- 5 korrik 2005 / TN
- Ata
qė e fituan votėn e popullit, duhet tė kuptojnė se ėshtė rrugė e
mundimshme nė mes premtimit dhe jetėsimit tė tij. Pėr tė ecur
pėrpara duhet kujtuar tė paktėn gabimet qė i bėnė paraardhėsit e
tyre, nė mėnyrė qė tė mos i pėrsėrisin
-
-
-
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit tė
Prishtinės
-
-
Sado
qė ėshtė ende herėt pėr tė gjykuar drejtė, jam me pėrshtypjen
sikur nė Shqipėri erė e historisė ka ndryshuar drejtim dhe
fryn drejt demokracisė. Eshtė histori mė vete tė shkruash
historinė me duart tua.
-
- Kėshilla e
parė qė duhet tė mbajnė para vetes fituesit e votės sė popullit
ėshtė:demokracia ėshtė njė gjė,ndėrsa shkalla e tė qenėt
demokratike ose e demokratizimit tė shoqėrisė ėshtė njė gjė
tjetėr. Ata duhet tė luftojnė pėr tė dytėn. Kjo do tė duhej tė
ishte detyrė e parė e tyre.Ka njė fjali shumė tė urtė nė tė
cilėn thuhet se Tė mundėsh kundėrshtarin nuk do tė thotė ende
ti zėsh vėndin.
-
- Po qe se ata
qė fituan zgjedhjet nė Shqipėri mundėn kundėrshtarėt, do tė
duhej qė jo vetėm tju zėjnė karrigat,por tė zotėrojnė
problemin. E vetmja mėnyrė pėr ti zgjidhur problemet ėshtė
ti njohėsh,tė dish cilat janė. Ata qė fituan zgjedhjet duhet tė
kenė parasysh se zgjedhjet nuk vendosin pėr problemet,po
vendosin se kush do tė vendosė pėr to.
-
-
Megjithė njė numėr nga klasa e vjetėr politikeqė fituan nė
zgjedhje,Shqipėria duhet tė formėsojėnjė klasė tė re politike.
Qysh njė shekull mė parė, sociologu i madh gjerman, Maks Veber,i
ndante politikanėt nė dy kategori. E para ishte kategoria e
politikanėve qė hynin nė politikė pėr ti dhėnė asaj idetė,
konceptet,alternativat,ndėrsa e dyta ishte kategoria e
politikanėve qė hynin nė politikė pėr tė vetmin qėllim pėr
tė marrė prej saj favoret dhe statusin social.
-
-
Nė Shqipėri deri dje ka mbizotėruar kategoria e dytė,ajo qė
kishte perceptuar politikėn si njė mundėsi pėr tė arritur tek
fuqia ekonomike qė,rėndomi,i mungonte pėrmes fuqisė politike.
Prandaj, koncepti i saj pėr politikėn u shndėrruanė njė
koncept pėr politikėn si biznes privat. Ndoshta pikėrisht kėtu
duhet kėrkuar faktin se pėr ēarsye nė Shqipėri ndodhi ndryshim
mendjesh tek te qeverisurit.
-
-
Themeli i vertetė i ēdo qeverie ėshtė opinioni i tė qeverisurve.
Mė nė fund, me tė drejtė thuhet se ngrehina e demokracisė
mbėshtetet mbi opinionin publik. Kėshtu,atyre qė kanė fituar nė
zgjedhje u rekomandoj qė zgjedhjet ti kuptojnė vetėm si njė
mjet pėr tė arritur te qeveria e opinionit. Ata duhet tė
aftėsohen pėr tė barė kėtė nė mėnyrėn mė tė mirė.
-
-
-
Prej sot
politikanėt e rinj, por edhe ata tė vjetėr, duhet tė
ndryshojnė fjalorin e komunikimit me popullin
-
-
Premtimet e tyre duhet tė sillen brendapėrbrenda mundėsive tė
realizimit. Mundėsia dhe realiteti dallojnė. Mundėsia ėshtė njė
tendėncė e caktuar. Realiteti ėshtė diē tjetėr: ėshtė mundėsia e
realizuar. Nuk ka njė tė keqe nėse njė mundėsi nuk
reralizohet, por ka shumė tė keqe kur bartėsitė e mundėsisė nuk
janė angazhuar pėr realizimin e saj.
-
-
Ndryshe, kėrcėnon rreziku i keqpėrdorimit tė fjalės qė, nė tė
vėrtetė, tė krijon mundėinė tė mashtrosh, tė mundėson qė,nė
momentin e duhur, ti shpallėsh si tė mundshme tė pamundshmet, tė
pakuptimtat si tė kuptimta. Qeveritė mė tė mira janė ato qė nuk
flasin shumė,po qė bėjnė shumė. Shqipėria kishte njė qeveri
qė fliste. Ajo sot ndien nevojėn pėr njė Shqipėri qė punon pėr
sė mbari.
-
-
-
Ata qė morrėn
pushtetin duhet tė kuptojnė se pushteti i tyre, megjithate,
ėshtė i kufizuar. Populli ėshtė ai qė duhet tė pengojė ēdo lloj
pushteti tė pakufizuar
-
-
Njė katėrkėndėsh duhet ndėrtua nė Shqipėri, njė katėrkėndėsh
nė tė cilin, nė ēdo kėnd tė tij vendosen koha, shteti, populli
dhe qeveria, sepse sipas njė aforizmi tė vjetėr koha ėshtė, nė
fakt, shprehur nė mėnyrė figurative, deti, shteti ėshtė anija,
populli ėshtė era, ndėrsa qeveria ėshtė vela.
-
-
Nė Shqipėri populli sikur kuptoi se ai ishte pėrgjegjės qė
kishte shoqėri ēfarė kishte dhe jo shoqėri ēfarė duhej tė kishte.
Kjo thėnie buron nga njė e vėrtetė e madhe se shoqėria nuk ėshtė
pėrgjegjėse qė ne jemi ēfarė jemi, por se ne jemi pėrgjegjės qė
kemi shoqėri ēfarė kemi.
-
-
Ajo qė do tė mund ti sugjeroja atyre qė fituan votat e
popullit nė Shqipėri ėshtė qė tė bėjnė pėrpjekje tė vazhdueshme
tė luftojnė kundėr tė vjetrės, qė tė shkėputėnplotėsisht nga
ajo. Dėshtimi mė i madh i tyre do tė mund tė ndodhte po qe se do
tė pėrpiqeshin qė nė emėr tė sė resė, tė regresojnė tė
vjetrėn. Eshtė thėnė nė lidhje me Kosovėn, e unė po i adresoi
edhe Shqipėrisė se zhvillimet nė tė nuk duhet tė vendosen nė
kallėpe tė thjeshta e tė pėrdorura politike. Njė analist yni
me tė drejtė ka kėrkuar qė strumbullari i politikės shqiptare tė
qėrohet nga nyjet e lėkurat e panevojshme qė janė ruajtur pėr
shumė kohė.
-
-
-
Ata qė fituan votat e popullit nė Shqipėri duhet tė angazhohen
pėr njė shoqėri ku marrėdhėniet midis qeverisėsve dhe tė
qeverisurve parakuptojnė qė shteti ėshtė nė shėrbim tė
qytetarėve dhe jo qytetarėt nė shėrbim tė shtetit. Nė fakt,
demokracitė nuk ia japin askujt tė gjithė pushtetin, por e
shpėrndajnė atė midis shumicave e pakicave. Shpėrndarja e
pushtetit midis forcave politike krijon konkurrencėn e tyre.
Demokracia themelohet mbi konkurrencėn e partive, po sikurse
qė ekonomia e tregut qė bazohet nė konkurrencėn e prodhuesve.
-
-
-
Nė Shqipėri sa mė
shpejt duhet tė tejkalohet gjendja e euforisė qė e ka kapluar
-
-
Emocionet duhet tė zėvenėdėsohen me arsye.Shqipėria duhet tė
ndėrtojė njė strategji tė veprimit nė shumė fusha dhe kjo nuk
paraqet njė detyrė tė lehtė.
-
-
Ata qė e fituan votėn e popullit nė Shqipėri duhet tė jenė tė
ndėrgjegjėsuar pėr ndėrlikueshmėrinė e proceseve nėpėr tė cilat
po kalon;pėr ndėrlikueshmėrinė e shkaqeve qė e sollėn Shqipėrinė
nė gjendjen nė tė cilėn u gjend ajo;pėr ndėrlikueshmėrinė e
masave qė duhet tė ndėrmirren pėr pėrballimin e problemeve me tė
clat ballafaqohet sot Shqipėria,po sikurse edhe pėr
ndėrlikueshmėrinė e kushteve dhe rrethanave nė tė cilat do tė
ndėrmirren ato.
-
-
Mė nė fund,ata qė fituan votėn e popullit nė Shqipėri, nė asnjė
moment nuk duhet tė harrojėnė se Shqipėria ende ėshtė
kombėtarisht e cunguar; se Kosova ende ėshtė me status tė
papėrkufizuar; se Kosova Lindore ende mbahet nga tė huajt e
sunduar; se shqiptarėt nė Maqedoni ende kombėtarisht nuk janė
emancipuar; se shqiptarėt nė Mal tė Zi ende pėrfundimisht nuk
janė konsoliduar; se Camėria ėshtė pothuajse njė brengė e
harruar; se shqiptarėt nė Turqi gati janė asimiluar; se
diaspora shqiptare ėshtė partiakisht e shpartalluar; se
politika shqiptare ėshtė e paunifikuar dhe se diplomacia
shqiptare ende ėshtė e pandėrtuar.