.

Kjo ėshtė arsyeja pėrse tė dy palėt, si shumica ashtu edhe opozita kanė interes nė respektimin e tė drejtave tė tjerėve.

Nė fund, mė lejoni t’ju them se jam e vetėdijshme, sikurse edhe tėrė komuniteti ndėrkombėtar, se qytetarėt e Kosovės kanė trashėguar njė sfidė tė madhe nė vitin 1999.

Ju keni bėrė pėrparim tė shquar drejt plotėsimit tė ėndrrės suaj.

Dhe pėr shkak tė pėrpjekjeve tuaja tė mėdha, ju nuk keni qenė vetėm nė pėrballimin tuaj me problemet.

Ju keni pasur pėrkrahjen e Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe shume organizatave jo-qeveritare.

Jam krenare qė Instituti Demokratik Kombėtar (NDI) ka punuar me shumė prej jush nė fuqizimin e partive politike, pėrkrahjen e kėtij Kuvendi dhe nė ndėrtimin e shoqėrisė civile.

Dhe mund t’ju siguroj se ne do tė vazhdojmė t’ju ndihmojmė nė ēdo mėnyrė qė mundemi.

Ne kemi interes tė posaēėm nė gjeneratėn e re tė liderėve, tė rinj dhe tė reja tė cilėt do tė bartin mbi vete detyrat e nisura mė herėt, fėmijėt e tė cilėve do tė fillojnė jetėn e tyre nė liri, nė shekullin e ri me njė ardhmėri me shpresa dhe premtime pa kufij.

Para gjashtė vjetėsh ju fituat lirinė tuaj.

Qė prej atėherė, e keni pėrdorur mjaft mirė kėtė liri.

Nė vitet nė vazhdim, do tė testoheni vazhdimisht nga kėrkesat e demokracisė.

Nė muajt e ardhshėm, komuniteti ndėrkombėtar do tė vėshtrojė pėr sė afėrmi progresin e juaj nė ndėrtimin e qeverisė nė shėrbim tė qytetarėve, nė pėrkushtimin e juaj pėr demokraci dhe nė sukseset tuaja nė krijimin Kosovės sė hapur dhe tė sigurt pėr tė gjithė.

Kėto janė standarde tė larta dhe vėzhgimi me tė cilin do tė pėrballeni do tė jetė kritik dhe aspak i kėndshėm.

Por ju nuk duhet tė harroni rrugėn e gjatė qė keni kaluar dhe drejtimin nė tė cilin Kosova demokratike duhet tė shkojė.

Ardhmėria juaj varet nga ju, ashtu siē edhe duhet tė jetė.

Miqtė tuaj besojnė se ju do tė jeni tė suksesshėm dhe do tė shohim kėtu, nė Kosovė, formimin e njė shoqėrie i cili respekton tė drejtat e tė gjithėve dhe i cili ka fituar respektin e popujve dhe qeverive nė ēdo skutė tė botės.

Ju falėnderoj edhe njė herė pėr mikpritjen dhe vėmendjen tuaj.

Dhashtė zoti qė Kosova tė prosperojė dhe tė jetojė pėrgjithmonė nė liri dhe paqe."

 


                              Copyright©2000-2005 Trepca.net - Tė gjitha tė  drejtat e rezervuara.